MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Dita e Republikës, 2 Gushti, në të cilin festohen dy Ilindenëve historikë, 117 vjet nga Kryengritja e Ilindenit dhe 76 vjet nga Mbledhja e parë e KAÇKM-së, për shkak të epidemisë do të festohen pa tubime masive dhe programe kulturore-artistike dhe me protokolle shëndetësore për mbrojtje nga Kovid-19 të cilat i konfirmoi Komisioni për sëmundje infektive dhe i miratoi Qeveria. “Fitore për të gjithë” është lajtmotivi i përbashkët i solemniteteve të cilat sot do të mbahen në Krushevë, Pelincë dhe në Shkup.

15:00/ 2 gusht/ 2020

Shkup – Dita e Republikës, 2 Gushti, në të cilin festohen dy Ilindenëve historikë, 117 vjet nga Kryengritja e Ilindenit dhe 76 vjet nga Mbledhja e parë e KAÇKM-së, për shkak të epidemisë do të festohen pa tubime masive dhe programe kulturore-artistike dhe me protokolle shëndetësore për mbrojtje nga Kovid-19 të cilat i konfirmoi Komisioni për sëmundje infektive dhe i miratoi Qeveria. “Fitore për të gjithë” është lajtmotivi i përbashkët i solemniteteve të cilat sot do të mbahen në Krushevë, Pelincë dhe në Shkup.

Shkup – Numri i personave të infektuar të rinj nga Kovid-19 ka rënë nën 10 për qind. Sipas buletinit të fundit shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit nga 1.621 testet e bëra janë regjistruar 138 raste të reja të Kovid-19 ose rreth 8,5 për qind, prej tyre më shumë janë në Shkup – 47 të rinj të infektuar.

Shkup – Me rastin e festës shtetërore 2 Gushti – Ilindeni, përveç delegacionit të kryesuar nga kryetari i VMRO-DPMNE-së prof.dr. Hristijan Mickoski i cili do të jetë i pranishëm në f.Tashmarunishta, Strugë, duke filluar nga ora 10:30 minuta, delegacione të VMRO-DPMNE-së do të vendosin lule në shumë lokacione ku festa do të shënohet.

Shkup – Në nder të festës së madhe, 2 Gushti – Dita e Republikës, delegacione të LSDM-së sot, do të vendosin lule dhe do t’i japin nderime luftëtarëve të rënë në disa lokacione.

Shkup – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Shkup – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me rastin e 2 Gushtit – Ilinden, Dita e Republikës, i uroi qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup – Ilindeni është kod bartës mbi të cilin mbështetet ky shtet maqedonas dhe prej atëherë e deri më sot, çdo vit në Shën Ilija festohet kjo sakrificë, potencon në urimin me rastin e festës shtetërore 2 Gushti-Ilinden, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Shkup – Fjalim i kryeministrit Oliver Spasovski në solemnitetin me rastin e festës shtetërore, Dita e Republikës – 2 Gushti Ilinden. Spasovski së bashku me delegacionin që e përbëjnë zëvendëskryetari i Qeverisë, i obliguar për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministra e Financave Nina Angelovska, vendosën lule para monumentit të Lirisë “Forcë, festim dhe fitore”.

Shkup – Kryetari i Unionit demokratik qytetar – UDQ Petar Kolev, uroi me rastin e festës shtetërore 2 Gushti – Ilinden.

Shkup – Sot 2 Gushti – Dita e Republikës, japim nderime ndaj të kaluarës tonë heroike, thekson kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në urimin drejtuar deri tek të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e festës së madhe shtetërore.

Shkup – Në një aksion kontrollues për zbulimin e organizatorëve dhe pjesëmarrësve në “gara të paligjshme” në rajonin e Shkupit, policia ka sanksionuar 24 shoferë të motorëve, tek të cilët janë konstatuar disa kundërvajtje, ndërsa është marrë edhe një motoçikletë.

Shkup – Në rrugën lokale f.Sllupçan-Vaksincë, mbrëmë rreth orës 23:50 minuta nëpunësit policorë nga Stacioni policor Bellanoc, në automjetin motorik “reno laguna” me targa të Shkupit, kanë gjetur 10 persona emigrantë nga Pakistani, Siria dhe Bangladeshi.

Shkup – Në ditën e sotme, 2 gusht – Ilinden është vendosur themeli më i fuqishëm i shtetësisë së Maqedonisë së Veriut. Luftërat tona për liri dhe drejtësi përmes Ilindenit në vitin 1903, e pastaj në Ilindenin e dytë në vitin 1944, janë shtyllat e Republikës dhe të shtetësisë, porositi sot në fjalimin e tij në Kalanë e Shkupit, kryeministri Oliver Spasovski në solemnitetin me rastin e Ditës së Republikës 2 Gushti – Ilinden.

Shkup – Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë grumbulluar gjithsej 20.692 njësi gjaku, 165 njësi koncentrat trombocitar dhe 61 njësi plazma konvulsive.

Shkup – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot dërgoi urime me rastin e festës shtetërore 2 Gushti – Ilinden. Edhe pse këtë vit nuk ju drejtohem nga vendi i quajtur Meçkin Kamen, tha Xhaferi, megjithatë dua që së paku në këtë mënyrë t’jua uroj festën e rëndësishme të 2 Gushtit – Ditën e Republikës.

Shkup Fatkeqësisht edhe në kohë pandemie qeveria nëpërmjet enteve rregullatore është vendosur në mbrojtje të monopoleve dhe oligopoleve duke e renduar edhe më tej situatën e qytetarëve! Është më se irritues fakti se shteti ynë këmbë kryq po vazhdon të luajë me fatin e qytetarëve të vet!

Shkup – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, e shënon Kryengritjen e Krushevës, 2 gushtin 1903 me publikimin e tij në faqen zyrtare në Fejsbuk, kumtuan nga BDI-ja.

Shkup – Në konkludim me tremujorin e dytë të vitit 2020 borxhi publik arrin 59,5 përqind, ndërsa borxhi shtetëror 50,7 për qind, kumtoi Ministria e Financave.

Tiranë – Shoqata maqedonase “Ilinden” me seli në Tiranë dhe degën për Golo Bërdon, me rastin e 2 Gushtit – Ilinden, Ditën e Republikës, dërgoi urime deri tek të gjithë maqedonasit në mbarë botën.

Kumanovë – Në 76 vite nga Mbledhja e parë të KAÇKM-së dhe 117 nga kryengritja e Ilindenit, sot në Qendrën memoriale KAÇKM në Pelince, fjalim mbajti presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, i cili theksoi se 2 Gushti është rast i shkëlqyeshëm që të përkujtohemi edhe në rëndësinë historike, edhe në atë bashkëkohore të kauzës ilindenase. Në fjalimin para të pranishmive në Pelince, presidenti tha se kjo epope historike nuk është vetëm luftë për liri kundër tiranisë, Ilindeni, edhe ai i Krushevës në vitin 1903 dhe ai i KAÇKM-së në vitin 1944 janë unikatë sipas karakterit të tyre, njëjtë ashtu siç janë unikatë edhe shteti dhe rruga e tij drejt pavarësisë prej vitit 1991 e deri sot.

Shkup – Në 24 orët e fundit janë kryer 1.419 testime, kurse janë regjistruar 166 raste të reja të Kovid-19 në: Shkup- 47, Kumanovë-17, Dibër -1, Shtip- 23, Gostivar- 10, Tetovë – 12, Strugë-7, Manastir-1, Ohër-3, Kavadar-9, Gostivar-15, Gjevgjeli-1, Strumicë-1, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-10, Vinicë-2, Sveti Nikollë-2, Kërçovë-12, Negotinë-2. Kanë vdekur katër pacientë, një nga Shkupi (77), një nga Kërçova (72), një nga Shtipi (58) dhe një nga Manastiri (70). Të gjithë pacientët kanë vdekur në kushte spitalore.

Podgoricë – Në Mal të Zi në kulmin e sezonit qëndrojnë pak më shumë se 15.000 turistë që është për 92 për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Organizatës kombëtare turistike.

Pekin – Kina ka paraqitur 49 raste të reja të koronavirusit, ndërsa ditën paraprake ka pasur 45, kumtoi sot Komisioni kombëtar shëndetësor. Prej të infektuarve të rinj, 30 janë në provincën perëndimore Ksinxhijang, tre në provincën verilindore Liaoning, ndërda 16 të tjerë janë raste të importuara.

Meksiko Siti – Në Meksikë dje është paraqitur numër rekord i të infektuarve të rinj me koronavirus – 9.556. Kjo është dita e dytë me radhë që vendi shënon rritje rekorde të numrit të rasteve të reja, sepse të premten u konfirmuan 8.458 raste të reja të koronavirusit.

Bogota – Në Kolumbi është konfirmuar numër rekord i rasteve të reja të koronavirusit – 10.673, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur 306.198, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Porta Vila – Tërmet me intensitet prej 5,7 ballëve është regjistruar në afërsi të bregut të Vanuatus, shtet ishull në pjesën jugore të Oqeanit të Qetë, kumtoi Instituti gjeologjik amerikan.

Gjenevë – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e vazhdoi për edhe tre muaj gjendjen e gatishmërisë globale për shkak të pandemisë së koronavirusit, u kumtua pas seancës së komisionit për çështje urgjente të OBSH-së.

Majami – Uragani Isaja kaloi përmes Bahameve, duke çrrënjosur drunj dhe shtylla elektrike dhe vazhdon të lëviz drejt brigjeve të Floridas, ku autoritetet lokale druajnë nga komplikime të mundshme në zbatimin e masave të jashtëzakonshme për mbrojtje nga koronavirusi.

Melburn – Në shtetin australian Viktoria sot është shpallur gjendje e katastrofës, ndërsa autoritetet lokale vendosin orë policore gjatë natës si masë më e rëndë e jashtëzakonshme, anti epidemike deri më tani.

Brazili – Të dhënat zyrtare nga Brazili tregojnë se në korrik është regjistruar rritje e konsiderueshme e zjarreve në xhunglën e Amazonës në krahasim me muajin e njëjtët të vitit të kaluar dhe se kjo do të mund të shndërrohet në problem të madh.

Jerusalem – Mijëra demonstrues edhe mbrëmë u mblodhën para rezidencës së kryeministrit izraelit Benjamit Netanjahu duke e kërkuar dorëheqjen e tij.

Uashington – Numri i të infektuarve me koronavirus në botë tejkaloi 18 milionë dhe arrin 18.020.684, sipas të dhënave më të reja të publikuar në faqen e internetit “Uorldometers.

Sakramento – Rreth 8.000 njerëz janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre në qarkun Riversajd në Kaliforninë jugore, për shkak të zjarrit pyjor në sipërfaqe prej rreth 16.000 hektarë, publikoi mbrëmë shërbimi kompetent zjarrfikës.

Tokio – Dje në Japoni janë regjistruar 1.540 raste të reja të koronavirusit, me çka për të tretën ditë me radhë ka më shumë se njëmijë të infektuar, por nuk ka rase të reja të vdekjes.

Manillë– Në Filipinet janë regjistruar 5.032 raste të reja të koronavirusit, që është rritja më e madhe ditore e numrit të personave të infektuar në vend, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të Kovid-19 është rritur në 103.185.

Duala – Ekziston dyshim se ekstremistët islamikë nga organizata “Boko Haram” st e kanë granatuar pjesën veriore të Kamerunit dhe kanë vrarë të paktën 13 persona, ndërsa tetë kanë mbetur të plagosur.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close