MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Tetovë – Gjithsej gjashtë persona kanë teste pozitive për Kovid-19 në rajonin e Tetovës, sipas Qendrës për Shëndet Publik në Tetovë në territorin e gjashtë komunave të Tetovës.

15:00/11 gusht/2020

Tetovë – Gjithsej gjashtë persona kanë teste pozitive për Kovid-19 në rajonin e Tetovës, sipas Qendrës për Shëndet Publik në Tetovë në territorin e gjashtë komunave të Tetovës.

Shkup – Prindërit përmes peticionit onllajn (онлајн петиција), i cili deri tani është nënshkruar prej mbi 2.000 qytetarë, kërkojnë që viti shkollor nga 1 shtatori të zhvillohet me mësim në distancë, dhe kjo kërkesë vlen veçanërisht për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën.

Shkup – Më shumë se 157-të pasagjerë të cilët me aeroplan nga Shkupi të shtunën arritën  në qytetin finlandez Turku,  prej të cilëve 24 ishin pozitivë  me Kovid-19, janë shtetas të Kosovës dhe të  Finlandës, ndërsa vetëm dy shtetas të Maqedonisë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë pas kontrollit të kryer të informatave  me shërbimet  nga Aeroporti i Shkupit dhe policia kufitare.

Shkup – Reformat e sistemit arsimor me qëllim të zgjidhjes së pabarazive, duhet të fillojnë me njohjen e problemeve aktuale dhe sfidat me të cilat janë përballur nxënësit me aftësi të kufizuara nga shkollat e veçanta fillore dhe të mesme gjatë mësimit onlajn, me ç’rast duhet të gjinden mënyra që të njëjtët të zgjidhen menjëherë dhe në mënyrë efektive.

Shkup – Sanja Llukarevska dhe Martin Kostovski, të cilët u bënë deputetë në Kuvend nga radhët e LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi” pas zgjedhjeve të mbajtura parlamentare, po tërhiqen nga postet e drejtorëve në Drejtorinë për të ardhura publike, respektivsht Gazetën zyrtare.

Shkup – Shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, si dhe diplomatët, anëtarët e familjeve të tyre dhe shtetasit me nënshtetësi të dyfishtë nga këto vende, gjatë transitit përmes Maqedonisë së Veriut nuk duhet të paraqesin test  PCR për Kovid-19 jo më të vjetër se 72 orë siç është rregulli për qytetarët e tjerë të këtyre vendeve.

Shkup – Me Ali Ahmetin kemi pasur takim njëorësh javën e kaluar në Kuvend. Në këtë takim zotëri Ahmeti më informoi se do të fillojë negociatat për formimin e Qeverisë me LSDM-në me arsyetimin se ajo është partia që ka fituar në bllokun maqedonas, theksoi në konferencën e sotme lideri i VMRO-DPMNE-së, Hrisitian Mickoski.

Shkup – Prokuroria Themelore Publike Shkup ngriti propozim për dhënie të  urdhëresës ndëshkuese kundër dy personave  për vepër penale mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë  sipas nenit 206 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Shkup – Që të mos shtrenjtohet çmimi i energjisë elektrike nevojitet vetëm që të ulet marzha e furnizuesit universal e cila është  11,5 për qind, deklaroi sot lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.

Shkup – Asnjëri nga 157-të pasagjerët të cilët me aeroplan nga Shkupi të shtunën kanë shkuar  për në qytetin finlandez Turku, nuk kanë pasur vendim për izolim si raste pozitive me Kovid-19, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Shkup – Qyteti i Shkupit i përkujton qytetarët se vijon thirrja publike për dhënien e subvencioneve për amvisëritë dhe subjektet e tjera për pastrimin e oxhaqeve, si një nga masat për të zvogëluar pasojat e ndotjes së ajrit. Deri më tani, Qyteti i Shkupit ka pranuar 95 kërkesa për subvencione për pastrimin e oxhaqeve.

Shkup – Nga nesër pason periudhë kur do të mbizotërojë moti me diell në orët e paradites, ndërsa pasdite në shumë vende do të jetë i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Proceset më intensive priten gjatë fundjavës.

Athinë – Në disa pjesë të Greqisë, mes të cilëve edhe disa nga ishujt që janë destinacione të njohura turistike, që nga sot, vendoset orar i ri i punës i restoranteve, kafeneve, bareve, klubeve të natës, gjegjësisht do të duhet të mbyllen në mesnatë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Prishtinë – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka mbajtur sot një takim virtual me drejtuesit e institucioneve të sigurisë së vendit, me të cilët ka biseduar për gjendjen e përgjithshme në vend dhe për bashkërendimin e veprimeve institucionale në fushë të sigurisë.

Athinë – Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë do të kërkojë mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të punëve të jashtme të Bashkimit Evropian, është vendosur sot në një takim midis kryeministrit grek Kiriakos Micotakis dhe ministrit të Jashtëm Nikos Dendias, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Tiranë – Pas numrave rekord të të infektuarve të rinj me Kovid-19 në vend numrit të lartë të të vdekurve, presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta kërkoi sa më shpejtë të fillojë mjekimi i të infektuarve me plazmë gjaku nga personat të cilët e kanë kaluar infektimin.

Pragë – Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo me vizitën e sotme në çeki, e filloi turnenë pesëditore në Evropën Qendrore, ndërsa me nikoqirët e tij do të diskutojë kryesisht për Kinën dhe për rrjetin 5G.

Minsk – Kandidatja opozitare në zgjedhjet presidenciale të Bjellorusisë, Svetllana Tihanovskaja sot konfirmoi se ka marrë “vendim të rëndë” ta braktisë vendin, ku bëhet shtypje ndaj lëvizjes protestuese pas zgjedhjeve kontestuese presidenciale të së dielës.

Xhakarta – Indonezia sot filloi me testimin e vaksinës  kundër koronavirusit, të zhvilluar nga laboratoria Sinovac Biotek, te 1.600 vullnetarë.

Uashington – Presidenti amerikan Donald Tramp ka deklaruar se do ta ftojë presidentin rus Vladimir Putin në samitin e zgjeruar të Grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara industriale (G7).

Uashington – Mallrat e prodhuara në Hong Kong për eksport në SHBA pas 25 shtatorit do të duhet të etiketohen “Të prodhuara në Kinë” (Made in China), publikoi sot qeveria amerikane që do të thotë se kompanitë në Hong Kong do t’u nënshtrohen të njëjtave tarifa ndëshkuese të cilat paguhen për eksportuesit nga Kina.

Back to top button
Close
Close