MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Në pajtim me konkludimin e Qeverisë nga seanca e 74-të e mbajtur më 7 korrik të këtij viti, 15 korriku, është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe ajo nuk do të ripunohet, kumtoi sot pres-shërbimi qeveritar.

15:00/14 korrik/2020

Shkup – Në pajtim me konkludimin e Qeverisë nga seanca e 74-të e mbajtur më 7 korrik të këtij viti, 15 korriku, është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe ajo nuk do të ripunohet, kumtoi sot pres-shërbimi qeveritar.

Shkup – Në Zyrën e Avokatit të Popullit nesër në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në periudhën prej orës  7:00 deri 21:00 do të funksionojë linja telefonike falas 0800-54321, në të cilën qytetarët do të mund të denoncojnë çfarëdo lloj shkeljesh të të drejtës së votës, bënë të ditur nga Zyra e Avokatit të Popullit.

Shkup – Votimi në 17 shtëpi të pleqve përgjatë shtetit por realizohet shkëlqyeshëm dhe pa kurrfarë problemesh, informoi kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Oliver Derkovski, gjatë vizitës në vendvotimin në Shtëpinë e të moshuarve në Katllanovë.

Prilep – Votimi në Prilep për njerëzit e sëmurë dhe të pamundur po zhvillohet pa pengesa dhe pa probleme. Janë paraqitur për të votuar 489 persona.

Kërçovë – Në komunat Kërçovë, Makedonski Brod dhe Pllasnicë sot të drejtën e votimit e kanë realizuar gjithsej 682 persona – të sëmurë dhe të palëvizshëm. Votimi filloi në kohë, në orën 7 dhe deri në këto momente zhvillohet pa vështirësi, informojnë nga komisionet zgjedhore të këtyre tre komunave.

Shtip – Votimi zhvillohet pa probleme në qendrën e votimit 2291/A në burgun e Shtipit. Vendvotimi është i hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllet në ora 21:00.

Ohër – Të drejtë të votës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare sot e realizojnë 230 të sëmurë dhe të pamundur nga Ohri, si dhe 13 të burgosur.

Shkup – Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) sot u përfshi drejt dënimit të sulmeve dhe  shprehjes së urrejtjes, ndaj gazetares Tanja Milevska. Njëherit, MSHIA, siç potencohet në kumtesë, i dënon sulmet  me shprehje të urrejtjes  edhe ndaj të cilit do të ishte  gazetar tjetër ose qytetar.

Shkup – Televizionet Telma dhe Alsat-M e shkelën heshtjen parazgjedhore duke emetuar materiale audiovizuale për bartës të funksionit në organet e pushtetit i cili njëherit merr pjesë në mënyrë aktive në fushatën e një pjesëmarrësi në procesin zgjedhor, kumtoi sot Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediale, e cila shkeljen e konstatoi gjatë kontrollit të mënyrës së informimit të radiove dhe televizioneve gjatë heshtjes zgjedhore.

Shkup –  Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM) i dënojnë ashpër, siç theksojnë në kumtesë, rastet e shkeljes së heshtjes zgjedhore nga disa media onlajn gjatë ditës së djeshme, që paraqet një komprometim serioz të procesit zgjedhor.

Shkup – Komuna e Karposht ka mbjellë 270 bimë dekoruese në hapësirë publike në Nerez të Poshtëm, tek bankat “ushtarake” , me të cilat është ngritur sipërfaqe e re e rregulluar dhe në këtë pjesë të lagjes.

Veles – Filluan punët ndërtimore të mihjes së kanaleve për vendosjen e gypave të ujësjellësit për furnizim me ujë të fshatrave të Velesit Buzallakovë dhe Rashtan, dhe në fshatin Klukovec, nga sistemi i ujësjellësit të qytetit i cili furnizohet me ujë nga HE “Lisiçe”.

Bruksel – Uria e kompanive  për para  në periudhën nga muaji prill deri në korrik i reflekton  nevojat shumë të mëdha nga likuidimi urgent i firmave, duke e marrë parasysh atë që një pjesë e madhe e eurozonës ishte bllokuar për shkak të pandemisë së koronavirusit, tregoi Banka qendrore evropiane në bazë të hulumtimit  të zbatuar në 144 banka.

Londër – Shkencëtarët nga Edinburgu kanë krijuar model të ri matematikor për të cilin ata besojnë se do të përmirësojnë mënyrën e parashikimit të tërmeteve.

Paris – Qeveria franceze miratoi rritjen e pagave të punonjësve shëndetësorë në vlerë të përgjithshme prej tetë miliardë euro, pasi autoritetet e theksuan rolin e tyre në luftën kundër koronavirusit.

Romë – Italia ka frikë nga valë e re e Kovid-19 në vendet e Evropës Lindore sepse disa, siç është Rumania, anëtare e Bashkimit Evropian, ndërsa të tjerët që nuk janë anëtarë të BE-së, siç është Serbia, lejohen të hyjnë në Itali, thekson gazeta “Republika”.

Londër – Fridom Haus publikoi se Britania e Madhe u shet pajisje për përgjim, softuer spiun dhe pajisje tjetër për telekomunikime shteteve “represive”, midis të cilave Arabisë Saudite, Kinës, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit.

Teheran – Ish-i punësuari në Ministrinë iraniane të Mbrojtjes, i cili ka shitur informacione Agjencisë qendrore të zbulimit, është ekzekutuar javën e kaluar, konfirmoi Prokuroria iraniane.

Uashington – Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo foli me ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov për mundësinë e mbajtjes së mbledhjes së liderëve të pesë anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, thuhet në kumtesën e Departamentit të Shtetit.

Baku – Një gjeneral dhe koloneli nga Azerbajxhani u vranë në përleshjet në kufirin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, ndërsa nga ana armene u vranë rreth 100 ushtarë, informoi zëvendësministri i Mbrojtjes së Azerbajxhanit, Kerim Veliev.

Nju Jork -Të paktën 17 persona gjatë ditës së djeshme u qëlluan për vdekje në incidente të ndryshme në Nju Jork, një numër vdekjesh që do të ishte i lartë për fundjavë, por “astronomik” për ditën e hënë, publikoi Nju Jork Post.

Paris – Pari Sen Zhermeni është i interesuar për sulmuesin e Mançester Junajtedit, Markus Rashford, bëri të ditur “The Independent”.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close