MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Çdo hap përpara drejt Bashkimit Evropian është për tu mirëpritur dhe paraqet një sukses për shumë gjenerata që kanë luftuar për anëtarësimin e plotë në BE në njëzet vitet e fundit. Prandaj, ne e mirëpresim aktin e referimit të draft kornizës negociuese nga Komisioni Evropian në Këshillin Evropian. Sidoqoftë, ky akt nuk do të thotë që Maqedonia njëkohësisht ka marrë datë për fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE, deklaroi sot Timço Mucunski, Sekretar për politikë ndërkombëtare i VMRO-DPMNE-së dhe kandidat për deputet.

18:00/ 2 korrik/ 2020

Shkup – Çdo hap përpara drejt Bashkimit Evropian është për tu mirëpritur dhe paraqet një sukses për shumë gjenerata që kanë luftuar për anëtarësimin e plotë në BE në njëzet vitet e fundit. Prandaj, ne e mirëpresim aktin e referimit të draft kornizës negociuese nga Komisioni Evropian në Këshillin Evropian. Sidoqoftë, ky akt nuk do të thotë që Maqedonia njëkohësisht ka marrë datë për fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE, deklaroi sot Timço Mucunski, Sekretar për politikë ndërkombëtare i VMRO-DPMNE-së dhe kandidat për deputet.

Shkup – Derisa i respektojmë dispozitat e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë nuk ka mënyrë që çështja që është mjaft thelbësore për ne, identiteti maqedonas në çfarëdo mënyrë të jetë në kundërshtim me vlerat evropiane dhe kauzën evropiane, vlerëson shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov lidhur me mundësinë Sofja t’i bllokojë negociatat inkuadruese për shkak të veglave të cilat i jep metodologjia e re për negociata me BE-në.

Shkup – Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulevi sot i vizitoi njësitë për punë të brendshme Gjorçe Petrov dhe çair, me ç’rast realizoi takime pune me udhëheqësit e të dyja njësive për punë të brendshme, duke u bërë apel të dyja njësive seriozisht dhe profesionalisht të qasen ndaj organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kërçovë– Për t’u ballafaquar me gjendjen e shkaktuar nga pandemia me KOVID-19, në Komunën e Kërçovës sot erdhi donacion nga programi i Bashkimit Evropian – (Preparatory Actions IPA 2020 Municipal) – produkte për mbrojtje nga koronavirusi. Janë dhuruar maska mbrojtëse, mjete për dezinfektim dhe xhela për dezinfektimin e duarve.

Shkup – Pas sjelljes së Dekretit me të cilin  u lejua  mbajtja e koncerteve, objektet hotelierike të cilat organizojnë dasma dhe festime presin së shpejti të fillojnë me punë. Por, siç thanë sot,  nëse nuk miratohen rekomandimet  për hapjen e tyre,  do ta shfrytëzojnë  të drejtën e tyre të protestës.

Shkup – Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami gjatë vizitës në Tetovë theksoi se do të përkrahen tregtarët dhe me qeverisjen e koalicionit ”Mundemi”, tregtarët do të kenë hapësira tregu me kushte evropiane.

Shkup – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në vazhdimin e sotëm të seancës së filluar dje, solli vendim për miratimin e ndryshimeve në Udhëzimin për monitorimin e zgjedhje, ndërsa u zgjodhën edhe disa anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të cilat për shkak arsyeve të caktuara nuk mund të kyçen në punën e këtyre organeve zgjedhore.

Shkup – Kandidati për Kryeministrin e parë shqiptar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Naser Ziberi, sot gjatë zhvillimit të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore, e vizitoi një familje të re me të cilën bashkëbisedoi për problemet me të cilat ballafaqohen këto familje. Gjatë bisedës, me një çift të ri bashkëshortor, siç njofton Zyra për informim e BDI-së, Ziberi potencoi se angazhimet e tyre për mbështetjen e çifteve të reja bashkëshortore dhe familjeve janë shumë serioze.

Shkup – Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së dhe bartës i listës së kandidatëve për deputetë në Njësinë e dytë zgjedhore Vllado Misajlovski sot njoftoi për 500 studentët më të mirë nga universitetet shtetërore punësime në institucionet shtetërore.

Shkup – Anketa e re e mendimit publik të Maqedonisë së Veriut e Institutit Nacional Demokratik (NDI) e realizuar përpara fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore parlamentare të 15 korrikut tregon se zhvillimi ekonomik është përparësi për votuesit dhe se ata mbeten të brengosur për epideminë e KOVID-19.

Shkup – Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.653 testime, ndërsa janë regjistruar 173 raste të reja me Kovid-19 në : Shkup-75, Kumanovë-9, Dibër-6, Shtip-8, Prilep-6, Tetovë-9, Strugë-14, Veles-3, Ohër-10, Kavadar-3, Gostivar-7, Gjevgjeli-2, Strumicë- 1, Krushevë-1, Koçan-4, Probishtip-1, Berovë-1, Vallandovë-1, Shën Nikollë-6, Kërçov-3, Resnjë-3. Kanë vdekur 15 persona, tetë nga Shkupi, dy pacientë nga Tetova, dy nga Struga, një pacient nga Ohri dhe dy nga Gostivari. Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 150 pacientë të rikuperuar nga: Shkupi-105, Kumanova-1, Shtipi-7, Tetova-12, Strugë-10, Veles-1, Ohër-4, Gostivar-1, Strumicë-1, Koçani-5, Probishtipi-1, Negotinë-2, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Shkup – Në burgun në Idrizovë është regjistruar i burgosuri i parë pozitiv me koronavirus Kovid – 19. Krahas të infektuarit nga virusi, në izolim janë edhe dhjetë të burgosur nga qelia e tij dhe qelia pranë të cilët kanë pasur kontakt me të.

Shkup – Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së dhe bartësi i listës së kandidatëve për deputetë në Njësinë zgjedhore tre, Igor Janushev sot kumtoi se 40 për qind e qeverisë së re të udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të jenë gra.

Shkup– Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive  (ASHMAA) kërkon nga mediat të sigurojnë ekuilibër në emisionet e veçanta informative për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe u bën apel pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore të marrin pjesë në emisionet e veçanta informative sepse ato janë një ndër mënyrat si qytetarët drejtpërdrejtë të informohen për programet e tyre zgjedhore dhe ta krahasojnë ofertën.

Shkup – Kryetari i LSDM-së dhe bartës  në njësinë e katërt zgjedhore Zoran Zaev sot ka apeluar qytetarët të blejnë  prodhime vendore veçanërisht tani  sepse në mënyrë të tillë, siç tha,  e ndihmojnë ekonominë vendore dhe i ndihmojnë  prodhuesit tanë të vlefshëm të prodhimeve të Maqedonisë dhe të ushqimit  cilësor të Maqedonisë.

Shkup – Kryeministri Oliver Spasovski sot në Qeveri, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe u takua me disa nga ekipi që e kreu transplantimin e parë në zemër më 23 maj këtë vit, të cilëve u ndau mirënjohje për gjestin historik, posaçërisht duke i emëruar të gjithë të cilët morën pjesë në ndërhyrjen e komplikuar. Në takim, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, mori pjesë edhe djali i dhurueses, Emilia Dineva, Vllatko Dinev, të cili kryeministri Spasovski, në mënyrë simbolike ia dorëzoi mirë njohjen, duke i shprehur falënderim të madh në emër të tij personal dhe në emër të Qeverisë.

Prishtinë – Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) dhe Shoqata e të burgosurve politikë (SHBP) ftuan sot për një protestë kundër Gjykatës Speciale për Kosovën e cila u krijua për t’i hetuar krimet e mundshme të luftës të anëtarëve të UÇK-së në luftën 1998-99, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Në kumtesën e saj (OVL-UÇK)  dërguar mediave të Kosovës, theksohet se protesta mbarëkombëtare do të zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës më 9 korrik, me moton “Në Mbrojtje të Luftës Çlirimtare”.

Beogradi – Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të shpallë masa të reja për Beogradin pasi është regjistruar përkeqësim i situatës epidemiologjike në kryeqytet, njoftuan mediat e Beogradit. Vuçiq duhet t’i publikojë masat e reja pas takimit me Shtabin e Krizave.

Athinë – Zjarre të mëdha shpërthyen sot në ishujt grek Evia dhe Kretë, ndërsa era në mënyrë shtesë e vështirësoi shuarjen dhe përpjekjet, pas disa orësh, vatrat e zjarrit të vendosen pjesërisht nën kontroll, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Njësia e Drejtorisë për ballafaqim me zjarre të shkaktuara, me urdhër të shefit të Shërbimit zjarrfikës të Greqisë, është nisur në ishullin Evia që t’i hetoj shkaqet e zjarrit.

Back to top button
Close
Close