MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Janë regjistruar 141 raste të reja me Kovid-19 nga 1.885 testime, u evidentuan në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orë. Ka vdekur një paciente 51 vjeçare nga Shkupi, ndërsa janë regjistruar 161 pacientë të shëruar.

09:00/ 12 gusht/ 2020

Shkup – Janë regjistruar 141 raste të reja me Kovid-19 nga 1.885 testime, u evidentuan në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orë. Ka vdekur një paciente 51 vjeçare nga Shkupi, ndërsa janë regjistruar 161 pacientë të shëruar.

Shkup – Komisioni për Sëmundje Infektive  në mbledhjen e sotme, siç paralajmëroi dje ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, do ta shqyrtojë mundësinë për vendosje të PCR testit për qytetarët e vendeve fqinje të cilët tranzitojnë në shtetin tonë.

Shkup – Dy ditë afër afatit për ndarjen e mandatit për përbërjen e Qeverisë, zyrtarisht nuk ka marrëveshje mes partive të cilat fituan më së shumti vende të deputetëve. Nga LSDM-ja thonë se Zaevi është mandatar dhe se po vijojnë bisedimet për shumicën parlamentare, ndërsa Mickovski thotë se e ka njoftuar Ahmetin se pikërisht VMRO-DPMNE-ja është fituese në bllokun maqedonas. Që pasiguria të jetë më e madhe, spikeri i deritanishëm i Kuvendit Talat Xhaferi thotë se afati për mandat fillon të rrjedh pasi të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe se ende nuk e dërguar shkresën deri te presidenti i shtetit për Parlament të konstituuar, ndërsa shefi i shtetit Stevo Pendarovski thotë se afati rrjedh dhe se Kuvendi është konstituuar me verifikimin e mandateve më 4 gusht të vitit 2020.

Shkup – Si do të zhvillohet mësimi nga 1 shtatori, sipas paralajmërimeve, është dashur të mësohet më 10 gusht, por në dy ditët e fundit dhe në më pak se tre javë deri në fillim të vitit 2020/2021 nuk ka vendim dhe nuk kumtohen protokollet që i konfirmon Komisioni për sëmundje infektive dhe grupi i punës të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Shkup – Me rastin e ditës internacionale të të rinjve, Forumi Arsimor Rinor sot organizon diskutim njëorësh të quajtur “Mendo dëshirë për politikë cilësore rinore”.

Shkup – Memorandum bashkëpunimi sot do të nënshkruajnë  Qendra për demokraci ekologjike “Florozon” dhe NP Higjiena komunale për realizim të përbashkët të projektit “Bëhu përgjegjës për veten dhe për mjedisin tonë  jetësor edhe në kushte të pandemisë”, financiarisht  i mbështetur përmes repartit për bashkëpunim  me organizatat joqeveritare pranë Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë.

Shkup – Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor – Shkup (ISHMJ) më 15.07.2020, pas njoftimit të marrë për ndotje të lumit Vardar me ngjyrë të kuqe në afërsi të Bazës së betonit – Beton, doli  për kontroll në lokacionin e potencuar,  janë marrë mostra  të cilat janë dërguar  në laboratori të akredituar dhe në vijim është hulumtimi i tyre.

Tiranë – Autoritetet shqiptare ende nuk kanë vendim të saktë se kur dhe si të fillojnë dhe si do të zhvillohet mësimi nëpër shkolla. Siç konfirmohet nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ajo është e diktuar nga situata epidemiologjike së Kovid-19, e cila për momentin arrin kulmin e personave të sapoinfektuar dhe personave të vdekur.

Hagë – Policia holandeze ka zbuluar laboratorin më të madh për prodhim të kokainës, që ndodhet në një ish shkollë për kalërim, në veri të shtetit, në qytetin Niven.

Berlin – Numri i rasteve të konfirmuara  të të infektuarve me koronavirusin e ri në Gjermani është rritur për 1.226 – 218.519, sipas të dhënave të sotme  të Institutit “Robert Koh”. Në Gjermani ditën paraprake ishin konfirmuar 966 raste të reja të infeksionit me koronavirusin.

Bratislavë – Ministri sllovak i Shëndetësisë, Marek Krajçi deklaroi se vendi po përjeton valë të dytë të pandemisë së koronavirusit. “Aktualisht situata epidemiologjike në Sllovaki është nën kontroll, megjithëse është duke u përkeqësuar. Vendi po përballet me valë të dytë (të pandemisë) të koronavirusit të ri”, deklaroi ai për radion kombëtare.

Uashington – Kandidati i demokratëve në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Xhozef Bajden, e emëroi senatoren Kamala Haris për kandidate për funksionin nënpresident i shtetit.

Bagdad – Iraku e anuloi vizitën e ministrit turk të Mbrojtjes, të planifikuar për nesër, kumtoi Ministria irakiane e Punëve të Jashtme.

Mellburn – Australia sot kumtoi për  numër rekord të rasteve të vdekjes  nga koronavirusi i ri në 24 orët e fundit. Të gjitha 21 rastet e vdekjes  janë paraqaqitur në shtetin Viktoria. Me to, numri i tërësishëm i rasteve të vdekjes në shtet arriti 267, ndërsa në të gjithë vendin 352.

Timbu – Autoritetet butaneze kanë shpallur për herë të parë karantinë të përgjithshme pasi një qytetar doli pozitiv me koronavirusin e ri, i cili ka qenë në kontakt të ngushtë me njerëzit në kryeqytetin e Butanit – Timbu.

Velington – Kryeministrja e  Zelandës së Re, Xhasinda Ardern deklaroi se në rast të përhapjes së mëtutjeshme të virusit korona, ajo do të vendosë se a do të shpërndahet Parlamenti dhe të shpallë zgjedhje ose t’i shtyjë.

Montreal – Një nga 10 vendet e punës  që ka ekzistuar  vitin e kaluar në provincën kanadeze Kvebek, është mbyllur gjatë pandemisë  së koronavirusit të ri. Sipas të dhënave statistikore kriza  veçanërisht e goditi  popullatën më të re në Kvebek.

Pretori – Gjatë 24 orëve të kaluara më shumë se 10.000 persona janë infektuar në Afrikë, kështu që numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga virusi korona në atë kontinent është mbi një milion, bëri të ditur zyra rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Afrikë.

Shkup – Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare veriore. Pasdite do të ketë paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 19, ndërsa ajo maksimale prej 27 deri 36 gradë. UV=8.

Back to top button
Close
Close