MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA FLESH

Shkup – Në nivelin e BE-së, ka mesatarisht pesë shtretër spitalore për 1.000 banorë. Më shumë kanë Gjermania dhe Bullgaria me mbi shtatë, ndërsa më pak Suedia dhe Danimarka me nën  2.5 shtretër për 1.000 banorë.

15:00/8 gusht/2020

Shkup – Në nivelin e BE-së, ka mesatarisht pesë shtretër spitalore për 1.000 banorë. Më shumë kanë Gjermania dhe Bullgaria me mbi shtatë, ndërsa më pak Suedia dhe Danimarka me nën  2.5 shtretër për 1.000 banorë.

Shkup – Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka një propozim-plan se si do të fillojë të realizohet vitit shkollor 2020/2021 nga 1 shtatori. Ai duhet të finalizohet javën e ardhshme, të kalojë në një seancë qeveritare dhe të publikohet para opinionit. Plani përmban protokolle për të gjitha modelet mësimore – prani në banka në distancë dhe me maska ​​mbrojtëse, onlajn-mësim përmes e-platformave elektronike dhe mësim të kombinuar me rotacione të nxënësve për një periudhë të caktuar.

Shkup– Në pesë ditët e fundit, numri i të infektuarve me Kovid-19 në vend nuk ka tejkaluar 10 për qind të testeve të kryera. Në disa ditë të javës, shkalla e të infektuarve të rinj ka rënë deri në pesë për qind të numrit të përgjithshëm të pacientëve të testuar. Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se janë regjistruar 155 raste të reja nga 1.845 teste, si dhe se dy persona vdiqën dhe 127 u shëruan.

Shkup – Informacione dhe mesazhe për bisedimet për formimin e qeverisë së re u dërguan dje përmes njoftimeve nga LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja, partitë që fituan 46 dhe 44 deputetë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe pas konstituimit të Kuvendit para katër ditëve hynë në garën për shumicën e re parlamentare.

Shkup – LSDM sot ka përsëritur qëndrimin se zhvillon negociata serioze për formimin e qeverisë me mandat të plotë katërvjeçar që siç thonë, “do të sigurojë pastrim të gjyqësisë dhe kontrollim të origjinës së parave dhe pronës të çdo funksionari”.

Shkup – Sektori i turizmit, një nga të më të goditurit nga pandemia e Kovid-19, paralajmëron aktivitete dhe protesta të reja në gjithë vendin, me bllokada të plota të rrugëve nëse nuk merren urgjentisht masa për ndihmë. Ata kërkojnë që vendimi për udhëtim të 50 për qind për transport të autobusëve të ndryshohet më së voni deri më 15 gusht dhe të vazhdojë masa për subvencionimin e pagave i cili përfshin agjencitë e udhëtimit, ciceronët dhe transportuesit.

Shkup – Gjatë 24 orëve të kaluara, në tërë territorin e vendit janë regjistruar 378 shkelje në lidhje me masën për mosmbajtje të mbrojtjes personale, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Ohër – Buletini javor i Qendrës për shëndet publik të Ohrit që përfshin komunat Ohër, Debërc, Strugë, Vevçan, Dibër dhe Qendër Zhupë, tregon se në periudhën prej 1 deri 7 gusht në mënyrë laboratorike është diagonstikuar prania e Kovid-19 te 25 persona nga Ohri, 24 nga Struga dhe 15 persona nga Dibra.

Shkup – Agjencia e Komunikimeve Elektronike i realizoi në praktikë të gjitha kërkesat e parashtruara nga operatorët për forcimin e kapaciteteve të rrjeteve, por deri tani nuk ka përgjigje konkrete nga ana e tyre me uljen e çmimeve të shërbimeve publike komunikuese. Në diçka të tillë rregullatori bëri të ditur rreth një muaj më parë pasi që ishin krijuar kushte për zbatimin e masave nga Dekreti që e miratoi Qeveria gjatë gjendjes së jashtëzakonshme duke marrë parasysh faktin që pandemia me Kovid-19 e ka rritur vëllimin e aktiviteteve përmes internetit.

Shkup – Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmëroi se pasdite, si dhe në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu, bubullima dhe erë të fortë, lokalisht në formën e stuhive me shi të rrëmbyeshëm intensiv dhe me breshër. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin 23-29 gradë.

Shkup – Kemi komunikim me partitë politike dhe nuk do të hyja në detaje që të mos e dëmtojë procesin. Por nga ajo që mund të vërehet dhe është folur më parë nga kryetari Mickoski dhe nga postulatet që dalin nga VMRO-DPMNE, përcaktimet programore dhe ekonomike duhet të identifikohen, ka thënë zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski në përgjigjen e gazetarëve rreth negociatave për formimin e Qeverisë së re.

Athinë – Në shtabin e Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG) në qytetin grek Larisa dje është mbajtur ceremoni lamtumirëse në prag të transferimit të Komandës në Kumanovë, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë.

Shkup – Tekniku mjekësor nga Suedia, Hans Jorgen Mihael Selberg i cili ka arrit në vendin tonë më 4 gusht përmes mekanizmit evropian për mbrojtje civile do të ndihmojë kolegët e tij në Klinikën universitare për sëmundje infektive dhe gjendje febrile gjatë kujdesit të pacientëve të sëmurë nga Kovid-19.

Shkup – Sindikata e pavarur e policisë (SPP) në prag të formimit të qeverisë së re ka dërguar porosi për kujdes se cili në çfarë pozicioni vendoset në MPB. SPP siç ka thënë kryetari i saj, Goce Dellçev Todev veçmë kanë angazhuar 42 avokatë dhe nuk do të lënë askush të luajë siç thotë “me punojësin e policisë”.

Gostivar – Në prani të dhjetëra artistëve të rinj dhe organizatorëve nga  Shoqata e artistëve të artit figurativ “Draudakum” mbrëmë u shënua fillimi i edicionit të këtij viti të Kolonisë ndërkombëtare të artit figurativ Gostivari 2020.

Sarajevë – Ish-këshilltari për siguri kombëtare i presidentit amerikan Xhon Bolton, konsideron se Prishtina dhe Beogradi ndoshta janë larg zgjedhjes së mosmarrëveshjeve që i kanë mes vete, por se marrëveshja eventuale për shkëmbim të territoreve nuk duhet të ndikojë në situatën në BeH..

Ankara –  Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan e quajti “të pavlerë” Marrëveshjen e fundit detare midis Greqisë dhe Egjiptit mbi zonat ekskluzive ekonomike në Mesdheun Lindor.

Tiranë – Kryetari i forcës më të madhe opozitare shqiptare Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkon masa dhe ndihmë të menjëhershme dhe konkrete për sektorin e turizmit.

Berlin – Gjermania dhe Franca kanë lëshuar negociatat për reformën e Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH) të frustruar nga tentimet e SHBA-së të udhëheqin bisedimet edhe pse Uashingtoni vendosi të lëshojë atë organizatë.

Rio de Zhanejro – Deri më tani pothuajse tre milionë njerëz janë konfirmuar të infektuar në Brazil – 2.962.442 me koronavirusin e ri, ndërsa 99.572 kanë vdekur nga fillimi i pandemisë.

Uashington – Ekipet negociuese të Shtëpisë së Bardhë dhe demokratët nuk kanë arritur të bien dakord për programin për stimulim të ekonomisë amerikane për shkak të pasojave nga pandemia e koronavirusit, raportojnë mediat amerikane.

Uashington – Një përfaqësues i lartë amerikan i kundërzbulimit ka shprehur shqetësim për ndërhyrje nga Kina, Rusia dhe Irani në zgjedhjet e vitit 2020.Zbulimi amerikan arrin në përfundimin se Kina shpreson që Presidenti Donald Tramp do të humbasë zgjedhjet, Rusia po përpiqet të dëmtojë imazhin e demokratit Xho Bajden, ndërsa Irani po përpiqet të minojë institucionet demokratike, tha përmes një deklarate Bill Evanina, drejtor i Qendrës kombëtare të kundërzbulimit.

Bejrut – Më shumë se 60 persona rezultojnë ende të zhdukur në Bejrut, katër ditë pas shpërthimit në port, ku e humbën jetën më shumë se 150 persona, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë libaneze të Shëndetësisë.

Montevideo – Epidemia e Kovid-19 vazhdon të përhapet në të gjithë botën, ndërsa Amerika e Jugut dhe Karaibet kaluan më së keqti, pasi numri i vdekjeve në rajon dje e tejkaloi numrin e përgjithshëm të viktimave nga infeksioni me koronavirus në Evropë.

Uashington – Presidenti amerikan Donald Tramp do të presë kryeministrin irakian Mustafa al-Kadimi në Shtëpinë e Bardhë më 20 gusht, me të cilin do të diskutojë për pandeminë e koronavirusit, situatën e sigurisë, energjinë dhe ekonominë, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.

Çikago – Pothuajse 300.000 amerikanë mund të vdesin nga Kovid-19 deri më 1 dhjetor, sipas ekspertëve të shëndetit në Universitetin e Uashingtonit, edhe pse vlerësojnë se 70.000 jetë mund të shpëtohen nëse njerëzit i ndjekin rregullat e mbajtjes së maskave.

Mogadishu – Një shpërthim i fuqishëm e ka tronditur sot Mogadishun, kur siç supozohet, një sulmues vetëvrasës me bombë ka aktivizuar një pajisje të fuqishme shpërthyese në një sulm ndaj një baze ushtarake në qendër të kryeqytetit të Somalisë.

Uashington – Anija Rhosus, nga e cila është sekuestruar nitrati i amonit, substancë e rrezikshme, e cila më shumë përdoret si pleh dhe eksploziv, është fundosur në portin e Bejrutit në vitin 2018, raportoi mbrëmë Njujork Tajms.

 

Back to top button
Close
Close