MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Kuvendi në seancën e sotme konstitutive me propozimin e Komisionit Verifikues i verifikoi mandatet e 120 anëtarëve të përbërjes së dhjetë parlamentare të zgjedhur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik.

18:00/ 4 gusht/ 2020

Shkup – Kuvendi në seancën e sotme konstitutive me propozimin e Komisionit Verifikues i verifikoi mandatet e 120 anëtarëve të përbërjes së dhjetë parlamentare të zgjedhur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik.

Dibër – Ndërmarrja komunale publike e Dibrës “Standard” dërgoi apel deri te konsumatorët, për shfrytëzim racional të ujit për pije. Ky apel bëhet për shkak të  kërkesës së rritur nga temperaturat e larta, por më së shumti për shkak të keqpërdorimit.

Shkup – LSDM, e cila në zgjedhjet parlamentare fitoi 46 mandate të deputetëve, prej sot i fillon bisedimet për shumicën parlamentare dhe për formimin e qeverisë e cila do të ketë mandat të plotë katërvjeçar.

Tetovë – Qendra e Shëndetit Publik në Tetovë shënoi shtatë raste të reja me virus korona gjatë 24 orëve të kaluara pasi dje nuk kishte asnjë të sëmurë.

Shkup – Nga NP Ujësjellës dhe kanalizim njoftojnë se nesër do të mbeten pa ujë përdoruesit e rrugës “Tregu i mbuluar”, një pjesë e rr. Albert Staniq, Evlia Çelebia, Samarxhiska dhe Atanas Babata në komunën e Çairit. Banorët do të mbeten pa ujë për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit në bulevardin “Kërste Misirkov” (Tregu i Shkupit).

Shkup – Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 830 testime, ndërsa janë regjistruar 75 raste të reja me Kovid-19 në: Shkup-32, Kumanovë-4, Shtip-5, Tetovë-7, Kavadar-8, Gostivar-8, Strumicë-1, Koçan-1, Probishtip-2 Makedosnki Brod-2, Vinicë-1, Shën Nikollë-1,Kërçovë-2, Negotinë-1.

Shkup – Lideri i LSDM-së Zoran Zaev bëri të ditur se partia e tij prej sot i fillon takimet dhe bisedimet me partitë e tjera, se do të shihet me të gjithë kryetarët e partive nga blloku politik shqiptar dhe grupet e punës dhe anëtarët e udhëheqësive partiake do të kenë takime të vazhdueshme në disa nivele derisa zgjat procesi i negociatave për koalicion dhe përbërje të shumicës parlamentare.

Shkup – LSDM, e cila në zgjedhjet parlamentare fitoi 46 mandate të deputetëve, prej sot i fillon bisedimet për shumicën parlamentare dhe për formimin e qeverisë e cila do të ketë mandat të plotë katërvjeçar.

Shkup – Lideri i LSDM-së Zoran Zaev është i bindur se do të arrijë të formojë qeveri stabile dhe të suksesshme  me mandat katërvjeçar.

Shkup – Që nga fillimi i hapjes së thirrjes publike për subvencione për inverter, janë dorëzuar 2.150 aplikime, ndërsa mbesin fonde për rreth 3000 kërkesa të tjera, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Shkup – Njëqind e shtatëmbëdhjetë nga gjithsej 120 deputetë morën pjesë sot seanca konstituive të përbërjes së dhjetë parlamentare, e cila u mbajt në sallën Kupola e madhe, në përputhje me protokollet shëndetësore për mbrojtje kundër përhapjes së Kovid-19.

Shkup – VMRO-DPMNE-ja gjatë periudhës së kaluar, por edhe në periudhën e ardhshme përqendrohet në bisedime për formimin e shumicës së re parlamentare, që do të nënkuptojë edhe Qeveri të re. Qeveri e cila do të përqendrohet në përballjen me problemet e vërteta, para së gjithash pandemisë së shkaktuar nga Kovid-19 dhe përballjen me pasojat e saj dhe përballjen me krizën ekonomike e cila është e pranishme dhe të gjithë po e ndjejmë si qytetarë, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski pas mbledhjes konstituive në Kuvend.

Tetovë – SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër kryetarit të Komunës së Bogovinës, i cili dyshohet për “punë të papërgjegjshme në shërbim”.

Shkup – Një ekip polumbarësh nga Njësia për detyra speciale pranë Byrosë për siguri publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme sot rreth orës 14:00 në ujërat e Liqenit të Prespës, gjetën një trup të pajetë të një djali 16-vjeçar nga Resnja.

Shkup – Në Klinikën Universitare për Kardiologji për herë të parë në mënyrë të pavarur një ekip i mjekëve bënë vendosjen stendës së transesionit traumatik të aortës torakale te një pacient 42-vjeçar. Pacienti ishte diagnostikuar heqje të murit të aortës së gjoksit, pas një aksidenti komunikacioni me disa thyerje të eshtrave dhe lëndim të mushkërive të bardha, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Shkup – Për mua politika nuk është pazar  dhe ky është gabimi që ka ndodhur  në përbërjen e kaluar parlamentare, por është filozofi, ndërsa për ndonjë deputet të mbështesë opsion të caktuar politik, duhet të ketë një pikë të caktuar e cila do ta lidhë  me programin që e ofron ai opsion politik. Në bazë të bisedave dhe të njerëzve  në të cilat besoj pa fund dhe janë pjesë e  grupit të deputetëve “Nga ripërtëritja e  Maqedonisë”, nuk besoj se ekziston dikush që do ta mbështesë programin e Zaevit, i cili do të ishte program për punë të qeverisë së ardhshme të udhëhequr  nga LSDM, tha sot  lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas  konstituimit të përbërjes së re qeveritare.

Shkup – Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (AMDHP) në lidhje me incidentin e ndodhur më 15 korrik 2020, në ditën e zgjedhjeve në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) kreu një mbikëqyrje të jashtëzakonshme në KSHZ, kumtoi Agjencia.

Shkup – Një stuhi e fortë e goditi Shkupin këtë pasdite. Breshër me përmasat e një arre ka rënë në disa lagje, ndërsa janë përmbytur edhe rrugë. Reshjet e shiut në pjesë të tjera të qytetit ishin me intensitet me të vogël.

Athinë – Do t’i ndërmarrim  të gjitha masat ligjore për dezinformatat ose teoritë e komplotit që filluan  të qarkullojnë në internet, me qëllim që të mos jenë kërcënim  për shëndetin publik, thotë ministri  për mbrojtje civile  të Greqisë Mihalis Hrisohoidis  nën urdhërin e të cilit deri te  Prokuroria Publike është dorëzuar material  për të cilin duhet të vlerësohet  nëse ekziston vepër penale, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Cyrih – Në Itali dhe Zvicër ka rënë borë, që është çudi edhe për meteorologët. Në majën zvicerane Vajsflujoj sot ka rënë borë, dhe temperatura e ajrit ka rënë nën zero. Maja e malit Vajsflujoj me gjatësi 2,693 metra është e njohur edhe për disa laboratorë në Institutin e kërkimeve të dëborës dhe ortekëve.

Gjenevë – Ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili po e heton origjinën e Kovid-19 në Kinë, kumtoi që virusi me siguri e ka origjinën nga lakuriqët dhe se me shumë gjasa ka një kafshë tjetër si ndërmjetës.

Londër – Çmimet e naftës sot shënuan rënie për shkak të frikës nga vala e re e Kovid-19 dhe ashpërsimi i masave për numrin më të madh të vendeve, që mund të sjellë deri te kërkesa e zvogëluar për këtë energjens.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close