MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

15:00/ 17 shtator/ 2020

15:00/ 17 shtator/ 2020

Shkup – Kuvendi sot në kuadër të seancë së 12-të e miratoi nevojën për sjelljen e ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm, me procedurë të shkurtuar. Kuvendi me 104 vota “për” dhe dy të “abstenuar” e solli vendimin për dërgimin e pjesëtarit të ARM-së për pjesëmarrje në Operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit. Në elaborimin e ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm, ministrja e Arsimit dhe shkencës Mila Carovska tha se ndryshimet nuk janë nga vëllimi dhe kompleksiteti i madh dhe shtoi se këto ndryshime ligjore janë të nevojshme për zhvillim të sigurt dhe pa pengesë të procesit edukativo arsimor gjatë vitit shkollor. Në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme viti shkollor të mund të fillojë dhe të mbarojë në kohë të ndryshme për çka duhet të vendos Qeverisë, parashikojnë ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm, me procedurë të shkurtuar. Si rrethana të jashtëzakonshme, në ligjet, theksohen gjendja e shpallur  e krizës, shpallja e pandemisë, zjarre, vërshime ose fatkeqësi tjera të mëdha natyrore. Vendimi i Qeverisë mund të sillet në tërë territorin e republikës ose në pjesën e saj.

Shkup – Gjykimi për dhunën para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013 vazhdon më 24 shtator me fjalët përfundimtare të prokurorisë, pasi seanca e përfundoi për procedurën e provave. Gjykata në seancën e sotme i hodhi poshtë si të pabaza kërkesat e mbrojtjes që në gjykim të merren në pyetje si dëshmitarë më shumë persona, mes të cilëve edhe Ivica Konevski, Kirill Bozhinovski dhe peshkopi Agatangel. Gjykatësi Dushko Josifovski tha se kërkesat për një pjesë të dëshmive materiale janë të pranueshme, derisa sot kërkesat e shtruara për dëshmitarë hidhen poshtë si të pabaza, sepse nuk kanë të bëjnë në rrethana të reja.

Shkup – Në lidhje me reaksionet e një pjese të prindërve të cilët deri më tani e shfrytëzonin masën mungesë e vazhduar e pushimit të lindjes, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e njofton opinionin që Vendimin të cilin e solli në mbledhjen e saj të 4-ët të mbajtur me 14 shtator 2020, të gjithë prindërit e fëmijëve nga mosha 0 deri në 6 vjet, të cilët deri më tani ishin të liruar nga procesi i punës, të kthehen në punë duke filluar nga data 23 shtator 2020, u miratua sipas analizës paraprake dhe konsultimit me Komision për Sëmundje Ngjitëse.

Shkup – Zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Çështje Ekonomike, koordinim të resoreve ekonomike dhe investimeve, Fatmir Bytyqi, sot realizoi takim me ambasadoren e SHBA-së në vend, Kejt Mari Bërnz, e cila u shoqërua nga drejtuesi i zyrës së USAID-it, Erik Janovski. Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, ambasadorja Bërnz i përshëndeti zgjedhjet e zbatuara në mënyrë demokratike dhe formimin e Qeverisë ndërsa njëherësh e përgëzoi zëvendëskryeministrin Bytyqi për emërimin në funksionin e ri.

Shkup – Ministri i ri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski sot bëri thirrje për përfshirje të inxhinierëve ndërtimorë dhe të trafikut, juristë dhe arkitektë, profesorë dhe ekspertë nga çdo fushë në vendosjen e sistemit i cili, siç tha në konferencë për shtyp, do të jetë truri dhe koordinatori i vërtetë i operativit për investime të fuqishme kapitale. “Në këtë kohë të vështirë me krizën me kovid kur kemi implikime serioze mbi ekonominë, qëndrojmë fuqimisht të fokusuar në realizim të lartë të projekteve kapitale, me çfarë do të ndihmojmë për rimëkëmbjen e ekonomisë vendore përmes sektorit të ndërtimit”, tha në konferencën e parë për shtyp pas emërimit ministri Boçvarski.

Shkup – Në Ministrinë e Drejtësisë sot u mbajt takim mes ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe ambasadorit të Mbretërisë së Holandës në vend, Dirk Jan Kop. Nga Ministria informojnë se në fikus të takimit të sotëm ishte agjenda reformuese e Ministrisë së Drejtësisë dhe projektet e përbashkëta për evropianizim, përforcim të sistemit të sundimit të së drejtës dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Shkup – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski sot e ka nënshkruar Rregulloren për planifikim urbanistik,  me çka mundësohet zbatimi i ligjit të ri për planifikim urbanistik. “Do të mundësojmë zhvillim të vërtetë të mjediseve urbane përmes planifikimit  racional dhe human të hapësirës”, tha Boçvarski në konferencën për shtyp në Qeveri, duke potencuar se ligji mundëson përfshirje të vërtetë të opinionit në krijimin e nevojave reale dhe gjendjeve në planifikimin e hapësirës.

Shkup – Niveli i ulët i investimeve kapitale në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve ka të bëjë në vonesën në ndërtimin e aksit hekurudhor Kumanovë – Bellakovcë nga hekurudha në drejtim të Bullgarisë dhe një pjesë e mjeteve do të tërhiqen me ribalancin e buxhetit, ndërsa te projektet e tjera ka realizim më të mirë, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarrski. Ai theksoi se për projektin për hekurudhën Kumanovë-Bellakovcë duhet analizë serioze dhe theksoi se me siguri do të shkojë me procedurë të re për shkak të mosmarrëveshjes  me ekzekutuesin i cili i ndaloi aktivitetet në terren.

Shkup – Deputeti Antonio Millosheski nga VMRO-DPMNE sot propozoi që Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, si kundër përgjigje ndaj Kuvendit popullor bullgar të miratojë një deklaratë të përbashkët në të cilën identiteti i popullit maqedonas, veçantia e gjuhës maqedonase dhe të gjitha veçoritë e tjera kulturore dhe nacionale do të konfirmohen bashkërisht dhe me vetë atë, siç thotë, të afirmohen si pjesë e vlerave evropiane të identiteteve kulturore dhe nacionale të këtij kontinenti.

Shkup– Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Informatika dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FSHIIK) dhe Byron për Zhvillimin e Arsimit, po zhvillon trajnime për mësimdhënës të cilët do të jenë trajnues të shkollës për përdorimin e Platformës të unifikuar nacionale për mësim onlajn. Trajnimi do të zgjasë nga sot deri të shtunën dhe përfshin 1,600 mësimdhënës dhe mësues rezervë të cilët do të duhet të transferojnë më tej njohuritë e përdorimit të platformës tek kolegët e tyre në shkollat.

Shkup – Në dhjetë vitet e fundit kemi financuar 2.247 projekte për zhvillim rajonal me shumë të tërësishme  prej 373 milion euro ose nga 166 mijë euro për një projekt që është e pamjaftueshme për një  zhvillim të mirë ekonomik. Shpresoj se deri në fund të tetorit do të përpunohet Strategjia e re për zhvillim rajonal në periudhën 2020-2029 që e bën ekipi i ekspertëve të mbështetur nga  Agjencia zhvillimore zvicerane dhe se do të mundësojë  zhvillim më të mirë të barabartë, potencoi sot ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski. Ai theksoi se strategjia e re  duhet të jetë funksionale deri në fund të vitit dhe t’i kalojë  procedurat  qeveritare dhe kuvendore që të mos vjen në pyetje  financimi  përmes MVL-së për projektet të cilat kanë të bëjnë  me zhvillimin  për vitin e ardhshëm.

Shkup – Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq sot u takua me udhëheqësin e sektorit për bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Bertolini. Në takim u diskutuan aktivitetet e Ministrisë së Drejtësisë dhe procesit të përgatitjeve për fillim të negociatave dhe hapjen e Kapitullit 23: Jurisprudencë dhe të drejtat fundamentale. Mariçiq theksoi se Ministria e Drejtësisë synon shfrytëzimin maksimal të komponentës për sundimin e së drejtës dhe jurisprudencës, që të arrihet efekti maksimal në transformimin e Maqedonisë së Veriut.

Shkup – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua sot me , ambasadore e Mbretërisë së Suedisë, Kristin Forsgren Bengston, në të cilën iu dorëzua letra nga kryeministri suedez Stefan Lofen,  me urim për riemërimin e tij në pozitën e kryeministrit dhe në të cilën është riafirmuar mbështetja e Qeverisë së Suedisë në integrimet evropiane për Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe përcaktimi për avancimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve. Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, në takim u konstatua se vazhdojnë përpjekjet edhe të kësaj Qeverie për zhvillimin e vendit tonë, nëpërmjet implementimit të reformave të rëndësishme për qytetarët dhe shtetit, me ç’rast u theksua rëndësia e luftës kundër krimit dhe barazisë mes qytetarëve.

Shkup– Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, e priti në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë në vend, Karllo Romeo. Siç kumtoi Pres shërbimi i Kuvendit, Xhaferi i potencoi marrëdhëniet e jashtëzakonshme bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Italisë dhe e çmon veçanërisht lartë mbështetjen e fuqishme, të sinqertë dhe miqësore që Italia ia dha Republikës së Maqedonisë së Veriut në marrjen e datës për negociata me Bashkimin Evropian.

Shkup – Draft-ligji për shpalljen e një pjese të Malit Sharr si rajon i mbrojtur në kategorinë II – Park Nacional, si dhe Draft-ligjin për vlerësim të ndikimit të rregullativës prej sot janë në dispozicion në Regjistrin e Vetëm Elektronik të Rregullativës së RMV-së (RVERR) www.ener.gov.mk, si dhe në ueb-faqen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në linkun në vijim: :https://bit.ly/3hF51tR. Sipas afateve të RVERR, draft-raporti për ligjin duhet t’i dorëzohet Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës deri më 24 shtator, ndërsa muajin e ardhshëm propozim-ligj deri te Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë.

Shkup – Sfidat ekonomike dhe perspektivat për periudhën e ardhshme, masa të reja antikrizë dhe krijimi i politikave të reja sistemike që do të jenë katalizator për rimëkëmbjen dhe mandej edhe për rritjen, ishin tema e panelit të diskutimit të sotëm “SMART financat dhe politikat ekonomike në kohë pandemie dhe normaliteti i ri”, i cili u organizua nga ministria dhe ministri i Financave Fatmir Besimi dhe në të cilën morën pjesë ministra të mëparshëm të Financave dhe ekspertë në fushën e ekonomisë dhe financave.

Shkup – Delegacioni i Sindikatës Policore të Maqedonisë së Veriut (SPMV) i kryesuar nga kryetari Marjan Kicev dhe sekretari i përgjithshëm Kiro Trajkovski realizoi takim pune me drejtorin e Agjencisë së Zbulimit, Erold Musliu. Në takim, siç kumtoi SPMV, drejtori i AZ Musli, e ka potencuar rëndësinë e bashkëpunimit të mirë me Sindikatën e policisë si sindikatë e vetme përfaqësuese për të punësuarit në Agjencinë e Zbulimit dhe gatishmërinë e bashkëpunimit në interes të të punësuarve.

Shkup– Indeksi i kapitalit njerëzor të Bankës Botërore në vend në periudhën 2010-2020 u rrit nga 0.54 në 0.56, por është akoma më i ulët krahasuar me mesataren në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore dhe vendet me të ardhura të larta. Sipas Indeksit të Kapitalit Njerëzor, një fëmijë i lindur sot në Maqedoninë Veriore do të arrijë 56 përqind të kapitalit të tij potencial njerëzor kur të rritet, krahasuar me atë që mund të arrijë nëse do të kishte arsim cilësor dhe kujdes shëndetësor.

Shkup – NQP do të vazhdojë të ngasë sipas itinerarit të së shtunës sepse ka një numër të vogël të udhëtarëve të cilët e shfrytëzojnë transportin publik në qytet. Frekuencë të rritur të udhëtarëve, thotë kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ka vetëm në periudhat kur shkohet në punë edhe atë vetëm në linja të caktuara. Kjo, sqaron ai, zgjidhet me rritjen e numrit të autobusëve në atë periudhë të ditës.

Shkup – Katër centimetra nën pikën zero është niveli i ujit në lumin Vardar afër Jegunocit, tregojnë matjet e sotme të bëra nga ana e Drejtorisë për punë hidrometeorologjike. Niveli i ujit në lumin Vardar edhe afër Demir Kapisë në raport me ditën e djeshme, ndërkaq në nivel të njëjtë si dje është tek stacioni matës në Shkup. Për pesë centimetra është më i lartë niveli i Vardarit afër Velesit. Tek një numër më i madh i lumenjve  niveli është në nivel të njejtë si edhe gjatë ditës së djeshme. Sipas matjeve të DPHM-së, nesër nuk priten ndryshime më të mëdha në nivelet e lumenjve në raport me ditën e some.

Shkup – Në Veles mbrëmë  në orën 20:40 pranë hekurudhës Gjevgjeli-Shkup,  nëpunësit policor kanë gjetur 22 persona emigrantë, midis të cilëve edhe dy adoleshentë. Sipas informatave të SPB-së,  prej emigrantëve 10 janë nga Bangladeshi, shtatë nga Pakistani dhe pesë persona nga Afganistani. Ato u janë dorëzuar nëpunësve policor nga Qendra rajonale për punë kufitare Jug dhe do të dërgohen në Qendrën tranzituese Vinojug-Gjevgjeli.

Kërçovë – Në vigjilje të vitit të ri shkollor filloi sanimi i plotë i çatisë së shkollës fillore rajonale në fshatin Kollarë të Kërçovës, që është pjesë e shkollës fillore komunale “Rex Rushit Zajazi” nga fshati Zajaz. Krahas çatisë, edhe fasada e shkollës do të rinovohet tërësisht me izolim të përshtatshëm termik sipas standardeve bashkëkohore. Këtyre ditëve është duke u punuar në sanimin e plotë të çatisë së shkollës rajonale në fshatin Kollarë si edhe në fasadën e re me izolim standard termik dhe modern. Ky investim është i komunës së Kërçovës e cila e bëri projektin dhe i siguroi gjysmën e mjeteve financiare prej buxhetit komunal ndërsa gjysmën tjetër e siguroi Drejtoria për zhvillim rajonal të Qeverisë. Ky projekt infrastrukturor i cili do të kushtojë afro një milion e tetëqind mijë denarë, pritet të jetë afat përfundimtar prej dy muajve”, thotë drejtuesi i sektorit për arsim në Komunën e Kërçovës, Emin Nasufi.

Romë – Telefonat celularë mund të transmetojnë koronavirusin, sugjeron hulumtimi i kryer në Universitetin Italian “Tor Vergata” në Romë. Hulumtuesit, të udhëhequr nga profesori Xhanloreto D’alo kanë zbuluar se 93 për qind e studentëve që janë në praktikë në repartet e spitalit shfrytëzojnë telefonat celular gjatë punës së tyre, ndërsa vetëm 16 për qind kanë konfirmuar se gjatë kësaj mbajnë doreza mbrojtëse. Hulumtimi u krye gjatë dy viteve shkollore, 2018-2019 dhe 2019-2020, dhe të dy herë u konfirmua se shumica dërrmuese e të anketuarve gjatë qëndrimit të tyre në repartet me pacientë përdorin telefona celularë, pa përdorur doreza mbrojtëse ose duke ndryshuar doreza pas përdorimit të celularëve.

Hagë – Autoritetet gjermane i kanë kërkuar Organizatës për ndalimin e armëve kimike të ndihmojë në hetimin e helmimit të pretenduar të liderit rus të opozitës Aleksej Navalni, kumtoi sot organizata ndërkombëtare me bazë në Hagë. “Sekretariati teknik i Organizatës për ndalimin e armëve kimike ka marrë një kërkesë për ndihmë teknike nga Republika Federale e Gjermanisë,” thuhet në kumtesën e organizatës. Gjithashtu thuhet se Organizata ka marrë ekzemplarë biomjekësor nga Navalin për analiza laboratorike.

Paris – Grupi i Republikës në lëvizje (LREM), parti e krijuar nga presidenti Emanuel Makron në Parlamentin nacional e regjistroi largimin e 40-t nga fillimi i mandatit. Deputeti nga Pa-de-Kale Benoa Poteri vendosi t’i bashkangjitet grupit Azhir, i cili i bashkon deputetët e qendrës së djathtë nga shumica, lajmëroi korrespondenti i MIA-s. Deputeti megjithatë dëshiron të sqarojë se “nuk ka vërejtje ndaj grupit LREM”. Ai gjithashtu mbetet anëtar i lëvizjes. “Në departamentin tim shumë anëtarë të lëvizjes vijnë nga partia socialiste, dëshirova ta shpreh ndjeshmërinë time ndaj qendrës së djathtë”, sqaron ai. Benoa Poteri, gjithashtu, thekson se ai preferon të punojë në grup më të vogël parlamentar ku “zëri i tij dëgjohet” dhe ku ka “më shumë kohë të flasë”.

Londër – Kandidati i demokratëve për president të SHBA-së, Xho Bajdën e paralajmëroi Britaninë e Madhe se duhet ta respektojë marrëveshjen paqësore në Irlandën Veriore gjatë daljes nga Bashkimi Evropian ose në të kundërtën nuk do të ketë marrëveshje për tregti me SHBA-në. “Nuk mund të lejojmë që marrëveshja e së Premtes së Madhe, që solli paqe në Irlandën e Veriut, të bëhet viktimë e Brekzitit”, shkroi Bajdën në Tuiter. “Secila marrëveshje tregtare mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe duhet të kushtëzohet me respektim të marrëveshjes dhe parandalim të kthimit të kufirit të ngurtë. Pikë”, shkroi Bajdën.

Gjenevë – Punonjësit shëndetësorë, të cilët janë në vijë të parë në luftën kundër pandemisë Kovid-19, po paguajnë një çmim të lartë për shëndetin e tyre, paralajmëroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke paraqitur një plan që duhet të ndihmojë në mbrojtjen e tyre më të mirë. “Kovid-19 ka vënë në rrezik të paparë punonjësit shëndetësorë dhe familjet e tyre”, tha OBSH, duke vërejtur se statistikat, madje edhe ato jo të plota, tregojnë qartë se “shkalla e infeksionit midis punonjësve shëndetësorë është shumë më e lartë se në pjesën tjetër të popullsisë”. “ Punonjësit shëndetësorë përbëjnë rreth tre për qind të popullsisë në shumicën dërrmuese të vendeve dhe më pak se dy për qind tek më të varfrit. Të dhënat e OBSH-së tregojnë  se 14 për qind e rasteve Kovid-19 janë të ndërlidhura me to.

Uashington– Drejtori i Zyrës federale për hetime (FBI), Kristofer Rej, mbrëmë deklaroi se në mbrëmjen e zgjedhjeve presidenciale në nëntor nuk ka përzierje të huaj mbi sistemin zgjedhor të SHBA-së, por që zyra me zgjuarsi i ndjek kërcënimet në bazë të demokracisë amerikane. Shtoi se agjencitë e sigurisë së SHBA-së punojnë  të gjithë që janë kërcënim  për sistemin zgjedhor të SHBA-së të paguajnë shtrenjtë për atë. FBI, gjithashtu është e angazhuar me persona të zgjedhur zyrtar, komitete partiake dhe mediume sociale për shpërndarje të informatave dhe përforcim të rezistencës (nga goditjet e jashtme).

Tajpei – Nënsekretari shtetëror i SHBA-së, Kit Kraç do të qëndrojë për vizitë treditëshe në Tajvan, ishull autonom për të cilin Kina konsideron se është territor i saj. Kraçi do të takohet me presidenten e Tajvanit Caj Ingven dhe përfaqësues të tjerë tajvanezë, bëri të ditur sot Ministria tajvaneze e Punëve të Jashtme. Nënsekretari i Stejt Departamentit për rritje, energjetikë dhe mjedis të jetesës është nëpunësi më i rëndësishëm në këtë institucion  cili e ka vizituar Tajvanin në disa dekada e fundit

Back to top button
Close
Close