MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Presidenti Stevo Pendarovski nesër në mesditë mandatin për konstituimin e Qeverisë së re do t’ia besojë liderit të LSDM-së dhe deputet në Kuvend, Zoran Zaev, kumtoi Kabineti i shefit të shtetit.

15:00/12 gusht/2020

Shkup – Presidenti Stevo Pendarovski nesër në mesditë mandatin për konstituimin e Qeverisë së re do t’ia besojë liderit të LSDM-së dhe deputet në Kuvend, Zoran Zaev, kumtoi Kabineti i shefit të shtetit.

Shkup – Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa e pranuan thirrjen e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti për takim të përbashkët me liderët e partive të bllokut politik shqiptar, por kërkojnë që në vend se nesër, ai të mbahet në datë tjetër, duke filluar nga 17 gushti.

Shkup – Ende nuk ka vendim përfundimtar se si do të organizohet mësimi në vitin shkollor 2020/2021. Vazhdojnë konsultimet mes Ministrisë së Arsimit dhe Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, bëri të ditur ministri i Arsimit, Arbër Ademi. Ai nuk e përjashtoi edhe mundësinë për prolongimin e vitit shkollor.

Shkup – Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse në mbledhjen e sotme kërkoi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që të dorëzojë të dhëna për të gjitha shkollat në të gjitha komunat në shtet dhe numrin e fëmijëve në të gjitha paralelet, të cilat janë të dhëna kyçe që të përcaktohet se ku eventualisht do të kishte mësim onlajn dhe ku do të ishte e sigurt që të zhvillohet mësimi edhe me prani fizike, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Shkup – Zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike Milla Carovska, zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Gjonul Bajraktar dhe ish zëvendësministrja e Punës dhe Politikës Sociale Sanela Shkrijel, mbrëmë morën pjesë në onllajn konferencën ndërkombëtare “Roli i menaxhmentit të krizës gjatë kohës së pandemisë – solidaritet dhe bashkëpunim ndër-sektorial”, organizuar nga Ministria e Punës, Punësimit dhe Çështjeve Sociale të Serbisë.

Shkup – Ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu sot mbajti takim pune  me ambasadorin e Kosovës në vend, Gjergj Dedaj.

Shkup – Optimizmi për të ardhmen, si dhe kënaqësia nga jeta, janë më të larta se sa shqetësimi për KOVID-19, te të gjitha grupet e të anketuarve, në momentin e hulumtimit. Burrat janë më optimistë dhe më pak të shqetësuar se sa gratë, përderisa, kënaqësinë nga jeta e ndajnë njëjtë. Më pak të kënaqur dhe më pesimistë janë më të rinjtë.

Shkup – Bashkimi Demokratik për Integrim përmes kumtesës dërguar mediave faleminderon të gjitha partitë parlamentare shqiptare për komunikimin korrekt, përgjigjën afirmative dhe sygjerimet miqësore për këtë takim shumë të rëndësishëm dhe të mirëpritur nga të gjithë shqiptarët.

Shkup – Policia dje në dy raste të ndara zbuloi gjithsej 148 migrantë të fshehur në automjete transportuese të mallrave. Pranë monumentit Përzhdev, Demir Kapi, u zbuluan 103 migrantë nga Pakistani, Afganistani, India, Egjipti, Irani dhe Siria, ndërsa në vendin e quajtur “Vrello” në fshatin Vaksincë, Likovë, 45 migrantë nga Siria, Bangladeshi, Somalia, Pakistani dhe Palestina.

Shkup – Dezinsektimi me aeroplan (faza e katërt) në zonën e Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave, do të realizohet më 15 dhe 16 gusht 2020 (e shtunë dhe e diel), në orët e para të mëngjesit, kumtoi Qyteti i Shkupit.

Tetovë – Edhe krahas defekteve të shpeshta dhe ndërprerjeve të furnizimit me ujë për pije në Tetovë është i sigurt, njoftojnë nga Qendra e Tetovës për shëndet publik. Janë kryer hulumtime  të zgjeruara shtesë të cilat kanë konfirmuar se cilësia është në nivelin e nevojshëm për konsumim.

Shkup – Kompanitë për transport me autobusë AMERIT dhe Transporti LEGI e përshëndetën vendimin e Qeverisë ta pranojë kërkesën e tyre për ndryshimin e protokolleve për kryerjen e transportit ndërurban dhe ndërkombëtar të udhëtarëve, me të cilët në vend mbushjes 50 për qind, tani lejohet të mbushen deri 75 për qind nga kapaciteti i plotë i automjeteve.

Beograd – Qeveria polake dëshiron ta vazhdojë ndalesën për fluturime ndërkombëtare deri më 25 gusht të vitit 2020 për 45 vende, transameton portali “Eks-JU Aviacion”.

Beograd – Anëtari i Shtabit të krizës së Serbisë, epidemiologu Branisllav Tiodoroviq, deklaroi se Serbia planifikon të vendos test të detyrueshëm PCR dhe izolim 14-ditor për të huajt që vijnë në këtë vend.

Bruksel – Takim ministror i shefave të diplomacive të BE-së për sanksionet kundër Bjellorusisë është caktuar për të premten, pas zgjedhjeve kontestuese të dielën dhe shtypjen e dhunshme të protestuesve të organizuar për këtë shkak.

Minsk – Më shumë se 50 persona u lënduan në protestat e mbrëmshme në Bjellorusi, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Berlin – Vetëm disa ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor, nxënësit e një shkolle në Berlin janë dërguar në vetizolim, sepse një nxënës është pozitiv ndaj koronavirusit të ri.

Uashington – Ministria për Energjetikë e SHBA-së e rriti parashikimin për çmimin mesatare të naftës të llojit “Brent” për këtë vit deri 41.42 dollarë për barel, thuhet në raportin më të ri të Drejtorisë për informim energjetik (EIA)  të ministrisë.

Back to top button
Close
Close