MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Athinë – Muajve të ardhshëm, gjegjësisht në dimër, varësisht zhvillimit të pandemisë në Athinë do të mbahet seanca e dytë ndërqeveritare e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Nënshkrimi i marrëveshjes për shmangien e tatimit të dyfishtë, diçka që me vite janë duke e kërkuar biznesmenët, takim i odave midis dy vendeve në Shkup për pullat tregtare, bashkëpunim në një sërë sferash – ekonomia, energjetika, investimet, janë pjesë e hapave të ardhshëm në marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Greqisë, të cilat janë diskutuar dje dhe janë dakorduar në takimin e kryeministrave të dy vendeve, zbulon kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në intervistën për MIA-n.

12:00/ 17 shtator/ 2020

Athinë – Muajve të ardhshëm, gjegjësisht në dimër, varësisht zhvillimit të pandemisë në Athinë do të mbahet seanca e dytë ndërqeveritare e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Nënshkrimi i marrëveshjes për shmangien e tatimit të dyfishtë, diçka që me vite janë duke e kërkuar biznesmenët, takim i odave midis dy vendeve në Shkup për pullat tregtare, bashkëpunim në një sërë sferash – ekonomia, energjetika, investimet, janë pjesë e hapave të ardhshëm në marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Greqisë, të cilat janë diskutuar dje dhe janë dakorduar në takimin e kryeministrave të dy vendeve, zbulon kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në intervistën për MIA-n.

Shkup – Ambasadori Viktor Gaber, i cili ishte ambasadori i parë maqedonas në Romë, është dekoruar me titullin “Ylli i Italisë” për shkak të aktivitetit të tij shumëvjeçar në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Italisë.

Shkup – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje u takua me Nikolla Bertolinin, shef i sektorit për Programe për mbështetje financiare pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup. Në takim, siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, është biseduar për strategjinë dhjetë vjeçare për zhvillim të shëndetësisë me mbështetje të BE-së.

Shkup – Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 379 sanksione, mes të cilave 101 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar të lëvizjes, gjatë ditës së djeshme në kuadër të kontrolleve të përforcuara të aksionit në fushën e komunikacionit.

Shkup – Një delegacion i ekonomisë gjermane në vend gjatë tetorit organizon dy ngjarje përmes të cilave do t’i lidhë kompanitë e Maqedonisë me kompanitë jashtë vendit. Siç paralajmërojnë nga data 22 e deri më 22 tetor së bashku me Shoqatën e Industrisë Metalike dhe Elektrike – MAMEI,  do të mbahet konferenca digjitale dhe panair „Macраedonian Manufacturing Expo“.

Shkup – Për shkak të defektit të mbyllësit F-250mm në rrugën “Xhon Kenedi” numër 35 ndërprerje në furnizim me ujë do të kenë një pjesë e rrugëve “Dizhon” dhe Tophanë” presion të ulët të ujit.

Tetovë – EVN Maqedoni filloi punimet e ndërtimit në Tetovë për shkak të instalimit të linjës së re kabllovike 35 kilovat nga trafostacion në hidrocentralin e lumit Shkumbin deri në trafostacionin 35 / 10kV Tetovë në bulevardin Vidoe Smilevski Bato. Linja kabllovike kalon nëpër zonën e këmbësorëve të Banjicë, lëviz në zonën e qendrës së qytetit, kurse gjatësia totale është 3.5 kilometra.

Shkup – Nën moton “Punonjës të sigurt shëndetësor, pacientë të sigurt”, sivjet po shënohet 17 Shtatori – Dita Botërore për  Sigurinë e Pacientëve. Organizata Botërore e Shëndetësisë sivjet theksin e vendos edhe në sigurinë e punonjësve shëndetësorë, të cilët janë në linjat e para të luftës në përballjen me virusin Kovid-19, si një ndër sfidat më të mëdha botërore me të cilat po përballet bota.

Shkup – Aplikacioni i ri celular i Maqedonisë Challenger, që ishte lansuar dje, ka për qëllim t’i shpërblejë shfrytëzuesit  të cilët ecin, vrapojnë dhe alpinistët, ndërsa gjithashtu e ngrit vetëdijen për aerondotjen dhe zvogëlimin e tij.

Shkup – Gjatë javës së kaluar janë mënjanuar gjithsej  215 automjete  nga sipërfaqet publike në Shkup. Nga numri i tërësishëm i automjeteve të parkuara në mënyrë të paligjshme dhe të mënjanuara, 28 automjete  janë larguar nga vendparkimet zonale,  ndërsa 187 të tjerat  me urdhër të policisë së komunikacionit në bazë të shkeljeve të bëra: parkim në rrugë,  shteg  të biçikletave, vendkalim të këmbësorëve, trotuar, sipërfaqe të gjelbër,  në kundërshtim me shenjat e komunikacionit, si dhe me thirrje të personit të tretë.

Zagreb – Në Zagreb, 49 fëmijë në institucionet arsimore janë infektuar me koronavirusin e ri. Sipas Sektorit urban për arsim, dy fëmijë nga kopshtet dhe tetë të punësuar janë infektuar me virusin. Njëmbëdhjetë fëmijë dhe gjashtë të punësuar janë infektuar në shkollat fillore, ndërsa 206 nxënës janë në vetëizolim.

Zagreb – Zonja e parë e Kroacisë Sanja Muzik Milanoviq komentoi ushqyerjen e fëmijëve në Kroaci, duke pasur parasysh se Kroacia kryeson listën e vendeve Evropiane për sa i përket numrit të fëmijëve me mbipeshë.

Prishtinë – Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë mbledhje plenare me pikat e mbetura të javëve të kaluara, si dhe një sesion i ri, në rend dite të së cilës është raporti i kryeministrit Avdullah Hoti për dialogun me Serbinë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Podgoricë – Mbrëmë filluan negociatat mes përfaqësuesve të tre koalicioneve për formim të qeverisë së re në Mal të Zi, zgjatën katër orë, por nuk është hapur bisedë për tërë pakon, shkruan gazeta e Podgoricës “Vijesti”.

Athinë – Në ishullin e Egjeut Lezbos policia greke zbaton operacion për zhvendosjen e më shumë se një mijë emigrantëve dhe refugjatëve në një kam të ri në ishull pasi në zjarr u dogj kampi i pranimit Moria.

Romë – Mësimi në fakultetet në mbarë Italinë fillon të hënën, më 21 shtator dhe studentët do të duhet të mbajnë maska ​​mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e virusit Kovid-19, deklaroi ministri Italian i Arsimit të Lartë Gaetano Manfredi. Universitetet në Itali u mbyllën në mars, në fillim të pandemisë me koronavirusin e ri.

Vjenë – Numër gjithnjë e më i madh i njerëzve janë infektuar me koronavirusin e ri në selinë e KOmbeve të Bashkuara në Vjenë. Shërbimi shëndetësor në selinë e KB-së në Vjenë kumtoi se janë zbuluar pesë raste të reja të infektimit me virus.

Berlin – Kritiku i Kremlinit, Aleksej Navalni në Instragrem publikoi se është helmuar me shishe uji në një dhomë hoteli në qytetin sibirian Tomsk. Navalni muajin e kaluar gjatë verës nga Tomsku për në Moskë i është sëmurë me ç’rast ishte hospitalizuar në Rusi, ndërsa pastaj ishte transferuar për shërim në Gjermani.

Jerusalem – Vendi i tretë më i shenjtë për myslimanët, xhamia Al-Aksa në Jerusalem  nga e premtja do të mbyllet për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri. Xhamia Al-Aksa do të mbyllet tre javë për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Kovid-19 në Izrael dhe në territoret palestineze.

Back to top button
Close
Close