MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

18:00/11 gusht/2020

18:00/11 gusht/2020

Shkup– Ministria e Shëndetësisë sot regjistroi 141 raste të reja me KOVID-19 nga 1.885 të bëra, si dhe 161 të shëruar dhe një i vdekur. Gjatë 24 orëve të kaluara, siç bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, janë bërë 1.885 testime, ndërsa janë regjistruar 141 raste të reja me Kovid-19, në: Shkup-39, Kumanovë-10, Shtip-23, Prilep-1, Tetovë-8, Strugë-6, Manastir-3, Ohër-2, Gostivar-13, Kriva Palëankë-2, Koçan-3, Probishtip-1, Demir Hisar-3, Makedonski Brod-3, Berovë-1, Vinicë-3, Kratovë-1, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-18. Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 161 pacientë të shëruar nga: Shkupi-60, Kumanova-7, Prilepi-4, Tetova-3, Struga-15, Velesi-1, Ohri-3, Kavadari-7, Gostivari-35, Radovishi-1, Krusheva-2, Probishtipi-1, Makedonski Brodi -1, Kratova-2, Sveti Nikolla-13, Kërçova-5, Resnja-1. Ndërroi jetë një paciente nga Shkupi në kushte spitali, në moshën 51 vjeçare.Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është  12.083 numri i të shëruarve është 8.248, i të vdekurve është 529, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3.306.

Shkup– Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski e akuzoi Qeverinë se menjëherë pas zgjedhjeve ekonominë e solli në kolaps dhe atë,  siç thotë,  si pasojë e  serisë së vendimeve të gabuara,  të shpenzimit joracional të euroobligacionit “të kahëzuar drejt deri tani ryshfetit më të madh institucional gjatë procesit  zgjedhor”. “Çmimi paguhet sot. Biznesi po fundoset. Sektori bankar dhe financiar është para rënies, ndërsa pushteti  energjinë e tërësishme e kahëzon  drejt ruajtjes së bizneseve dhe karrigeve të tyre. Të dhënat flasin se Maqedonia është në krizë ekonomike, më të thellë deri më tani”, tha Mickoski në konferencën për shtyp.

Shkup– Qeveria sot në seancën e 80-të të saj e ka shqyrtuar dhe miratuar Informatën me Planin për mbajtjen e mësimit në shkolla në vitin shkollor 2020/21 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe ka sjell konkluzë ajo të shpërndahet me Komisionin për sëmundje infektive. “Pastaj në bazë të mendimit të Komisionit do të sillet vendim për modelin e organizimit dhe zbatimit të procesit mësimor në shkollat fillore dhe të mesme”, ka njoftuar Pres shërbimi qeveritar.

Shkup – Në periudhën prej 19 gushtit deri më 25 shtator, 170 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 10 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Republikës së Polonisë nga përbërja e KFOR-it, me automjete, armatim, mjete dhe pajisje materiale-teknike do të realizojnë ushtrim, qitje dhe trajnim të përbashkët me pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, që do të bëhet në Poligonin e Armatës “Krivollak”. Këtë informacion sot në mbledhje e miratoi Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe solli Vendim për hyrje dhe qëndrim të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të ekzekutimit të aktivitetit të ushtrimeve, informojnë nga pres-shërbimi i Qeverisë.

Shkup– Komisioni Evropian (KE) në emër të BE-së, prej sot dakordoi Memorandum për mirëkuptim (MpM) për programe për ndihmë makro financiare (NMF) me tetë partnerë. Marrëveshjet janë pjesë e Pakos për NMF prej tre miliardë euro, për dhjetë vende të cilat janë në procesin e zgjerimit dhe vendet nga  fqinjësia, me qëllim që t’u ndihmohet për ta kufizuar kolapsin ekonomik nga pandemia me koronavirusin. Për Maqedoninë e Veriut kushtet e politikave për programin e tyre për NMF-në prej 160 milionë euro kanë të bëjnë në përforcimin e menaxhimit fiskal dhe transparencës, luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e supervizionit të sektorit financiar, përmirësimin e mjedisit afarist dhe përballjen me papunësinë tek të rinjtë. Implementimi vijues dhe i shpejtë i këtyre programeve, qëndron në kumtesën e KE-së është tregues i rëndësishëm i solidaritetit të BE-së me këto vende gjatë krizës së shkallëve paraprakisht të papara.

Shkup– Detajisht e kontrolluam listën e pasagjerëve  të cilën e morëm nga shërbimet e aeroportit. Asnjëri nga pasagjerët i cili ka qenë këtu  në vendin tonë për qëndrim si shtetësi të dyfishtë, finlandeze dhe maqedonase,  nuk është në listën e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, përkatësisht nuk ka vendim për izolim për shkak të korona testit pozitiv. Pas kontaktit, të cilin MPJ-ja jonë  e bëri me Ambasadën në Stokholm, e cila e mbulon edhe Finlandën, tani e presim listën me emrat e 24 pasagjerëve te të cilët është konstatuar  prania e virusit,  për shkak të asaj që në aeroplan ka pasur edhe shtetas të Kosovës të cilët në vendin tonë  mund të tranzitojnë  pa test dhe  jo vetëm ato shtetas, por edhe kushdo qoftë tjetër.

Shkup– Motodefile dhe trajnim simulues  i një aksidenti  me një motoçiklist të lënduar  ishin organizuar  sot në Shkup nga ana e  Këshillit Republikan  për Siguri  në Komunikacionin e Rrugëve (KRSKRR), Ministria e Punëve të Brendshme, Federata motoçikliste dhe Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit. Motodefileja filloi  prej para  qendrës sportive “Boris Trajkovski”, ndërsa përfundoi te porta “Maqedonia”. Gordana Kozhuvarovska, kryetare e  KRSKRR-së  informon se ngjarja  realizohet  si pjesë e  “Fushatës verore 2020” dhe ka për qëllim  ngritje të vetëdijes  për siguri më të madhe  të motoçiklistëve në komunikacion.

Shkup– Sasia e reshjeve në 10 ditët e para të këtij muaji ka lëvizur nga 400 milimetra në Berovë në 141 milimetra në Demir Kapi, tregojnë matjet e reshjeve nga rrjeti i stacioneve meteorologjike të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike për periudhën nga 1 deri në 10 gusht. Në pikat e tjera matëse janë regjistruar 130 milimetra reshje në Prilep, 113 milimetra në Strumicë, 98 milimetra në Shkup, 95 milimetra në Shtip, 86 milimetra në Manastir, 66 milimetra në Ohër dhe 64 milimetra në Kriva Pallankë. “Sasia e reshjeve në stacionet në Demir Kapi, Prilep, Strumicë, Shkup, Shtip dhe Ohër i tejkalojnë sasitë aktuale të vlerave të matura prej dekadash (1951-2020)”, kumtoi DPHM.

Kërçovë– Tetëmbëdhjetë persona të ri të infektuar me koronavirus , kurse pesë janë shëruar, tregojnë të dhënat e sotme të Ministrisë së Shëndetësisë për Kërçovën. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid 19 në këtë komunë ka arritur 219 persona, nga të cilët 133 janë aktiv, 77 janë shëruar dhe nëntë kanë vdekur. “Sot kemi një numër vërtet të madh madje 18 persona të infektuar të ri dhe të gjithë ata trajtohen në shtëpi nën mbikëqyrjen e mjekut amë, dhe natyrisht janë në izolim. Për fat të mirë, ne kemi pesë persona të shëruar nga koronavirusi”, informon Dr. Xhabir Bajrami, anëtar i Shtabit Komunal të Krizave në Kërçovë.

Gostivar– Në Gostivar dhe zonën përreth, ka rritje të konsiderueshme të të infektuarve të ri me virusin korona dhe situata po bëhet serioze. Deri më sot, janë regjistruar 261 raste aktive në buletinin e autoriteteve shëndetësore. Kjo është thënë në takimin e shtabit rajonal të krizave për komunat Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë-Rostushë. Vlerësimi është se përhapja e përshpejtuar e virusit është për shkak të papërgjegjshmërisë së qytetarëve që nuk i respektojnë masat. Në rajonin e Gostivarit ditëve të fundit nëpër raporte ka pasur numra dyshifror të rasteve aktive, ndërsa javën e kaluar ishte kulmi me 22 raste.

Gostivar– Në komunën e Gostivarit ka mundësi për fillimin e vitit shkollor me praninë fizike të nxënësve dhe mësimdhënësve, që është një nga modelet e propozuara. Projekt programi për punën e 1.500 mësimdhënësve dhe pothuajse dhjetë mijë nxënësve do të pres vendimin e pushtetit qendror, pas së cilës do të jetë e qartë nëse viti shkollor do të fillojë në shtëpi apo në shkollë. Përfaqësuesit e Komunës së Gostivarit, shtabi i krizave dhe udhëheqësit e 14 shkollave sot patën takim në të cilin dhanë pasqyrë më të qartë për fillimin e vitit shkollor dhe rrjedhën e procesit mësimor.

Athinë– Në Greqi nuk ka ndryshime, e as ekziston vendim i ri që ka të bëjë me kufijtë tokësorë dhe tani për tani, mbetet në fuqi ndalesa e cila vlen për shtetas të vendeve të treta dhe kufizim të përkohshëm të të gjitha lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe tokësore me vendet fqinje, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. Zëdhënësja alternative e Qeverisë greke Aristotelia Peloni, duke i bërë të ditura dje masat e reja, shtesë për parandalim të përhapjes së virusit korona në vend, mes tjerash, siç tashmë publikoi MIA dje, paralajmëroi edhe test negativ PCR nga 17 gushti për hyrje përmes kufijve tokësorë, duke përfshirë edhe shtetasit grekë dhe ata që kanë leje greke për qëndrim.

Athinë– Në javën e kaluar janë regjistruar 961 raste aktive shtesë, një numër që është dyfishuar në krahasim me javën e kaluar, tha zëvendësministri grek i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalas në konferencën e sotme për shtyp duke shtuar se Qeveria vazhdimisht është duke e monitoruar situatën dhe kjo është arsyeja pse “në ditët e kaluara ka ndërmarrë masa shtesë për të ndaluar trendin rritës të rasteve me Kovid-19”, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Hardalas në konferencën e rregullt për shtyp i kumtoi edhe të dhënat e fundit për situatën me koronavirusin në Greqi, për testet e kryera në pikat e hyrjes në vend si dhe kontrollet e kryera për respektimin e masave.

Paris– Franca do t’i përforcojë masat e sigurisë me qëllim që më mirë t’i mbrojë shtetasit francezë në rripin Sahell në Afrikë, deklaroi sot presidenti francez Emanuel Makron, pasi në Nigeri humbën jetën gjashtë francezë. “Do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që t’iu ndihmojmë familjeve të viktimave dhe do t’i përgjigjemi sulmit gjatë të cilit humbën jetën gjashtë bashkëkombës tanë dhe dy shtetas të Nigerisë. Gashtë punonjësit e rinj humanitarë të organizatës joqeveritare Akted treguan përkushtim të jashtëzakonshëm për popullatën lokale”, shkroi Makroni në Tuiter.

Romë– Me titullin emigrantët kanë vrarë, djegur dhe ngrënë katër qenë”, gazeta e përditshme “Libero” publikoi lajm dhe video të një “zonje Rozi” (Senjora Rozi) nga Lampeduza, e cila thotë se emigrantët mysliman “kanë vjedhur dhe pjekur në zjarr jo vetëm katër qentë e saj, por edhe pula dhe kafshë të tjera shtëpiake dhe vetëm derrat i kanë lënë”. Lajmin e transmetuan edhe media të tjera, ndërsa videoja u bë virale në rrjetet sociale.

Moskë– Rusia ka parandaluar shumë sulme kibernetike nga Gjermania mbi institucione dhe organizata gjatë vitit të kaluar dhe sivjet, ka deklaruar sot ministri rus për Punë të Jashtme, Sergej Lavrov. Në konferencën e përbashkët me kolegun e tij gjerman, Hajko Mas ai ka thënë se Rusia ka shprehur shqetësim ndaj palës gjermane për shkak të asaj situate, transmeton TASS. Lavrovi ka saktësuar se qendra ruse për incidente kibernetike nga janari deri në maj të këtij viti ka identifikuar 75 raste ku institucione ruse, përfshirë më shumë se 50 zyra qeveritare janë sulmuar nga hakerë nga Gjermania.

Berlin– Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Hajko Mas u ka bërë thirrje autoriteteve bjelloruse që menjëherë t’i lirojnë protestuesit e arrestuar dhe gazetarët, të cilët sipas tij “protestonin paqësisht duke i përdorur të drejtat e tyre demokratike”. “Do t’ju kujtoj se Bashkimi Evropian i hoqi sanksionet kundër Bjellorusisë, sepse premtoi se do t’i lirojë të burgosurit politikë. Sidoqoftë, ne do të vazhdojmë ta monitorojmë nga afër situatën”, theksoi Mas. Ai shtoi se BE do ta rishqyrtojë vendimin për heqjen e sanksioneve.

Bratislavë – Akademia sllovake kundër krimit (NAKA) realizoi bastisje në vend dhe arrestoi nëntë persona të lidhur me krime ekstreme, publikoi sot policia. Bastisjet e kryera në të gjithë Sllovakinë janë pjesë e operacionit të quajtur “Klounët”, transmeton Tasr. Siç theksohet, operacioni është ende në vijim dhe më shumë informacione do të jenë në dispozicion për publikun më vonë. 

Uashington – Presidenti amerikan Donald Tramp sot deklaroi se marrëdhëniet e tij me presidentin kinez Si Xhinping janë përkeqësuar nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit dhe se nuk ka biseduar me të shumë gjatë. “Kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera me të”, deklaroi Tramp për Foks Sport Radio, duke potencuar fazën e parë të marrëveshjes tregtare mes të dy ekonomive më të mëdha në botë. “Kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera me presidentin Si. Më pëlqente, por tani nuk ndjehem ashtu”, sqaroi Tramp.

Nju Jork – Drejtori i Përgjithshëm i “Njujork Tajms”, Mark Tompson thotë se pret që më së shumti për 20 vjet gazeta ta ndërpresë daljen e botimit në formë shtypi. Për Tompson, do të ishte një surprizë nëse gazeta e themeluar në vitin 1851 do të botohej edhe në vitin 2040. “Unë besoj se Tajms do të botohet edhe 10, eventualisht edhe 15 vjet të tjerë, por do të befasohem shumë nëse do të publikohet pas 20 vjetësh”, deklaroi ai për Si- En- En- Si.

Back to top button
Close
Close