MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti sot konfirmoi se bisedimet për formimin e qeverisë po vazhdojnë dhe se ai do të takohet me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, pa potencuar drejtpërdrejtë nëse partia e tij do të heqë dorë nga kërkesa të caktuara në negociata.

18:00/13 gusht/2020/

Shkup – Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti sot konfirmoi se bisedimet për formimin e qeverisë po vazhdojnë dhe se ai do të takohet me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, pa potencuar drejtpërdrejtë nëse partia e tij do të heqë dorë nga kërkesa të caktuara në negociata.

Shkup – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot priti në takim liderët e partive politike shqiptare. Por, ato edhe pse pranuan ftesën nuk u paraqitën në takimin në fjalë.

Shkup – Ambasadorja amerikane në vend Kejt Mari Bërnz sot në Tuiter shkroi se Marrëveshja e Ohrit është kthesë e rëndësishme që i ndihmoi Maqedonisë së Veriut për t’i kapërcyer ndasitë etnike.

Shkup – Ambasadorja amerikane në vend Kejt Mari Bërns sot e ka uruar liderin e LSDM-së Zoran Zaev për mandatin për të formuar qeverinë e re, të cilën paraprakisht ia ndau presidenti i shtetit Stevo Pendarovski.

Shkup – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski me një pjesë të grupit të deputetëve të partisë pasdite në orën 15.30 do të shkojë në takim te presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në vilën Vodno dhe do të kërkojë nga ai t’i bëjë të ditur argumentet dhe dëshmitë mbi bazë të të cilave ia ndau mandatin për formimin e qeverisë së re liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit.

Shkup – Ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu sot u takua me zëvendësshefin e misionit të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore Dominik Otvej.

Shkup – Për shkak të mosfunksionimit të Bankës Eurostandard prej sot në sportelet nuk mund t’i sigurojmë shërbimet financiare dhe shërbimet e qarkullimit pagesor për shumë qytetarë dhe persona juridikë, siç janë pagesa e faturave të energjisë elektrike, pagesa e pensioneve, pagesa e asistencës sociale dhe shërbimeve të tjera bankare dhe qarkullimi pagesor pa të holla në dorë për deponuesit e Bankës Eurostandard, theksoi në konferencën e sotme për shtyp drejtori i përgjithshëm i SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”, Ejup Rustemi.

Shkup – Në lidhje me njoftimin e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Aktvendimit nr.15-20139/1 të datës 12.08.2020, të miratuar nga Guvernatori i BP-së të RMV-së për anulimin e licencës mbi themelimin dhe funksionimin e Eurostandard bankës SHA Shkup, Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut (FSPIMV), njofton të gjithë shfrytëzuesit e pensionit të cilëve u është paguar pensioni në llogaritë e transaksionit në Eurostandard bankë SHA Shkup, që më së voni deri më 21.08.2020 të dorëzojnë njoftim në bankë përmes së cilës dëshirojnë të vazhdojë pagesa e mëtutjeshme e pensionit.

Shkup – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se klientët e “Eurostandard Bank”, të cilët kanë të drejta financiare nga sigurimi social dhe sigurimi i fëmijëve si dhe familjet kujdestare, nëse kanë llogari transaksioni në një bankë tjetër, duhet të kontaktojnë atë bankë ose të hapin llogari të re transaksionesh për të tërhequr mjetet.

Shkup – Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë të Veriut sot pranoi donacion nga KAM SHPK dedikuar për familjet e rrezikuara sociale nga mbarë vendi.

Shkup – Qytetarët të sillen me përgjegjësi dhe të mos hedhin mbeturina ose mbetje të materialeve ndërtimore në sistemin e kanalizimit pasi kështu e bllokojnë dhe e ç’rregullojnë funksionimin e tij dhe në vend se të derdhen, ujërat e zeza urbane derdhen nëpër rrugë, apelon Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup.

Kërçovë – Në rajonin e DPB Kërçovë në 24 orët e fundit nëpunësit policorë kanë konstatuar 32 kundërvajtje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

Kërçovë – Pesë të sapoinfektuar, shtatë të shëruar dhe një i vdekur, është bilanci i sotëm i Kovid në Kërçovë.

Tetovë – Në një rimorkio kamioni në rrethin e terminalit të doganës së Tetovës janë zbuluar 10 emigrantë nga Iraku, Pakistani dhe Bangladeshi sot rreth orës 12, informojnë nga SPB Tetovë. Shoferi dhe emigrantët janë arrestuar për procedurën përkatëse.

Lubjanë – Kryetarja e Shtabit të Krizës së Qeverisë sllovene për luftë kundër koronavirusit, Bojana Beoviq, deklaroi sot se nëse vazhdon trendi i importit të virusit nga Kroacia, ky organ do t’i propozojë Qeverisë masa më rigoroze për udhëtarët nga ky vend.

Lubjanë – Sekretari shtetëror amerikan e vizitoi sot Slloveninë si pjesë e një turneu mini-evropian, me ç’rast përsëriti se batica po kthehet në Partinë Komuniste të Kinës e cila përpiqet t’i kontrollojë njerëzit dhe ekonomitë e tjera, ndërsa kryeministri slloven Janez Jansha tha se vendi nuk do të shpëtonte nga regjimi komunist pa ndihmën e SHBA-së.

Athinë – Ua bëra të qartë bashkëbiseduesve të mi izraelitë se shkeljet turke paraqesin rrezik për të gjitha vendet e rajonit tonë, rrezik për sigurinë dhe stabilitetin, porositi nga Izraeli shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias, pas takimeve me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabi Ashkenazi, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Budapest – Shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto përmes Fejsbukut i bëri thirrje Bashkimit Evropian që për Bjellorusinë të sjellë vendime në bazë të dialogut.

Minsk – Ministria bjelloruse e Punëve të Brendshme kumtoi se mbrëmë janë arrestuar edhe 700 demonstrues, në ditën e katërt të protestave paszgjedhore, të cilat u shuan me dhunë. Me këtë, numri i përgjithshëm i të arrestuarve u rrit në 6.700 prej fillimit të protestave.

Bruksel – Mijëra studentë nga Universiteti belg në Liezh nga shtatori, çdo javë në shtëpi do të mbledhin mostra nga pështyma për test të shpejtë për Kovid-19, me çka do të zëvendësohen strishot më shpesh të përdorura. Ky do të jetë një nga eksperimentet më të mëdha evropiane të metodës së re të testimit.

Berlin – Një numër i madh i mësimdhënësve në Gjermani, të cilët u takojnë grupeve shëndetësore me rrezik, kanë kërkuar të kursehen nga puna në shkolla, por janë refuzuar, publikoi portali   i gazetës së përjavshme gjermane “Der Shpigel”.

Uashington – Kandidatja për nënpresidente të SHBA-së nga demokratët, senatorja Kamalla Haris, e akuzoi presidentin Donalld Tramp për situatën e rëndë me koronavirusin e ri në vend, përderisa mbështetësit e tij thonë se ai po shpëton jetë.

Back to top button
Close
Close