MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

15:00/ 6 gusht/ 2020

15:00/ 6 gusht/ 2020

Shkup– Diplomacia digjitale në rajon në praktikë më së miri e përdorin institucionet e Maqedonisë së Veriut, të cilat janë renditur më së larti dhe morën më së shumti pikë në analizën “Diplomacia digjitale në rajon 2020”. Në analizën më të re të Diplomacisë digjitale, të përpiluar për periudhën e viteve 2017-2019, krahas metodave, që janë përdorur në analizën paraprake, gjegjësisht krahas përcaktimit të të dhënave sasiore për numrin e kanaleve të ndryshme të rrjeteve sociale, numri i ndjekësve dhe numri i popullatës dhe proporcionit të tyre, janë përdorur edhe parametra të caktuar cilësor. Më së shumti pikë në renditjen sipas të gjitha kritereve, gjegjësisht 7.2 mori Maqedonia e Veriut, institucionet e së cilës, siç bëhet e ditur në analizën, kanë bërë përpjekje të konsiderueshme dhe kanë strategji të përpiluar mirë, me çka kanë treguar qartë se edhe në korniza rajonale diplomacia digjitale mund të praktikohet thuajse sipas standardeve botërore.

Shkup– VMRO-DPMNE është duke punuar për të formuar shumicë parlamentare, deklaroi sot zëdhënësi i partisë, Dimçe Arsovski, duke shtuar se ai “as nuk i konfirmon dhe as i mohon informacionet nga burime të pakonfirmuara dhe të paidentifikuara” që partia i ka ofruar qëndrimet me BDI-në për të formuar qeveri. Portali “Lajm” duke iu referuar burimeve partiake, mbrëmë publikoi se VMRO-DPMNE dhe BDI janë para marrëveshjes për formim të Qeverisë me kryeministër shqiptarë. Sipas burimit të njëjtë, liderët e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, Ali Ahmeti dhe Hristian Mickoski janë dakorduar se kryeministër i parë do të jetë Lazar Elenovski , i cili do të deklarohet edhe shqiptar edhe maqedonas. Në këtë mënyrë BDI do të ketë arsyetim se e ka realizuar kërkesën për kryeministër shqiptarë, ndërsa edhe anëtarësia e VMRO-DPMNE-së  nuk do të ketë revoltë, sepse për Elenovskin do të jetë e qartë se ‘deklarimi që është shqiptar është vetëm për nevojat e politikës ditore’, thekson “Lajm”.

Shkup – Ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme të kabinetit të Presidentit, Stevo Pendarovski rreth përbërjes së Kuvendit dhe thekson se rasti i parë edhe pse nuk u zgjodh kryetari i Kuvendit dhe seanca u ndërpre, kryesuesi ta njoftojë presidentin e vendit se Shtëpia ligjvënëse është konstituuar, nuk ishte në vitin 2016, por në përbërjen e pestë parlamentare në vitin 2006.

Shkup– Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot e informoi ambasadoren gjermane në vend, Anke Holshtajn se partia e tij po zhvillon bisedime serioze për të formuar shumicë të re, të qëndrueshme parlamentare dhe një qeveri të re që do të funksionojë në interes të qytetarëve. Siç theksoi Zaev në takimin me Holshtajn, zhvillimi dhe përparimi i ekonomisë, si dhe reformat gjyqësore do të jenë prioritetet kryesore të Qeverisë së re.

Shkup– Kryetari i Qeverisë, Oliver Spasovski sot pati takim me ambasadorin e Kinës në vend, Xhang Xuo, në të cilin e theksoi solidaritetin e lartë dhe bashkëpunimin e mirë mes dy shteteve gjatë pandemisë të shkaktuar nga Kovid-19. Në takim, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, ambasadori Xhang transmetoi përshëndetje deri tek kryeministri Spasovski nga kolegu i tij kinez Li Keçijang, me ç’rast dy bashkëbiseduesit vlerësuan se shteti ynë përballet mirë me pasojat nga pandemia në planin shëndetësor dhe ekonomik. Spasovski iu falënderua Kinës për ndihmën në materiale mjekësore dhe sanitare dhe për përvojat e ndara rreth përballjes me virusin dhe shprehu pritje për bashkëpunim të mëtutjeshëm. Është shprehur edhe përcaktim i përbashkët edhe për zhvillimin e bashkëpunimit në kuadër të iniciativës 17+1, në fushat si: bujqësia, infrastruktura, energjetika, arsimi dhe kultura.

Shkup – Tani për tani gjendja me rrjedhat ujore është stabile dhe nuk janë regjistruar rritje të posaçme dhe dalje nga shtretërit të lumenjve, informon Qendra për Menaxhim me Kriza, për gjendjen me reshjet që e përfshinë vendin. Sipas informacioneve të marra nga qendrat rajonale të menaxhimit të krizave deri në orën 12, pas shirave të mëdha që përfshinë Qytetin e Shkupit dhe zonën përreth, deri më tani nuk janë marrë raporte për derdhje dhe probleme nga reshjet. Nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” – Shkup informojnë se ekipet e tyre me cisterna dhe cisterna vakumi kanë punuar për largimin e ujit në vendet kritike të qytetit, ku në situata të tilla zakonisht mblidhet sasi e madhe e ujit Aktualisht situata është normalizuar.

Shkup– Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga vendi në periudhën janar – qershor të këtij viti arriti në 2.705.623,000 dollarë dhe shënon rënie prej 24 përqindjeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, publikoi sot Enti shtetëror i statistikave. Vlera e mallrave të importuar në të njëjtën periudhë arriti në 3.691.475.000 dollarë, që është për 20 për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Deficiti tregtar në gjashtë muajt e parë të këtij viti arriti në 985.852.000 dollarë.

Shkup – Reshjet i kanë rritur nivelet e ujit të shumë lumenjve në vend. Sipas matjeve të sotme hidrologjike, Treska tregon rritje nëntë fish më të lartë nga mesatarja e gushtit, ndërsa “Cërna Reka” është rritur trefish. Është rritur edhe niveli i Vardarit afër Jegunocit dhe Velesit trefish, kurse në Shkup dhe Demir Kapi dyfish. Vetëm Sateska afër Botunit, Striumicë afër Novo Sellës dhe Kriva Reka afër Kriva Pallankës janë nën mesataren e gushtit. Te liqenet, gjendja prej dje ka ndryshuar. Siç qëndron në tabelën e matjes së DPHM, nesër te të gjitha lumenjtë pritet rritje e nivelit të ujit krahasuar me vlerën e sotme.

Shkup – Ekipet e ndërmarrjeve publike të qytetit prej dje dhe gjatë ditës së sotme janë në terren dhe ndërhyjnë pas motit të ke që e përfshiu Shkupin. Nga NP “Parqe dhe Gjelbërime” për MIA-n informojnë se ekipet e tyre kanë ndërhyrë dje dhe sot, ndërsa ekipet kujdestare do të punojnë edhe pasdite dhe gjatë natës, nëse ka nevojë. Sot është rrëzuar një pemë, shelg, mbi një automjet në Autokomandë. Ekipet e tyre e kanë liruar automjetin, ndërsa degët janë mënjanuar. Dje ekipet kanë ndërhyrë në rrugën “Viç” në Karposh 4, përballë kopshtit “Orce Nikollov”, ka ishte rrëzuar një pemë. Ka pasur ndërhyrje edhe në  Karposh 2, në rrugën “Shekspirova” ku kanë rënë degë të cilat janë mënjanuar gjatë ditës së djeshme. Në Gjorçe Petrov, afër Tregut, në rrugën “Makedonska Vojska” gjithashtu është rrëzuar një pemë, ndërsa gjatë natës ekipet kanë ndërhyrë  edhe në Vodno, në afërsi të ambasadave, ku ishin rrëzuar dhe thyer degë.

Shkup – Janë tërhequr 15 fituesit e shpërblimeve mujore prej nga 20.000 denarë përmes lojës shpërblyese TVSH-ja Ime”Shpërblimi Im, në tërheqjen publike që u mbajt dje në TV Kanal 5, kumtoi sot Ministria e Financave. Bëhet fjalë për Filip Petreski nga Prilepi, Igor Kacar nga Kumanova, Maria Bojkikeva – Shkup, Boban Spasovski – Veles, Lidia Padovan-Shkup, Darko Ralpovski-Berovë, Muhamet Ibrahimi-Shkup, Nikolla Goshev-Shkup, Emilia Petkoska-Shkup, Aleksandra Padikova Spirkovski-Kavadar, Katerina Dançeva -Strumicë, Gordana Mitrevska-Manastir, Ivana Llazarovska-Shkup, Bllagojço Stevanoski-Kriva Pallankë dhe Dejan Dimoski-Prilep. Emrat e tyre janë publikuar edhe në ueb-faqen e Llotarisë shtetërore në linkun në vijim: https://www.loto.mk/MojaNagradaRezultati.

Shkup– NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup informon se aksioni për pagesë të borxheve me këste dhe pa interes për persona fizikë dhe juridikë, i cili është zbatuar nga 17 qershori e deri më 31 korrik të vitit 2020, e kanë shfrytëzuar 551 shfrytëzues dhe janë nënshkruar gjithashtu edhe marrëveshje. Nga Ndërmarrja Publike theksojnë se vlera e përgjithshme për të cilën janë nënshkruar marrëveshjet për pagesë me këste pa interes është 36,5 milionë denarë. U bëjnë apel konsumatorëve të vet rregullisht t’i shlyejnë borxhet e tyre dhe në mënyrë të arsyeshme dhe racionale ta përdorin ujin, të jenë të përgjegjshëm dhe të sillen me ndërgjegje  lidhur me mbrojtjen e furnizimit me ujë dhe sistemit të kanalizimit.

Shkup – Të ardhurat nga shitja e “Telekomit të Maqedonisë” në gjashtë muajt e parë të këtij viti, në krahasim me vitin e kaluar, janë rritur për 0,7 për qind dhe janë 5.177 milionë denarë. Fitimi operativ para interesave, tatimimit dhe amortizimit  (EBITDA)  është ulur për 2,7 për qind, për shkak të rritjes së shpenzimeve operative në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kumtoi sot kompania. Prej atje vlerësojnë se në gjysmën e parë të këtij viti shënojnë rezultate të mira kundrejt të gjitha sfidave të punës që i imponoi Kovid-19 dhe potencojnë se vazhdon me trendin e rritjes së numrit të shfrytëzuesve në segmentin e internetit dhe televizionit.

Shkup – Sa i përket dezinformatave që po përhapen në rrjetet sociale këto ditë për rrezikun e rezervuarit në të cilin mbeturinat e monomerit të vinil klorurit ruhen në zonën e ish-fabrikës OHIS, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon publikun se informacioni i tillë është plotësisht i pasaktë. Përkatësisht më 29 korrik 2020, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor publikoi një raport të plotë për inspektimet e kryera në subjektin  juridik Eko Qendra (Eco Center) 97, Shkup, në lidhje me zbatimin e projektit për heqjen e sigurt të substancave kimike nga lokacionet dhe impiantet prodhuese të SH.A. Ohis – Shkup, të cilin edhe Ministria e Mjedisit e shpërndau në kanalet e saja  të komunikimit.(https://bit.ly/31fywxw) .

Shkup – Kundër gjashtë nëpunësve të policisë të punësuar në SPB Shkup, për shkak dyshimit se më 18 maj të këtij viti kanë kryer vepër penale “maltretim gjatë ushtrimit të detyrës” sipas nenit 143 nga Kodi Penal, është parashtruar padi penale nga ana e Sektorit të Punëve të Brendshme, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale deri te Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimi të organizuar dhe korrupsionit – Sektorit për ndjekjen e kryerësve të veprave penale të personave me autorizime policore. “Pas kontrolleve të bëra dhe qasjes në kamerat e sigurisë është konstatuar se ngjarjes i ka paraprirë ngjarje tjetër penale-juridike, pas së cilës i dëmtuari është lidhur me pranga dhe ndaj tij pa bazë është përdorur forcë policore, me të cilat janë tejkaluar autorizimet policore, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Kërçovë– Pas zgjedhjes së Ismail Jahoskit për deputet ka mbetur i zbrazët vendi i kryetarit të komunës së Pllasnicës dhe për një periudhë të caktuar funksionin e kryetarit të kësaj komune konform ligjit për pushtet lokal do ta kryejë anëtari i Këshillit të kësaj komune, Elsan Nurçeski. “Jam i caktuar të ushtrojë detyrën e kryetarit të komunës së Pllasnicës nga ana e kryetarit të deritashëm Ismail Jahoski i cili është zgjedhur deputet nga radhët e BDI-së në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kam nderin dhe kënaqësinë që përfaqësoj komunën e Pllasnicës. Funksionin do ta kryejë me nder, përgjegjësi dhe në mënyrë transparente si dhe konform Kushtetutës, statutit të komunës, aktet nënligjore dhe marrëveshjet ndërkombëtare”, ka thënë Nurçeski.

Tiranë– Pas një seri numrash rekord ditor të të infektuarve të rinj me Kovid-19 në vend, presidenti shqiptar, Ilir Meta e shfaqi shqetësimin e tij për gjendjen e përkeqësuar dhe i kërkoi qeverisë që ta rrisë buxhetin për sektorin e shëndetësisë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Tirana. Ai gjithashtu kërkon që të merren menjëherë të gjitha masat e nevojshme dhe të rritet aftësia spitalore për kujdes intensiv, të sigurohen pajisjet e nevojshme dhe të merret gjithçka e nevojshme për trajtimin e pacientëve me koronavirus. “Asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta e qytetarëve”, tha Meta.

Varshavë– Presidenti polak, Andzhej Duda sot para deputetëve në Parlament u betua për një mandat të dytë pesë-vjeçar. Deputetët e opozitës dhe kryeministri nuk morën pjesë në seancë, pasi ata pretendojnë se ai nuk e ka respektuar kushtetutën gjatë mandatit të tij të parë dhe sepse politikat e tij, siç thonë, janë në konflikt me ato të liderëve të BE. Siç transmetojnë agjencitë e huaja, Duda është një aleat i ngushtë i koalicionit qeverisës të krahut të djathtë, i cili përbëhet nga Partia “Ligji dhe Drejtësia” dhe dy parti më të vogla politike. Pas betimit, Duda premtoi hapje për të gjitha grupet dhe partitë politike dhe e theksoi rolin kryesor të familjes dhe nevojën për ta mbrojtur atë.

Bruksel – Bashkimi Evropian është i gatshëm t’i ndihmojë Libanit me tregti dhe mbështetje doganore, me qëllim që vendi t’i sanojë pasojat nga shpërthimi i tmerrshëm në Bejrut, deklaroi sot kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen. “Komisioni është i gatshëm që të hetojë se si mundet t’i përmirësojë marrëdhëniet tona tregtare në këtë kohë sfiduese, veçanërisht në kuptim të tregtimit të mëtutjeshëm dhe lehtësimeve doganore”, tha Fon der Lajen pas bisedës telefonike me kryeministrin libanez Hasan Diab. Ajo ofroi ndihmë edhe për rekonstruktim dhe rimëkëmbje të Bejrutit, si dhe ndërmjetësim në negociatat me institucione ndërkombëtare financiare për ndihmë.

Nju Jork– Themeluesi dhe drejtori i “Amazonit” Xhef Bezos ne ditët e para të gushtit ka shitur aksione të kompanisë për 3.1 miliardë dollarë, publikoi “Forbs” duke iu referuar dokumenteve të dorëzuara në Komisionin amerikan për letrat me vlerë (SEC). Pas pagimit të taksave, njeriu më i pasur në botë do të ketë rreth 2.4 miliardë dollarë. Bezos i shiti aksionet me një çmim prej 3,10 në 3,18 dollarë për aksion, sipas të dhënave të SEC. Forbs shkruan se nuk dihet pse Bezos i shiti aksionet.

Sidnej – Australia do t’i mbyllë kufijtë e saj shtetëror për ta parandaluar përhapjen e virusit Kovid-19. Për shkak të rritjes së numrit të infektuarve të rinj, shteti Kvinslend tashmë e ka ndaluar hyrjen e pothuajse të gjithë banorëve të Viktorias e cila është goditur më rëndë nga epidemia, njoftoi Bi-Bi-Si. Në të njëjtën mënyrë do të veprojë me njerëzit e kryeqytetit Kanbera dhe shtetin e Uellsit të ri jugor të cilët janë bërë vatër e virusit. Qeveria e Uellsit të ri jugor vendos kufizimet e saja të rrepta. Udhëtarëve nga Viktoria do t’u lejohet të hyjnë në vend vetëm nëse fluturojnë për në Sidnej dhe shkojnë në izolim të detyrueshëm 14 ditor.

Bejrut– Presidenti francez Emanuel Makron sot mbërriti në Bejrut, ku deklaroi se Libani po përballet me krizë politike dhe ekonomike dhe paralajmëroi se vendi do të vazhdojë të vuajë nëse në zbaton reforma. Makroni mbërriti për vizitë zyrtare në Bejrut që t’i  shprehë mbështetje Libanit pas shpërthimit që ndodhi të martën, ku humbën jetën të paktën 135 persona, ndërsa janë lënduar rreth 5.000. Makroni menjëherë pas shpërthimit bisedoi me presidentin libanez.

Kajro– Shiu i rrëmbyeshëm sezonal shkatërroi shtëpi dhe infrastrukturë në të gjithë Sudanin dhe goditi më shumë se 50.000 persona, kumtuan sot Kombet e Bashkuara. Zyra e OKB-së për Koordinim të Çështjeve Humanitare në Sudan bëri të ditur se mbrëmë vonë  përmbytjet kanë përfshirë 14 nga 18 provinca të Sudanit ditëve të fundit. Shtetet Darfuri Verior, Nili i Bardhë, Senari dhe Kasalla janë të fundit që lajmërojnë mot të keq dhe përmbytje, thuhet në raport.

Back to top button
Close
Close