MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup– Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov, me rastin e dorëzimit të propozim kornizës negociuese, nga ana e Komisionit Evropian ditën e djeshme në Këshillin e BE-së, u shpreh me një postim në Fejsbuk: “Zoran, për një prej sfidave më të mëdha në të cilat kemi punuar së bashku në tre vitet e fundit më ke thënë: ‘Sa më të mëdha që janë pengesat, aq më e madhe do të jetë gëzimi për suksesin kur do t’i tejkalojmë!’ Shkojmë përpara!”, ka shënuar Dimitrov në Fejsbuk.

15:00/ 2 korrik/ 2020

Shkup– Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov, me rastin e dorëzimit të propozim kornizës negociuese, nga ana e Komisionit Evropian ditën e djeshme në Këshillin e BE-së, u shpreh me një postim në Fejsbuk: “Zoran, për një prej sfidave më të mëdha në të cilat kemi punuar së bashku në tre vitet e fundit më ke thënë: ‘Sa më të mëdha që janë pengesat, aq më e madhe do të jetë gëzimi për suksesin kur do t’i tejkalojmë!’ Shkojmë përpara!”, ka shënuar Dimitrov në Fejsbuk.

Shkup – Realizimi i të ardhurave të përgjithshme në buxhet është më i mirë se pritjet. Në qershor ai është më i ultë për 9,6 për qind në krahasim me qershorin e vitit të kaluar, ndërsa në skenar ishim të gatshëm për 30 për qind të ardhura më të ulta, tha sot në konferencën për media ministrja e Financave, Nina Angellovska. Ajo vlerësoi se edhe krahas sfidave me të cilat përballet ekonomia vendore, në kushte të përballjes me KOVID-19, realizimin e buxhetit realizohet me plan, ndërsa likuiditeti është siguruar. Potencoi se masat e ndërmarra japin rezultat dhe pret që edhe në tremujorin e tretë dhe të katërt të këtij viti rimëkëmbje graduale të ekonomisë vendore, e cila do të mbështetet nga realizimi i pakos së tretë të masave të dedikuara për ringjallje të aktivitetit ekonomik.

Shkup – Tremujori i dytë i vitit 2020 për kthimin e TVSH-së tek personat fizikë u rrumbullaksua më 30 qershor. Kthimi i 15 për qind të qarkullimit të shprehur në llogarinë fiskale, tek qytetarët për këtë tremujor do të fillojë të paguhet në gusht të vitit 2020. Siç njoftoi Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP), në këtë tremujor për muajin prill, maj dhe qershor të vitit 2020, janë regjistruar 24.974 përdorues të rinj në aplikacionin TVSH-ja ime, ndërsa janë skanuar gjithsej 41.650.814 llogari fiskale, me një qarkullim prej 21.414.380.426 denarë, ndërsa kthimi i përgjithshëm është 334.556.243 denarë ose 5.440.000 euro.

Shkup – Komisioni evropian e përfundoi tekstin e kornizës negociuese dhe e dorëzoi deri te Këshilli i BE-së. Ky është vetëm projekt-version dhe unë pres që në tetor të pranohet teksti final. Mirë është që kjo po ndodh gjatë kohës së kryesimit gjerman, të cilët janë pëkrahës të mëdhenj të rrugës sonë evropiane, deklaroi zëvendës kryeministri i obliguar për çështje evropiane, Bujar Osmani, në konferencë për shtyp para Sekretariatit për çështje evropiane. Bëhet fjalë për projekt-version, tha Osmani, që është bazë në të cilën vendet anëtare do t’i parashtrojnë qëndrimet e tyre kombëtare dhe pastaj korniza do të miratohet me konsensus.

Tetovë – Një tetovar i moshës 40 vjeçe është plagosur gjatë një zënke me dy persona. Incidenti ka ndodhur dje në ora 18 në rrugën “Lubotenska” të Tetovës. “Në SPB Tetovë, R.M (38) nga Tetova ka lajmëruar se në rrugën ‘Lubotenska’ në Tetovë, me veturën ‘mercedes’ me targa të panjohura, kanë ardhur N.B (31) dhe A.B (38) dhe pas një zënke të shkurt me SH.M (40) nga Tetova kanë shtënë disa plumba në të, me çka kanë lëshuar vendin e ngjarjes. Sh.M është dërguar në spitalin klinik në Tetovë ku është konstatuar lëndim i rëndë trupor”, ka njoftuar SPB Tetovë.

Shkup– Duhet të jemi të kujdesshëm me çfarëdo lloj ndryshimesh në Tatimin e Vlerës së Shtuar. Nëse merret çfarëdo lloj vendimi për ndryshim të këtij tatimi si masë eventuale antikrizë kjo do të ishte pas një analize të hollësishme dhe në bazë të fakteve dhe pa e dëmtuar ekonominë, vlerësoi sot ministrja e Financave, Nina Angellovska. Ajo përkujtoi se prej para krizës shëndetësore kanë filluar analiza në Ministrinë e Financave dhe se duhet të ketë ndryshime në pjesën e normave të autorizuara tatimore, sepse nuk ka logjikë.

Tetovë – Gjatë qershorit, policia e Tetovës ka kontrolluar 4.009 automjete, me ç’rast dënime ka shqiptuar për 775 kundërvajtje. Për shkak të llojeve të konstatuara të ndryshme të kundërvajtjeve, në pajtim me Ligjin për siguri në komunikacion në rrugë dhe Ligjin për automjete, nga komunikacioni janë përjashtuar 76 automjete, të gjithë me regjistrim të skaduar deri dhe mbi 30 ditë.

Shkup – Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratë dhe Instituti për Politika Evropiane EPI, me memorandum vazhduan bashkëpunimin në fushën e reformës në administratën publike dhe zbatimin e projektit WeBER. Bëhet fjalë për projekt për të krijuar mjedis mundësues në Ballkanin Perëndimor për monitorimin e reformës së administratës publike nga shoqëria civile.

Shkup – Për momentin nuk ka nevojë për ribalancim shtesë të Buxhetit. Ai është përshtatur për t’iu përgjigjur krizës, në të cilin janë  përfshirë masa për mbështetje nga tre setet, i ka shkurtuar shpenzimet joproduktive, ka rialokuar mjete dhe të financohen nevojat plotësuese eventuale të rritura shëndetësore, që të rrjedhë pa pengesa mbrojtja sociale, pensionet, ndihma sociale, pagat dhe sigurisht kujdesi shëndetësor. Këtë e tha ministrja e Financave, Nina Angellovska sot në një konferencë për shtyp ku theksoi se në fokus në periudhën e ardhshme është monitorimi i realizimit, të shohim se si do të shkojë, sepse pritet përmirësimi dhe ringjallja në tremujorin e tretë dhe nëse është e nevojshme sigurisht mund të ndërmerren hapa shtesë.

Ohër – Korniza e negociatave për pranimin në BE, nuk është ende dokument publik. Do të publikohet pasi të pranohet nga vendet anëtare të BE-së. Ky është draft-version i dokumentit të përgatitur nga Komisioni Evropian. Do të jetë i ngjashëm me dokumentet për kornizën e bisedimeve që janë përgatitur për fillimin e bisedimeve, si për Serbinë ose Malin e Zi, dhe mendoj se nuk do të ketë befasi në të, përveç se do të përmbajë elemente të reja sipas metodologjisë së re. Sot, këtë e tha ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar nga Ohri, i cili ishte për vizitë pune në vetëqeverisjen lokale të Ohrit. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Zhbogar sqaroi se dokumenti do të përmbajë parimet e negociatave, tërë thelbin e negociatave dhe do të përcaktojë tërë procesin paraaderues.

Kumanovë – Sot, kryeministri Oliver Spasovski u takua me kryetaren e komunës së Nagoriçanit të Vjetër, Zhaklina Jovanovska për të diskutuar projektet aktuale në këtë komunë rurale që zbatohen me mbështetjen e programeve të ndryshme qeveritare që synojnë zhvillimin e vetëqeverisjes lokale.

Shkup – Bujqit edhe në fshatin Novosellë dhe në të gjithë shtetin e dinë se në LSDM kanë partner i vili kujdeset për ta dhe e çmon punën e tyre, 480 milionë euro në tre vitet e fundit i kemi përqendruar ndaj bujqve, përmes mbështetjes financiare direkte apo indirekte, tha kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në Novosellë. Kjo, theksoi si, do të vazhdojë ta bëjnë edhe në mandatin e ardhshëm ku sigurojnë 200 milionë euro në vit mbështetje financiare për bujqësinë dhe zhvillim rural.

Shkup– Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Llukarevska sot me përfaqësuesit e kompanisë “Zenit Interneshënall produkts” ka biseduar për kushtet dhe përfitimet për investim në Republikën e Maqedonisë së Veriut si edhe për sfidat dhe pasojat me të cilat kjo kompani ballafaqohet në periudhën e krizës shëndetësoro – ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi, informojnë nga DAP.

Kërçovë – Pas disa ditësh mbyllje të xhamive të qytetit në Kërçovë për shkak të infeksionit të një imamit, nesër, gjegjësisht vetëm kur të ketë lutje të së premtes, ato do të jenë të hapura. Më pas do të mbyllen përsëri deri të premten e ardhshme.

Shkup – Duke pasur parasysh zhvillimin e situatës me koronavirusin në fqinjësi, Komisioni i Sëmundjeve Infektive në takimin e nesërm do të bisedojë për vendosjen e sërishme eventuale të regjimit të kufirit me Serbinë dhe Kosovën apo mbylljen e vendkalimeve kufitare, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Shkup – Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski publikoi në rrjetet sociale se edhe testi i dytë për Kovid-19 është negativ. “Të respektuar miq, edhe rezultati i dytë laboratorik nga strishoja e marrë doli me negativ. Shpresoj se gjatë këtyre ditëve do të vijojë rikuperim i shpejtë dhe se së shpejti do të shihemi me shëndet dhe disponim të mirë. Edhe kjo do të kalojë, ndërsa pastaj në rend është ripërtëritja! Çdo të mirë, ka shkruar në profilin e tij të fejsbukut Milloshoski.

Shkup – Komisioni Evropian dje publikoi se është konfirmuar  propozimi për korrnizën negociuese dhe është dorëzuar për miratim te vendet-anëtare. Me këtë vërtetohet se nuk ka devijim nga procesi  që është konfirmuar. Integrimi i vendit tonë në BE  e merr përshpejtimin e merituar  që të bashkangjitet në familjen e popujve të bashkuar rreth idesë evropiane. Nuk mund  të mos gëzohemi  në hapat që çojnë përpara pas 15  viteve pritje, koha është përfundimisht t’i përvelim krahët, ta shfrytëzojmë këtë proces ndërsa standardet evropiane t’i sjellim në vend. Këtë sot në  konferencën e përbashkët për shtyp e deklaruan kryeministri Oliver Spasovski dhe shefi i Diplomacisë Nikolla Dimitrov, prejse dje  Komisioni Evropian e dorëzoi propozimin  e  korrnizës  negociuese  për shqyrtim në Këshillin e BE-së.

Shkup – Në çështjen e hapjes ose mbylljes së kufijve nuk ka politikë, kriteri kryesor është pasqyra epidemiologjike. Kriter kryesor për BE-në është afër ose nën 20 raste të reja të KOVID-19 të regjistruara në 14 ditët e fundit për 100,000 banorë, deklaroi sot Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Çelësi për këtë, tha Dimitrov, është se sa më shumë t’i përmbahemi masave – mbajta e maskës dhe mbajtja e distancës, aq më e mirë do të jetë tabloja epidemiologjike dhe sa më shpejt të hapen të gjithë kufijtë tanë.

Sofje – Ekipi hulumtues nga Instituti për robotikë në Akademinë e Shkencave të Bullgarisë (BAS) ka zhvilluar UVC robot të dezinfektimit që mund të përdoret kundër përhapjes së koronavirusit të ri, kumtoi sot BAS. Roboti përdor teknologjinë e dezinfektimit UVC dhe mund të përdoret në hapësira që kërkojnë dezinfektim efektiv të dyshemeve dhe sipërfaqeve, përfshirë shtëpitë, objektet shëndetësore dhe hapësirat e tjera publike.

Bruksel – Shkalla e papunësisë në eurozonë është rritur për 0,1 pikë përqindje në muajin maj, që ka të bëjë me masat restriktive për shkak të pandemisë së koronavirusit, njofton DPA. Byroja për statistikë e Bashkimit Evropian, Eurostat, sot kumtoi se papunësia në eurozonën 19 anëtarëshe është rritur në 7,4 për qind në muajin maj – nga 7,3 për qind në prill.

Berlin– Një studim i realizuar në Gjermani shfaq dyshim se personat e infektuar me virusin e ri korona, pas mjekimit, krijojnë antitrupa të përhershme dhe me këtë janë të mbrojtur nga sëmundja e re. Në një spital në Shvabing testet e gjakut te nëntë pacientë, të cilët ishin në repart intensiv, kanë treguar se ata nuk kanë gati kurrfarë antitrupa në Kovid-19.

Uashington – Laboratori i Hulumtimeve të Forenzikës të Këshillit Atlantik (DFRLab), i cili po punon për të zbuluar përhapjen e dezinformatave në internet, kumtoi që studiuesit e tij kishin identifikuar dhjetëra faqe në Fejsbuk të lidhura me të paktën 10 faqet e mediave maqedonase që shfaqnin “disa tipare që tregojnë aktivitet të koordinuar, përfshirë publikimin pothuajse me përmbajtje identike”, njofton “Ballkan Insajt”. Ndërsa disa nga këto faqe në Fejsbuk konfirmojnë lidhjet e tyre me burimet, përmbajtja e të cilave po transmetojnë, “ka nga ato për të cilat nuk ka asnjë lidhje të dukshme”.

Teheran – Në centralin bërthamor Natanc të Iranit, ka ndodhur “incident” duke dëmtuar ndërtesën në ndërtim e sipër, por kjo nuk ka ndikuar në funksionimin e rregullt të centralit bërthamor, ndërsa nuk ka pasur rrezatim të shtuar.

Uashington – Presidenti amerikan, Donald Tramp nuk ka marrë raport me gojë për gjoja shpërblimet ruse në para për talebanët për vrasjen e ushtarëve amerikanë dhe trupave të tjerë në Afganistan, të cilat janë pjesë e  koalicionit ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja, deklaroi këshilltari i Sigurisë kombëtare të Trampit, Robert O’Brajan.

Pekin – Kina sot kumtoi se Britania e Madhe do t’i bart pasojat për secilin hap që do të ndërrmarrë lidhur me ofertat për qytetarët e Hong Kongut që të shpërngulen në Britaninë e Madhe.

Gjenevë– Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot bëri të ditur se në qershor janë regjistruar madje 60 për qind prej gjithsej 10 milionë të infektuarve me virus korona në vend, që paralajmëron ajo, tregon se epidemia po përkeqësohet, e nuk po dobësohet. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Gebrejesus, deklaroi se për çdo ditë ka nga 160.000 raste të reja dhe iu bëri thirrje të gjitha shteteve që të ndërmarrin qasje gjithëpërfshirëse në luftën kundër virusit.

Gjenevë – Vendet nga Lindja e Afërt e kanë arritur “pragun kritik” në përgjigjen e pandemisë së koronavirusit të ri, pasi që masat për karantinë në mënyrë graduale janë zbutur me hapjen e kufijve, kumtoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Ahmed al-Mandahari, drejtori i OBSH-së për rajonin e Mesdheut lindor, deklaroi se numri i rasteve të regjistruara të infektimit me koronavitrus në qershor ka qenë më i madh se gjatë katër muajve paraprake së bashku.

Uashington – SHBA kanë vendosur edhe një tjetër rekord të zi për numrin e rasteve të reja të koronavirusit, më shumë se 50.700 të infektuar, sipas raportit më të ri nga Universiteti Xhons Hopkins. Numri më i lartë i të infektuarve është në jug dhe perëndim të vendit, ku vendet kanë rihapur ekonomitë e tyre.

Adis Abeba – Më shumëse 90 njerëz e humbën jetën në Etiopi në trazirat e shkaktuara në tërë vendin për shkak vrasjes të këngëtarit të njohur Haçalu Hundesa, publikuan sot mediat lokale. Hundesa u qëllua dhe u vra të hënën në mbrëmje në kryeqytetin Adis Abeba, ndërsa ithtarët e tij i akuzuan forcat e sigurisë dhe vlerësojnë se vrasja është “motivuar politikisht”. Ai ka qenë pjesëmarrësit i theksuar në protestat antiqeveritare të cilat sollën deri në ndryshim të pushtetit në vitin 2018.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close