MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

15:00/ 4 gusht/ 2020

15:00/ 4 gusht/ 2020

Shkup– Komisioni Verifikues, të cilin sot e zgjodhi Kuvendi në mbledhjen e parë konstituive, konstatoi se nuk ka bazë për kontestimin e zgjedhjes së asnjë nga 120 deputetët. Sipas nenit 13 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni Verifikues i propozoi Kuvendit që t’i verifikojë mandatet e deputetëve të zgjedhur. Për kryetar të Komisionit, me propozim zë kryetarit të përbërjes së mëparshme Talat Xhaferi, ishte zgjedhur deputetja Jagoda Shahpaska, ndërsa si anëtarë deputetët Izet Mexhiti, Bllagica Llasovska, Sonja Mirakovska dhe Safije Sadiki Shaini. Komisioni Verifikues në mbledhjen e sotme e shqyrtoi edhe Raportin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) nga zgjedhjet e parakohshme të realizuara për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtura më 15 korrik 2020. Shpjegim për Raportin dha kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkovski.

Shkup – Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev u shpreh në Fejsbuk  në lidhje me  seancën konstituive të Kuvendit, e cila u mbajt sot, pas zgjedhjeve parlamentare, të cilat ishin mbajtur më 15 korrik. “Kuvendi ynë sot e mban  seancën e parë konstituive me pjesëmarrje të deputetëve  të cilët e  shprehin vullnetin e qytetarëve që votuan në  zgjedhjet parlamentare më 15 Korrik”, shkroi Zaev. Theksoi se deputetët në seancën e sotme  obligohen  të ndërtojnë  Kuvend të pavarur dhe përgjegjës.

Shkup– Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut është hallkë e rëndësishme në ndërtimin e besimit në institucionet shtetërore në rrugën drejtë Bashkimit Evropian, kanë theksuar sot në takim ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu dhe ambasadori i Francës në shtetin tonë Kristian Timonie. Siç bëri të ditur MPB, në takim ishin konfirmuar marrëdhëniet miqësore, besimi, realizimi i projekteve të përbashkëta dhe bashkëpunimi në një numër të madh të sferave me interes të përbashkët.

Shkup – Për gjysmë denari nga mesnata shtrenjtohet benzina, ndërsa po aq lirohet diseli. Çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri po ulet për një denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë. Çmimi i ri i i EUROSUPER BS-95 arrin 60 den/litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet me çmim prej 62 denarë për litër. Çmimi me pakicë i dieselit do të jetë 52,50 denarë për litër, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri 52 denarë për litër. Çmimi me pakicë i mazutit ulet për 0.351 denarë për kilogramë, krahasuar me çmimin e konfirmuar paraprakisht. Kështu që tani çmimi i ri i mazutit arrin 25,709 denarë për kilogramë.

Shkup – Në korrik është shënuar rritje e parë mujore të të ardhurave në Buxhet nga fillimi i krizës me Kovid-19, bëri të ditur sot Ministria e Financave duke theksuar se kjo tregon se revitalizimi i ekonomisë po zhvillohet me një dinamikë të mirë.

Shkup– Gjithsej 65.544 bujq parashtruan kërkesë për subvencione deri më 31 korrik kur ishte afati i fundit për aplikim, kumtoi sot Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural. Nga atje vlerësojnë se me sukses ka përfunduar procesi i paraqitjes për shfrytëzim të mbështetjes financiare në bujqësi.

Shkup– Enti Shtetëror për Revizion (ESHR) i udhëhequr nga revizori shtetëror kryesor Maksim Acevski dhe Instituti i revizorëve të autorizuar të Republikës së Maqedonisë (IRARM), i udhëhequr nga  kryetari i institutit Dimitar Dimitrov nënshkruajtën Memorandum për bashkëpunim,  në të cilin vend qendror ndërmori bashkëpunimi i afërt i përbashkët i cili duhet të intensifikohet   në periudhën e ardhshme. Memorandumi ka për qëllim  përparimin e bashkëpunimit në kryerjen e  kompetencave ligjore, si dhe  këmbimi i të dhënave dhe përvojave midis dy institucioneve. Ndërtimi i marrëdhënieve të partneritetit të Entit Shtetëror për Revizion dhe Institutit në mënyrën  e cila do të mundësojë  informim  më të mirë dhe më cilësor  të qytetarëve për tema të cilat janë nga interesi i veçantë publik.

Gostivar – Në shenjë falënderimi për angazhimin e tyre, Bashkësia Fetare Islame dhuroi pako me mish nga kurbanet në Gostivar infermiereve shqiptare, Pakot me mish BFI ua dorëzoi dje Shoqatës së infermiereve shqiptare. Mazlim Zendeli, përfaqësues i myftinisë së Gostivarit, në dorëzim theksoi se ky është gjest falënderimi për angazhimin e tyre dhe kontributin gjatë pandemisë dhe dëshiroi që shoqëria të kthehet në normalitet sa është e mundur më shpejtë. Pakot me mish i dhuruan besimtarët i pranoi Sehabe Osmani, kontabiliste në filialin e Gostivarit në Shoqatën e infermiereve, e cila me këtë rast shprehi falënderim deri te riaseti i BFI-së dhe kryesia për gjestin e tillë. Për ato ky është gjest kujdesi dhe mbështetje në kushte kur janë të angazhuar më shumë se zakonisht.

Gostivar– Për shkak të rritjes së numrave të të infektuarve të rinj në rajonin e Gostivarit nevojitet të zbatohen aktivitete për respektim të vazhdueshëm të masave për mbrojtje nga koronavirusin. Ndaj këtij konkluzioni shtabi i krizës për komunat Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostushë u bëri apel të gjithë institucioneve të japin kontribut në shtabin dhe të ndërmarrin aktivitete konkrete. Në tre komunat sipas numrave të fundit ka 270 raste aktive. Shtabi Ndërkomunal i Krizës për komunat në takimin e 24-t e shqyrtoi gjendjen me koronavirusin në javën e kaluar dhe janë ndarë informacione.

Tetovë– Policia u shqiptoi 124 urdhër pagesa banorëve në rajonin më të gjerë të Tetovës të cilët nuk mbajtën maska mbrojtëse, që në pajtim me nenin 6 të Dekretit adekuat qeveritar nënkupton gjobë prej 20 eurove në kundërvlerë të denarit. “Në periudhën prej 1 gushtit deri më 2 gusht janë shqiptuar 29 dënime. Ditën e ardhshme janë përpunuar 55 urdhër pagesa dhe 40 gjoba në 24 orët e fundit. Sektori për punë të brendshme Tetovë përgatiti urdhër pagesa kundërvajtëse të cilat parashohin dënime prej 20 eurove në kundërvlerë të denarit”, kumtuan nga zyra për marrëdhënie me opinionin pranë SPB Tetovë.

Kërçovë – Sipas të dhënave statistikore të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në 24 orët e kaluara, në rajonin e SPB Kërçovë, nëpunësit e policisë kanë konstatuar 20 shkelje për mosrespektim të mbrojtjes personale të personit. “Atyre u janë lëshuar urdhra pagesorë për shkelje të kryer sipas nenit 6 paragrafi 1 të Dekretit me forcë juridike për mbajtjen e mbrojtjes personale për të parandaluar përhapjen e sëmundjes infektive Kovid 19”, informon zëdhënësi i SPB, Ohër Stefan Dimoski. Në të njëjtën kohë, zyrtarët e policisë në mënyrë të pavarur, por edhe në koordinim me Inspektoratin shtetëror të tregut, kryen tetë kontrolle në hotelieri dhe ambiente të tjera.

Shkup – Nën ndikimin e aktivitetit të ciklonit prej nesër vijon periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme, jostabil dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe bubullima. Siç kumtoi DPHM, proceset lokalisht do të jenë më intensive në formë të motit të ligë, posaçërisht nesër dhe pasnesër, kur lokalisht pritet reshje të rrëmbyeshme të shiut (mbi 30 litra në metër katror), erë e fuqishme, zbrazje elektrike dhe paraqitje e izoluar e breshrit. Indeski UV do të arrijë 6. Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë nga 20 deri 28 gradë Celsius.

Prishtinë– Zëvendëskryeministri i Kosovës nga Lidhja Demokratike, Driton Selmanaj ka rezultuar pozitiv me Kovid-19. “Dje e kam bërë testin për Kovid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor po më thonë që jam asimptomatik”, ka njoftuar Selmanaj. Selmanaj, tash është izoluar. “Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme. Do përpiqem që të gjitha obligimet e punës t’i kryej nga shtëpia”, përfundon Selmanaj, njofton Koha.net.

Stamboll– Tërmet me një intensitet prej 5,7 ballë sot e goditi provincën Malatia në Turqinë juglindore, bëri të ditur Instituti për Hulumtime të Tërmeteve dhe Observatori Kandili. Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej pesë kilometra. Prefekti i Puturgës, ku është epiqendra e tërmetit, për televizionin Si-En-En-i Turk deklaroi se tërmeti ka shkaktuar disa dëme, por nuk ka raporte për viktima dhe të lënduar eventual.

Athinë– Përmirësime funksionale në ministritë e Financave, të Zhvillimit, të Punës, të Shëndetësisë dhe Mjedisit të Jetesës, ka bërë kryeministri grek Kirjakos Micotakis, sipas zëdhënësit qeveritar Stelios Pecas, i cili sot i bëri të ditur ndryshimet në Qeveri, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Në mini rikonstruktim janë bërë disa ndryshime të vogla, gjegjësisht dy zëvendësministra u bënë ministra alternativë, janë vendosur tre zëvendësministra të rinj dhe shtatë sekretarë të përgjithshëm të rinj dhe special në disa ministri. Pecasi tha se Micotakisi e plotëson përbërja qeveritare e cila “mbetet e qëndrueshme edhe lidhur me numrin dhe lidhur me politikën reformuese”.

Beograd – Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq deklaroi se presidenti Aleksandar Vuçiqi seriozisht mendon të hyjë në koalicion me liderin e Lidhjes Patriotike Serbe (SPAS), Aleksandar Shapiq dhe theksoi se ajo është njëra ndër dy kandidatët për kryeministër të qeverisë së re. Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, Bërnabiqi në emisionin TV Pink tha se Vuçiqi ka qenë shumë i zhgënjyer nga disa njerëz të afërt me të dhe se vështirë e ka paraqitur mbështetjen që e ka dhënë partnerin e koalicionit – Partia Socialiste e Serbisë (SPS) në protestat e opozitës në Beograd. Bërnabiqi nuk dëshiroi të zbulojë kush është kandidati tjetër për kryeministër.

Sarajevë – Shtabi i Krizës pranë Ministrisë së Shëndetësisë së BeH-së, pas përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me koronavirus, veçanërisht në Sarajevë, u bëri apel qytetarëve të shmangin tubime publike dhe ta kufizojnë lëvizjen. Masat e fundit të vendosura nga 25 korriku janë mbajtja e detyruar e masave në hapësirë të mbyllur, duke e respektuar distancën fizike prej një metër, por edhe në ambient të hapur nëse është e pamundur që njerëzit të mbajnë distancë prej dy metrave.

Berlin – Njerëzit në Gjermani në masë të madhe miratojnë tërheqjen e 12.000 ushtarëve amerikanë nga vendi, sipas studimit të cituar nga DPA. Sipas anketës së kryer për DPA-në nga Instituti sociologjik “Jugav”, rreth 47 për qind e të anketuarve mbështesin uljen e numrit të trupave amerikane në Gjermani prej 36.000 në 12.000. Një e katërta e të anketuarve besojnë se SHBA-ja duhet tërësisht t’i tërheqë trupat. Vetëm 28 për qind e të anketuarve thonë se miratojnë mbajtjen e numrit të tanishëm të trupave amerikane, ndërsa katër për qind do të mbështesnin rritje të numrit.

Moskë– Qendra kërkimore kombëtare “Gamalei” në Rusi planifikon të fillojë me testimin e vaksinës kundër virusit korona të fëmijëve në periudhën janar- shkurt vitin e ardhshëm, ka deklaruar drejtori i Qendrës, Aleksandar Gincburg. Ai ka thënë se Instituti asnjëherë nuk ka zbatuar testim të fëmijëve. “Pediatrit i dinë këto specifika dhe bashkë me ata përgatisim dokumente që do të dorëzojmë deri te Ministria e Shëndetësisë që të mund të zbatojmë test të fëmijëve, por pasi të përfundojmë gjitha testet e të moshuarve”, ka thënë Gincburg.

Paris– Komiteti shkencor francez sot paralajmëroi se është “shumë e mundur” paraqitje edhe e një vale të koronavirusit të ri në vjeshtë dhe dimër. “Franca e ka situatën nën kontroll, por është e pasigurt, duke pasur parasysh qarkullimin e rritur të virusit këtë verë. E ardhmja afatshkurtër e pandemisë është kryesisht në duart e popullatës,” thuhet në kumtesën e komitetit shkencor të postuar në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë. Ata paralajmërojnë se në çdo moment Franca mund të hyjë në skenar që është më pak nën kontroll, si në Spanjë.

Jerusalem– Aeroplanë dhe helikopterë ushtarakë izraelitë mbrëmë sulmuan caqe ushtarake të ushtrisë siriane. Bombardimi është bërë disa orë pasi që u parandalua hyrja e ekstremistëve nga Siria, të cilët tentuan të vendosin mjet shpërthyes, ceket në kumtesën e ushtrisë izraelite. Në cak ishin pikat vëzhguese, instalacionet artilerike kundërajrore dhe sistemet komanduese dhe kontrolluese në bazat ushtarake siriane. Siria i konfirmoi sulmet, duke cekur se helikopterët izraelitë gjuajtën raketa ndaj pikave siriane ushtarake dhe është shkaktuar dëm material.

Uashington– Presidenti amerikan Donald Tramp nënshkroi dekret me të cilin kërkon nga agjencitë federale të dëshmojnë se nuk punësojnë njerëz të huaj në vend amerikanëve të kualifikuar për ato vende pune. Shtëpia e Bardhë publikoi se dekreti do t’i ndalojë agjencitë shtetërore t’i zëvendësojnë amerikanët me fuqi punëtore të lirë prej të huajve, transmeton Zëri i Amerikës. Me dekretin kërkohet nga të gjitha agjencitë federale të realizojnë hetim të brendshëm dhe konfirmojnë nëse punësojnë shtetas amerikanë në këto pozita.

Uashington– Gjatë dy netëve të kaluara me protesta në Ostin, Teksas, u arrestuan 40 njerëz. Në qytet tashmë tërë javën ka tensionime pas vrasjes së javës së kaluar të 28-vjeçarit Garet Foster, i bardhë, i qëlluar më 25 korrik gjatë aksioneve protestuese të “Jetëve të zeza kanë rëndësi”. Nga njëra anë demonstruesit protestojnë kundër brutalitetit policor dhe racizmit, ndërsa nga ana tjetër janë anëtarët e grupit ekstrem djathtist “Djemtë krenarë”. Shumica nga të dy grupet vijnë të armatosur me pistoleta dhe armë automatike.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close