MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

12:00/ 14 korrik/ 2020

12:00/ 14 korrik/ 2020

Shkup– Qytetarët e Maqedonisë së Veriut më 15 korrik për të dhjetën herë do të zgjedhin anëtarët e Parlamentit që nga pavarësia e vendit. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të jenë zgjedhjet e 23-ta në pavarësinë e vendit. Zgjedhjet e para për deputetë në Kuvend u mbajtën në vitin 1990, të dytat në vitin 1994, të tretat në vitin 1998, të katërtat në vitin 2002, të pestat në vitin 2006, të gjashtat në vitin 2008. të shtatat në vitin 2011, të tetat në vitin 2014, ndërsa të nëntat në vitin 2016. Krahas zgjedhjeve parlamentare, u mbajtën edhe gjashtë zgjedhje presidenciale – në vitet 1994, 1999, 2004, 2009,, 2014 dhe në vitin 2019, si dhe shtatë zgjedhje lokale – në vitet 1990, 1996, 2000, 2005, 2009, 2013 dhe 2017. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë tre herë dolën edhe në referendum, në vitin 1991, kur vendosën për shtet të pavarur, në vitin 2004 kur u deklaruan për ndarje të re të propozuar territorial dhe në vitin 2018 kur u prononcuan për marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Shkup – Këshillat zgjedhorë prej në mëngjes  e realizojnë votimin te personat e sëmurë, të pafuqishëm, te personat e sëmurë kronik, të cilët janë paraqitur për votim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa të drejtën e tyre të votës e shfrytëzojnë  edhe të burgosurit, personat në arrest shtëpiak, në shtëpitë e pleqve dhe gjashtë  persona të shpërngulur në vend. Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve  (KSHZ), siç deklaroi në konferencën për shtyp  zëdhënësi i KSHZ-së Admir Shabani, votojnë 8.843 të sëmurë, të pafuqishëm  dhe të sëmurë kronik paraqitjet e të cilëve janë pranuar nga KSHZ. Votimi ka filluar edhe në 13 institucione ndëshkuese-përmirësuese, ku në librat amë të veçantë, të Listës zgjedhore janë regjistruar 1.657 votues, si dhe persona të paraqitur në arrest shtëpiak. Votojnë edhe 357 persona  në 17 shtëpi të pleqve.  Votimi i këtyre personave bëhet nga ana e  këshillave zgjedhorë, si zakonisht deri më tani,  me atë që edhe anëtarët e këshillave, por edhe personat që janë paraqitur të votojnë  në mënyrë të obligueshme duhet t’i respektojnë masat e përgjithshme parandaluese për mbrojtje nga Kovid-19.

Shkup– Me urgjencë dhe prioritet veprohet pas indikacioneve për vepra të kryera penale që kanë të bëjnë me zgjedhje, me çka njoftimet menjëherë dërgohen deri te prokuroritë themelore publike, informojnë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Komisioni i Përkohshëm për Ndjekjen e Parregullsive Eventuale që kanë të bëjnë me kryerjen e veprave penale nga Kreu gjashtëmbëdhjetë – Vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votim nga Kodi Penal dhe vepra të tjera penale të cilat do të bëheshin gjatë organizimit dhe realizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, e njofton publikun se në vazhdimësi i ndjek ndodhitë në lidhje me procesin zgjedhor”, thuhet në kumtesën e PP-së.

Shkup – Në vijim janë aktivitetet përgatitore për objektin e ri montues të Klinikës për pulmologji dhe alergologji, që do të vendoset në hapësirën në mes Institutit të patofiziologjisë dhe Institutit për sëmundjet e mushkërive dhe tuberkulozit. Ministria e Shëndetësisë kumtoi se tashmë është vendosur pllaka e betonit si bazë për departamentin e poliklinikës montuese-modulare-ambulatore.

Shkup– NP Ujësjellës dhe kanalizim – Shkup, u bën apel qytetarëve të Qytetit të Shkupit që ta shfrytëzojnë në mënyrë racionale ujin, të shmangin ujitje në zona më të mëdha dhe konsumim të panevojshëm të ujit gjatë ditëve të nxehta. “Në të njëjtën kohë, për të mbrojtur sistemin e furnizimit me ujë, qytetarët që kryejnë rregullisht dhe me rregull detyrimet e tyre ndaj ndërmarrjes, si dhe në përputhje me të gjitha rregullat ligjore, NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup zbaton veprime për shkëputjen e lidhjeve të egra”, thonë nga ndërmarrja publike.

Shkup– Gati secili arsimtar përdor mjete digjitale në mësim, tregon hulumtimi në kuadër të projektit për digjitalizim të arsimit i zbatuar në periudhën prej 6 deri më 30 maj 2020 ndërmjet kuadrit arsimor në shkollat fillore të territorit të komunave Vallandovë dhe Karposh. Prej gjithsej 250 arsimtarëve të anketuar në shkollat fillore, 237 ose 95 për qind janë deklaruar se përdorin mjete digjitale gjatë mësimit. Trembëdhjetë mësues kanë theksuar se përmbajtjet e tilla onlajn dhe ndihmat aspak nuk i respektojnë në zbatimin e procesit edukativ-arsimor. Hulumtimi është realizuar nga Bojan Kordalov, specialist për marrëdhënie me publikun, ndërsa në kuadër të Projektit për digjitalizim të arsimit i cili pjesërisht është mbështetur financiarisht nga Asociacioni Alumni Maqedonas-Amerikan.

Shkup – Policia ka shqiptuar 169 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse në 24 orëshin e fundit në territorin e gjithë shtetit. “Gjatë 24 orëve të fundit 13/14.07.2020  në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me masën për  mosmbajtje të maskës në fytyrë janë regjistruar 169 shkelje”, thuhet në kumtesën e MPB-së. Ministria e Punëve të Brendshme apelon te qytetarët t’i respektojnë  masat dhe protokollet e sjellura nga Qeveria  me qëllim të ballafaqimit me Kovid-19.

Beograd– Konsultimet për formimin e Qeverisë së Serbisë, filluan sot me takim në mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesve të listës elektorale “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”, e udhëhequr nga Shaip Kamberi. Në ditët në vijim, Vuçiq do të takohet me përfaqësuesit e partive të tjera dhe listat që siguruan mandatet në zgjedhje – SVM, SPS, SPAS, Partia për Drejtësi dhe Pajtim dhe SNS.

Moskë – Udhëtarët të cilët hyjnë në Rusi nga 15 korriku më nuk do të duhet të shkojnë në izolim 14 ditor, ka vendosur kështu Shërbimi federal për mbrojtje shëndetësore. Shtetasit e huaj të cilët vijnë në Rusi do të duhet të kenë test negativ për koronavirus, ose të testohen në afat prej tre ditëve pas hyrjes në vend. Për qytetarët rusë gjithashtu vlen obligimi që të testohen në afat prej tre ditëve nga arritja në vend.

Londër– Qeveria britanike paralajmëroi investim prej 40 milionë funteve për zhvillimin e gjeneratës së re të teknologjisë energjetike dhe krijimin e vendeve të “gjelbra” të reja të punës me ndihmën e centraleve ekologjike, të pranueshme, më të vogla bërthamore, shkruan portali power.technology.com. Me këtë iniciativë, Qeveria parasheh krijimin e mundësive të reja për punësim në prodhimtari, hulumtim dhe zhvillim.

Uashington – Presidenti amerikan Donald Tramp ka deklaruar se ka marrëdhënie shumë të mira me epidemiologun kryesor të vendit, Antoni Fauçi, por jo gjithmonë pajtohet me të. Tramp është gjithnjë e më kritik ndaj zyrtarëve shëndetësorë të Qeverisë dhe rekomandimeve të tyre, në kohë kur rritja e vazhdueshme e numrit të infeksioneve me koronavirus kërcënon të rrezikojë lehtësimin e masave kufizuese në të gjithë vendin, transmetojnë mediat britanike.

Uashington – Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo sot e kontestoi të drejtën e kinës në disa lokacione të Detit të Kinës së Jugut, ndërsa Pekini e kritikoi deklaratën e tij duke thënë se kjo i rrit tensionet në rajon. Pompeo në një kumtesë theksoi se Kina nuk ka bazë ligjore për ambiciet e saj në Detin e Kinës së Jugut dhe vlerësoi se vendi tashmë disa vite përdor kërcënime kundër vendeve të tjera të Azisë Juglindore.

Pekin– Autoritetet kineze bënë të ditur se numri i personave të cilët po mjekohen nga Kovid-19 u ul në 297, me vetëm tre raste të reja, të gjithë të importuar nga jashtë, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit nuk ka raste të reja të vdekjes. Edhe 115 persona janë në izolim dhe janë nën mbikëqyrje mjekësore për shkak të dyshimit se janë të infektuar me virusin korona ose janë asimptomatikë. Autoritetet kineze rastet asimptomatike nuk i vendosin në numrin zyrtar të të infektuarve.

Jerusalem– Protestues ultra-ortodoksë u mblodhën mbrëmë në një lagje në Jerusalem, ku masat për karantinë janë në fuqi, për të protestuar kundër kufizimeve, ndërsa një pjesë e tyre u përleshën me policinë. Rreth 400 njerëz protestuan mbrëmë vonë në zonën e Jerusalemit, Romema. Disa prej tyre u përleshën me policinë dhe i vunë zjarrin një grumbulli të madh mbeturinash. Policia izraelite konfirmoi se të paktën një person është arrestuar. Ndërsa vendi përballet me një rritje të numrit të të infektuarve, autoritetet izraelite kanë filluar vendosjen e kufizimeve për disa qytete dhe pjesë të qyteteve që janë më të goditura nga pandemia.

Taipei – Deputetët e partisë më të madhe opozitare të Tajvanit sot sërish e mori përsipër ndërtesën e parlamentit, pasi paraprakisht u rrahën me kolegët nga partia qeveritare për të hyrë në të. Partia opozitare nacioanaliste kineze sërish protestoi kundër nominimit të Çen Çu, bashkëpunëtore e afërt e presidentes Kai Ing, për shefe të trupit mbikëqyrës qeveritar, transmetojnë mediumet britanike. Deputetët opozitarë u ndeshën me anëtarët e partisë përparimtare demokratike qeveritare në shkallët e parlamentit, që në fund të hyjnë në sallën kuvendore dhe ta marrin përsipër foltoren në tentim për ta penguar mbajtjen e seancës për emërimin e Çen.

Kinshasa – Ebola po përhapet në pjesën perëndimore të Republikës Demokratike Kongo me gati 50 raste të njohura përgjatë gjithë rajonit të kufirit me Republikën Kongo dhe Republikën e Afrikës Qendrore, bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). “Gjatë pandemisë së virusit korona është me rëndësi që të mos humbim para sysh sëmundjet tjera të cilat paraqiten”, thotë drejtori ekzekutiv për operacione të OBSH-së”, Majk Rajan. Pasi autoritetet më 1 qershor e shpallën epideminë deri më tani janë konfirmuar 48 raste në provincën Ekuador, edhe tre janë të dyshuar, ndërsa gjithsej kanë vdekur 20 persona, deklaroi Rajan.

Nju-Delhi– Në Indi në katër ditët e fundit janë regjistruar më shumë se 100.000 njerëz të infektuar me koronavirus, kumtoi Ministria e Shëndetësisë e vendit. Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar 28.498 raste të reja, si dhe 553 vdekje. Që nga fillimi i pandemisë, në Indi ka patur 906.752 të infektuar, 23.727 njerëz kanë vdekur, ndërsa 571.000 janë shëruar. Në vend deri më tani janë kryer më shumë se 12 milionë teste.

Uashington – Në SHBA në 24 orët e fundit janë raportuar 56.100 raste të reja me koronavirus. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 3.361.042 raste, kumtoi Universiteti Xhon Hopkins. Nga Kovid-19 në SHB në 24 orët e fundit kanë vdekur 377 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve tani arrin 135.582, transmeton CNN.

Limë – Numri i të infektuarve me virus korona në Peru sot tejkaloi 300.000, ndërsa vendi tani është në vendin e dytë në Amerikën Latine për nga numri i rasteve të konfirmuara, pas Brazilit. Gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 3.797 raste të reja në atë vend, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është 3.303.123, informon Si-En-En. Gjatë 24 orëve të fundit ndërruan jetë edhe 184 persona, me çka numri i përgjithshëm tani është 12.055.

Tokio  – Kina tentoi t’i përforcojë kërkesat e saja të njëanshme territoriale në detet rajonale në kohë të pandemisë së koronavirusit, derisa e rrit buxhetin e vet mbrojtës “pa transparencë”, theksohet në Librin e bardhë japonez të botuar sot. “Në Detin Jugor Kinez, Kina përparon me militarizim dhe i zgjeron dhe i intensifikon aktivitetet e veta në fushat detare dhe ajrore dhe me këtë vazhdojnë tentimet për ndryshim të status-kuosë me detyrim dhe vendosje para aktit të mbaruar”, theksohet në dokumentin e Qeverisë japoneze.

Uashington – Gjykata supreme e SHBA-së i ndryshoi vendimet e instancave më të ulëta gjyqësore dhe sot solli vendim me të cilin mundësohet ekzekutimi i dënimit të parë me vdekje në nivel federal pas 17 viteve. Daniell luis Li, i dënuar me vdekje në Arkanzas për vrasjen e një çifti dhe vajzës së tyre tetëvjeçare në vitin 1996, dje është dashur të marrë dozë të vdekjes të sedativit të fuqishëm pentobarbital, por vrasja e tij u pengua nga gjykatësit i qarkut. Gjykata federale e apelit në Uashington e hodhi poshtë kërkesën e administratës amerikane që të përfshihet në rastin dhe kështu Gjykata supreme vendosi në dobi të ekzekutimit të dënimit me vdekje me shumicë të ngushtë, gjegjësisht me pesë vota “për” dhe katër “kundër”.

Milano – Interi mposhti Torinon me rezultat 3:1, në terren vendas, mbrëmë në ndeshjen e xhiros së 32-të të Kampionatit italian të futbollit. Mysafirët në fillim të pjesës së parë hapën rezultatin përmes Andrea Beloti. Interi nuk lejoi befasi dhe me tre gola në pjesën e dytë bëri përmbysje të plotë të rezultatit. Golat për nikoqirët u shënuan nga: Ashli Jang, Diego Godin dhe Lautaro Martinez. Pas kësaj fitoreje, Interi u barazua me Lacion në numrin e pikëve (68) dhe e tejkaloi në tabelë. Tani “zi-kaltrit” janë të dytët, Lacio është në vendin e tretë, ndërsa Juventusi është bindshëm në vendin e parë me 76 pikë.

Madrid – Mbrojtësi i Real Madridit, Ferlan Mendi, ka shënuar gol kundër Granadas mbrëmë në ndeshjen nga xhiroja e 36-të nga kampionati i Spanjës. Francezi (25) u bë shënuesi i 21-të i golit në ekipin e Madridit për këtë sezon. Ky është rekord në ligë në shekullin 21. Tek asnjë ekip në listën e shënuesve nuk janë shënuar aq shumë lojtarë në një sezon. Në mediumet spanjolle ky rekord përshkruhet në largimin e Kristijano Ronaldos nga ekipi, sepse kur ishte ai në Real tërë loja bazohej në të. 

Back to top button
Close
Close