MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas marrjes së mandatit për formimin e Qeverisë, deklaroi se është i sigurt se në afatin e paraparë kushtetues do të arrijë të formojë ekipin e ri qeveritar.

15:00/13 gusht/2020/

Shkup – Lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas marrjes së mandatit për formimin e Qeverisë, deklaroi se është i sigurt se në afatin e paraparë kushtetues do të arrijë të formojë ekipin e ri qeveritar.

Shkup – Zgjidhjet duhet të barten përgjatë dialogut, argumenteve, qëndrimeve, programeve, kuadrove dhe përcaktimeve.  Shantazhe nuk guxon të ketë sepse hidhërimin nga sjellja e tillë qytetarët do ta ndjejnë dhe kjo do të lë gjurmë, tha sot lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pas marrjes së mandatit për formimin e Qeverisë së re.

Shkup – Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev  pas pranimit të mandatit  për përbërje  të qeverisë tha se sot do të ketë takim me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti që t’i vazhdojnë negociatat. Kumtoi se kanë sukses, në shumë aspekte, por edhe çështje të cilat ende  nuk janë mbyllur, ndërsa të cilat, siç tha,  çështje serioze. Për detajet, tha, nuk do të bisedoja sepse procesi negociues ashtu do të bëhet mediatik dhe nuk do të jetë në ndihmë.

Shkup – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim sot në përvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit u bëri thirrje liderëve të partive tjera shqiptare në takim, por ata nuk erdhën në hotelin Park në Shkup.

Shkup – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim sot në përvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit u bëri thirrje liderëve të partive tjera shqiptare në takim, por ata nuk erdhën në hotelin Park në Shkup. Ahmeti ka shprehur dëshprim që ata nuk kanë ardhur në këtë ditë, kur shënohet përvjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Ai tha se marrëveshje për koalicion dhe formim të Qeverisë me LSDM-në ende nuk ka dhe ai dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev edhe sot do të realizojnë takim.

Shkup – Në 24 orët e fundit janë bërë 1.848 testime, ndërsa janë regjistruar 141 raste të reja me Kovid-19 në: Shkup-48, Kumanovë-21, Dibër-2, Shtip-15, Prilep-1, Strugë-1, Manastir-7, Kavadar-9, Gostivar-4, Gjevgjeli-1, Strumicë-4, Koçan-4, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-4, Berovë-1, Vinicë-7, Sveti Nikollë -3, Kërçovë-5, Negotinë-1. Kanë ndërruar jetë dy pacientë nga Shkupi  (88 ) në kushte spitalore dhe një paciente nga Kërçova (80) në kushte jashtë spitalore.

Shkup – Nxënësit deri në klasën e tretë duhet të shkojnë në shkollë, ndërsa për pjesën tjetër të ketë mësim onlajn, përkatësisht të mësojnë nga shtëpia, propozoi Komisioni për sëmundje infektive në takimin e sotëm me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH).

Veles – Kryetari i komunës së Velesiit, Ace Kocevski sot realizoi takim pune me ambasadoren e SHBA-së në vend, Kejt Mari Bërnz.

Shkup – Pavarësia e Bankës popullore në asnjë moment nuk duhet në asnjë mënyrë të sillet në pikëpyetje, paralajmëroi sot Asociacioni bankar i Maqedonisë (ABM) lidhur me disa kumtime të caktuara në mediume se në negociatat për formimin e qeverisë së re po diskutohet edhe për funksionin e guvernatorit.

Shkup – Prej të hënën në datën 17 deri më 31 gusht të vitit 2020, në vendkalimin kufitar “Evzoni” vetëm në periudhën prej orës 6 deri në 22 sipas kohës së Maqedonisë,  hyrje në Greqi do të mund të realizojnë  vetëm shtetasit grek, shtetasit e vendeve të treta  të cilët kanë qëndrim të rregullt në Greqi, EULEX – personeli diplomatik dhe anëtarët e familjeve të tyre,  persona të cilët udhëtojnë  për arsye mjekësore dhe të biznesit, ndërsa të cilët paraprakisht  janë lajmëruar dhe kanë marrë leje për udhëtim  nga Ambasada e Republikës së Greqisë në vendet e huaja, si dhe shoferët e automjeteve transportuese.

Shkup – Prokuroria Themelore Publike Shkup deri tek Gjykata Themelore Penale e Shkupit sot ka parashtruar propozime për dhënien e urdhër ndëshkimeve kundër gjithsej 17 personave për vepër penale – Mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 206, paragrafi 1 nga Kodi penal.

Kërçovë – Kryetari i Sindikatës policore të Maqedonisë së Veriut, Marjan Kicev e ka nënshkruar marrëveshjen për ofrimin e shërbimeve falas juridike për anëtarët e SPMV në pjesën e të drejtave nga marrëdhlnia e punës me avokaten nga Kërçoa, Hamdije Ademi Tafa.

Shkup – Prodhuesi i produkteve konditore “Evropa” informon se fitimi i tij neto i jokonsoliduar në gjysmën e parë të vitit 2020 u rrit për 64 për qind në nivel vjetor, në 42,7 milion denarë (691.420 euro).

Shkup – Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin elektrodistributiv nesër pa rrymë elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të komunave Sopishtë, Butel dhe Qendër, bëjnë të ditur nga QRMK – Shkup.

Shkup – Nesër pasdite do të ketë  paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm të shkurtër dhe bubullima.

Prishtinë – Kuvendi i Kosovës nuk e miratoi në parim draft-ligjin për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe vendosi që i njëjti të kthehet në votim në ndonjë rast tjetër, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Ankara – Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sot e akuzoi Greqinë për krijimin e tensioneve në rajonin e Mesdheut Lindor dhe i bëri thirrje Athinës t’i respektojë të drejtat e Turqisë.

Berlin – Instituti gjerman për sëmundje infektuese Robert Koh (RKI) e përgatiti një listë të vendeve në të cilat janë infektuar një numër i madh i gjermanëve.

Londër – Në Britaninë e Madhe prej sot hyn në fuqi dekreti me të cilin policia ka autorizime t’i ndalojë dhe dhe arrestojë njerëzit në kufi me qëllim të parandalimit të spiunazhit dhe ndërhyrjeve të huaja.

Uashington – Një grup hulumtues nga Universiteti në Florida arriti të izolojë nga ajri një mostër të gjallë të koronavirusit të ri i cili u mor nga dy deri në pesë metra largësi nga pacientët e shtruar në spital për shkak të infeksionit me Kovid-19, publikoi Njujork Tajms.

Londër – Drejtori i Qendrës kombëtare për kontroll dhe pengim të sëmundjeve infektive, dr. Robert Redfild, deklaroi se SHBA-ja është në luftë me koronavirusin dhe u apeloi amerikanëve që të bashkangjiten në këtë luftë kundër kësaj sëmundje.

Back to top button
Close
Close