MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Fushata parazgjedhore përfundon nesër në orën 24 kur edhe zyrtarisht fillon  heshtja parazgjedhore. Edhe sot e nesër partitë politike  dhe koalicionet pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbajnë takime me qytetarët,  në të cilat ua prezantojnë  programet e tyre zgjedhore me të cilat duan  ta fitojnë besimin e tyre më 15 korrik. Të gjithë para qytetarëve premtojnë  drejtësi e cila do të funksionojë  në mënyrë transparente dhe joselektive, zhvillim të ekonomisë,  standard më të mirë të jetës për të gjithë.

12:00/ 11 korrik/ 2020

Shkup – Fushata parazgjedhore përfundon nesër në orën 24 kur edhe zyrtarisht fillon  heshtja parazgjedhore. Edhe sot e nesër partitë politike  dhe koalicionet pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbajnë takime me qytetarët,  në të cilat ua prezantojnë  programet e tyre zgjedhore me të cilat duan  ta fitojnë besimin e tyre më 15 korrik. Të gjithë para qytetarëve premtojnë  drejtësi e cila do të funksionojë  në mënyrë transparente dhe joselektive, zhvillim të ekonomisë,  standard më të mirë të jetës për të gjithë.

Shkup – Numër më të lartë të rasteve të reja  me koronavirus ka regjistruar  dje Instituti për Shëndet Publik. Me 205 rastet e sapoevidentuara nga të cilat sërish  më së shumti ka në Shkup, numri i tërësishëm  i rasteve të reja  nga fillimi i pandemisë, deri tani në shtet arriti 7.777. Sipas të dhënave, janë regjistruar edhe numër rekord prej 336 personave të shëruar,  numri i tërësishëm i të cilëve arrin 3.960, ndërsa gjithsej kanë vdekur 368 pacientë.

Shkup – Në parkun e gazetarëve para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sot do të nënshkruhet “Marrëveshje e re për arsim dhe rini” – Deklaratë për të rinjtë, arsimin dhe të ardhmen mes Parlamenteve  studentore universitare të universiteteve “Shën Cirili e Metodi”, “Nëna Terezë”, “Klimenti i Ohrit”,  Goce Dellçev” dhe përfaqësuesit e partive politike.

Shkup – Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Oliver Derkoski dy ditë para fillimit të  votimit tre ditësh për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik për  MIA-n vlerëson se Komisioni ka bërë  përpjekje maksimale të organizohen  zgjedhje të sigurta dhe transparente. Pret votimi edhe më 15 korrik të kalojë qetë dhe me dinjitet dhe se qytetarët tanë do të tregojnë nivel të lartë të vetëdijes dhe kulturës politike. U bën thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë  dhe të jenë të sigurt se e kanë shëndetin e mbrojtur.

Kumanovë – Marrim vendim  të madh më 15 korrik, të vazhdojmë në të ardhme të sigurt për ne, fëmijët tanë dhe gjeneratat e ardhshme. Ne jemi në lëvizje, porositi bartësi i listës në NJZ 2, nga koalicioni i udhëhequr  prej LSDM-së Oliver Spasovski në takimet në Kumanovë.

Shkup – Një nga katet e spitalit “8 Shtatori” do të lirohet  nga pacientët me Kovid-19, të cilët këto ditë do të transferohen  në spitalin modular i cili disponon me 72 shtretër spitalor,  kjo sot ishte dakorduar  në takimin mes ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe  dhe sindikatës së SPQ “8 Shtatori” dhe kryetarit të Sindikatës së pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale Lubisha Karanfilovski.

Shkup– Masën për mbajtjen e maskave, në 24 orët e fundit në territorin e të gjithë shtetit, nuk e kanë respektuar 357 qytetarë, bëri të ditur MPB-ja. Nga policia u bëjnë apel qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19.

Shkup – Paqja në botën tonë fillon  me paqe në vend, deklaroi  kohë më parë sekretari i përgjithshëm  i Kombeve të Bashkuara Antonio Guteresh në thirrjen e tij për  ndërprerje globale të dhunës me bazë gjinore, që paraqet pandemi  në suaza të pandemisë  me Kovid-19, thotë drejtoresha ekzekutive e  Fondit për popullatë të Kombeve të Bashkuara – UNFPA, Natalija Kanem me rastin e Ditës botërore të popullatës.

Shkup – Deklarata për miratim me prioritet të Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi e nënshkruan 17 parti politike. Partitë politike të cilat janë nënshkruese të kësaj Deklarate janë: Aleanca për Shqiptarët, VMRO-DPMNE, Zëri për Maqedoninë, DEMOKRATË, Lidhja Demokratike (LD), Partia e Gjelbër Përtëritja Demokratike e Maqedonisë (PDM), Partia Liberale Demokratike (PLD), Partia e Re Socialdemokrate (LRSD), Partia e Bashkuar për Barazi të Romëve (PBBR), Partia për Lëvizje të Turqve (PLT), Partia për Prosperitet Demokratik të Romëve (PPDR), Partia për Ndryshime Ekonomike 21 (PNE21), Partia e Pensionistëve (PP), Partia për Emancipim të Plotë të Romëve (PEPR), Lidhja e Romëve të Maqedonisë, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) dhe Partia Jote.

Athinë – Greqia në mënyrë më kategorike e dënon vendimin e Turqisë ta shndërrojë Shën Sofjen në xhami, deklaroi kryeministri grek Kirjakos  Micotakis, ndërsa me reagime dolën edhe  presidentja e Greqisë Katerina Sakelaropulu, por edhe partitë tjera opozitare në vend, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Uashington – Presidenti amerikan Donald Tramp në intervistë për gazetën  Ushington post konfirmoi se SHBA në vitin 2018 kanë kryer kiber sulme kundër Rusisë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni. Tramp theksoi se sulmet ishin pjesë e politikës më të gjërë për kundërshtim të Rusisë në mbarë botën,  me ç’rast duke shtuar se “askush nuk ka qenë  më i ashpër me Rusinë”.

Shkup–Moti  do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare. Pasdite kryesisht në rajonet malore do të ketë kushte për paraqitje  të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave të rralla. Temperatura minimale do të lëviz prej 11 deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 29 deri në 36 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 9, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close