MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA FLESH

Shkup – Më shumë se dy e treta e prindërve/tutorëve ose 68,7 e tyre pranojnë, gjegjësisht do të zgjidhnin qasje paralele – mësim të kombinuar me prani fizike dhe mësim onlajn të fëmijëve. Gjatë kësaj, secili nga prindërit/tutorët thekson se pavarësisht asaj se a është për qasje të kombinuar ose për mësim onlajn, në asnjë rast nuk do të mbështesnin mësim me prani fizike të fëmijëve të tyre nëse ka numër të madh të të infektuarve, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i Ambasadës së Parë të Fëmijëve në Botë Megjashi.

18:00/7 gusht 2020

Shkup – Më shumë se dy e treta e prindërve/tutorëve ose 68,7 e tyre pranojnë, gjegjësisht do të zgjidhnin qasje paralele – mësim të kombinuar me prani fizike dhe mësim onlajn të fëmijëve. Gjatë kësaj, secili nga prindërit/tutorët thekson se pavarësisht asaj se a është për qasje të kombinuar ose për mësim onlajn, në asnjë rast nuk do të mbështesnin mësim me prani fizike të fëmijëve të tyre nëse ka numër të madh të të infektuarve, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i Ambasadës së Parë të Fëmijëve në Botë Megjashi.

Shkup – Muaji korrik shënoi rritje të sërishme të gjuhës së urrejtjes në mediat sociale në kontekstin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe numrit të madh të rasteve me KOVID-19 gjatë gjithë muajit. Gjithashtu, gjatë muajit, pati një rritje të madhe të qytetarëve të infektuar të rinj me KOVID-19, gjë që shkaktoi një diskurs negativ që gjithashtu fitoi një karakter etnik si rezultat i numrit të pacientëve nëpër komuna.

Tetovë – Në gjashtë komunat tetovare, Qendra për shëndet publik në Tetovë sot regjistroi 10 raste të reja me Kovid-19. “Nga gjithsej 10 raste të reja të të sëmurëve me koronavirus, gjashtë janë banorë në kuadër të komunës së Tetovës, dy janë banorë në vendbanimet pranë komunës së Bërvenicës dhe nga një ka në komunat e Tearcës dhe Jegunocit”, informoi Zorica Zafirovska, specialsite për epidemiologji pranë Qendrës për shëndet publik në Tetovë.

Shkup – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski zhvilloi sot një bisedë telefonike me shefin e diplomacisë së Gjeorgjisë, David Zalkaliani.

Shkup – Konfederata e Sindikatave të Lira (KSL) kërkon që të gjithë të papunët të lirohen nga pagesa e rrymës dhe ujit. Në kumtesën e sotme, KSL vlerëson se rritja e faturave për rrymë dhe rritja e akcizës së derivateve të naftës direkt janë barrë e qytetarëve.

Shkup – Për hyrje në Greqi në VK “Evzoni” prej sot deri më 15 gusht në periudhën nga ora 22:00 në mbrëmje deri në 06:00 të mëngjesit, nuk do të lëshohen udhëtarët dhe automjetet transportuese, ndërsa për dalje  komunikacioni do të zhvillohet në mënyrë normale dhe do të lëshohen të gjithë udhëtarët.

Shkup – Departamenti amerikan i Shtetit mbrëmë e pezulloi nivelin e katërt të rekomandimit për udhëtime jashtë vendit për pjesën më të madhe të vendeve, që është paralajmërimi më i lartë për qytetarët amerikanë që të përmbahen nga çfarëdo lloj udhëtim jashtë SHBA-së.

Zagreb – Autoritetet shëndetësore gjermane kanë zbuluar vatër të re të virusit korona në rrethin Gepingen, në veri të Shtutgartit, ndërsa bëhet fjalë për maturantë të cilët, sipas mediave gjermane, janë infektuar derisa ishin në pushim në Kroaci.

Madrid – Autoritetet spanjolle kanë urdhëruar karantinimin e 32.000 personave në qytetin Aranda del Duero në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.Sipas “Gardian”, banorëve të Aranda del Duero, të njohur për vreshtat e tyre, do t’u kufizohet lëvizja në minimum absolut dhe do t’u ndalohet të largohen nga qyteti, që ndodhet 150 km në veri të Madridit.

Gjenevë – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) apelon për ndihmë prej 15 milionë dollarëve amerikanë për mbulimin e nevojave urgjente shëndetësore të Libanit, pas shpërthimit katastrofik në portin në Bejrut, në kushte të krizës ekonomike dhe rritjes së rasteve me koronavirus.

Bejrut – Presidenti libanez Mishell Aun deklaroi se në hetimin për shpërthimin e depos në portin  në Bejrut gjurmohet  për faktin nëse bëhet fjalë për pasojë për përzierja e jashtme ose është vetëm  fatkeqësi ose pakujdesi, kumtoi sot Kabineti i tij.

Londër – Premier Liga angleze publikoi listë të kandidatëve për titullin lojtar më i mirë i ri për sezonin 2019/2020. Kandidatë për çmimin janë: Din Henderson (Shefild Junajted), Trent Aleksandër – Arnold (Liverpul), Xhek Grilish (Aston Vila), Mejson Maunt  dhe Kristian Pulishiq (Çellsi), si dhe Antoni Marsijal, Mejson Grionvud dhe Markus Rashford (Mançester Junajted).

Back to top button
Close
Close