MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

18:00/ 10 gusht/ 2020

18:00/ 10 gusht/ 2020

Shkup – Sipas dispozitave kushtetuese në nenin 90 paragrafi 1 afati për ndarjen e mandatit është dhjetë ditë që nga konstituimi i Kuvendit. Me ditën e verifikimit të mandateve të deputetëve konsiderohet se është konstituuar Kuvendi, sqarojnë për MIA-n nga kabineti i presidentit të shtetit Stevo Pendarovski në lidhje me deklaratën e sotme të spikerit të deritanishëm të Parlamentit Talat Xhaferi, i cili vlerëson se pa kryetar të zgjedhur shtëpia ligjvënëse nuk mund të konsiderohet si e konstituuar. “Në vitin 2016, kryesuesi i atëhershëm, Trajko Veljanovski, ka dërguar shkresë me datë 30 dhjetor 2016, me të cilin e informon presidentin e atëhershëm Ivanov se Kuvendi është konstituuar me verifikimin e mandateve, edhe pse nuk është zgjedhur kryetari”, sqarojnë nga kabineti. Kabineti i presidentit e pret shkresën e kryesuesit Talat Xhaferi, me të cilin do të informojë se Kuvendi është konstituuar me verifikimin e mandateve më 4 gusht të vitit 2020.

Shkup– Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev e vlerëson si presion ndaj tij ftesën e liderit të BDI-së Ali Ahmeti për takimin e përbashkët me krerët e partive nga blloku politik shqiptar më 13 gusht. “Po, unë e shoh këtë si presion ndaj meje, LSDM-së dhe Koalicionit Mundemi, për kryeministër me propozim të BDI-së”, deklaroi Zaevi për TV21. Në pyetjen se a mund të ndikojë takimi i liderëve të partive shqiptare në formimin e shumicës së re parlamentare, Zaevi tha se ende është shumë herët të jepet çfarëdo lloj përgjigje për këtë.

Shkup – Takimi midis anëtarëve të Komisionit për sëmundje infektive dhe grupit të punës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për protokollet për realizimin e mësimdhënies nga 1 shtatori kaloi sot pa konkluzion dhe do të vazhdojë edhe nesër. Zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës, Elizabeta Naumovska për MIA-n deklaroi se po diskutohen propozimet për kohëzgjatjen e orëve dhe nevojën për ndryshimin e ligjeve nëse ato zvogëlohen nga 40 minutat e rregullta në arsimin fillor ose 45 minuta në arsimin e mesëm. Vendimi për shkurtimin e orëve, siç tha ajo, duhet të ketë një kornizë ligjore dhe të harmonizohej me ligjet për arsimin fillor dhe të mesëm. Ndryshimet duhet të miratohen nga Kuvendi, i cili pritet të jetë funksional deri më 1 shtator. Gjithashtu, shqyrtohet edhe nevoja që komunat do të kenë për mbështetje shtesë financiare ose mbështetje tjetër për higjienën e objekteve shkollore, për transportin e nxënësve, pra për zbatimin e të gjitha udhëzimeve që do të përmbahen në protokolle. Ata do të kenë detaje për tre lloje të mësimdhënies në varësi të situatës epidemiologjike në një mjedis të veçantë – prania fizike, mësimdhënie në internet dhe të kombinuar.

Shkup  – Publikimi i ministrit të Punëve të Brendshme Agim Nuhiu ka të bëjë me nënshkrimin e akteve të cilat duhet të dorëzohen në Qeveri. Dekreti për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për uniformën dhe shenjave të uniformës së policisë e sjell Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa pas miratimit të saj dërgohet Rregullorja për ndryshim dhe plotësim të Rregullores për miratimin, kohëzgjatjen dhe shpërndarjes së uniformës dhe shenjave të uniformës nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme. Kjo qëndron në kumtesën e MPB në lidhje me publikimin e ministrit Nuhiu për nënshkrimin e akteve ligjore për vendosjen e mbishkrimeve dygjuhëshe në uniformat e policisë. Nga MPB e sqarojnë interpretimin juridik sa i përket asaj se çka duhet të ndërmarrë Ministria në periudhën e ardhshme.

Shkup – Të punësuarit në kompaninë “Mozzart” në suaza të pakos së ndihmës në vlerë prej 50.000 euro  në aksionin e fundit dorëzuan disa ton pemë në spitale përreth vendit. Nga kompania kumtuan se nga paraqitja e pandemisë  në shtetin tonë gjatë gjithë kohës organizohen aksione të ndryshme, duke i ndihmuar  institucionet shëndetësore, personelin mjekësor dhe kategoritë më të rrezikuara.

Shkup– Për shkak intervenimeve teknike në rrjetin elektro përçues pa energji elektrike do të mbeten një pjesë shfrytëzueseve nga komunat Kisella Vodë dhe Saraj, kumton QRMK – Shkup. Në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 13:00 pa furnizim me energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e objekteve të firmave në qarkun e ish fabrikës – Staklara, kurse nga ora 09:00 deri 12:30 shfrytëzuesit e rrugës “Metodia Patçev” nga nr 27 deri te nr 33 dhe rruga “Anton Dimitrov” në nr 134 dhe nr 154 në lagjen e Draçevës, në Komunën e Kisella Vodës. Sipas paralajmërimit, nesër nga ora 09:00 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të mbeten fshatrat: Semenisht, Bukoviç, Çajlanë, Arnaqi, Llaskarcë, Paniçar dhe Rahoviç, komuna e Sarajit. 

Shkup – Ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu ka realizuar takim pune me Juraj Smolek, shef i Departamentit për siguri dhe mbështetje të komuniteteve pranë Misionit të OSBE-së në Shkup. “Gjatë takimit, të dy bashkëbiseduesit shprehen kënaqësinë nga bashkëpunimi aktual dhe vlerësuan lartë angazhimin në përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta, duke shprehur angazhimin e fuqishëm për progres të mëtutjeshëm. Fokusi kryesor u vendos në aktivitetet e planifikuara në të ardhmen të Ministrisë së Brendshme, ndërsa u shkëmbyen informacione në pjesën e punës së përditshme, duke iu referuar sfidave aktuale dhe mundësinë për të zbatuar trajnime dhe projekte të rëndësishme për punën e Ministrisë së Brendshme”, njoftoi sot Ministria.

Shkup – Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska sot në monumentin në kazermën e” Ilindenit” vendosi kurorë lulesh në kujtim të tetë anëtarëve të rënë të përbërjes rezervë të Armatës të cilët humbën jetën te Stanet e Lubotenit. Në monumentin, kurorë lulesh vendosën edhe anëtarët e familjeve dhe një delegacion nga kabineti i Presidentit, kumtuan sot nga Ministria e Mbrojtjes.

Veles – Kryetari i Komunës së Velesit, Ace Kocevski sot në konferencë për media i bëri thirrje kompanisë EVN si kompani me përgjegjësi shoqërore të ndihmojë në hetimin dhe financiarisht ta ndihmojë familjen e të pësuarit Spase Dimovski i cili nga vërshimet e ujerave në Beleshtevicë të Velesit u zhduk të enjten pasdite duke iu ndihmuar ekipeve të EVN-së të cilat ishin zhytur në baltë, ndërsa të cilët ai i kishte nxjerrë me traktorin e tij. Ai potencoi se Dimovski kishte pësuar pikërisht gjatë ofrimit të ndihmës me traktorin e tij ekipeve të EVN-së: Informoi se në dy raste atyre iu ka bërë thirrje përmes mediave, ndërsa paralajmëroi se nesër kërkesë me shkrim do të dërgojë deri te Drejtoria e Kompanisë së EVN-së në Shkup.

Athinë – Për fat të keq transmetimi i virusit tregon trend të rrezikshëm të rritjes tha ministri i Shëndetësisë të Greqisë Vasilis Kikilas pas takimit për Kovid-19 në pallatin e kryeministrit. Ai paralajmëroi se do të kumtohen masat e reja, ndërsa u dërgoi apel të rinjve, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. “Edhe një herë u bëj thirrje të rinjve dhe qytetarëve që nuk i respektojnë masat themelore për mbrojtje individuale, rregullat higjienike, distancën, ta marrin parasysh përgjegjësinë e tyre për grupet në rrezik në vend”, tha Kikilas duke shtuar se Qeveria do të kumtojë masa të reja.

Athinë – Greqia nuk do të pranojë asnjë shantazh, do ta mbrojë sovranitetin dhe të drejtat e saj, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme greke dhe i bëri thirrje Turqisë që “t’i ndërpresë menjëherë aktivitetet e paligjshme që e dëmtojnë qetësinë dhe sigurinë në rajon”, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Reagimi nga MPJ-ja vjen pasi, siç thonë ata, “Navtex” të ri të paligjshëm turk për veprimtari të paligjshme në shkëmbin kontinental grek”. Në kumtesë shtohet se në kombinim me lëvizjen më të gjerë të njësive detare turke, “përfaqëson një përshkallëzim serioz” dhe e tregon “rolin destabilizues të Turqisë”.

Sarajevë – Fadil Novaliq, kryeministër i Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, pas një takimi urgjent me kryeministrat e kantoneve në BeH, vlerësoi se ky entitet në BeH ishte përballur mirë me pandeminë e koronavirusit në dy muaj e gjysmë e parë, një nga më të mirët është bërë një nga rajonet më të rrezikuara. Duke sqaruar nevojën për takim urgjent, ai kumtoi se në dy muaj e gjysmë të parë në BeH kishte 1,082 të infektuar, 39 të vdekur dhe 87 raste aktive. “Pastaj përfunduam se e kemi fituar koronën, e cila doli të ishte një gabim,” tha Novaliq. Ai tha se informacionet kanë treguar se virusi do të dobësohet gjatë verës, por kjo nuk ka ndodhur.

Gjenevë – Ekziston disproporcion i madh mes mjeteve të cilat janë të nevojshme për luftë kundër virusit korona dhe vlerave të cilat janë përcaktuar për këtë përgjatë botës, ndërsa paraqesin rreth 10 për qind të parave të nevojshme, deklaroi sot drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Gebreisus. Ai shtoi se vetëm për vaksina do të nevojiten më shumë se 100 miliardë dollarë. Gebreisus në brifingun e rregullt në Gjenevë theksoi se për iniciativën për zhvillimin dhe shpërndarjen e akceleratorëve ACT janë mbledhur vetëm 10 për qind e mjeteve të nevojshme.

Uashington – Epidemiologu kryesor amerikan  Entoni Fauçi konsideron  se vaksina kundër koronavirusit nuk do të jetë  100 për qind efikase. Sipas tij, shanset për atë janë shumë të vogla. “Nuk e dimë se sa do të jetë efikase vaksina,  nëse do të jetë 50 ose 60 për qind. Unë do të doja të jetë efikase 75 për qind ose më shumë”, tha Fauço në fjalimin onlajn në seminarin e Universitetit Braun. Ai gjithashtu, theksoi se koncepti për shëndet publik asnjëherë nuk duhet të braktiset  sepse është e pamundur të zhvillohet vaksinë që është efikase  deri në 98 për qind”, sqaroi Skaj njuz.

Gazë – Pjesëtarë të Hamasit sot nga Rripi i Gazës gjuajtën raketa në Detin Mesdhe. Sipas dëshmitarëve okularë, Hamasi gjuajti tetë raketa, ndërsa për Ministrinë e Punëve të Brendshme të Palestinës ky është një “akt rezistence”. Një përfaqësues anonim i Hamasit deklaroi që raketat  janë porosi për Izraelin se organizatat e armatosura në Rripin e Gazës, të cilat janë përballur me agresion nga Izraeli, nuk do të heshtnin. Javën e kaluar tre herë janë lëshuar aeroplanë me materiale të ndezshme nga Rripi i Gazës në Izrael, ndërsa ushtria izraelite u përgjigj me sulme ndaj pozicioneve të Hamasit.

Uashington – Ministrisë i Shëndetësisë i SHBA-së, Aleks Azar është për vizitë zyrtare në Tajvan. Kjo është vizita e parë zyrtare në ishullin nga një përfaqësues i lartë amerikan që nga viti 1979. Azari i vlerësoi përpjekjet e Tajvanit për t’u ballafaquar me pandeminë e koronavirusit, duke i përmendur shembull “natyrën transparente dhe demokratike” të ishullit. Në konferencën e sotme për shtyp në Tajpej me Presidenten Caj Ing-ven, Azar e theksoi mbështetjen e fortë dhe miqësinë që presidenti Donald Tramp e ka shprehur më parë me qëllim të forcimit të marrëdhënieve me autonominë e ishullit.

Bejrut – Ministrja e Drejtësisë e Libanit, Mari-Klod Naxhm sot dha dorëheqje. Ajo është ministrja e tretë që dha dorëheqje pas shpërthimit në portin e Bejrutit me ç’rast e kanë humbur jetën më shumë se 150 njerëz. Ministrja e Informacionit, Manal Abdel Samad dhe Ministri i Mjedisit Katar Demianos dhanë dorëheqje dje. Një gjykatës hetues sot filloi t’i merrte në pyetje drejtorët e agjencive të sigurisë në Liban për shpërthimin shkatërrues.

Madrid – Anëtari i ekipit të futbollit kroat, Sime Vërshalko, ka rezultuar pozitiv në koronavirusin, publikoi gazeta spanjolle “Marka”. Klubi i tij Atletiko Madrid të dielën zbuloi se dy lojtarë janë pozitivë ndaj virusit, ndërsa lojtari tjetër është Anhel Koreja, që është gjithsesi goditje e madhe për “jorganxhiitë” para ndeshjes finale nga Liga e kampionëve kundër Lajpcig. Sipas informatave jozyrtare, të dy lojtarët janë të izoluar djhe pa simptoma. Lojtarët tjerë  nga ekipi gjithashtu janë testuar dhe  të gjithë janë negativë. Ekipi do të trajnojë  edhe njëherë para fluturimit të nesërm për në Lisbonë. Ata pritet të luajnë në Ligën e kampionëve kundër RB Lajpcig të enjten.

Back to top button
Close
Close