MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Skenari i mundshëm më i keq me virusin Kovid-19 në vjeshtë  do të thoshte koncentrim më i madh i njerëzve në hapësira të mbyllura, numër plotësues  i të sëmurëve nga gripi sezonal që mund të shkaktojë stërngarkim në spitale me pacientë dhe kjo të mos mund të menaxhohet. Ky skenar, siç theksoi dje ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe, mund të evitohet, por nëse kjo nuk ndodhë, autoritetet shëndetësore do ta presin të përgatitura.

9:00/7 gusht/2020/

Shkup – Afati për ndarjen e mandatit për përbërjen e qeverisë së re është duke vijuar tashmë për ditën e tretë. Partitë politike LSDM dhe VMRO-DPMNE ditët e fundit kanë konfirmuar se po punojnë për të krijuar shumicë prej 61 deputetësh, por nuk ka asnjë lajm konkret se kur do ta formojnë qeverinë e ardhshme.

Shkup – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut nëpër drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur, informojnë nga LAMM.

Ohër – Programi i edicionit të sivjetmë të “Verës së Ohrit” për sot ofron koncertin e Duetit “SoliPs”, me flautisten Elena Stojçevskën dhe kitaristin Roman Petion.

Ankara – Nënshkrimi i marrëveshje midis Greqisë dhe Egjiptit për demarkacionin e zonave të tyre ekskluzive, për të cilat Ankaraja thotë se përfshin një pjesë të rajonit kontinental turk, e ka zemëruar Turqinë. Si përgjigje, Turqia lëshoi ​Navteks, e cila konsiderohet notë paralajmërues në praktikën detare.

Paris – Drama pengmarrëse që ndodhi në bankën BRED në Le Avër-Normandi përfundoi pa të lënduar dhe me arrestimin e personit të dyshuar për sulmin, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Uashington – Presidenti i SHBA-së Donald Tramp ka dhënë urdhër me të cilin ndalohen të gjitha transaksionet e personave amerikan me kompaninë kineze „ByteDance“ dhe „Tensent“, pronarë të aplikacioneve „TikTok“ gjegjësisht „WeChat“.

Otava – Kanadaja vlerësoi se vendimi i presidentit amerikan, Donald Tramp për kthimin e tarifave prej 10 për qind të aluminit kanadez është “i papranueshëm” dhe paralajmëron qëllimin e saj për vendosje të shpejtë të “kundërmasave”.

Nju-Delhi – Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Indi tejkaloi dy milionë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Gjatë 24 orëve të fundit gjiganti afrikanojugor regjistroi 62.585 të infektuar të ri, me të cilët numri i përgjithshëm nga fillimi i pandemisë arriti 2.027.074.

Back to top button
Close
Close