MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Shirat intensivë që e kanë prekur kohët e fundit vendin tonë e kanë rritur nivelin e ujit të lumenjve. Matjet hidrologjike shënojnë disa rritje, veçanërisht në Vardar, Treskë, Pçinjë dhe Crna. Shkup – Nga Komuna e Karposhit informojnë se para orës 7 në mëngjesin e sotëm ekipet e komunës intensivisht po punojnë në pastrimin e rrugës nga Nerezi deri në “Shën Pantelejmon”.

15:00/ 7 gusht/ 2020

Shkup – Shirat intensivë që e kanë prekur kohët e fundit vendin tonë e kanë rritur nivelin e ujit të lumenjve. Matjet hidrologjike shënojnë disa rritje, veçanërisht në Vardar, Treskë, Pçinjë dhe Crna.

Shkup – Nga Komuna e Karposhit informojnë se para orës 7 në mëngjesin e sotëm ekipet e komunës intensivisht po punojnë në pastrimin e rrugës nga Nerezi deri në “Shën Pantelejmon”.

Shkup – Të hënën më 10 gusht në orët e hershme të mëngjesit do të zhvillohet spërkatje me aeroplan kundër mushkonjave në territorin e Qytetit të Shkupit. Me këtë, siç informojnë prej atje, do të zbatohet faza e katërt e dezinsektimit me aeroplan kundër larvave të mushkonjave.

Shkup – Jo gjithmonë ai që përfiton pronë, e vendos pronën në emrin personal. Do të kërkojmë nga deputetët e ri të sjellin Ligj për origjinën e pronës, deklaroi kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska në një intervistë për “Slloboden Peçat”.

Lubjanë – Nëse zgjedhjet në vend të 15 korrikut bazohen në numrin e tuiteve të publikuara, atëherë koalicioni në pushtet “Mundemi”, i kryesuar nga LSDM, do të duhej të fitonte dyfish më shumë deputetë se partia kryesore opozitare VMRO-DPMNE, vlerëson BIRN në analizën për përdorimin e rrjeteve sociale në fushatën parazgjedhore.

Shkup – Në seancën e sotme, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njëzëri solli vendim që një qind për qind të rriten kompensimet e anëtarëve të këshillave zgjedhor, për 20 për qind anëtarëve të Komisioneve zgjedhore komunale, ndërsa punonjësit shëndetësorë që morën pjesë në procesin zgjedhor të marrin nga 6000 denarë.

Shkup – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) vlerëson se vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike është i nxituar dhe rritja do të bjerë në ngarkesë të qytetarëve.

Shkup – Sot parashtrova padi për shpifje kundër zëdhënësit të Hristian Mickoskit, Naum Stoillkovski, i cili financohet nga partia të përhapë gënjeshtra në interes të shefit të tij. Mickoski në këtë mënyrë u kap për diskreditimin tim personal, ndërsa kjo e tregon vetëm pafuqinë e tij të përballet me kritikat konstruktive të cilat ia drejtova pas humbjes në zgjedhje.

Shkup – Institucionet arsimore nuk kanë qenë plotësisht të përgatitur për mësimin në distancë, veçanërisht në fillimin e krizës së koronës, ndërsa më të goditur nga situata janë nxënësit, veçanërisht ata në zonat rurale, nxënësit nga familje të rrezikuara shoqërore, si dhe nxënës me aftësi të kufizuara.

Tetovë – Lagjja Blloku 70 është njëra ndër lagjet më të goditura në Tetovë ku disa ndërtesa të caktuara tre ditë me radhë qytetarët aspak nuk kanë ujë për shkak të defekteve të mëdha në rrjet dhe ndërprerje në furnizimin me ujë për shkak të riparimit të tubacioneve.

Shkup – Një familje prej katër anëtarësh mesatarisht në korrik i janë nevojitur 33.265 denarë për t’i përmbushur nevojat themelore gjatë muajit. Më së shumti para, sipas Shportës sindikale minimale janë të nevojshme për ushqim dhe pije, respektivisht 14.064 denarë si dhe për shlyerjen e shpenzimeve komunale 10,444 denarë. Për transport janë nevojitur 2,466 denarë, ndërsa higjienë personale 2,369 denarë.

Shkup – Dhjetë pacientë të rinj me Kovid-19 janë diagnostikuar në Spitalin e specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative “13 Nëntori” në Shkup, konfirmoi për MIA-n, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Podgoricë – Shefja e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Mal të Zi, Mina Brajoviq, deklaroi se shkollat duhet të hapen kur epidemia e koronavirusit të jetë nën kontroll.

Athinë – Gjatë shfrytëzimit të pushimit vjetor të gjithë punonjësit shëndetësor në Greqi, para se të kthehen në punë, detyrimisht duhet të bëjne testin për Kovid-19, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë.

Beograd – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në paraqitjen e tij të sotme para opinionit, duke folur për dialogun me Prishtinën, deklaroi se Beogradi dëshiron që bisedimet të jenë thelbësore, e jo formale, të shihen hapa konkretë dhe ato t’i zgjidhin problemet, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Tiranë – Guvernatori i Bankës qendrore të Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se pandemia me Kovid-19 rëndë e ka goditur ekonominë e Shqipërisë, ku si pasojë tërë aktiviteti ekonomik ka pësuar ngadalësim të fuqishëm.

Athinë – Bëhet fjalë për sukses kombëtar, që mbyll një çështje të pazgjidhur 15 vjeçare, thotë kryeministri grek Kirijakos Micotakis për marrëveshjen që Greqia dje e nënshkroi me Egjiptin për përcaktimin e Zonës ekskluzive ekonomike, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Moskë – Vaksina ruse kundër virusit Kovid-19, e bërë nga Qendra “Gamalej”, do të regjistrohet më 12 gusht, ndërsa do të jetë e para që do ta marrin punonjës mjekësorë dhe banorë më të moshuar në vend, deklaroi sot zëvendësministri i Shëndetësisë së Rusisë, Oleg Gridnev.

Londër – Qeveria britanike sot paralajmëroi se do t’i përforcojë kontrollet e kufijve, pasi një numër rekord i emigrantëve për një ditë e kanë kaluar kanalin Lamansh dhe kanë hyrë me anije të vogla.

Paris – Në disa pjesë të Marsejës, qyteti i dytë sipas madhësisë në Francë, prej nesër e deri më 30 gusht do të jetë e obligueshme mbajtja e maskave në ambient të hapur, që të pengohet përhapja e koronavirusit, kumtuan sot autoritetet lokale.

Bejrut – Numri i viktimave në shpërthimin në Bejrut është ngritë në 154, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë i Libanit, Hamad Hasan. Hasani ka theksuar se rreth 5.000 persona kanë kërkuar mjekim në spital.

Nju Jork – Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka kërkuar të zbatohet hetim i pavarur për shpërthimin që ka ndodhur në Bejrut dhe tha se “duhet të dëgjohen thirrjet e viktimave që të nxirren përgjegjësit para drejtësisë”.

Back to top button
Close
Close