MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Sipas informatave të fundit, në vend deri tani nga Kovid-19 janë sëmurë 219 persona. Janë realizuar 1.800 teste. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se sistemi shëndetësor është në kondicion tërësisht të mirë dhe është i gatshëm për numër të rritur të rasteve me koronavirus, duke theksuar se është mirë që ka rritje lineare të numrit të të sëmurëve nga koronavirusi. Ai, paralajmëroi se  në fillim të javës së ardhshme do të vendoset spital mobil  pranë Klinikës universitare për sëmundje infektive, në të cilën do të vendosen 130 shtretër.

12:00/ 28 mars/ 2020

Shkup – Sipas informatave të fundit, në vend deri tani nga Kovid-19 janë sëmurë 219 persona. Janë realizuar 1.800 teste. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se sistemi shëndetësor është në kondicion tërësisht të mirë dhe është i gatshëm për numër të rritur të rasteve me koronavirus, duke theksuar se është mirë që ka rritje lineare të numrit të të sëmurëve nga koronavirusi. Ai, paralajmëroi se  në fillim të javës së ardhshme do të vendoset spital mobil  pranë Klinikës universitare për sëmundje infektive, në të cilën do të vendosen 130 shtretër.

Shkup – Ndalesa për lëvizje në tërë territorin e shtetit sot dhe nesër do të fillojë në orën 16:00 dhe do të zgjasë deri në orën 05:00, sipas vendimit të Qeverisë për ndalesë të lëvizjes  gjatë uikendeve. Të gjitha institucionet dhe kompanitë private që punojnë gjatë uikendeve, duhet të përshtaten  në kufizimet e reja  për lëvizje dhe ta përfundojnë  procesin e punë më së voni deri në orën 15:00.

Shkup – Prej sonte  në orën dy pas mesnate  fillon llogaritja verore e kohës. Shigjetat në orë do të zhvendosen për një orë përpara që do të thotë  në vend se dy ora do të jetë tre. Llogaritja verore e kohës përfundon  më 25 tetor në orën 3 pas mesnate.

Shkup – Me rastin e aksionit global ekologjik, Ora e planetit Tokë,  shteti ynë  sonte në orën 20:30, së bashku me mbi  8.000 qytete në mbi 180 shtete të botës, do t’i fikë dritat me qëllim të dërgimit të mesazhit të fuqishëm  për shpëtim të planetit tonë. Nga Ora e planetit Tokë bëjnë thirrje  këtë vit, në vend se në rrugë, të bashkohemi nëpër shtëpitë dhe së bashku  të tregojmë  se tani nuk është koha për t’u tërhequr, por mundësi të reagojmë  në mënyrë ende më kreative.

Athinë – Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë përmes “Tuiter”-it zyrtar dërgoi urime për anëtarësimin tonë në NATO, duke shtuar se pret bashkëpunim konstruktiv, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Shkup – Në komunën Qendër  bëhet vendosja e dezinfektuesve për duar në hyrje të ndërtesave kolektive për ballafaqim me epideminë e virusit Kovid-19. Nga komuna informojnë se në terren janë ekipet e tyre mobile për ndihmë dhe mbështetje të grupeve të rrezikuara të qytetarëve, fëmijë, pensionistë, persona të sëmurë dhe të pafuqishëm,  se shkollat fillore programin e tyre mësimor e kryejnë onlajn, ndërsa dezinfektohen edhe hyrjet e ndërtesave, rrugët dhe sipërfaqet publike.

Shkup – Skenari më optimist është që zgjedhjet të mbahen në qershor nëse merret parasysh parashikimi se piku do të ishte për një muaj, ndërsa periudha e rikuperimit edhe një muaj, maj, ashtu që në  qershor do të mund të mbahen zgjedhje, por tërësisht me formë tjetër të fushatës, pa tubime dhe mitingje të mëdha, theksoi dje kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në emisionin “360 shkallë”.

Shkup – Të punësuarit në Mbrojtje dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë pjesë e gjeneratës e cila e vendosi vulën e NATO-s. Prej sot jemi aleatë me armatat e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, aleatë me armatat e fqinjëve tanë më të largët dhe më të afërt, Greqisë, Shqipërisë Bullgarisë, Kroacisë, Sllovenisë dhe Malit të Zi.

Shkup – Jam i vetëdijshëm se ulja e pagave në administratë është masë jo e popullarizuar, por kjo është situatë  në të cilën nuk mund të kalkulojmë,  duhet të veprojmë si burrështetas dhe këtë ta kalojmë duke qëndruar në këmbë, theksoi lideri i LSDM-së Zoran Zaev në emision në televizionin  “Alsat”.

Shkup – Karantinat shtetërore janë të sigurta dhe rreptësisht të kontrolluara. Objektet i siguron policia dhe ushtria. Qytetarët që janë vendosur në këto objekte nuk janë rrezik për askënd, porosit Qeveria në kumtesën e sotme. Qeveria u bën apel qytetarëve të jenë të sigurtë se të gjitha masat që janë ndërmarrë për pranimin e shtetasve tanë të cilët kanë ardhur nga vendet e huaja janë në pajtim me standardet më të larta shëndetësore.

Shkup – Në aksin rrugor nga fshati Lisec drejt Kodrës së Diellit dhe në Mavrovë dhe vendkalimet malore Pletvar dhe Strazhë ka mjegull për shkak të së cilës dukshmëria  është zvogëluar  prej 50-100 metra, informon në mëngjes LAMM.

Shkup – Kryesisht mot me vranësira do të mbisundojë  sot në vend. Do të ketë reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në vendet malore të dëborës. Reshje të rrëmbyeshme priten në pjesët jugore të vendit. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 8-13 gradë Celsius.

Tiranë – Në Klinikën Infektive në Tiranë mbrëmë vdiq  një paciente 52 vjeçare e infektuar me Kovid-19, me çka numri i të vdekurve nga ky koronavirus në Shqipëri u rrit në nëntë persona. Gruaja e vdekur është nga Vlora, ndërsa në Klinikë është hospitalizuar para katër ditëve.

Prishtinë – Instituti për Shëndet Publik i Kosovës (ISHPK) shpalli se nga testet e kryera  gjatë ditës së djeshme, dy të testuar kanë rezultuar politiv në Kovid-19, pas së cilës shifra zyrtare e të infektuarve me koronavirus në vend arriti 88 persona, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Uashington – Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë e nënshkruajti  Ligjin për pako  të ndihmës ekonomike në vlerë prej dy mijë  miliard dollarë, me çka duhet të zvogëlohen pasojat ekonomike nga koronavirusi në SHBA. Paraprakisht, propozimin për ndihmën më të madhe shtetërore e miratoi Dhoma përfaqësuese, ku shumica janë demokratë, si dhe në Senat, ku shumicë kanë republikanët, ndërsa hyn në fuqi  me nënshkrimin nga ana e presidentit.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close