MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Para nesh është 15 korriku, dita kur duhet të vendosim nëse të dalim të zgjedhim siguri apo të qëndrojmë në shtëpi dhe me këtë t’i japim shans rrezikut dhe pasigurisë Mos heshtni kur është radha juaj të flisni. Dilni, deklaroi lideri i LSDM-së dhe bartës në NJZ 4, Zoran Zaevi. “Për 2,5 vjet nga një shtet i izoluar u bëmë anëtare e NATO-s dhe hapim negociata me BE-në. Morëm një  rrugë që askush para nesh nuk ka pasur guxim ta marrë, por sot, para gjithë botës jemi maqedonas të cilët flasin gjuhën maqedonase. Kemi rritje më të shpejtë të pagës minimale dhe mesatare deri më tani. Kemi shtet social dhe pushtet të ndërgjegjshëm. E ndërtojmë shtetin”, tha Zaevi.

15:00/ 10 korrik/ 2020

Shkup – Para nesh është 15 korriku, dita kur duhet të vendosim nëse të dalim të zgjedhim siguri apo të qëndrojmë në shtëpi dhe me këtë t’i japim shans rrezikut dhe pasigurisë Mos heshtni kur është radha juaj të flisni. Dilni, deklaroi lideri i LSDM-së dhe bartës në NJZ 4, Zoran Zaevi. “Për 2,5 vjet nga një shtet i izoluar u bëmë anëtare e NATO-s dhe hapim negociata me BE-në. Morëm një  rrugë që askush para nesh nuk ka pasur guxim ta marrë, por sot, para gjithë botës jemi maqedonas të cilët flasin gjuhën maqedonase. Kemi rritje më të shpejtë të pagës minimale dhe mesatare deri më tani. Kemi shtet social dhe pushtet të ndërgjegjshëm. E ndërtojmë shtetin”, tha Zaevi.

Shkup – Deri më tani kemi investuar gati një miliard euro në ndërtimin dhe rindërtimin e infrastrukturës rrugore, ndërsa planifikojmë të investojmë edhe dy miliardë shtesë në vitet e ardhshme, paralajmëroi sot kryeministri Oliver Spasovski i cili së bashku me kryetarin e komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski dhe komunës së Butelit, Velimir Smilevski ku inspektuan punimet në rrugën Rashtak – Butel. Këtë herë, thotë ai, çfarë i lidh komunën e Butelit dhe Gazi Babës përmes Rashtakut ishte rruga e dëmtuar dhe plotësisht e pasigurt.

Shkup – Departamenti për krim ekonomik në kuadër të Sektorit të Punëve të Brendshme Shtip dje ka ndërmarrë masa për zbardhjen e veprës penale “Ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit”, publikoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev në profilin e tij në Fejsbuk. Ministri shkruan se pas informacioneve të marra operative se personi D.A. nga Shtipi posedon dokumente udhëtimi dhe letërnjoftime nga më shumë persona të nacionalitetit rom të cilët janë mbajtur peng për borxhin e krijuar në dyqanin e tij ushqimor, ndërsa i cili borxh, thekson Çulevi, gjoja do të shlyhej nëse të njëjtat në ditën e zgjedhjeve votojnë për partinë politike LSDM.

Shkup – Ka kompani të cilat edhe në kushte të koronavirusit punojnë me sukses dhe investojnë në objekte dhe teknologji të reja, ndërsa për 22 mijë kompani të cilat punojnë me humbje siguruam mbështetje serioze për pagesë të pagave të 122.000 të punësuarve, porositi zëvendëskryeministrja Milla Carovska, pas vizitës së kompanisë “Tekno guma” në zonën industriale Pintija, së bashku me kryetarin e Komunës së Kisella Vodës Filip Temellkovskin. Zëvendëskryeministrja Carovska e theksoi kënaqësinë e saj që kjo firmë, madhe edhe në kushte të krizës, nuk ka bërë uljen e numrit të punëtorëve dhe në këtë rast e ka ruajtur nivelin e njëjtë të pagave.

Shkup – Ministri pa resor përgjegjës për investime të huaja, Elvin Hasani, sot realizoi vizitë pune në kompaninë maqedono-turke për prodhimin e tullave, Euro Brik në Veles, ku theksoi se Qeveria dhe kompanitë e mbajnë komunikimin e pandërprerë me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe marrjes së rezultateve më të mira. Kjo kompani është shfrytëzuese e mbështetjes financiare në përputhje me Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve, i cili synon të mbështesë drejtpërdrejt investimet dhe t’i inkurajojë kompanitë për zhvillimin dhe rritjen e prodhimit.

Shkup – Të gjithë nga deri tani qytetarët e dëgjuar, dokumentet e të cilëve janë gjetur në një shitore në Shtip, deklaruan se dokumentet personale nuk u janë marrë për shkak të rryshfetit, por për shkak të borxhit, ka shkruar zëvendës ministrja plotësuese e MPB-së, Sllavjanka Petrovska në profilin e saj në Fejsbuk si përgjigje të shkrimit të ministrit Naqe Çulev për gjoja rryshfet zgjedhor.

Kavadar – I ndërmorëm të gjitha masat kundër koronavirusit, tre punëtorët e infektuar nuk kanë lidhje mes veti, deklaruan sot për MIA-n nga fabrika gjermane “Drekslermajer”, pas informatave se punëtori i tretë nga kompania është pozitiv me virusin Kovid-19. “Vazhdimisht jemi në kontakt me epidemiologun dhe institucionet kompetente, të gjitha masat e caktuara nga kompetentët po ndërmerren në ambientin e punës, plus masa shtesë për preventivë dhe mbrojtje. Ne madje kontrollojmë edhe nëse punëtorët të cilët janë në vetëizolim i respektojnë rekomandimet, me qëllim që të mos lëvizin përreth dhe pa dashje të jenë rrezik për të tjerët, sqaruan nga fabrika me rreth gjashtë mijë të punësuar nga disa komuna , punëdhënësi më i madh në vend.

Shkup – Gjithsej 35 për qind e punonjësve mediatikë kanë prej 15 deri 20 mijë denarë pagë, që është larg pagës mesatare, derisa 67 për qind nuk janë të kënaqur nga paga apo honorari, tregon anketa e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë (SPGPM), të zbatuar në 150 të anketuar, të cilëve u janë parashtruar pyetje lidhur me të drejtat e punëtorëve dhe gjendjen në redaksitë gazetareske në vend. Sipas SPGPM-së, të ardhurat e ulëta, si dhe mosrespektimi në tërësi i Ligjit për marrëdhënie pune nga ana e punëdhënësve janë problemet më të shpeshta me të cilat me vite po përballet fella mediatike.

Shkup – Ndihma e pakthyeshme përmes Fondit për turizëm sipas qarkullimit të realizuar në vitin 2019 dhe subvencionimin e pagave nga 14.500 denarë deri në fund të vitit me mbulim 100 për qind të kontributeve, kërkojnë agjencitë turistike nga shteti. Ata thonë se janë në prag të falimentimit sepse nuk kanë punuar për pesë muaj. Të gjitha rezervimet janë anuluar dhe ato nuk realizojnë të ardhura. Nëse kjo situatë vazhdon, është e mundur që në gusht, siç paralajmëruan sot në konferencë për media, 5,000 familje do të mbeten në rrugë.

Shkup – Asociacioni qytetar MOST, do t’i ndjekë zgjedhjet e parakohshme parlamentare me afro 900 vëzhgues në 696 vendvotime të zgjedhura sipas ekzemplarit rastësor dhe reprezentativ. Do të sistemohen edhe po aq vëzhgues me çka do të mbulohen 20 për qind e numrit të përgjithshëm të vendvotimeve në territorin e të gjithë shtetit.

Shkup – Në maj të këtij viti janë lëshuar 161 leje ndërtimi, 27.5 për qind më pak se në maj të vitit të kaluar. Vlera e parashikuar e objekteve është 1.559.061,000 denarë, ose 60.9 për qind më pak se në maj të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë. Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuar në maj të këtij viti, 81 (50.3 për qind) janë për ndërtesa të larta, 28 (17.4 për qind) janë për ndërtesa të ulëta dhe 52 (32.3 për qind) janë për rindërtime. Në 85 objekte (52.8 për qind) investitorët janë persona fizikë, dhe 76 (47.2 për qind) objekt investitorë janë subjekte afariste.

Shkup – Një grup pune i formuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e ka hartuar një projekt-koncept për mësimin në distancë, me qëllim që të ndërtojë modelin më të mirë të mësimit elektronik që me shumë gjasa për shkak të pandemisë do të vazhdojë edhe nga shtatori. Hartimi i projekt-dokumentit, të cilin MASH e publikoi në ueb faqen e tyre të hënën (Koncept për zhvillimin e një sistemi të arsimit në distancë në shkollat ​​fillore dhe të mesme në vend), u iniciua nga ndryshimet në mënyrën e realizimit të procesit arsimor në nivel global për shkak të pandemisë, ndërsa është i hapur për propozime dhe sugjerime nga të gjithë aktorët që nga sot.

Shkup – Në Komunën e Butelit po ndërtohet ndërtesa më e madhe sociale me 312 banesa, që do të mundësojë kulm mbi kokë për një pjesë të madhe të kategorive të ndjeshme sociale. Punët ndërtimore filluan në mars të këtij viti, ndërsa do të përfundojnë në mars të vitit 2023. Vlera e objektit është 441,5 milionë denarë, informoi sot kryeministri Oliver Spasovski gjatë kontrollit në punët ndërtimore në terren.

Shkup – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot realizoi takim me ambasadoren e sapoemëruar dhe të autorizuar të Republikës Federale të Gjermanisë Anke Gizele Holshtajn, në të cilën siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, është porositur se prioritet për kryesimin gjerman është fillimi i negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Shkup – Granata të pashpërthyera nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore dje janë shkatërruar në Poligonin e Armatës Krivollak nga ana e piroteknikëve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Nga DMSH bënë të ditur se shkatërrimi i mjeteve të pashpërthyera  është shumëditëshe, operacion kompleks i cili zhvillohet në pajtim me Procedurën operative standarde për pranim, transport dhe shkatërrim të mjeteve.

Tiranë –  Pas trendit të rritur  të rasteve të reja me Kovid-19,  i cili në 24 orëshin e fundit shënoi  numër më të madh deri tani ose 90  dhe mosrespektimi masiv i masës, autoritetet shqiptare mendojnë  për vendosje të gjobave për ata të cilët nuk e respektojnë masën për mbajtje të maskës mbrojtëse. Njeriu i parë i Shërbimit  për mikrobiologji pranë klinikës universitare në Tiranë, Andi Koraçi, thotë se Komiteti i ekspertëve për ballafaqim me pandeminë tashmë ka propozuar  dhe se  vetëm çështje e thellësisë është kur Qeveria  do ta pranojë  këtë propozim.

Athinë – Në incidentet që dje ndodhën para Parlamentit grek gjatë protestës kundër ligjit të ri për demonstrata, greva dhe tubime, janë lënduar gjashtë policë, ndërsa janë arrestuar nëntë persona, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina. Ministri për mbrojtje civile, Mihalis Hrisohoidis, në juridiksionin e të cilit është policia duke folur në Parlament për incidentet, tha se ka pasur një “sulm vdekjeprurës ndaj nëpunësve të policisë nga banditë”, duke shpjeguar se një mijë njerëz e kanë sulmuar policinë, kanë hedhur 15 kokteje molotovi, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës në mënyrë që të mos ketë të lënduar, të mos ketë dëme në pronë dhe lëndime fizike si për policinë ashtu edhe për protestuesit”.

Sofje – Në Bullgari rritet numri i rasteve të reja me koronavirus, pasi 24 orët e fundit janë regjistruar 330 raste të reja. Janë testuar 3.686 persona, ndërsa kanë vdekur tre persona. Dje janë regjistruar 240 raste të reja, ndërsa pardje 188. Në 34 orët e fundit janë shëruar 63 persona.

Athinë – Pas hapjes së kufirit, 64 për qind e grekëve janë shumë (34 për qind) ose mjaftueshëm (30 për qind) të shqetësuar për epideminë Kovid-19, sipas sondazhit të ri të hulumtimit të opinionit grek të realizuar nga agjencia “Pulse” për televizionin grek “Skaj”, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Sidoqoftë, shqetësimet rriten kur bëhet fjalë për marrëdhëniet greko-turke dhe pozicionin e Turqisë, duke pasur parasysh që një në shtatë të anketuarit thanë që shumë (40 për qind) ose mjaftueshëm (30 për qind) shqetësohen për këtë çështje.

Berlin – Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje evropianëve në kurs të guximshëm reformues me qëllim më të fuqishëm të dalim nga kriza me koronavirusin. “Ndihma që nuk ndërlidhet me reforma dhe orinetim drejtë ardhmërisë nuk do të ndihmojë në fund”, tha Merkeli para takimit me kolegun Mark Rute.

Pragë – Autoritetet në Republikën e Çekisë tashmë për të tretën ditë me radhë kanë regjistruar mbi 100 raste të reja me koronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm është 12.919, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë në Pragë. Numri i rasteve aktive në vend për momentin është 4.439. Prej fillimit të pandemisë janë shëruar 8.128 pacientë, ndërsa kanë vdekur 352.

Paris – Presidenti francez Emanuel Makron apeloi deri tek kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu të mos e anketojë territorin palestinez në Bregun Perëndimor, duke e paralajmëruar se kjo do të thotë shkelje e të drejtës ndërkombëtare dhe rrezik të përpjekjeve paqësore afatgjate.

Berlin – Virologu gjerman Hendrik Shtrek mendon se do të ketë valë të dytë dhe të tretë  të infeksionit  me Kovid-19 dhe se shoqëria duhet të mësojë të jetojë me koronavirusin. Në deklaratë për televizionin lokal, Shtrek tha se nuk pret zhvillim të shpejtë të vaksinës.

Uashington – Kandidati presidencial i demokratëve, Xho Bajdën, në tubimin parazgjedhor në Pensilvani, mbrëmë e kritikoi presidentin Donald Tramp se është kujdesur vetëm për bursat, përderisa ekonomia amerikane po fundoset. Pensilvania konsiderohet si një nga kyçet e “fronteve shtet”  (battleground statess), partikisht e papërcaktuar dhe nga e cila varet epilogu i votimit për zgjedhje të presidentit amerikan.

Mumbai – Në Indi sot janë regjistruar raste rekorde prej 26.506 të infektuarve me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i personave të infektuar në vend arriti në pothuajse 800.000. Prej fillimit të epidemisë vdiqën mbi 21.000 njerëz, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Tokio– Në Tokio në 24 orët e fundit u regjistruan 244 raste të reja të koronavirusit, që është rekord i ri rekord në kryeqytetin japonez, kumtuan autoritetet lokale. Shumica e të infektuarve në Tokio janë të moshës mes 22 dhe 40 vjeç, ndërsa bëhet fjalë për të rinj të cilët kohë më parë vizituan klube të natës.

Tokio – Numri i viktimave në vërshimet që e goditën Japoninë është rritur në 66 njerëz, ndërsa 16 llogariten të zhdukur. Shërbimi japonez meteorologjik kumtoi se reshje e rrëmbyeshme pritet edhe gjatë fundjavës. Numri më i madh i viktimave dhe të zhdukurve janë nga prefektura e ishullit Kjushu.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close