MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot në profilin e tij në Fejsbuk  ka shënuar se i pranon vërejtjet e gazetarëve për mënyrën e re të komunikimit pas seancës konstitutive kuvendore. Siç thekson Zaev, secili para opinioni është përgjegjës për procedurat e veta.

18:00/ 6 gusht/ 2020

Shkup – Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot në profilin e tij në Fejsbuk  ka shënuar se i pranon vërejtjet e gazetarëve për mënyrën e re të komunikimit pas seancës konstitutive kuvendore. Siç thekson Zaev, secili para opinioni është përgjegjës për procedurat e veta.

Shkup– Kryeministri Oliver Spasovski sot në profilin e tij në Fejsbuk porositi që asnjëherë mos ta harrohet dhe të mos përsëritet moti i lig, i cili para katër viteve e kaploi Shkupin.

Shkup – Kartelë vendore pagesore shfrytëzojnë 305 mijë qytetarë. Përfundimisht me 1 gushtin, janë lëshuar kartela me vlerë prej 26.7 milionë eurove, nga të cilat përdoruesit deri në atë datë kanë shpenzuar rreth 23 milionë euro. Këto janë mjete që janë injektuar në ekonominë e vendit duke blerë produkte dhe shërbime maqedonase, njoftoi sot në profilin e saj në Fejsbuk, ministrja e Financave, Nina Angellovska.

Shkup – Nënat të cilat dyshojnë ose që janë pozitive në Kovid-19 munden t’i ushqejnë me gji foshnjat, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk Venko Filipçe. Thekson se ato duhet dhe preferohet që tu japin gji foshnjave të tyre, sepse nëse e ndërpresin gjidhënien, do të ulet edhe sasia e qumështit të nënës, e me këtë edhe faktorët mbrojtës të cilat i përmban.

Shkup – Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.543 testime, ndërsa janë regjistruar 113 raste të reja me Kovid-19, gjashtë persona kanë vdekur, ndërsa 113 janë shëruar: në Shkup-35, Kumanovë-12, Shtip-23, Prilep-1, Tetovë-5, Strugë-1, Manastir-7, Ohër-6, Gostivar-15, Koçan-2, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-1, Vallandovë-1, Vinicë-1. Gjashtë pacientë kanë vdekur, tre nga Shkupi (64, 22 dhe 83 vjeç), një nga Kumanova (72), një nga Struga (48) dhe një nga Ohri (75). Pesë pacientë kanë vdekur në kushte spitali dhe një jashtë spitalit.

Kërçovë – Sot nuk ka raste të reja të të infektuarve me koronavirus në Kërçovë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, sot nuk janë regjistruar as pacientë të shëruar. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid-19 në këtë komunë mbetet 178 persona, prej të cvilëve 108 janë aktivë, 61 janë shëruar, ndërsa nëntë persona kanë vdekur.

Shkup – Me rastin e shpërthimit të pardjeshëm  në portin e kryeqytetit të Libanit, Bejrut, Kryqi i Kuq  i Republikës të Maqedonisë së Veriut informon se do të përfshihet  në donacionin humanitar me qëllim të zbutjes së pasojave dhe dhënies së ndihmës dhe mbështetjes për popullatën e pësuar.

Shkup – Pacienti njëzetë e dy vjeçar nga Shkupi, i cili është një prej gjashtë të vdekurve nga Kovid-19 në 24 orët e fundit, ishte me sindromën Daun, informuan për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë.

Shkup – Prokuroria Themelore Publike nga Prilepi ngriti procedurë kundër një djali 25 vjeçar nga fshati Debreshte i cili dyshohet se ka kryer  sulm gjinor ndaj një vajze  e cila ende  nuk i ka mbushur  14 vjet.

Shkup – Fjalët e Zaev nuk janë të sinqerta, përkundrazi, ky është një qëndrim hipokrit. Vitet e fundit, ai ka lënë gjurmë në të gjitha paditë dhe akuzat ndaj gazetarëve, ka përndjekur dhe etiketuar mediat dhe ka kaluar dhunë fizike të pa sanksionuar ndaj gazetarëve.

Shkup – Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik sot e hapën Qendrën e re për veprim në kushte të epidemive dhe situata të tjera të jashtëzakonshme publike – shëndetësore në Shkup. Qendra, siç bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, do të sigurojë informacione të centralizuara në kohë reale, ndjekjen e situatave, njoftime dhe këshilla për atë se si veprohet në raste të ngjarjeve dhe situatave të jashtëzakonshme në lidhje me shëndetin publik.

Vjenë – Pas një ahengu në qytetin austriak Villah, në të cilin ka pasur shumë personalitete të njohura, përfshirë edhe sekretarin e Shëndetësisë të këtij qyteti, Kristian Pober, 80 persona duhet të vendosen në karantinë. Njëherësh, në aheng kishte ardhur edhe një hotelier i cili ishte konfirmuar se është i infektuar me virus korona.

Vjenë – Një grup turistë austriakë janë infektuar me koronavirus gjatë pushimit veror në Kroaci. Gjithsej gjashtë persona nga grupi prej 11 turistëve nga Austria e Poshtme rezultuan pozitivë në testin për koronavirus, të cilin e kanë bërë gjatë kthimit në Austri.

Hiroshimë – Të mbijetuarit nga bombardimi i parë atomik në botë sot u grumbulluan në Hiroshimë, të Japonisë që ta shënojnë 75 vjetorin e sulmit, informon Zëri i Amerikës. Një grup i vogël i njerëzve në Parkun Përkujtimor të Paqes në Hiroshimë i nderuan viktimat me një minut heshtje në orën  8:15, saktë në momentin kur bomba atomike e quajtur “Djali i vogël” ishte gjuajtur nga aeroplani ushtarak i SHBA-së Enola Gai, me çka ndërruan jetë 140.000 persona, ndërsa i gjithë qyteti ishte rrënuar.

Bejrut – Kjo është katastrofë nacionale, asnjëherë në jetë nuk kam parë një katastrofë kaq të madhe, tha me lot në sy guvernatori i Bejrutit, Marvan Abud, duke u drejtuar para gazetarëve mes rrënojave në portin në Bejrut, të shkatërruara nga shpërthimi në të cilin e humbën jetën të paktën 135 persona.

Back to top button
Close
Close