MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

09:00/ 14 gusht/ 2020

09:00/ 14 gusht/ 2020

Shkup– Afatet e 20 ditëve për formimin e qeverisë po rrjedhin, pasi kreu i shtetit Stevo Pendarovski dje ia besoi mandatin liderit të LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi” i cili fitoi më shumë deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas marrjes së mandatit për formimin e Qeverisë, deklaroi se është i sigurt se në afatin e paraparë kushtetues do të arrijë të formojë ekipin e ri qeveritar. “Prej këtij momenti, brenda 20 ditëve ne kemi për detyrë të krijojmë program dhe kuadro të cilit Kuvendi do t’i japë mandat për t’i shërbyer qytetarëve, programi qeveritar do t’i kushtohet më së shumti ekonomisë, rritjes së pagave dhe pensioneve, investimeve në rininë, në rritje dhe zhvillim, në përkujdesjen ndaj më të varfërve, në mbështetjen e ekonomisë së vendit. Do të drejtoj qeveri që nuk di për devijim nga rruga dhe e cila pas anëtarësimit në NATO vazhdon drejt anëtarësimit në BE”, tha Zaev, i cili akoma është në bisedime me palët për të formuar shumicë parlamentare.

Shkup– U regjistruan 141 raste me Kovid-19 nga 1.848 testime në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e kaluara. Kanë ndërruar jetë dy pacientë, një nga Shkupi (88 vjet) në kushte spitali dhe një paciente nga Kërçova (80 vjet) jashtë spitalit. Janë regjistruar 175 pacientë të shëruar. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është  12.357 numri i të shëruarve është  8.662,  i të vdekurve është 532, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3.163. Nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive, në Shkup ka 1.067, në Shtip  301, në Gostivar  294, në Kumanovë 258, në Tetovë 168, në strugë  160, në Dibër 124, në Kavadar  107…

Shkup – NP Rrugët e Maqedonisë dega Shkup duke filluar prej sot do të zbatojë punime ndërtimore në rrugë (asfaltim) të rrugës rajonale P-2238 fshati Galiçnik – Mavrovë. Nga LAMM informojnë se asfaltimi do të zhvillohet në drejtim nga fshati Galiçnik drejt Mavrovës. Punët do të zhvillohen çdo ditë pune dhe gjatë fundjavave në periudhë prej orës 10.00 – 16.00 kur komunikacioni do të ndërpritet. Në vendin e punimeve do të vihet sinjalizim i komunikacionit.

Tetovë – Zjarrfikësit e Tetovës gjatë natës kanë intervenuar në dy automjete të djegura pronësi e kompanisë të elektrodistribuimit EVN Maqedoni.”Rreth mesnatës një numër i madh i qytetarëve janë paraqitur për të denoncuar se ka automjete të djegura. Intervenuam në automjetin e djegur në rrugën ‘Ivo Ribal Lola’ dhe në kompleksin banesor Bllok 70. Pas një intervenimi të shkurtër dy zjarret janë lokalizuar dhe shuar”, deklaroi Uka Alita, komandat i Njësisë së zjarrfikësve të Tetovës.Inspektim në vendet e ngjarjes ka kryer policia e Tetovës.

Shkup – Moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite do të ketë dukuri të izoluar të reshjeve të rrëmbyeshme afatshkurta të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 29 deri 36 gradë. UV=8. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Temperatura minimale do të zbresë deri 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 34 gradë. Gjatë fundjavës moti do të jetë jostabil, me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima në disa vende, ndërsa lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig me reshje më të rrëmbyeshme (mbi 10 litra për 3 orë), erë të përforcuar dhe dukuri të breshrit. Reshje lokale të shiut të rrëmbyeshëm do të ketë edhe nga e hëna.

Ankara– Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se çdo sulm ndaj anijes turke që heton naftë dhe gaz në ujërat kontestuese të Detit Mesdhe, do të rezultojë me çmim të lartë. “Kemi thënë se nëse e sulmojnë ‘Oruç Reis’ do të paguajnë çmim të lartë, ndërsa ata sot e morën përgjigjen e tyre të parë”, theksoi Erdogan mbrëmë pa dhënë më shumë detaje. Anija turke “Oruç reis” të hënën me shoqërim ushtarak filloi të hetojë naftë dhe gaz në ujërat mes Kretës dhe Qipros. Për shkak të kësaj, presidenti francez Emanuel Makron paralajmëroi se do ta rritë praninë ushtarake në rajon dhe i bëri thirrje Ankarasë ta ndalojë hetimin. Armata franceze dhe greke dje kanë kryer stërvitje ushtarake në afërsi të Kretës.

Gjenevë– Uebfaqja e “Uorldmeter” njoftoi se 21.030.489 njerëz në botë janë të infektuar me koronavirusin e ri. Një milion njerëz janë infektuar në vetëm tre ditë, pasi numri prej njëzetë milion u regjistrua më 10 gusht. Më shumë se 750.000 njerëz kanë vdekur dhe gati 14 milion janë shëruar që nga fillimi i pandemisë nga pasojat e Kovid-19. Aktualisht ka rreth 6,5 milion raste aktive dhe 64.000 të tjerë në gjendje kritike.

Uashington – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, disa guvernatorë, por edhe disa ekspertë ka kohë që po bëjnë thirrje se hapja e shkollave në vend është “përgjegjësi morale” që më të rinjtë të mos mbesin prapa në zhvillimin psikofizik, sepse pushimi i prolonguar dhe mësimi nga distanca mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin e tyre dhe formimin në personalitete të shëndosha. Megjithatë, kur bëhet fjalë për fillimin e vitit të ri shkollor në SHBA, dëshirat dhe deklaratat politike janë një, por realiteti, i bazuar në të dhëna shkencore për përhapjen e virusit korona, janë krejt ndryshe. Endrju Kuomo, guvernator i Nju – Jorkut, shtet federal i cili në prill dhe maj ishte vatër e pandemisë në SHBA dhe me sukses u përball me të, në fillim të kësaj jave theksoi se shkollat mund të hapen përsëri, por se kjo duhet të bëhet me mençuri dhe kujdes.

Uashington – Vaksina e mundshme kundër Kovid-19 e cila mbështetet nga programi i administratës së presidentit amerikan Donald Tramp i quajtur “Operejshën uarp spid” (Operation Warp Speed), nuk do të marrë dritën e gjelbër nga organet rregullatorë para nëntorit ose dhjetorit, deklaroi mbrëmë drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit të SHBA-së, Fransis Kollins. Ai shtoi se ishte dhënë kohë e mjaftueshme për provat klinike të vaksinës. “Vaksina duhet të testohet të paktën tek 10.000 njerëz që është numri më i vogël i të anketuarve për të marrë të dhëna të mjaftueshme nëse vaksina është e sigurt dhe efektive për përdorim të gjerë”, tha Kollins.

Melburn – Policët nga shteti federal australian Viktoria po hetohen për shkak të veprimit të dhunshëm me një femër e cila nuk kishte vendosur maskë. Incidenti është xhiruar se si polici e kap vajzën për fyti dhe e shtyn afër murit, e ajo brohorit “Po më zini frymën”. Pastaj vajza është shtrirë në tokë. Në xhirim shihet se si edhe partneri i saj, i cili e xhiroi incidentin iu thotë policëve se vajza 21 vjeçare është e liruar nga obligimi që të bart maskë mbrojtëse për shkaqe mjekësore.

Bagdad – Shumë raste mbrëmë janë gjuajtur ndaj bazës ajrore Ballad në Irak. Sipas mediumeve irakiane tre raketa “Katjusha” kanë rënë në bazën ajrore. Raketat nuk kanë shkaktuar dëm të madh materia

Back to top button
Close
Close