MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA FLESH

Shkup – Votimi i sotëm i të sëmurëve me Kovid-19 dhe personave të cilët janë në vetizolim zhvillohet sipas  protokollit të veçantë të konfirmuar shëndetësor për mbrojtje. Të drejtën e  votës sot,  dy ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, mund ta realizojnë 716 persona të cilët u paraqitën në KSHZ. Ata votojnë në shtëpitë e tyre.

12:00/13 korrik/2020

Shkup – Votimi i sotëm i të sëmurëve me Kovid-19 dhe personave të cilët janë në vetizolim zhvillohet sipas  protokollit të veçantë të konfirmuar shëndetësor për mbrojtje. Të drejtën e  votës sot,  dy ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, mund ta realizojnë 716 persona të cilët u paraqitën në KSHZ. Ata votojnë në shtëpitë e tyre.

Shkup – Gjatë 24 orëve të fundit (12-13 korrik) në territorin e shtetit janë regjistruar 237 shkelje  për mosmbajtje të maskës mbrojtëse në fytyrë. Ministria e Punëve të Brendshme apelon te qytetarët t’i respektojnë  masat dhe protokollet e sjella  nga Qeveria me qëllim të ballafaqimit me KOVID-19.

Shkup – Rreth 5.000 ankesa janë pranuar për kartelat pagesore vendore nga kategoria Të rinj – nxënës të shkollave të mesme dhe studentë nga mosha 16 deri në 29 vjet, kumtoi ministrja e Financave Nina Angelovska në profilin e saj në Fejsbuk.

Kavadar – Njëzet e gjashtë vjeçari është rasti i ri me koronavirus në Kavadar. Është infektuar nga një moshatar i tij, i cili këto ditë  ishte konfirmuar pozitiv. Këtë për MIA-n e konfirmoi mjeku Riste Jovanovski, spedemiolog specialist pranë Qendrës për Shëndet Publik në Kavadar.

Prilep – Në Prilep sot votojnë 29 qytetarë të sëmurë  nga koronavirusi dhe në izolim. Këshilli special i personave mjekësor në mëngjes nga Komisioni Komunal Zgjedhor  e mori material votues, pajisjen mbrojtëse dhe sipas protokolleve për mbrojtje, me  skafanderë dhe zbatim të masave  e realizuan votimin në shtëpitë e qytetarëve.

Shtip – Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë një burrë 42 vjeçar nga Koçani në aksident të rëndë trafiku, i cili ka ndodhur mbrëmë në orën 21:30 minuta në rrugën Shtip-Radovish, në drejtim për në fshatin Luboten.

Shkup – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot e mbajti konferencën e parë për shtyp pas fillimit të tre ditëve të votimit në zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup – Kryetarët e 16 komunave në vend e mbështetën propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Komisionit për Sëmundje Infektive për formim të “Kovid qendrave” rajonale në qytetet ku tashmë ekzistojnë  spitale të përgjithshme dhe shtëpi shëndetësore.

Athinë – Për shkak të turmave dhe mosrespektimit të masave parandaluese për pengimin e përhapjes së koronavirusit, brengosje në Greqi shkaktojnë festivalet me muzike të drejtpërdrejtë, respektivisht të ashtuquajturat panaire, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Prishtinë – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli deklaroi se beteja e tij, të cilën e udhëheq së bashku me presidentin Hashim Thaçi, do të jetë triumfale. Ai në profilin e tij në Fejsbuk, shkroi se Kosova do të dalë si fitues nga kjo betejë, për atë që, siç tha, “lufta e UÇK-së ishte e drejtë”.

Budapest – Hungaria që nga pasnesër, 15 korrik, vendos masa të reja kufizuese përgjatë kufijve të saj për shkak të rritjes së rasteve të koronavirusit në disa vende, njofton shefi i Kabinetit të kryeministrit Viktor Orban.

Moskë – Një person humbi jetën, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë kur aeroplani Antonov An-2 u rrëzua  në rajonin Nizhni Novgorod. Sipas Ministrisë ruse për situata të jashtëzakonshme, fatkeqësia ka ndodhur  në orën 4:10 minuta sipas kohës lokale,  ndërsa  në momentin e fatkeqësisë  në aeroplan ishin dy persona.

Varshavë – Presidenti aktual polak, Andzhej Duda duket se ka siguruar fitore të ngushtë në zgjedhjet presidenciale të Polonisë me 51 për qind të votave, sipas sondazhit të fundit të “Ipsos”, mbrëmë vonë, i cili ka diferencë gabimi prej një për qind, transmeton DPA.

Kiev – Ukraina planifikon të blejë seri tjetër të aeroplanëve të armatosur pa pilot nga Turqia, temë në të cilët u bisedua gjatë vizitës zyrtare të ministrit turk të Mbrojtjes në Kiev. Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Andrij Taran në takim me kolegun turk Hulusi Akar të premten shprehu qëllim që vendi të blejë aeroplanë pa pilot të prodhuara në Turqi, njofton agjencia Anadollu.

Bruksel – Marrëdhëniet me Turqinë për momentin nuk janë të mira dhe do të jenë në majë të agjendës së këtij takimi, deklaroi shefi i diplomacisë evropiane Jozep Borel pas arritjes në Bruksel në takimin e Këshillit për punë të jashtme të BE-së.

Pekin – Lugina e lumit Jangce është goditur nga reshjet e papara të shiut në 50 vitet e fundit në të cilat ka shumë viktima, ose deri më tani gjithsej 141, njoftuan mediumet amerikane.

Pekin  – Në Kinë, në 24 orët e fundit janë regjistruar tetë raste të reja me koronavirus, ndërsa të gjitha janë të importuara, gjegjësisht personat kanë ardhur nga jashtë, kumtoi sot Komisioni kinez i Shëndetësisë. Për të shtatën ditë me radhë, në Pekin nuk është regjistruar asnjë rast i ri.

Meksiko Siti – Meksika e tejkaloi Italinë për nga numri i rasteve të vdekjes nga Kovid-19 dhe u bë vendi i katërt në botë për nga numri i vdekjeve. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë,  deri më tani nga koronavirusi në atë vend kanë vdekur 5,006 njerëz.

Tokio – Kryeministri japonez Shinxo Abe sot udhëton në prefekturën jugperëndimore Kumamoto, ku reshjet rekorde shkaktuan rrëshqitje të dheut dhe vërshime, në të cilat deri më tani e kanë humbur jetën 68 persona, njofton DPA.

Londë) – Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar “krizë globale pa precedent në arsim”, me pothuaj 10 milionë fëmijë të goditur nga mbyllja e shkollave, të cilët ndoshta më asnjëherë nuk do të kthehen në klasat e tyre, publikoi sot organizata “Shpëtoni fëmijët”.

Taipei – Tajvani sot filloi seri njëjavore të stërvitjeve ushtarake, duke përfshirë edhe stërvitje me municion në skenar për mbrojtje nga sulmet pushtuese, njofton DPA.

Nju-Jork – Pas uraganit katastrofal “Maria” në Portoriko, presidenti amerikan Donald Tramp e mori në konsideratë idenë e shitjes së këtij ishulli në vitin 2017, deklaroi për “Nju-Jork Tajms” Elejn Djuk, ish zëvendësdrejtor i Sigurisë Kombëtare, transmeton Si-En-En.

Kabul – Të paktën 40 persona janë lënduar gjatë shpërthimit të auto bombës në pjesën veriore të qytetit afgan Ajbak, kumtuan sot përfaqësuesit zyrtarë, transmeton agjencia gjermane DPA. “Ekzistojnë druajtje se ka edhe të vdekur”, theksoi zëvendësguvernatori i provincës Sefatullah Samangani dhe këshilltar lokal Raz Mohamed.

Leste) – Trajneri i Lester, Brendan Roxhers konsideron se lojtarët e tij po luajnë dobët pas ristartimit të sezonit të Premier ligës. Lester humbi mbrëmë nga Bornmuth me 4:1 dhe e rrezikoi plasmanin në Ligën e kampionëve.

Londër– Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, mbrëmë tha se ishte i pakënaqur dhe i dëshpëruar pas humbjes së ndeshjes nga Totenhemi (1:2), në Premier Ligë.

Back to top button
Close
Close