MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Prej nesër në mesnatë, në përfundim me orën 21 më 15 korrik, vlejnë rregullat për heshtje zgjedhore gjatë Zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, bëri të ditur sot Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive si përkujtim për radiodifuzerët.

15:00/ 11 korrik/ 2020

Shkup – Prej nesër në mesnatë, në përfundim me orën 21 më 15 korrik, vlejnë rregullat për heshtje zgjedhore gjatë Zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, bëri të ditur sot Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive si përkujtim për radiodifuzerët.

Shkup – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti, bashkë me kandidatin për kryeministër  Naser Ziberi, sot do ta përmbyllin fushatën simbolikisht në Ohër pasi që e filluan gjithashtu simbolikisht në Prespë. Tubimi do të mbahet sot, me fillim në ora 19:30 në stadiumin në lagjen Voska në Ohër.

Shkup – Nën moton “Ngasim përpara drejt Bashkimit Evropian atje ku përkasim” bartësi i listës në NJZ 1 nga koalicioni “Mundemi” Nikolla Dimitrov së bashku me kandidatët për deputetë të koalicionit  kanë ngasur biçikleta, nëpër Shkupin fitues.

Shkup – Banka Botërore mbetet  partneri ynë i përkushtuar, si në kushte  të volitshme ekonomike kur e kemi mbështetje  në masat të cilat ndërmerren për zhvillim të ekonomisë dhe shoqërisë,  ashtu edhe tani – kur ndërmarrim masa për tejkalim të pasojave nga kriza Kovid-19,  kriza më e madhe ekonomike pas Depresionit të madh. Këtë sot e kanë theksuar ministrja e Financave Nina Angellovska në tryezën e rrumbullakët onlajn me temën: “Politika për mbështetje  të sektorit privat” për ballafaqim me  krizën e shkaktuar nga Kovid-19 në organizim të Bankës Botërore.

Strumicë – Në rajonin  e Strumicës sot ishin dorëzuan   kartelat për “naftë të gjelbër”  për të gjithë shfrytëzuesit e rinj nga ky rajon,  përkatësisht për të gjithë ato  të cilët për herë të parë  këtë vit e shfrytëzojnë  masën,  ata të cilët i kanë dëmtuar ose humbur  kartelat paraprake. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski deklaroi se tashmë nga fillimi i javës së ardhshme , përmes  njësive rajonale të MBPEU-së , do të ndahen  edhe kartelat tjera të reja  në të gjitha rajonet në shtet. Ai tha se  ata të cilët tashmë kanë kartela  nga  viti i kaluar, sipas automatizmit do të mbushen  dhe do të mund të fillojnë  me përdorim të kartelave, përkatësisht të marrin “eurodizel për mekanizëm bujqësor”.

Shkup – Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetari i Komisionit të Shëndetësisë së LSDM-së Venko Filipçe, në mëngjes e vizituan  pacientin Ivan të cilit i ishte transplantuar zemra. Ivan është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ai sot  del nga Klinika  për Kardiokirurgji  shtetërore për shërim shtëpiak. Më 23 maj për herë të parë në Maqedoninë e Veriut  u bë transplantimi i zemrës. Operacioni ka zgjatur  gjashtë orë.

Shkup – Fushata parazgjedhore me respektim të distancës fizike prej 1,5 deri në 2 metra, larje dhe dezinfektim të duarve dhe mbajtjes së maskës mbrojtëse në të gjitha aktivitetet partiake parashikon protokolli i Komisionit për Sëmundje Infektive. Këto janë rekomandimet, ndërsa përgjegjësia për respektim të protokolleve shëndetësore gjatë aktiviteteve zgjedhore në ambient të hapur dhe të mbyllur është e vetë partive politike dhe e qytetarëve. Partitë politike paralajmëruan se udhëheqin fushatë pa tubime të mëdha, por çdo ditë janë aktivë në terren. Derisa shumica prisnin fushatë përmes mediave sociale, shohim edhe takime të drejtpërdrejta me qytetarët, për të cilat partitë politike thonë se janë në vëllim më të vogël dhe numër më të vogël dhe në pajtim me masat.

Shkup – U bëj thirrje të gjitha grave të shtetit tonë, pavarësisht se për cilën parti politike  kanë votuar në të kaluarën, në këto zgjedhje, më 15 korrik ta japin votën e tyre  për partinë  e cila  në dy vite e gjysmë të fundit tregoi  se di t’i respektojë gratë, t’i përparojë të drejtat e tyre dhe ta kthejë dinjitetin e tyre. Koha është për 50:50 gra të fuqishme të cilat në mënyrë të barabartë marrin pjesë në krijimin  e shoqërisë së fuqishme. Gra rrethoni numrin 15 për solidaritet femëror, për bashkim,  për të ardhmen tonë më të mirë, bëri thirrje sot bartësja e  listës në NJZ 1 nga koalicioni “Mundemi” Milla Carovska  nga selia e partisë së LSDM-së.

Kavadar – Dy raste të reja të koronavirusit  janë regjistruar në Kavadar, është infektuar një mjeke interniste e moshës 48 vjeçare e cila tre javë ishte në punë në spitalin “8 Shtatori”. Këtë informacion për MIA-n e konfirmoi mjeku Riste Jovanovski, epidemiolog specialit pranë Qendrës për shëndet publik të Kavadarit.

Sarajevë – Në Srebrenicë sot shënohet 25 vjet nga gjenocidi mbi boshnjakët. Në periudhën prej datës 11 e deri më 23 korrik të vitit 1996 pjesëtarë të ushtrisë së Republikës Sërpska, nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiq, vranë mbi 8.000 boshnjakë myslimanë, kryesisht djem dhe burra të moshës prej 12 deri në 77 vjet.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close