MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme në mënyrë unanime i pranoi kërkesat për akreditime për katër vëzhgues në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nga Komisioni Qendror Shtetëror i Kosovës.

18:00/13 korrik/2020

Shkup – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme në mënyrë unanime i pranoi kërkesat për akreditime për katër vëzhgues në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nga Komisioni Qendror Shtetëror i Kosovës.

Gostivar – Në Komunën e Gostivarit sot votuan 26 persona. Nesër të drejtën e votës nga shtëpia do ta realizojnë 184 persona të cilët janë evidentuar si të sëmurë dhe të pamundur. Një i paraqitur për votimin e sotëm ka vdekur, ndërsa një është në spital.

Kumanovë – Në komunat Kumanovë, Likovë dhe Nagoreçan i Vjetër votimi zhvillohet pa probleme për të infektuarit me Kovid 19 dhe personave në vetëizolim, konfirmuan sot kryetarët e komisioneve komunale zgjedhore.

Shkup – Prokuroria Themelore Publike Ohër nga ngritur procedurë dhe ka parashtruar propozim për caktimin e masës paraburgim për shkupjanin 32 vjeçar, i cili më 10 korrik të vitit 2020 në autokampin Gradishtë  në Ohër ka ushtruar dhunë mbi tre persona.

Ohër – Të drejtën e votës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare sot e realizuan 38 persona nga Ohri që janë në vetizolim ose janë pozitivë ndaj koronavirusit.

Shkup – Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 973 testime, ndërsa janë regjistruar 88 raste të reja të Kovid-19 në: Shkup-30, Kumanovë-8, Dibër-1, Shtip-13, Prilep-5, Tetovë-3, Strugë-11, Veles-1, Manastir-1, Ohër-2, Kavadar-1, Gostivar-1, Probistip-1, Kratovë-1, Shën Nikollë-1, Kërçovë-8.

Shkup – Prokuroria rreth dy lëndëve konstatoi se funksionimi i Qeverisë teknike paraqet çështje politike, ndërsa çështjet kontestuese mes anëtarëve të Qeverisë teknike paraqesin lëndë të procedurave të tjera të rregulluara me ligj, kumtoi Prokuroria publike.

Prishtinë – Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim që t’ua kërkojë testin negativ për Kovid-19   qytetarëve që hynë nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovinës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Kërçovë – Në Kërçovë sot janë regjistruar tetë raste të reja me koronavirus, dhe një person që e ka mposhtur sëmundjen. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid-19 në komunë u rrit në 80, prej të cilëve 68 janë aktivë, 11 të shëruar dhe një person i vdekur.

Kumanovë – Qendra e Shëndetit Publik Kumanovë gjatë 24 orëve të fundit evidentoi tetë persona të infektuar të ri nga Kovid-19, kumtuan sot kompetentët nga Institucioni i shëndetit publik. Prej tyre gjashtë janë nga Kumanova, dy nga Likova.

Shkup – Prokuroria Publike Themelore Gostivar sot shtroi propozim për aktvendim kundër një banori 28-vjeçar nga Gostivari, i cili ka kryer vepër penale – Rrezikimin e sigurisë sipas nenit 144 paragrafi 4 nga Kodi Penal.

Shkup – Lufta kundër strukturave të lëvizjes së predikuesit islamik Fetullah Gylen jashtë vendit do të vazhdojë të jetë njëra ndër pikat primare të agjendës së Turqisë. Deri më tani janë ekstraduar mbi 120 pjesëtarë të kësaj organizate nga më shumë se 20 vende në Turqi, deklaroi sot në konferencë për shtyp ambasadori i Turqisë në Shkup Hasan Mehmet Sekizqok, të organizuar me rastin e festës së Turqisë 15 Korriku – Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar.

Shkup – Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se shërbimet administrative në kuadër të MPB-së në territorin e të gjithë shtetit, ditën e zgjedhjeve (e mërkurë, 15 korrik) do të punojnë vetëm për marrjen e letërnjoftimeve, në periudhë prej orës 7 deri në orën 19.

Stamboll – Një tërmet shkatërrues me fuqi mbi 7 ballësh sipas shkallës së Rihterit në zonën e Stambollit nuk është një perspektivë e largët, paralajmëroi sizmologu turk prof. Naxhi Gorjur në deklaratë për Si-En-En Turk.

Moskë – Rreth 20 gazetarë rusë që erdhën për ta mbështetur kolegun e tyre, ish-gazetarin e “Komersant”, Ivan Sofronov, i akuzuar për tradhti shtetërore, u arrestuan sot para burgut hetimor Lefortovo në Moskë.

Bruksel – Gjithnjë e më shumë aeroplanë fluturojnë mbi Evropë pas heqjes së masave kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë me koronavirusin e ri.

Brazili – Amerikan Jugore dhe Karaibet prej sot janë rajoni i dytë më i goditur në botë për nga numri i rasteve të vdekjes si pasojë e koronavirusit të ri, me mbi 144.000 persona të vdekur.

Uashington – Shteti federal amerikan Florida është vatra më e rrezikuar e koronavirusit të ri në SHBA gjatë 24 orëve janë regjistruar 15.300 persona të sapoinfektuar.

Londër – Një grup prej 83 milionerësh, në një letër të hapur drejtuar qeverive kombëtare, kërkuan sot vendosjen e taksave “të menjëhershme” dhe “përhershme” më të larta për më të pasurit, me qëllim që të kontribuojnë në rimëkëmbjen e ekonomive pas krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Uashington – Presidenti amerikan, Donald Tramp për 827 ditë ka thënë mbi 10.000 gënjeshtra apo ka dhënë deklarata që nuk përkojnë me realitetin. Mesatarisht, ato janë 12 deklaratë në ditë. Por më 9 korrik, vetëm 440 ditë më vonë, shefi i shtetit e kaloi pragun, 20.000 gënjeshtra apo deklarata që nuk korrespondojnë me realitetin. Kjo do të thotë 23 gënjeshtra në ditë për më shumë se 14 muaj. Kjo periudhë përputhet me procesin për impiçment, pandeminë e koronavirusit që e shkatërroi ekonominë dhe protestat pas vdekjes së afroamerikanit, Xhorxh Fllojd.

Nju-Jork – Një në tetë persona në botë do të jenë të uritur, me ç’rast pandemia me koronavirusin i përforcon trendet tashmë të përkeqësuar këtë vit, thuhet në raportin e KB-së të publikuar sot.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close