MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

12:00/ 12 gusht/ 2020

12:00/ 12 gusht/ 2020

Shkup – Talat Xhaferi, kryetar i deritanishëm i Kuvendit, ndërsa tani kryesues i tij, përsëri paralajmëroi se nëse presidenti Stevo Pendarovski e jep mandatin për formimin e Qeverisë, pa u zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit, atëherë veprimi i tij do të ishte antikushtetues. “Është jokushtetuese që të jepet mandati pa pasur kryetar të Kuvendit i cili do t’i vendosë në funksion afatet tjera të cilat duhet t’i ndjek Kuvendi, sepse shtëpisë ligjvënëse afatet i fillojnë nga momenti kur do ta marrë njoftimin nga shefi i shtetit se mandati është besuar. Një person i paautorizuar nuk mund t’i informojë deputetët”, theksoi Talat Xhaferi mbrëmë në një intervistë për emisionin “10 minuta” në TV 21.

Shkup – Modelet të cilat tashmë i përgatiti Ministria e Arsimit do të shqyrtohen edhe një herë në mbledhje të Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, deklaroi ministri Arbër Ademi i cili, siç njoftoi televizioni Alsat M, konsideron se viti i ri shkollor duhet të fillojë me prani fizike, varësisht gjendjes epidemiologjike në vend. Në një deklaratë për televizionin Ademi theksoi se bëhet fjalë për vendime të rënda dhe se me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse MASH është në kontakt të vazhdueshëm në ditët e fundit, duke paralajmëruar vendim gjatë ditës.

Shkup – Për javën e tretë me radhë, vazhdon tendenca e uljes së numrit të personave të infektuar të rinj dhe të personave të vdekur, ndërsa ka rritje të vogël të numrit të personave të shëruar sipas të dhënave në raportin javor të Institutit për Shëndet Publik për periudhën nga data 3 gusht deri më 9 gusht. ISHP-ja informon se në këtë periudhë janë kryer gjithsej 9.543 teste (1,8 për qind më pak se periudha 27 korrik – 2 gusht) dhe janë regjistruar 816 raste pozitive me Kovid-19, që është rënie prej 10,5 për qind në krahasim me javën e kaluar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Shkup – Përqindja më e madhe – 25,9 për qind e të infektuarve të rinj me Kovid-19 dhe në periudhën nga 3 deri më 9 gusht janë persona të moshës mbi 60 vjeçare, ndërsa numri më i madh i të infektuarve regjistrohet edhe tek personat e moshës mes 30 deri në 39 vjet – 18,4 për qind, nga 40 deri në 49 vjet – 17,9 për qind, ndërsa nga 50 deri në 59 vjet – 17,2 për qind, tregojnë sot të dhënat e publikuara në raportin javor të Institutit për shëndet publik. Tek 196 persona (34,3 për qind) është regjistruar prania e komorbiditetit.

Shkup– LSDM sot bëri të ditur se kryetari i partisë së tyre Zoran Zaev do të jetë mandatari për përbërjen e Qeverisë së re e cila do ta qojë shtetin përpara në katër vitet e ardhshme. Nga partia thonë se po vijojnë bisedime serioze për formimin e shumicës së qëndrueshme parlamentare dhe koalicion qeveritar me mandat të plotë, katërvjeçar të qëndrueshëm. Qeveria e re, siç bëhet e ditur, siguron ekonomi zhvillimore, e cila krijon vende të reja të punës dhe krijon mundësi për secilin.

Shkup – Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski sot në Tuiter njoftoi se ai dhe lideri i partisë Zoran Zaev nënshkruan deklarata për heqjen dorë nga mjetet që u takojnë në emër të shpenzimeve për rrugë. “Shfuqizimi i shpenzimeve të rrugës për deputetët është premtim zgjedhor i LSDM-së. Që të japim shembull, dje së bashku me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, i nënshkruam deklaratat me të cilat unë dhe ai, zyrtarisht heqim dorë nga mjetet të cilat na takojnë në emër të shpenzimeve të rrugës”, theksoi Nikollovski në Tuiter. Ai njëherit u bëri thirrje edhe deputetëve të tjerë në Kuvend ta ndjekin hapin e tyre.

Shkup – Vazhdon afati për parashtrimin e aplikimeve për para-kualifikim për zgjedhjen e ofruesit më të volitshëm për projektim dhe ndërtim të stacionit për trajtim të ujërave të zeza për qytetin e Shkupit dhe në vend të 17 gushtit të vitit 2020, i njëjti skadon më 1 shtator të vitit 2020 në ora 12:00 sipas kohës lokale. Nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”-Shkup informojnë se deri më tani rreth 50 kompani kanë shfaqur interes për marrjen e dokumenteve për aplikim.

Shkup – Nën moton “Kriza na dhemb edhe neve”, seksioni i të rinjve të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë – LSM (SRLSM) së bashku me punonjësit e rinj, anëtarët e sindikatës nga rajoni dhe Evropa i bashkohet festimit të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë – 12 gushti, “Rinia aktive për veprim global”. “Në vendin tonë, sipas të dhënave zyrtare, që nga fillimi i krizës, pothuaj 12.000 persona kanë humbur vendet e tyre të punës dhe ekzistencën e tyre, ndërsa pothuaj 3.300 prej tyre janë të rinj nën moshën 29 vjeçare (pa përfshirë personat që punojnë në ekonominë joformale). Çdo i katërti person që humbi punën është një i ri nën moshën 29 vjeçare, gjë që e përkeqëson edhe më tej gjendjen me papunësinë e të rinjve në vend, që është ndër më të lartat në Evropë, me 35 për qind”, thonë nga LSM-ja.

Shkup – Qyteti i Shkupit e vazhdon fushatën për mbledhjen falas të mbetjeve nga korrjet  për të parandaluar djegien e stërnishtave, e kështu duke e mbrojtur ajrin nga ndotja.Qyteti i Shkupit, siç thuhet në kumtesë është njësia e parë e vetëqeverisjes lokale e cila fillon fushatën për eliminimin e djegies së arave dhe stërnishtave, me qëllim zvogëlimin e ndotjes së ajrit dhe ruajtjen e pjellorisë së truallit. Djegia e stërnishtave, barërave të këqija dhe mbetjeve të tjera bimore shkatërron mikroflorën dhe faunën e shtresës së punueshme të truallit, – atë që e bën truallin të gjallë, pjellor dhe ripërtëritës. Gjithashtu, djegia e stërnishtave dhe sipërfaqeve bujqësore në kushtet e motit kur kemi temperatura të larta, janë faktor i cili luan rol të madh në shfaqjen e zjarreve, të cilat përveç dëmit shumë të madh që u shkaktojnë kulturave bujqësore, përbëjnë një rrezik serioz edhe për jetën e njeriut.

Shkup – Pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të komunës së Kisela Vodës, Qendërs, Karposhit, Gazi Babës dhe Aerodromit. Siç kumtoi QRMK pas njoftimit paraprak nga EVN Maqedoni SHA nesër janë planifikuar ndërhyrje teknike në sistemin elektrik të Qytetit të Shkupit dhe pa energji elektrike do të mbesin në periudhën nga ora 09:30 deri në orën 14:30, shfrytëzuesit nga rruga “Hristo Çernolev” me numrat 1А, 1B, 2, 2А, 3, 3А, 5А 5B, 7А,7B, 9, 9А, 13, 13А, 10А, 10B, 6, 4, 4А, 8А, 8B, 12, 14, dhe 16 në komunën e Kisela Vodës. Në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 15:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rruga “Pitu Guli” ndërsa nga ora 09:00 deri në orën 11:00 shfrytëzuesit nga rruga “Ohridska” me numrat 17, 15, 13, 11, 9, 44, 24, 22, 20, 18, 16, 14, 12, 10, 8 dhe 4 në Komunën Qendër.

Shkup – Policia gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka regjistruar 511 kundërvajtje për mosmbajtjen e maskës. Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri tek qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19.

Athinë – Ndalesa për hyrje në Greqi për shtetasit e vendeve të treta është vazhduar deri më 31 gusht të vitit 2020, në pajtim me vendimin e përbashkët të ministrave për mbrojtje civile, për shëndetësi dhe punë të brendshme, të publikuar në Gazetën zyrtare të Greqisë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina. Vendimi paraprak, identik është në fuqi deri më 14 gusht , ndërsa vendimi i ri paraqet vazhdim dhe hynë në fuqi të shtunën.

Ankara – Stambolli, Ankaraja, Dijabakari, Shanliurfa dhe Konja janë pesë qytetet më të mëdha në Turqi me shkallën më të madhe të rritjes së infeksioneve me virus korona gjatë tri ditëve të kaluara, theksoi ministri turk i Shëndetësisë, Fahretin Koxha. 1183 raste të reja pozitive me virus korona janë regjistruar gjatë 24 orëve të kaluara me 61.716 teste të bëra. Numri i të infektuarve arriti në 243.180. Sipas ministrit, ka 15 raste të vdekjes, me çka numri i përgjithshëm në Turqi arriti 5.873.

Sofje – Kryeqyteti bullgar Sofja është vatër e epidemisë së virusit korona. Gjatë 24 orëve të kaluara, në Bullgari janë testuar 5.388 persona, janë konfirmuar 210 raste të reja me Kovid-19, ndërsa deri më tani janë evidentuar gjithsej 13.722. Për momentin janë hospitalizuar 861 pacientë, në mesin e të cilëve 763 punonjës mjekësorë, prej të cilëve 64 janë në kujdes intensiv. Numri i rasteve të vdekjes për 24 orë është 12, gjithsej 471 viktima nga Kovid-19 në Bullgari.

Athinë – Anija turke për hulumtime sizmike “Oruç Rejs” mbrëmë vonë e ndryshoi drejtimin dhe lundroi në verilindje, pa u ditur nëse kthehet ndaj portit në Antali, por sipas mediumeve greke edhe më tej gjendet në pjesën detare për të cilën Greqia mendon se është pjesë e saj kontinentale, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Mediumet në Greqi njoftojnë se anija turke aspak nuk ka filluar me hulumtime, me siguri për shkak të zhurmës nga anijet ushtarake nga dy vendet. Në mënyrë shtesë, komentojnë se “Oruç Rejs”, në vazhdimësi e ndjekin anijet e marinës ushtarake greke.

Londër – Ekonomia e Britanisë së Madhe duroi rënie më të madhe  midis muajve prill dhe qershor, sepse masat për ndërprerje të përhapjes së koronavirusit të ri zyrtarisht e shtynë shtetin në recesion. Ekonomia britanike ra për 20,4 për qind në krahasim me tre muajt e parë të vitit. Me atë, Britania teknikisht hyri në recesion,  të definuar në dy kuartalet e fundit  me rënie ekonomike.

Vjenë – Pothuajse gjysma e austriakëve të punësuar (49 për qind) konsiderojnë se java e punës duhet të arrijë 30 orë, ndërsa 23 për qind janë për 35 orë, tregojnë  rezultatet e anketës të cilën e zbaton portali “karriere.at”. Rreth një e treta, përkatësisht 18 për qind, janë shprehur për javën aktuale të punës prej 40 orë. Për javë të punës prej 20 orëve janë shprehur vetëm 10 për qind e  të anketuarve. Mes punëdhënësve, madje 60 për qind kaën votuar për  javë të punës prej 30 orëve, për aktualen, 40-të javëshe janë vetëm 12 për qind, ndërsa zvogëlim  për 35 orë në javë mbështet çdo i pesti punëdhënës.

Bruksel – Mbajtja e maskave për fytyrë prej sot është e obliguar në Bruksel, transmetojnë mediat belge, të cilat potencojnë se masa është marrë për shkak të numrit të rritur të të infektuarve me koronavirus. Gjatë javës së në kryeqendrën belge mesatarisht në ditë janë regjistruar nga 50 raste të reja të të infektuarve në 100.000 banorë, gjë që e detyroi pushtetin lokal të urdhërojë mbajtje të maskave në të gjitha vendet publike në qytet, që do të thotë në parqe dhe rrugë.

Pekin– Në qytetin Xhingzhu, në provincën kineze Hubei, sot është zbuluar  rasti i një gruaje (68), e cila sërish ka rezultuar pozitiv  ndaj virusit, një muaj prejse  ishte shëruar nga Kovid-19, kumtuan autoritetet e qytetit. Gruaja  për momentin është në karantinë dhe është nën trajtim mjekësor, ndërsa personat me të cilët ishte në kontakt  janë gjetur, testuar  dhe nuk janë pozitivë. Tani për tani nuk ka dëshmi për rrezik se njerëzit të cilët sërish janë infektuar pas shërimit janë bartës të virusit.

Orlando– Portland shënoi triumf të rëndësishëm ndaj Dallasit me 134:131 (38:31, 28:27, 32:37, 36:36) në tentimin për t’u kualifikuar në plejofin e ligës së NBA-së. Më shumë merita për fitoren në “Blejzers” është Damjan Lilard  i cili mori 61 pikë. A u bë lojtari i gjashtë në historinë e NBA-së i cili shënoi 60+ pikë në ndeshjen tre ose shumë herë në karrierën e vet. Portlandi me 34 fitore në 73 ndeshje, është i teti në Konferencën perëndimore, ndërsa Dallasi është për një vend më lartë me 43 fitore në 74 ndeshje. Në dy ndeshjet tjera të luajtura natën mes të martës dhe të mërkurës janë shënuar këto rezultate: Sakramento – Nju Orleans 112:106
Uashington – Miluoki 113:126.

Londër– Futbollisti i Arsenalit, Aleksandar Lakazet mund të vazhdojë karrierën e tij në Itali, transmeton “Football Italia”. Sipas burimit, francezi 29 vjeçar, mund të transferohet tek Juventus. Klubi londinez është i interesuar ta shkëmbejë atë për sulmuesin Dagllas Kosta. Paraprakisht u njoftua se Arsenali është gati të ndahet me lojtarin për 35 milionë euro.Sezonin e kaluar, Lakazet luajti 39 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 12 gola dhe duke bërë katër asistime.

Back to top button
Close
Close