MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup– Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në intervistën për “Di prese” shpreh bindje se do të zgjidhet Kryeministri i parë shqiptar. Këtë, thotë Ahmeti, nuk e bëjmë që ta ndajmë vendin, por ta bashkojmë. “Ne, shqiptarët jemi qytetarë të barabartë të Maqedonisë së Veriut dhe kontribuojmë shumë. Tani është momenti historik që ta udhëheqim vendin. Është koha për një Kryeministër shqiptar. Ne këtë nuk e bëjmë që ta ndajmë vendin, por ta bashkojmë. Asgjë e keqe nuk do t’i ndodhë vendit. Kjo nuk ndodhi as kur për herë të parë një shqiptar u bë ministër i Mbrojtjes dhe tjetri u bë ministër i Punëve të Brendshme dhe kur një shqiptar u zgjodh kryetar i Kuvendit. Kryetari i Kuvendit arriti t’i ulë dallimet midis të dyja partive maqedonase. Një kryeministër i pavarur nga partitë është hapi ynë i ardhshëm”, thotë Ahmeti.

12:00/ 12 korrik/ 2020

Shkup– Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në intervistën për “Di prese” shpreh bindje se do të zgjidhet Kryeministri i parë shqiptar. Këtë, thotë Ahmeti, nuk e bëjmë që ta ndajmë vendin, por ta bashkojmë. “Ne, shqiptarët jemi qytetarë të barabartë të Maqedonisë së Veriut dhe kontribuojmë shumë. Tani është momenti historik që ta udhëheqim vendin. Është koha për një Kryeministër shqiptar. Ne këtë nuk e bëjmë që ta ndajmë vendin, por ta bashkojmë. Asgjë e keqe nuk do t’i ndodhë vendit. Kjo nuk ndodhi as kur për herë të parë një shqiptar u bë ministër i Mbrojtjes dhe tjetri u bë ministër i Punëve të Brendshme dhe kur një shqiptar u zgjodh kryetar i Kuvendit. Kryetari i Kuvendit arriti t’i ulë dallimet midis të dyja partive maqedonase. Një kryeministër i pavarur nga partitë është hapi ynë i ardhshëm”, thotë Ahmeti.

Shkup – Pas 20 ditësh në të cilat partitë politike dhe koalicionet e prezantuan ofertën e tyre para qytetarëve, sot përfundon  fushata zgjedhore dhe nga mesnata fillon heshtja zgjedhore para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme  parlamentare, të caktuara për të mërkurën. Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, partitë politike do të përpiqen  t’i fitojnë votat e qytetarëve përmes prezantimit të programeve të tyre që i premtojnë për periudhën e ardhshme katër vjeçare.

Shkup– Qytetarët e Maqedonisë së Veriut  në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mund të votojnë  për listat e kandidatëve  të 15 koalicioneve dhe partive politike  me gjithsej 1.578 kandidatë, prej të cilëve 903 janë burra, ndërsa 657 gra. Sipas të dhënave statistikore të KSHZ-së,  sipas moshës  më së shumti  ose 795 janë mes 30 dhe 49 vjet. Zgjedhja bëhet me rrethimin e numrit rendor para listave të kandidatëve në fletvotim, rendi i të cilave ishte  konfirmuar me short.

Shkup – Në 3.390 vendvotime  në zgjedhjet e dhjeta të parakohshme parlamentare mund të votojnë 1.814.263 qytetarë të regjistruar në Listën zgjedhore. Votimi  në këto zgjedhje  parlamentare për shkak të pandemisë aktuale të KOVID-19 për herë të parë do të zhvillohet tre ditë.

Shkup –Këto javë të fundit  çdo ditë në vend shënohen pothuajse nga dyqind raste të reja  të personave të infektuar me Kovid-19. Edhe krahas masës për mbajtje të maskës dhe distancës, si dhe protokollet e vendosura, epidemia  nuk bie. Më së shumti raste shënohen në Shkup, ndërsa nga komunat e Shkupit në Çair. Nga fillimi i epidemisë deri tani në vend  janë regjistruar 7.975 raste të personave të infektuar, u shëruan 4.080 persona, ndërsa vdiqën 376. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 76.107 testime  për Kovid-19.

Shkup – Nga ora 12 e deri në orën 15 nesër do të ketë ndalesë për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve në autostradën Kërçovë-Ohër afër aksit Presek-Pesoçan. Arsye për ndërprerjen është kjo se në këtë periudhë kohore do të kryhet minimi i këtij aksi për shkak të depërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër.

Prishtinë – Instituti nacional për shëndet publik i Kosovës mbrëmë tregoi se  janë testuar gjithsej 419 strisho, prej të cilave 203 janë pozitive, me çka numri i tërësishëm  i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arriti 4.715 persona.

Beograd – Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot do të marrë pjesë në  video-konferencë  në suaza të dialogut mes Prishtinë dhe Beogradit nën udhëheqësi të Bashkimit Evropian.

Varshavë – Sot gati 30 milion polakë votojnë  në rrethin e dytë të  zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhin mes  kandidatit opozitar,  prefektit të Varshavës Rafal Tshaskovski dhe presidentit aktual Andzhej Duda.

Nju-Jork – Këshilli i Sigurisë së KB-së mbrëmë nga përpjekja e pestë miratoi rezolutë  për dërgesë të ndihmës humanitare në Siri përmes një vendkalimi kufitar me Turqinë. Për rezolutën votuan 12 anëtarë të Këshillit të Sigurisë të KB-së, ndërsa Rusia, Kina dhe Republika Domenikane ishin  të përmbajtur.

Uashington – Presidenti amerikan Donald Tramp vizitoi një spital ushtarak në periferi të Uashingtonit dhe për herë të parë në opinion ka mbajtur maskë mbrojtëse për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Uashington – Një banor tridhjetë vjeçar nga San Antonio, Teksas, ka shkuar  në një “koronavirus festë” pas së cilës është sëmurë dhe ka vdekur. “Kam menduar se është gënjeshtër u ka thënë pacienti i ri infermiereve para se të vdesë. Festa është organizuar nga një person i infektuar me Kovid-19, dhe ideja ka qenë të  shikohet nëse  virusi  është real dhe nëse dikush mund të infektohet.

Pekin – Tërmet me fuqi prej 5,1 ballë sot e dridhi  qytetin verilindor kinez Tangshan, kumtuan autoritetet lokale. Pastaj është regjistruar  edhe një më i vogël  me fuqi prej 2,2 ballë.

Shkup– Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite kryesisht  në rajonet malore të perëndimit do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar me shi dhe bubullima të rralla. Do të fryejë  erë mesatare deri në të përforcuar veriore e cila gjatë ditës më shumë do të shprehet përgjatë Vardarit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13 deri 21 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 27 deri 36 gradë Celsius. Indeksi UV do të arrijë 8.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close