MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti së bashku me kandidatët për deputet në të gjitha zonat sot para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut tha se nga kjo godinë do të zgjidhet kryeministri i parë shqiptar.

15:00/ 12 korrik/ 2020

Shkup – Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti së bashku me kandidatët për deputet në të gjitha zonat sot para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut tha se nga kjo godinë do të zgjidhet kryeministri i parë shqiptar.

Shkup – Plotësisht e rinovuam dhe për 30 për qind e rritëm kapacitetin e Repartit për Trajtim Intensiv në Klinikën për Neurokirurgji. Furnizuam pajisje të reja dhe realizuam 26 punësime të reja në Institucion. Kolegët nga klinika ime amë janë të motivuar dhe në të vërtetë të vlerësuar. Punojnë në kushte më të mira dhe kanë paga më të mëdha. Ndërtojmë sistem të qëndrueshëm shëndetësor për të gjithë, ka shkruar ministri i Shëndetësisë Venko Filpçe në profilin e tij në Fejsbuk.

Manastir – Konsolidimi i tokave bujqësore është politikë shtetërore për përmirësim të strukturës së pavolitshme të tokave bujqësore veçanërisht  në pronësi private, deklaroi ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski.

Shkup – Platforma për qëndrueshmëri të serviseve për parandalim dhe mbështetje për HIV në prag të votimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare përkujton se gjithsej 16 parti politike janë zotuar se pas zgjedhjeve do të angazhohen për ndërmarrjen e aksioneve me të cilat do të sigurohet vazhdimësi të programeve për parandalim të HIV-it me qëllim që deri në vitin 2030 në vend të ketë zero të infektuar të rinj.

Kumanovë – Bartësi i i listës  nga NJZ 2 i koalicionit “Mundemi” Oliver Spasovski,  sot prej para kompleksit sportiv  “Sokolana” nga Kumanova, ka apeluar te qytetarët të dalin në votim, sepse është sigurt. Ai tha se të gjithë janë para përgjegjësisë të ruhet  gjithçka që është siguruar  në tre vitet e fundit dhe se duhet të vazhdohet  nëpër rrugën e drejtë.

Kriva Pallankë– Më 15 korrik vendosim për të ardhmen tonë, vendosim nëse do të shkojmë përpara ose do të kthehemi prapa. Së bashku me qytetarët e fituam regjimin e Gruevskit,  do ta fitojmë edhe pasardhësin e tij Mickoski, tha sot nga Kriva Pallanka bartësi i listës për deputetë nga NJZ 3 dhe sekretar i përgjithshëm  i LSDM-së, Lupço Nikollovski.

Shkup – Bartësi i listës së kandidatëve të koalicionit “Mundemi” në NJZ 2 Oliver Spasovski mbrëmë mbajti fjalim në Kuvendin solemn të Partisë Demokratike të Turqve e cila festoi 30 vjetorin e ekzistimit.

Shkup – Më 15 korrik zgjedhim nëse bujqit do të marrin 200 milion euro në vit subvencione dhe mbështetje për zhvillimin rural, ose do të marrin premtime të rrejshme, manipulime dhe shantazhe me pagesën e subvencioneve. Më 15 korrik, ju të nderuar bujq vendosni nëse do të keni njëqind për qind naftë të gjelbër falas ose do të lejoni  dikush nga VMRO-DPMNE  ta shkel punën tuaj, siç bënte 11 vite të tëra, theksoi lideri i LSDM-së Zoran Zaev në Konçe.

Kumanovë – Bartësi i listës nga NJZ 2, Vllado Misajllovski sot nga sheshi i qytetit të Kumanovës në ditën e fundit të fushatës theksoi se  ka realizuar  numër të madh të takimeve me qytetarët  e Kumanovës dhe nga njësia zgjedhore me të cilët ka biseduar  për problemet, nevojat e qytetarëve. Ai i falënderoi mediumet  për bashkëpunimin profesional.

Shkup – Janë sjellur tre lloje të reja të insulinës – dy insulinë analoge, injektibile dhe tabletë. Të gjithë pacientët me diabet  tani marrin insulina origjinale me certifikatë për cilësi,  i cili nuk është nga importi paralel. Plotësisht, janë furnizuar edhe 10 pompa të insulinës, theksuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Shkup – Për shkak të punëve teknike në elektrosistemin e qytetit Shkup, nesër,  në një pjesë të caktuar të ditës, pa energji elektrike do të mbesin  shfrytëzuesit  në komunat Karposh dhe Saraj.

Shkup – Me shënimin e mbrëmshëm të  sinjalizimit  horizontal të komunikacionit, për fundjavë përfundoi rikonstruimi i rrugës “Aleksandar Urdarevski” në komunën Butel, në gjatësi prej rreth 800 metra, theksuan nga Qyteti i Shkupit.

Athinë – Vetëm me vërtetim  në gjuhën angleze për test negativ të Kovid-19, të bërë 72 orë para udhëtimit,  nga e mërkura deri  më 29 korrik do të lejohet  hyrja  në Greqi përmes vendalimit kufitar Promahonas, sipas vendimit të përbashkët ministror të publikuar mbrëmë  në Gazetën zyrtare të Greqisë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Londër – Virologia britanike Vendi Barkli deklaroi se hulumtimet laboratorike tregojnë se pikat të cilat përmbajnë koronavirus në ajër mund të qëndrojnë infektuese  një orë. Për atë e rëndërishme është që Organizata Botërore e Shëndetësisë këtë javë e ndërroi  qëndrimin zyrtar,  duke pranuar se transmetimi  i koronavirusit përmes ajrit megjithatë është i mundur”, tha Barkli e cila është e punësuar në kolexhin Imperial në Londër.

Londër – Nga fillimi i pandemisë mbi 12,75 milion njerëz në botë  janë infektuar me koronavirusin, ndërsa 563.869 pacientë kanë vdekur. Rusia dje ka  regjistruar  edhe 6.615 raste të reja  të personave të infektuar, me çka numri i tërësishëm i pacientëve  u rrit në 727.168. Në 24 orët paraprake, në vend vdiqën edhe 130 pacientë me koronavirus të konfirmuar deri tani gjithsej 11.335.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close