MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA FLESH

Shkup– Në 24 orët e fundit janë bërë 1.627 testime, ndërsa janë regjistruar 139 raste të reja me Kovid-19 në: Shkup-30, Kumanovë-20, Dibër-2, Shtip-15, Prilep-1, Tetovë-6, Strugë-8, Manastir-2, Ohër-3, Kavadar-8, Gostivar-19, Gjevgjeli-1, Strumicë-2, Koçan-5, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-3, Berovë-1, Dellçevë-1, Sveti Nikollë-6, Kërçovë-4. Ka ndërruar jetë një pacient nga Ohri (66 ) në kushte spitalore.

18:00/ 12 qershor/ 2020/

Shkup– Në 24 orët e fundit janë bërë 1.627 testime, ndërsa janë regjistruar 139 raste të reja me Kovid-19 në: Shkup-30, Kumanovë-20, Dibër-2, Shtip-15, Prilep-1, Tetovë-6, Strugë-8, Manastir-2, Ohër-3, Kavadar-8, Gostivar-19, Gjevgjeli-1, Strumicë-2, Koçan-5, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-3, Berovë-1, Dellçevë-1, Sveti Nikollë-6, Kërçovë-4. Ka ndërruar jetë një pacient nga Ohri (66 ) në kushte spitalore.

Tetovë – Qendra për Shëndet Publik në Tetovë në territorin e gjashtë të komunave të Tetovës sot regjistroi një pasqyrë të ngjashme epidemiologjike sikurse dje, duke e pasur parasysh që përsëri i ka gjashtë raste të reja të Kovid-19.

Shkup– Në takimin e sotëm me Komisionin për sëmundje ngjitëse nuk është sjellë vendim përfundimtar se si do të zhvillohet mësimi prej 1 shtatorit. Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës mbisundon qëndrimi për modelin e pranisë fizike të nxënësve, por sipas gjendjes epidemiologjike.

Shkup– Pyetjet për të cilat kërkohet përgjigje janë të rregulluara me Kushtetutë dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit. Në nenin 90 paragrafi 1 i Kushtetutës përcaktohet afati brenda të cilit duhet të jepet mandati për përbërjen e Qeverisë, ndërsa Kapitulli II i Rregullores së Punës së Kuvendit e rregullon procedurën për krijimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup– Me rastin e 108-vjetorit të Çlirimit të Shkupit nga ana e kryengritësve shqiptarë, sot Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) – Shkup, në bashkëpunim me Komunat Çair dhe Saraj të Shkupit, organizoi Akademi përkujtimore dhe e promovoi poemën “Adem Jashari” të autorit Ilir Shaqiri.

Shkup – Fatkeqësisht, arsimi nuk është përparësia jonë, nuk ka qenë kurrë, na mungojnë informacione dhe të dhëna për situatën, institucionet janë të ngadalta dhe kjo reflektohet në shumë gjenerata të të rinjve, theksoi sot Teodora Stolevska nga FRE në diskutimin “Mendoni një dëshirë për politikë rinore cilësore” të mbajtur me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.

Shkup – Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev gjithashtu hoqi dorë nga shpenzimet e udhëtimit.

Shkup, 12 gusht 2020 (MIA) – Liderët e LSDM-së, Zoran Zaev dhe Alternativës, Afrim Gashi sot pasdite mbajnë takim në hotelin Bellvi në dalje të Shkupit.

Dibër – Në Dibër po rritet numri i personave të infektuar me Kovid-19, por edhe personave të shëruar.

Kërçova– Katër të infektuar të rinj me koronavirus dhe gjashtë persona të shëruar janë në Kërçovë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Shkup – Vetëndezja ishte shkaku i “Seat Alteas” së djegur në parkingun në bulevardin “Asnom” në lagjen Lisiçe e Re, i cili u dogj plotësisht dhe zjarri i të cilit i kaploi pjesërisht dy automjete të tjera, kumtoi MPB.

Shkup – Banka popullore sot e mbylli bankën Eurostandard SHA Shkup për shkak të mospërmbushjes së kushteve minimale ligjore për punë.

Gostivar, 12 gusht 2020 (MIA) – Gjysmë kilometri nga bregu i majtë të Vardarit këtë verë do të shndërrohet në qendër të re reakreative sportive. Vlera e investimit është 250 mijë euro dhe  do të jetë ndër më të mëdhatë në komunë për sivjet.

Tiranë – Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq gjatë dy ditëve të ardhshme do të qëndrojë për vizitë private në Shqipëri në ftesë personale të kryeministrit Edi Rama.

Athinë – Mosha mesatare e të infektuarve me koronavirus në gusht ka rënë në 36 vjeç, shkroi Ministri grek i Shëndetësisë Vassilis Kikilias në profilin e tij zyrtar në Tuiter, duke dërguar një mesazh për të rinjtë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Zagreb– Në 24 orët e fundit në Kroaci janë regjistruar 130 persona të rinj të infektuar me Kovid-19, për shkak se në vend ka 686 raste aktive, prej të cilëve 35 janë punonjës shëndetësorë.

Prishtinë– Banorë të fshatit kosovar, Karaçevë dhe disa vendbanime të tjera në kufi me Serbinë, sot mbajtën protestë, pasi që të premten e kaluar, më 7 gusht, një patrullë e xhandarmërisë serbe hyri në atë rajon të territorit të Kosovës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Berlin – Ministri i Shëndetësisë të Gjermanisë Jens Shpan është skeptik lidhur me vaksinën kundër koronavirusit, i cili është regjistruar në Rusi, dhe thotë se nuk është me rëndësi kush do të jetë i pari, por që vaksina të jetë efikase.

Minsk – Policia në Brest, në Bjellorusinë jugperëndimore, sot ka hapur zjarr ndaj disa qytetarëve të armatosur të cilët i kanë sulmuar, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme e Bjellorusisë.

Romë– Policia italiane e ka arrestuar sulmuesin e armatosur, i cili hyri me forcë në katedralen Duomo në Milano dhe e rrëmbeu truprojën, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Londër – Çmimet e metaleve fisnike kanë shënuar ulje drastike në bursat aziatike dhe amerikane.

Uashington– Fejsbuku ka fshirë më shumë se shtatë milionë postime në tremujorin e dytë të vitit sepse përmbanin informacione të rreme për koronavirusin, që mund ta dëmtojë shëndetin e njerëzve, njofton DPA.

Pekin– Autoritetet në qytetin e Vuhanit në provincën Anhui në Kinën lindore, sot kanë zbuluar paketa sot paketat me karkaleca të ngrira nga Ekuadori ishin kontaminuar me koronavirus.

Liverpul – Liverpuli do të marrë 175 milionë funta për marrjen e titullit kampion i Anglisë në futboll, transmeton “Tajms”.

Bilbao – Atletik Bilbao publikoi se gjashtë anëtarë të ekipit janë pozitivë në koronavirus pas testimeve të djeshme.

Back to top button
Close
Close