MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA FLESH

Shkup – Dyqind 200 raste të reja me KOVID-19, 15 të shëruar dhe katër të vdekur, është bilanci i regjistruar dje nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas të dhënave, pas Shkupit, numri më i madh i personave të infektuar të rinj është në Shtip, Kumanovë, Gostivar, Tetovë dhe Veles.

15:00/9 gusht 2020

Tetovë – Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) ka njoftuar opinionin me të gjerë se sot ka ndërruar jetë Agni Aliu, profesor në Fakultetin e Shkencave Shoqërore Bashkëkohore.

Shkup – Dyqind 200 raste të reja me KOVID-19, 15 të shëruar dhe katër të vdekur, është bilanci i regjistruar dje nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas të dhënave, pas Shkupit, numri më i madh i personave të infektuar të rinj është në Shtip, Kumanovë, Gostivar, Tetovë dhe Veles.

Shkup – Rrjedhin afatet për formimin e shumicës së re parlamentare dhe Qeverisë së re, për shkak të së cilës negociatat midis partive politike që fituan vende parlamentare po zhvillohen me një ritëm të përshpejtuar. Të gjithë pohojnë se bisedojnë, por deri më tani askush nuk ka dhënë detaje rreth rrjedhës së negociatave dhe nëse ka ndonjë progres.

Shkup – Gjatë 24 orëve të kaluara, në tërë territorin e vendit janë regjistruar 423 shkelje në lidhje me masën për mosmbajtje të mbrojtjes personale, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Shkup – Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe kanceri së bashku janë shkaku për më shumë se gjysmën e rasteve të vdekjeve në BE, duke filluar nga 52 për qind në Francë në 82 për qind në Bullgari. Pas këtyre dy sëmundjeve, shkaku i tretë më i zakonshëm i vdekjes në shumicën e vendeve të BE-së janë sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes, siç tregojnë të dhënat e Eurostat.

Shkup– Agjencitë e licencuara turistike që duan të punojnë me vauçerët për turizëm, deri nesër, 10 gusht, mund të regjistrohen në platformën “Pushime në shtëpi”. Në këtë mënyrë, qytetarët që kanë marrë vauçerë turizmi, përveç në kapacitetet e akomodimit, do të jenë mund të përdorin edhe vauçerë përmes agjencive të udhëtimit që do të regjistrohen në platformë.

Shkup – Interesi për blerjen e banesave te qytetarët është i vazhdueshëm. Rënie e shitjes së banesave nuk është vërejtur as gjatë krizës së koronës, ndërsa çmimi i banesës është diktuar nga cilësia e ndërtimit dhe ai nuk pritet të ulet.

Shkup – Klinika universitare për nuerologji ka përgatitur Udhëzues për përballje me sëmundjet neurologjike në kushte të KOVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Shkup – Zoran Zaev dhe LSDM përmes energjisë elektrike të shtrenjtuar, të cilën do ta paguajnë qytetarët, mbledhin para të freskëta, të cilat më vonë përmes tenderëve duhet t’i marrin kompani të afërta me pushtetin dhe Zaevët.

Shkup – Kovid-19 i sulmon edhe të moshuarit dhe të rinjtë edhe me komorbiditete dhe pa komorbiditete. Nuk ka rregull. Ky është ende infektim i ri për gjithë ne, na duhet më shumë kohë që të bëjmë statistika relevante. Doli se virusi adaptohet edhe në kohën e dimrit dhe të verës. Por jam optimist dhe mendoj se trendi i të sëmurëve është në ulje, jo në rritje, thotë drejtori i Qendrës për Shëndet Publik- Shkup, Aleksandar Stojanov.

Shkup – Nëpunës policor të SPB Shtip gjatë kontrollit  të rrugës rajonale Radovish- Shtip kanë zbuluar 94 emigrantë të cilët janë transportuar me kamion. Shoferi i kamionit dhe bashkëudhëtari i tij janë arratisur, ndërsa policia gjurmon pas tyre.

Shkup – Për 25 vjet, rritja natyrore në vend ka rënë nga 15.736, në minus 601 persona, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror të statistikave. Në vitin 1994 kanë lindur 15.736 njerëz më shumë sesa që kanë vdekur, ndërsa vitin e kaluar 601 persona kanë lindur më pak sesa që kanë vdekur.

Shkup – Liljana (42), Hristijani (19) dhe Emri (27) janë tre pacientët të cilëve u është transplantuar veshka. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk shkojnë më në dializë. Pacientët kanë filluar përsëri normalisht të funksionojnë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në profilin e saj në Fejsbuk.

Kërçovë – Në bulevardin “Oslloboduvanje” në Kërçovë, mbrëmë rreth orës 21:40, është prishur rendi dhe qetësia publike me sulm fizik të kryer nga ana e 36-vjeçarit B.R. ndaj personit e Xh.M. 49 vjeç, të dy nga fshati i Kërçovës, Strogomishtë e Poshtme.

Shkup – J.S. (53) nga fshati Shishovë i Shkupit është lënduar mbrëmë rëndë pasi mbi të ka rënë një portë metalike nga oborri i shtëpisë. Ai doli për ta mbyllur, por për shkak të motit të keq, erës së fortë dhe reshjeve të mëdha, në një moment porta ka dalë nga vendi dhe e ka plagosur.

Shkup – LSDM sot përmes një komunikate informoi se i vazhdon bisedimet për formimin e shumicës stabile parlamentare dhe koalicionit qeveritar me mandat të plotë dhe stabil katërvjeçar. Jemi të përkushtuar në prosperitetin dhe stabilitetin afatgjatë të Maqedonisë së Veriut, thonë nga kjo parti duke shtuar se është e qartë se vendi nuk ka alternativë tjetër të integrimit përveç anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian (BE).

Tiranë – Klima e biznesit në vend është “mbytëse”, ndërsa bizneset shqiptare zgjedhin të investojnë jashtë vendit, ka shkruar në një shënim në Fejsbuk, ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku. Ajo shkruan se bizneset shqiptare kanë investuar jashtë Shqipërisë 1.3 miliard euro, shumica kanë shkuar në fqinjin e Maqedonisë së Veriut.

Athinë – Kemi pesë të vdekur, ku tre janë përmbytur duke tentuar që të shpëtojnë, ka thënë zëvendësministri për Mbrojtje civile të Greqisë, Nikos Hardalas dhe ka shtuar se dy persona janë zhdukur në vërshimet në ishullin Evija, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë.

Tiranë – Skulptori i njohur shqiptar Arben Bajo, nuk e ka fituar dot betejën me Kovid-19. Artisti, Arben Bajo ndodhej i intubuar në Spitalin Infektiv në Tiranë, prej ku dje, miqtë e tij, bënë thirrje urgjente për gjak të grupit A negativ, të dikujt që e kishte kaluar koronavirusin.

Berlin – Gjermania dhe Franca kanë lëshuar negociatat për reformën e Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH) të frustruar nga tentimet e SHBA-së të udhëheqin bisedimet edhe pse Uashingtoni vendosi të lëshojë atë organizatë.

Pragë – Zjarri në një ndërtesë banimi 13 katëshe në qytetin çek Bohumin ka marrë jetën e 11 personave, mes të cilëve edhe tre fëmijë.

Paris – Sekretari shtetëror francez për turizëm, Zhan Baptist Lemuan në intervistën për “Zhurnal di Dimansh” ka thënë se humbjet në këtë sektor lëvizin prej 30 deri 40 miliardë euro për shkak të “ndikimit të drejtpërdrejtë” të krizës shëndetëesore, njofton korrespondenti i MIA-s.

Nju-Jork – SHBA-ja planifikon të shkurtojnë numrin e forcave ushtarake në Afganistan “nën 5.000 trupa” deri në fund të muajit nëntor, ka theksuar Sekretari amerikan i Shtetit, Mark Esper në një interviste të dhënë dje për “Foks njuz”.

Nagasaki – Në qytetin japonez Nagasaki sot u shënua 75-vjetori i sulmit me bombë atomike nga SHBA-ja, duke iu bërë thirrje liderëve që të bëjnë më shumë në ndalimin e armëve bërthamore.

Londër – Me iniciativë të presidentit francez Emanuel Makron dhe KB-së, liderët botërorë do të vendosin sot, në ditën e pestë pas shpërthimit katastrofik në Bejrut, për të mbledhur fonde për Libanin në një video samit.

Londër – Pajisjet mbrojtëse personale për përdorim të njëfishtë (PPE) kontribuojnë ndjeshëm në krizën tashmë serioze me ndotje plastike, paralajmërojnë ekspertët.

Uashington – Presidenti amerikan Donald Tramp ka nënshkruar dje katër urdhra ekzekutivë, që zgjatë ndihmën ekonomike ndaj amerikanëve që janë dëmtuar nga pandemia e koronavirusit.

Kabul – Loja Xhirga, një asamble e madhe e eprorëve fisnorë të popullit afgan, që numërojnë rreth 3.000 delegatë, vendosi sot të lirojë nga burgu 400 luftëtarë talebanë. Me këtë hapet rruga për fillimin e bisedimeve paqësore në Afganistan, bëhet e ditur në komunikatën e këtij organi.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close