MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Kuvendi do ta mbajë sot seancën e 12-të në rend dite të cilës janë ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm, në procedurë të shkurtuar, si dhe vendimi për dërgimin e një pjesëtari të Armatës në një operacion ndërkombëtar në Liban.

9:00/17 shtator/2020/

Shkup – Kuvendi do ta mbajë sot seancën e 12-të në rend dite të cilës janë ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm, në procedurë të shkurtuar, si dhe vendimi për dërgimin e një pjesëtari të Armatës në një operacion ndërkombëtar në Liban.

Athinë – Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis dëshiron të vijë në Shkup, pasi dëshiron të përkujtohet në vitet e atëhershme 1999-2000 kur ka qenë përgjegjës kryesor për Bankën Kombëtare të Greqisë për blerjen e Stopanska Bankës – Shkup. Ai ka kujtime të mira nga kjo periudhë. Nuk ka ardhur që atëherë, zbulon kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në intervistën për MIA-n, pas takimit me homologun e tij grek.

Shkup – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot do të ketë takim bilateral me ministrin e autorizuar për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Shkup – Pakoja e katërt e masave ekonomike  po përgatitet, ndërsa realizimi i saj nuk do të kontribuojë të rritet borxhi publik mbi 60 për qind të projektuar të BPV-së. Financimi është i qëndrueshëm. Të ardhurat dhe të dalat në Buxhet janë në pajtim me projeksionet me ribalancin e buxhetit.

Shkup – Nënat e fëmijëve deri në gjashtë vjet për sot paralajmëruan për shkak të vendimit që t’u ndërpritet pushimi i lindjes dhe të kthehen në punë në vendet e tyre të punës.

Shkup – Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski sot do ta hapë punëtorinë për shqyrtimin e projekt – strategjisë për analizën sektoriale të zhvillimit bujqësor dhe rural.

Shkup – Në gjashtë faqe, me arsyetime të gjata historike për “ideologji shtetërore antibullgare” në Maqedoninë e Veriut, Bullgaria u dërgoi memorandum sqarues vendeve anëtare të BE-së në prag të vendimit për fillimin e negociatave me Unionin. Sofja zyrtare kërkon mbështetje prej tyre për pozitën e vet lidhur me identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Shkup – Në Gjykatën themelore penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për dhunën para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013.

Shkup – Në oborrin e SHF “Zhivko Brajkovski” sot kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski do t’u ndajë certifikata mësimdhënësve të cilët dhanë kontribut të posaçëm në realizimin e mësimit në largësi, informojnë nga kjo komunë e Shkupit.

Shkup – Në Kurshumli Han  të Çarshisë  së Shkupit sonte fillon edicioni i 14-të i “Skupi Festival”. Festivali përfundon më 22 shtator.

Shkup – Instituti francez në Shkup informon se sot hapet Platforma filmike evropiane – European Film Factor.

Shkup – Filarmonia sonte do të mbajë koncert simfonik të titulluar “Rini, lumturi, ardhmëri”. Do të interpretohen  Simfonia numër 3 nga Feliks Mendelson dhe Koncerti për violonçel dhe orkestër nga Robert Shuman. Dirigjent është maestro Jeruham Sharovski, ndërsa soliste Daniele Akta, që të dy nga Izraeli.

Bruksel – Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë sot do t’i vazhdojnë  bisedat teknike-eksperte për normalizim të marrëdhënieve.

Londër – Britania e Madhe ka regjistruar 4.000 raste të reja të infektimit me koronavirus, më së shumti në një ditë që nga maji, dhe për shkak të kësaj rritet shqetësimi se vendi është pragun e valës së dytë të epidemisë.

Gjenevë – Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se Kovid-19 po përhapet  me shpejtësi të madhe alarmante  në disa pjesë të hemisferës veriore, disa muaj para sezonit dimëror të gripit.

Uashington – Autoritetet britanike konsiderojnë se pothuajse është sigurt që helmimin e Aleksej Navalini e kanë kryer shërbimet speciale ruse. Këtë e deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë Dominik Rab.

Uashington – SHBA do t’i drejtohet KB-së me qëllim për të rivendosur sanksione ndaj Iranit javën e ardhshme dhe Uashingtoni do të bëjë gjithçka që është e nevojshme që ato sanksione të zbatohen, deklaroi sekretari amerikan i shtetit Majkëll Pompeo.

Nju-Jork – Sekretari i përgjithshëm  i KB-së, Antonio Guteresh, deklaroi se pandemia e koronavirusit të ri edhe më tutje është “jashtë kontrollit” dhe se bota po afrohet  në “ngjarjen  më të errët të miliona jetëve të humbur për shkak të virusit”.

Uashington – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se së paku 100 milion doza vaksinë kundër koronavirusit të ri mund të shpërndahen në SHBA deri në fund të vitit.

Nju-Jork – Kryebashkiaku i Nju-Jorkut, Bil de Blazio publikoi se ai dhe personeli i tij do të dalin në mungesë të papaguar për një javë për shkak të “sfidave të paparashikueshme buxhetore” që i referohen pandemisë së koronavirusit të ri, njofton DPA.

Uashington – Gati dy të tretat e të rinjve amerikanë nuk e dinë se gjashtë milionë hebrenj u vranë në Holokaust, ndërsa secili i dhjetë beson se hebrenjtë e shkaktuan Holokaustin, tregojnë rezultatet e studimi të Konferencës për akuza materialit hebrenj kundër Gjermanisë (Claims Conference).

Nju-Jork – Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në botë arriti 30.042.218 tregojnë të dhënat e publikuara në ueb faqen e Worldometers.

Nju-Jork – Mbajtja e maskave mbrojtëse mund të sigurojë mbrojtje më të mirë nga Kovid-19 sesa vaksinat, vlerëson drejtori i Qendrës amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, Robert Redfild.

Uashington – Uragani Sali që dje e goditi bregun e Alabamas dhe të Floridas, shkaktoi vërshime historike dhe katastrofale si dhe ndërprerje masive në furnizimin me energji elektrike, kumtoi Qendra nacionale amerikane për uragane.

Back to top button
Close
Close