MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

12:00/ 3 korrik/ 2020

12:00/ 3 korrik/ 2020

Shkup– Pandemia fuqishëm e ka prekur industrinë mediatike në vend. Shtëpitë gazetareske janë të detyruara të sjellin vendime të rënda. kush do të qëndrojë, e kush do të largohet? gazetarët megjithatë, përballen me probleme financiare, psikologjike, sociale, por edhe etike dhe profesionale më shumë sesa para pandemisë. Dy punonjës mediatikë deri më tani e kanë humbur betejën me koronavirusin, që përveç frikës për siguri ekonomike-sociale e rritë nivelin e frikës tek profesionistët mediatikë të cilët çdo ditë gjatë kryerjes së detyrave të tyre të rregullta të punës lihen në rrezik nga infektimi, tregon hulumtimi i Sindikatës së gazetarëve dhe punonjësve mediatik (SGPM) të bërë në muajin qershor. Sipas hulumtimit, tek 62 për qind e punonjësve mediatikë kjo mënyrë e punës ndikon ndaj shëndetit mendor, tek 17 për qind u është ulur paga, tek 22 për qind pronarët nuk u kanë siguruar pajisje mbrojtëse, 45 për qind të gazetarëve u duhet pajisje mbrojtëse shtesë edhe tani edhe në periudhën në vijim, 25 për qind të gazetarëve problem më të madh gjatë raportimit për KOVID-19 u ishte transparenca e zvogëluar në institucione, ndërsa tek 48 për qind u duhet mbështetje psikologjike.

Shkup – Në uebfaqen e Qeverisë (https://vlada.mk/protokoli-koronavirus) janë publikuar Protokolli për punë të rregullt në pikat e pagesës të organizatorëve të lojërave të fatit në bastore (faza e tretë), ndryshime dhe plotësime në Protokollin për punë të objekteve hotelierike për akomodim (hotele dhe ambiente të tjera hotelierike) dhe Protokollin për punën e muzeve, galerive dhe hapësirave ekspozuese. Sipas një komunikate nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, në uebfaqe janë publikuar edhe Protokolli për zbatimin e masave mbrojtëse kundër KOVID-19 gjatë organizimit të ngjarjeve, promotorë, kompani me qira, prodhime video dhe audio dhe mbështetje teknike për këto ngjarje, Protokolli për regjistrimin e studentëve në konviktet publike në vitin akademik 2020/2021, Protokolli për punën e kërcimeve dhe klubeve të baletit, Protokolli për kryerjen e transportit ndërurban, si dhe Rekomandimet dhe udhëzimet për parandalimin e përhapjes së KOVID-19, gjatë hyrjes së shtetasve të vendin dhe të huaj në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Shkup – Në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup në periudhën e kaluar është bërë punë intensive për të përmirësuar infrastrukturën. Janë bërë disa rikonstruksione, korrigjime dhe përpunim të zgjidhjeve për shfrytëzim më të mirë të infrastrukturës. Rrjeti ekzistues rrugor është rikonstruktuar dhe rehabilituar. Problemi me hyrjet dhe daljet nga kompleksi në rrugët e qytetit është zgjidhur plotësisht, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Sinjalizimi vertikal dhe horizontal është vendosur për drejtimin e duhur të komunikacionit. Zonat e këmbësorëve janë shënuar, ndërsa është instaluar ndriçimi i ri i rrugës. Trotuaret janë zgjeruar. Janë krijuar kushte për lëvizjen e ambulancave, shtigjeve për vizitorët dhe njerëzit me pajisje mjekësore dhe për biçikleta.

Shkup– Bojan Jovanovski, i cili është i dënuar në lëndën “Reket”, sot përsëri do të dërgohet në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit që të përfundojë me dorëzimin e kallëzimeve penale në procesverbal. Jovanovski më 25 qershor ishte në Prokurori, por atëherë nuk kishte përfunduar me dorëzimin e kallëzimeve dhe procesverbali kishte mbetur i hapur, pas çka i kishin caktuar termin të ri për sot.

Shkup– Një kumanovar 57 vjeçar derisa punonte në një gurore kishte rënë dhe kishte ndërruar jetë. Rasti në polici është denoncuar dje në orën  20:50 nga ana e M.L.(41) nga fshati Sopot, i Kumanovës, i punësuar në gurore. Është bërë mbikëqyrje nga ana e ekipit të SPB Kumanovë, në praninë e inspektoratit të punës. Trupi i të ndjerit P.S. me urdhër të prokurorit publik është dorëzuar për autopsi.

Shkup – Gjatë 24 orëve të kaluara policia në territorin e shtetit ka regjistruar 470 shkelje të masës për mbajtje të maskës mbrojtëse në fytyrë për mbrojtje nga virusi korona. Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19. 

Shkup – Në periudhën janar- qershor 2020, NP Higjiena Komunale-Shkup pastroi dhe transportoi gjithsej 74578 tonë mbetje komunale prej amvisërive nga pjesa urbane dhe rurale e qytetit. Ekipet e Ndërmarrjes çdo ditë të javës, në tri ndërrime, larguan mbetjen nga gati 6000 kontejnerë nëntokësorë dhe mbitokësorë, të vendosur në territorin e qytetit të Shkupit, ndërsa dy herë në jave largohej mbetja nga 90 0000 kosha prej amvisërive individuale. Siç informoi NP “Higjiena komunale” – Shkup, gjithsej 400 punëtorë çdo ditë ishin të angazhuar për larje dhe fshirje me dorë të sipërfaqeve publike, ndërsa zona qendrore e qytetit dhe rrugët më të mëdha të trafikut në të gjitha komunat e qytetit u mirëmbajtën me automjete speciale komunale- fshesa.

Kumanovë– Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm Kumanovë, Snezhana Zaharieva, njoftoi këtë mëngjes në rrjetet sociale se është pozitive për KOVID-19. “Rezultat pozitiv nga testi për SARS-KOV-2. Pa maskë vetëm në shtëpi, pesë muaj punë – shtëpi, por imuniteti u dobësua. Stresi kronik dhe lodhja kanë e bënë të vetën. Ndryshe, testin e kam bërë dje në mesditë, falënderim ASHAM-it për rezultatin e shpejtë”, shkroi Zaharieva.

Kërçovë– Mjeku i ri nga Kërçova, i cili me sukses e kryen specializimin për kirurgji të përgjithshme në Shkup, dr.Nevzat Jonuzi ka vendosur sërish të kthehet në Kërçovë dhe të punojë në Spitalin e përgjithshëm prej ku shkoi në specializim. Dr.Jonuzi shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Kërçovë, ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, ndërsa pas diplomimit është punësuar në Spitalin e përgjithshëm në Kërçovë, prej ku shkoi në specializim në Klinikën universitare në Shkup. Pas specializimit të përfunduar me sukses ai paralajmëroi se do të kthehet në Kërçovë, që është rast i rrallë viteve të fundit mjekët që specializojnë në Shkup ose në vende tjera të kthehen në vendin e lindjes.

Athinë – Fluturimi çarter nga Stokholmi për ishullin grek Rodos shkaktoi reagime në Greqi, duke pasur parasysh atë që deri më 15 korrik janë të ndaluara fluturimet direkte nga Suedia, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. Sipas mediave greke, jozyrtarisht ishte paralajmëruar se në fluturim, i cili kishte marrë leje speciale për aterrim, në Rodos po arrijnë gazetarë dhe përfaqësues të operatorit turistik “TUI”, që ta shohin situatën në ishull, megjithatë, televizioni “Mega” bëri të ditur se megjithatë, numri më i madh i udhëtarëve ishin turistë.

Beograd – Kryetari i Qytetit të Beogradit, Zoran Radojçiq, me propozim të Shtabit për gjendje të jashtëzakonshme, solli vendim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila hynë në fuqi sot. Gjendja e jashtëzakonshme vendoset për shkak të zbatimit të masave parandaluese dhe mbrojtjes së popullatës në kushte të pandemisë së Kovid-19. Radojçiq tha se Vendimi merret për shkak të zbatimit të procedurës për vendosjen e tre masave të reja, me qëllim të pengimit të përhapjes së Kovid-19.

Stamboll– Në Stamboll fillon sot procesi gjyqësor në mungesë të njëzet sauditëve, të cilët akuzohen për përfshirje në vrasjen e disidentit saudit dhe gazetarit Xhamal Kashogi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll në viti 2018. Kashogi shkruante për gazetën amerikane Uashington Post, në të cilat ishte shumë kritik ndaj sundimtarit de fakto të Arabisë Saudite, Princit të Kurorës, Mohamed bin Salman. Kashogi, u vra në Konsullatën Saudite në Stamboll në muajin tetor të vitit 2018.

Paris– Kryeministri francez Eduard Filip ka dhënë dorëheqjen si kryeministër i Qeverisë, kumtoi Pallati Elise Me këtë vendim, në të vërtetë, e gjithë Qeveria jep dorëheqje, sipas mediave franceze. Filip është kryeministër i Francës që nga 15 maji i vitit 2017. Presidenti francez Emanuel Makron, dje kumtoi se do të ketë “ekip të ri qeveritar”, duke konfirmuar debatin në media për ndryshimet e ardhshme në përbërjen e qeverisë franceze dhe duke mos specifikuar nëse Eduard Filip do të mbetet kryeministër. “Duhet të bëjmë zgjedhje për të filluar rrugë të re. Këto janë qëllimet e reja për pavarësinë, ristrukturimin, pajtimin dhe metodat e reja për zbatimin e tyre. Pas meje do të kem ekip të ri”, tha Makron në një intervistë për mediat rajonale, pa dhënë detaje në lidhje me ndryshimin e mundshëm në qeveri.

Berlin – Numri i personave të infektuar me koronavirusin e ri në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit është rritur për 446, kumtoi Instituti gjerman për Sëmundjet Infektive, Robert Koh. Në Gjermani, gjithsej 195.674 njerëz janë infektuar me Kovid-19. Në 24 orët e fundit në Gjermani, nëntë persona kanë vdekur si rezultat i koronavirusit të ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 9.003 persona.

Paris – Franca për disa orë do të ketë kryeministër të ri, bëri të ditur Pallati i Eliseut. Kryeministri francez Eduard Filip ka dhënë dorëheqje nga posti të cilin e kryente që nga viti 2017, pasi presidenti Emanuel Makron njoftoi se i duhej një ekip i ri për rrugën e re që Franca dëshiron të marrë.

Uashington– Prokuroria amerikane ka ngritur kërkesë për sekuestrimin e naftës të transportuar nga katër tankerë iranianë në Venezuelë, në përpjekjen më të re të administratës së presidentit Donald Tramp për të ushtruar presion ekonomik mbi dy shtetet armike. Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro mburrej muajin e kaluar që nafta iraniane ishte nisur tashmë për në Venezuelë, duke dashur të tregojë se ai nuk shqetësohet për presionin e SHBA-së. Mungesa e naftës në Venezuelë, ndryshe, vend prodhues dhe shtet anëtar i OPEK-ut, është akute për shkak të sanksioneve amerikane.

Uashington– Numri i personave të infektuar me Kovid-19, është në rritje në 40 nga gjithsej 50 shtete amerikane, ndërsa vetëm pjesa verilindore e vendit është kursyer nga përhapja e sëmundjes, sipas të dhënave të Projektit për monitorim të koronavirusit, organizatë vullnetare që mbledh të dhëna për testimin. Rritja e numrit të rasteve të reja të të infektuarve është gjithashtu për faktin se amerikanët nuk mbajnë maska ​​dhe nuk mbajnë distancë fizike pas hapjes së ekonomisë. Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, në SHBA sërish vendosen kufizime apo anulohet hapja e ekonomisë.

Jangon– Gjatë rrëshqitjes së dheut në minierën për zhadë në veri të Mjanmarit deri më tani janë gjetur trupat e mbi 160 minatorëve ndërsa ekziston frika se numri i të vdekurve është edhe më i madh, bënë të ditur sot autoritetet lokale përderisa kërkimi pas minatorëve edhe më tutje po zgjat, dy ditë me radhë. Një grumbull i madh mbetjesh nga miniera ka rënë në liqen, duke shkaktuar një valë të madhe baltë dhe ujë që përfshiu shumë minatorë. Deri mbrëmë ishin gjetur trupat e 162 minatorëve, bënë të ditur zjarrfikësit.

Uashington– Përfaqësuesit e marinës amerikane dhe të aleatëve njoftuan se Rusia aktualisht po vendos më shumë nëndetëse në plan afatgjatë në pjesë të Oqeanit Atlantik, ku ata mund të paraqesin kërcënim për anijet ushtarake të NATO-s, transmetoi mbrëmë “Uoll Strit Xhërnal”. Analistët ushtarakë deklaruan për gazetën se në fund të vitit të kaluar, dhjetë nëndetëse ruse me bazat e tyre të vendosura në brigjet e Arktikut në Rusi, lundruan në perëndim në drejtim të Atlantikut të Veriut. Kjo në vetvete nuk është vetëm demonstrim i forcës së marinës ruse për të mbrojtur territorin e saj, por edhe demonstrim i forcës në Atlantik, thanë ata. “Kjo është duke u bërë rregullisht, më shumë nëndetëse, madje edhe më larg, në planin afatgjatë”, deklaroi njëri nga bashkëbiseduesit.

Liknou – Një bandë famëkeqe kriminele, sot në pritë vrau tetë policë dhe plagosi pesë të tjerë në shtetin indian, Utar Pradesh, kumtoi zëdhënësi i Qeverisë, Avanixh Avasti. Sulmuesit arritën të shpëtojnë para se policia të arrinte në vendin e ngjarjes. Policia këtë mëngjes duhej të arrestonte Vikas Dubej, i dyshuari kryesor për dhjetëra krime të përgjakshme. Ai akuzohet, ndër të tjera, edhe për 60 vrasje, grabitje të shumta të armatosura dhe rrëmbime.

Back to top button
Close
Close