MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Presidenti Stevo Pendarovski, sot përmes  video-lidhjes  ka biseduar me ambasadoren e sapoemëruar të   Republikës së Lituanisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Zagreb.

15:00/13 korrik/2020/

Shkup – Presidenti Stevo Pendarovski, sot përmes  video-lidhjes  ka biseduar me ambasadoren e sapoemëruar të   Republikës së Lituanisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Zagreb.

Shkup – Maqedonia e Veriut organizon zgjedhje parlamentare, në kohë të rritjes alarmante të numrit të rasteve të të sëmurëve nga koronavirusi në këtë vend të vogël ballkanik, njoftojnë mediat e huaja në analizat e tyre për votimin në vend.

Sveti Nikollë – Janë formuar këshilla zgjedhorë me mjekë për zhvillim të procesit zgjedhor  te të sëmurët me Kovid-19 dhe personat  në vetizolim,  ata janë furnizuar me pajisje përkatëse mbrojtëse, votimi realizohet dhe deri tani nuk ka informata për çfarëdo lloj probleme, deklaroi sot në Sveti Nikollë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Shkup – Trendet ende janë në drejtim të përqindjes pothuajse të njëjtë të të infektuarve të rinj nga numri i përgjithshëm të testeve dhe përqindje të njëjtë të pacientëve të hospitalizuar nga numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve të rinj. Kapaciteti në spitalet menaxhohet mirë edhe lidhur me kuadrin me rotacionin dhe lidhur me krevatet e lira, informoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë vizitës në Shtëpinë shëndetësore në Sveti Nikollë.

Shkup – Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, duke marrë parasysh që filloi sot votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, i informon qytetarët se kanë mundësinë të raportojnë shkelje të mundshme të të drejtave të tyre të votimit në Komitet, në numrat e telefonit 02 3119 073 dhe 072 278 436, ose në helkom@mhc.org.mk.

Shkup – Ambasadorja amerikane Kejt Mari Bërns deklaroi se nuk mund të thuhet sa do të jetë jehona e votuesve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në kushte të pandemisë, por shpreson se marrja e masave mbrojtëse nga ana e autoriteteve, si dhe ndihma e dhuruar amerikane për sigurimin e mjeteve mbrojtëse do t’i inkurajojë qytetarët të dalin dhe ta realizojnë të drejtën e tyre në ditën e zgjedhjeve.

Tetovë – Në rajonin e Tetovës, gjithsej 80 persona janë paraqitur për të votuar sot për shkak të nevojës për të qenë në shtëpi në izolim ose të sëmurë nga Kovid-19. Shumica, 55 janë brenda komunës së Tetovës, ndërsa në Tearcë janë tetë. Nga pesë janë në komunat Jegunovcë, Zhelinë dhe Bërvenicë dhe vetëm dy në komunën e Bogovinës.

Kërçovë – Në Komisionin Komunal Zgjedhor Kërçovë për votim në zgjedhjet parlamentare janë paraqitur 35 të prekur nga Kovid-19 dhe persona në vetizolim, në Komunën Makedonski Brod tre persona, ndërsa në Komunën e Pllasnicës nuk kanë persona të paraqitur të prekur nga Kovid – 19 dhe persona në vetizolim për votim.

Dibër – Në Dibër ka përfunduar votimi i personave në vetizolim ose të sëmurë nga Kovid-19.

Gjevgjeli – Në Komisionin Zgjedhor Komunal – Gjevgjeli, sot, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, vetëm një votues me Kovid-19 do të realizoj të drejtën e tij demokratike i cili ndërkohë mori rezultat negativë të testimit, por më herët ishte paraqitur derisa ishte në izolim shtëpiak.

Strumicë – Paradite këshilli plotësues pesëanëtarësh zgjedhor, i përbërë nga punëtorët shëndetësorë, e filloi votimin e të sëmurëve nga kovid-19 dhe personave në vetizolim në komunën e Strumicës. Për votim janë paraqitur gjashtë persona, të gjithë nga fshati Dabile, të cilët deri tani kanë votuar në dy vendvotime.

Shkup – Ambasada e SHBA-së në vend sot Komisionit shtetëror të zgjedhjeve i dorëzoi donacion prej 50.000 maskave mbrojtëse dhe 10.000 mjete dezinfektuese, si ndihmë dhe përkrahje në përpjekjet e Qeverisë që të mbahen zgjedhje të sigurta dhe të mbrohet shëndeti i qytetarëve gjatë procesit zgjedhor.

Shkup – Donacion prej një toni materiali mjekësor nga Norvegjia, i cili përbëhet nga maska ​​mjekësore, maska ​​izolimi, maska ​​mbrojtëse, syze mbrojtëse dhe termometra të destinuar për spitalin e lëvizshëm Rolle 2, me vlerë prej rreth 200 mijë euro, të realizuar përmes Agjencisë së NATO-s për mbështetje dhe furnizime dhe e transportuar nga Aleanca, sot u dorëzua në kazermën Ilinden në Shkup.

Shkup – Në maj të këtij viti vendin  e kanë vizituar 838 turistë ose  99,2  për qind më pak se vitin e kaluar. Siç tregoi enti shtetëror për statistikë, janë realizuar gjithsej 4.946 bujtje që është 97.6 për qind më pak.

Shkup – Çmimet e derivateve të naftës  prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë deri një denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,53 për qind.

Shkup – Rreth 1.000 ndotës të mundshëm nga sezoni i mëparshëm i ngrohjes do të ndryshojnë metodën e ngrohjes këtë dimër, tregojnë shifrat e Qytetit të Shkupit, nga të cilat deri më tani, për 10 ditë janë parashtruar 1.006 aplikime për subvencione për inverter. Ndarja e subvencioneve për kondicionerët inverter për ngrohjen e shtëpive është pjesë e masave të parashikuara në Planin e përmirësimit të cilësisë së ajrit.

Shkup – Shoqata “Thjerrëza e gjelbër” paraqiti sot në Këshillin gjyqësor republikë tre nisma për ngritje të procedurës për përgjegjësinë e gjyqtarëve nga Gjykata e Apelit për punë të papërgjegjshme dhe të pakujdesshme.

Shkup – Dënim me burg prej 19 viteve sot ka marrë Angela Gjorgjievska për vrasjen e Pineta Sekondo Pino. Gjykatësja Lenka Davitkovska e shpalli fajtore se ka ndihmuar në kryerjen e vrasjes që ka ndodhur më 11 dhjetor të vitit 2018, ndërsa trupi i tij është gjetur në prill të vitit 2019 në pjesën e fshatit Luboten.

Tetovë – Një alpinist nga Shkupi pasi është ndarë nga grupi dje është humbur në Malin Sharr dhe sot rreth orës 06:00 të mëngjesit pas kërkimit që e kanë bërë dy alpinistët tjerë dhe nëpunësit policorë.

Kërçovë – Paradite në parkingun e qendrës tregtare “Gara” afër autostradës Kërçovë – Osllomej, u dogj një furgon, i cili shpërndan bukë.

Tetovë – Zjarr ka shpërthyer dje rreth orës 22:00 në çatinë e kompleksit banesor-afarist të quajtur Çeshell në sheshin e qytetit në Tetovë, me ç’rast nuk ka persona të lënduar. Zjarri ka shpërthyer në çatinë e zyrave afariste, ndërsa e kanë shuar nëntë zjarrfikës me tre automjete.

Tetovë – Disa qen endacakë janë helmuar në parkun në lagjen “Ajduçko maallo”, kumtuan tetovarët në rrjetet sociale. Në një video xhirim vërehen qen të ngordhur, ndërsa njëri prej tyre edhe si lufton me helmin në çastet e fundit të jetës.

Tiranë – Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 117 të infektuar të rinj me Kovid-19, që është numri i parë treshifror që nga paraqitja e pandemisë.

Athinë – Dritë jeshile për fluturime të drejtpërdrejta nga Britania e Madhe dhe Suedia; intensifikimi i kontrolleve në vendkalimin kufitar Promahonas (Kulla), si dhe në brendësi; kërkesa për Komisionin kompetent të epidemiologëve për të marrë në konsideratë mundësinë e ndalimit të panaireve, janë pjesë e vendimeve që i kumtoi zëdhënësi i Qeverisë greke, ndërsa janë sjell në takimin e sotëm të kryeministrit grek Kirjakos Micotakis me profesorin, epidemiologun përgjegjës për Kovid-19 dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes Civile, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ankara – Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlut Çavushoglu sot deklaroi se Ankaraja do ta informojë UNESKO për hapat e ndërmarra lidhur me Aja Sofjen, pasi muzeut do t’i kthehet statusi i xhamisë.

Ankara – Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan është zotuar të “çlirojë xhaminë Al-Aksa” nga Izraeli, pasi të premten e “ringjalli” Shën Sofinë si xhami.

Athinë – Greqia i kërkon Bashkimit Evropian të përgatis listë të masave të fuqishme në rast se Turqia shkel të drejtat tona sovrane. Ndërsa Evropa duhet të kuptojë se ka përgjegjësi të marrë vendime për të ndaluar provokimin turk, tha zëdhënësi i qeverisë Greke Stelios Pecas në konferencë e sotme të rregullt për gazetarët, duke shpjeguar se masat mund të jenë në formë të sanksioneve diplomatike, politike ose ekonomike për Turqinë, informon  korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Romë – Rreth 80 për qind e rasteve të reja të koronavirusit në Romë, janë raste pozitive nga vende jashtë saj, konfirmojnë autoritetet shëndetësore në Lacio.

Bruksel – Shumica e qytetarëve gjermanë përkrahin politikë më të ashpër të Bashkimit Evropian, kur bëhet fjalë për ndarjen e azilit dhe dëshirojnë të pengohet hyrja ilegale e kërkuesve të azilit në BE, tregojnë rezultatet nga anketa e publikuar në gazetën gjermane “Velt am zontag”.

Berlin – Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Shpan deklaroi sot se lufta kundër koronavirusit është “lojë ekipore” ku nevojitet bashkëpunim i qytetarëve.

Paris – Ministri i Shëndetësisë së Francës, Olivie Veran, njofton se çështja e mbajtjes së detyrueshme të maskave në ambientet e mbyllura do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Mbrojtjes, njofton korrespondenti i MIA-s.

Moskë – Presidenti rus Vlladimir Putin deklaroi se numri i rasteve të vdekjes nga Kovid-19 në Rusi është shumë më i vogël se sa në vendet tjera, njoftoi TASS.

Tel Aviv – Ministri izraelit për energjetikë, Juval Shtajnc, i cili është i afërt me kryeministrin Benjamin Netanjahu,  sot bëri thirrje të vendoset  karantinë që të parandalohet  infektimi me koronavirusin të dalë nga kontrolli.

Seul – Ish sekretaresha e prefektit të Seulit, Park Von-sun, i cili vdiq të dielën, e akuzoi për abuzim seksual katërvjeçar.

Pekin – Pekini zyrtar sot kumtoi se do të ndalojë hyrjen në territorin e Kinës për senatorët amerikanë, Mark Rubi dhe Ted Kruz, kongresmenin Kris Smit dhe ambasadorin për Lirinë Fetare, Sem Braunbek për shkak të kritikave për politikat në pushtet të Partisë Komuniste të pakicave dhe besimtarëve.

Kabul – Luftëtarët talebanë kryen sulme të armatosura ndaj objekteve ushtarake dhe policore në qarqet afgane Imam Sahip dhe Çardere, kumtoi zëdhënësi i zyres së guvernatorit të Kunduzit, Esmatulla Muradu. Lëvizja e talebanëve e mori përgjegjësinë për sulmin.

Back to top button
Close
Close