MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA FLESH

Shkup – Nga fillimi i hapjes së shpalljes publike për subvencione për inverterë janë parashtruar 2.249 aplikime, ndërsa mbeten mjete edhe për rreth 3.000 kërkesa, informon qyteti i Shkupit.

12:00/ 7 qershor/ 2020/ 

Shkup – Nga fillimi i hapjes së shpalljes publike për subvencione për inverterë janë parashtruar 2.249 aplikime, ndërsa mbeten mjete edhe për rreth 3.000 kërkesa, informon qyteti i Shkupit.

Shkup – Ritet numri i kapaciteteve spitalore në të gjitha 16 spitalet të cilat do të marrin mini reparte infektive mudulare me qëllim që ato me tani objektet e veçanta, të mbesin plotësisht “të pastra” në mënyrë që patologjia normale që punohet thjesht të mos pësojë dhe që pacientët të munden të marrin shërbime shëndetësore, si dhe të mos krijohen lista për pritje. Do të instalohen aparate për diagnostikim në të gjitha qendrat për diagnostikim të shpejtë të virusit, theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Shkup – Qytetarët duhet të sillen me përgjegjësi dhe të mos hedhin mbeturina në sistemin e kanalizimeve, sepse e bllokon dhe prish funksionimin e tij, apelon Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”- Shkup.

Shkup – Për shkak intervenimeve teknike në rrjetin elektro përçues nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga komunat Kisella Vodë, Qendër, Aerodrom dhe Karposh, kumton QRMK – Shkup.

Shkup – Në Klinikën universitare për traumatologji, sëmundje ortopedike, anestezion, reanimacion, mjekim intensiv dhe qendër urgjente (TOARIQU) për herë të parë është kryer intervenim kirurgjik për vendosje perkutane të vidhës pedikulare në shtyllën torako-lumbale pa qasje klasike, përkatësisht pa hapje të shtyllës kurrizore, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Athinë– Për shkak të rritjes së numrit të rasteve pozitive të Kovid-19, ndërsa me urdhër të zëvendësministrit të Mbrojtjes Civile të Greqisë, Nikos Hardallas, masa të jashtëzakonshme kufizuese do të vendosen në ishullin grek Poros këtë mëngjes, që do të jenë në fuqi 10 ditët e ardhshme, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sofje – Policia bullgare mëngjesin e sotëm ka larguar tendat e demonstrantëve nga tre pika kryesore kontrolluese në sheshin e Sofjes që bllokon trafikun, ndërsa më pas janë arrestuar 12 persona, mes tyre edhe organizatorët e protestës.

Nikozi– Me kërkesë së Interpolit, policia qipriote e ka gjetur dhe e ka marrë në pyetje rusin  43 vjeçar, ish pronar i kompanisë së anijes, e cila në Bejrut ka transportuar nitrat të amonit, publikuan mediat nga ishulli.

Berlin – Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Shpan theksoi se Gjermania nuk e ka tejkaluar “pragun kritik”, për shkak të numrit të pacientëve të rinj me Kovid-19, që sërish tejkaloi 1.000 persona të sëmurë në ditë.

Otavë– Në hulumtimin e publikuar nga Instituti kanadez për informata shëndetësore thuhet se në periudhën prej vitit 2018 deri në vitin 2019, 25.000 persona janë pranuar në spitale për shkak të tentimeve për vetëvrasje.

Brazili – Presidenti brazilian Zhair Bolsonar ka dhënë dekret i cili parashikon të ndahen 356 milionë dollarë për blerjen dhe prodhim e vaksinën potenciale kundër koronavirusit , që e zhvillon kompania “AstraZeneka” dhe hulumtues nga universiteti i Oksfordit.

Duisburg – Skuadra e Sevillës ka arritur fitore relativisht të lehtë me 2: 0 kundër Romës në përballjen mes dyja skuadrave në 1/8 e finales të Ligës së Evropës.

Mançester – Mançester Junajted i pagoi nëntë milionë funta shtesë Aleksis Sançezit që ta bind kilianin ta shkëput marrëveshjen me klubin dhe të zhvendoset në Inter pa kompensim për transfer.

Paris – Edinson Kavani është i gatshëm të vazhdojë karierën në Amerikën Jugore. Sipas “Globo Esporte” klubi i tij i ardhshëm mund të jetë Atletiko Mineiro. Nuk ka oferta për sulmuesin 33 vjeçar, ndërsa ka interes për të edhe nga Lidsi, Benfika dhe Inter Majami.

 

Back to top button
Close
Close