MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

12:00/ 2 korrik/ 2020

12:00/ 2 korrik/ 2020

Shkup– Lajmi se Komisioni Evropian dje e konfirmoi propozimin për kornizën negociuese për anëtarësim në BE dhe e dorëzoi në shqyrtimin deri tek anëtaret shtetërore, edhe njëherit konfirmon se hapërojmë përpara përmes rrugës që e kemi vizatuar. Maqedonia e Veriut shkon edhe më afër Unionit, integrimi i vendit po shpejton, deklaroi sot lideri i LSDM-së Zoran Zaev me rastin e dorëzimit të propozim kornizës negociuese në Këshillin e BE-së. “Ky lajm vjen pas 19 viteve të plota nga nënshkrimi i Marrëveshjes për stabilizim dhe asocim si hap i parë ndaj integrimit ndaj BE-së, 15 vjet nga marrja e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, pas 11 rekomandimeve pozitive për fillimin e negociatave dhe pas vendimit historik të KE-s për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në BE më 26 mars të këtij viti”, tha Zaev.

Shkup – KE-ja e përfundoi tekstin e kornizës negociuese dhe ia dorëzoi Këshillit të BE-së. Ky është vetëm një projekt version dhe pritja ime është që teksti përfundimtar të pranohet deri në tetor. Është mirë që kjo po ndodh gjatë presidencës gjermane, e cila është një mbështetëse e madhe e rrugës sonë evropiane, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në një konferencë për shtyp para Sekretariatit për Çështje Evropiane. Bëhet fjalë për projekt version, theksoi Osmani, që është baza, mbi të cilën vendet anëtare do të shprehin pikëpamjet e tyre kombëtare dhe pastaj korniza do të miratohet me konsensus. “Pastaj pritet të caktohet edhe seanca e përbashkët ndërqeveritare”, tha Osmani.

Shkup– Lajmi se në propozim kornizën për negociatat tona me BE-në në gjuhën maqedonase duhet të përkthehet legjislacioni evropian është punë normale dhe standarde dhe edhe një konfirmim dhe njohje për gjuhën maqedonase, vlerësoi sot lideri i LSDM-së dhe ish kryeministri Zoran Zaev, duke i bërë thirrje VMRO-DPMNE-së opozitare që ta përshëndesë këtë akt, si dhe të ndalojnë të gjitha gënjeshtrat se e kemi humbur gjuhën. “Po, erdhi edhe lajmi për propozim kornizën negociuese me BE-në, gjuha maqedonase përmendet si gjuhë në të cilën duhet të përkthehet legjislacioni evropian para se të bëhemi shtet anëtar i BE-së. Këtë e konsiderojmë si diçka normale, punë standarde, sepse sipas letërnjoftimit tonë në Kombet e Bashkuara dhe sipas të drejtës sonë të vetëvendosjes gjuha jonë është maqedonase, ndërsa ne komunikimin ndërkombëtar e bëjmë edhe në gjuhën maqedonase”, tha Zaevi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas deklaratës para Kuvendit.

Shkup– Nga Instituti për Mjekësi të Transfuzionit informojnë se në dy ditët e kaluara është bërë koleksion i qelizave amë hematopoietike nga një donator vullnetar nga vendi ynë, i cili dhuron për një pacienti të panjohur nga Republika e Bullgarisë. Donatori bazuar në pajtueshmërinë HLA u zgjodh nga Regjistri i RMV-së së donatorëve të qelizave amë në Institutin e Imunobiologjisë dhe Gjenetikës Humane i cili është pjesë e Regjistrit botëror të donatorëve, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Sofje– Në Maqedoninë e Veriut, zhvillohen dy fushata parazgjedhore të ndryshme në koncept – për kthimin e vendit ku ishte tre vjet më parë ose të vazhdohet në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ky është vlerësimi i deputetit bullgar dhe raportuesit për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyçyk. Ai në një deklaratë për radion bullgare “Fokus” thotë se ekziston një debat i vështirë dhe kompleks për vlerat thelbësore dhe për atë se ku politikanët maqedonas duan ta shohin vendin e tyre. “Disa angazhohen që vendi të kthehet në vendin ku ishte tre vjet më parë, ndërsa të tjerët e mbështesin idenë se ajo duhet të vazhdojë të zhvillohet në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Ka edhe disa ide të tjera, që vijnë kryesisht nga partitë që synojnë të tërheqin votues nga pakica shqiptare”, tha Kyçyk.

Shkup– Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov realizoi video takim me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, sheik Abdullah bin Zajed Al Nahjan, në të cilin theksoi zhvillimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve intensifikimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme, Dimitrov shprehu mirënjohje për gatishmërinë për të shkëmbyer përvoja në lidhje me metodat e reja të testimit të përdorura në Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe për të marrë në konsideratë mundësitë për mbështetje konkrete të Maqedonisë së Veriut në luftën kundër Kovid-19 dhe për përpjekjet për të luftuar pasojat ekonomike të pandemisë.

Shkup – Komisioni Evropian e dërgoi Propozim Kornizën negociuese në Këshillin e BE-së në shqyrtim nga ana e vendeve anëtare. Ky është edhe një hap i rëndësishëm në rrugën drejtë BE-së. Këtë e shkroi në profilin e tij në Tuiter euroambasadori Samuel Zhbogar, pasi Komisioni Evropian dje e dorëzoi propozim Kornizën negociuese në Këshillin e BE-së.

Shkup – Gjatë 24 orëve të fundit policia në territorin e shtetit ka regjistruar 461 kundërvajtje të masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse në fytyrë. Nga MPB-ja apelojnë deri tek qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria me qëllim të ballafaqimit me Kovid-19.

Shkup– Shërbimi i karotrecit gjatë javës së kaluar nga hapësirat publike ka marrë 143 automjete. Nga numri i përgjithshëm i veturave të marra 33 janë larguar nga parkingjet zonale, ndërsa 110 automjete tjera me urdhër të policisë së trafikut në bazë të kundërvajtjeve të bëra: parkim në rrugë, shteg të biçikletave, vendkalim për këmbësorë, trotuar, hapësira të gjelbra, në kundërshtim me shenjat e komunikacionit, si dhe pas thirrjes nga person i tretë. Nga shërbimi i Qytetit të Shkupit informojnë se kontrolluesit e parkingjeve zonale në periudhën e njëjtë kanë sanksionuar gjithsej 166 automjete, për shkak të parkimit të parregullt, gjegjësisht për shërbim të papaguar të parkimit. Prej tyre, 33 automjete janë larguar me shërbimin e karotrecit, për shkak se kanë tejkaluar kohën e lejuar për parkim.

Shkup– Nuk ka rrezik nga dalja e lumenjve më të mëdha nga shtrati në vend edhe krahas paralajmërimeve për të reshura më të mëdha lokale të shiut gjatë disa ditëve të ardhshme, kumtoi DPHM. Sipas Drejtorisë, nëse në disa vende, të reshurat janë më intensive dhe bijnë për kohë të shkurtë dhe nëse janë në formë të motit të keq, të shoqëruara me erë të fuqishme, është e mundur paraqitje e daljes së ujit nga shtrati në mjediset urbane për shkak të pamundësisë për lëvizjen e ujit.

Tetovë – Rreth dhjetë ditë, pjesa më e madhe e amvisërive nga fshati Tearcë, Tetovë, po ballafaqohen me mungesë të ujit për pije. Pjesërisht në fshat uji është i disponueshëm në orët e mbrëmjes, ndërsa problemet u paraqitën për shkak të vërshimeve më 23 qershor. “Nuk kemi pasur ujë për pije, e jo më për punë në kopsht dhe fushë. Atë e lëshojnë në orët e mbrëmjes nga pak, por pa njoftim se kur dhe sa kohë do të ketë ujë. Nëse hasim kohën kur ka ujë, atëherë mund të mbushim shishe e tjera. Shkojmë në Sllatinë që të mbushim ujë për pije, lahemi me shishe, të cilat i ngrohim në diell. Kopshtet dhe fushat na mbetën pa ujë, gjithçka po thahet. Në kohë të koronairusit, ka edhe njerëz që janë në vetizolim, edhe ata kanë mbetur pa ujë”, alarmuan banorët e Tearcës.

Stamboll– Gjykata më e lartë turke sot do ta shqyrtojë peticionin në të cilin kërkohet që muzeu “Aja Sofia” në Stamboll të konvertohet në xhami, njofton DPA. Statusi nga objekti fetar në muze është ndryshuar me dekret në vitin 1934. Vendimi i gjykatës mund të sillet ose sot ose në afat prej 15 ditëve, njofton agjencia turke “Anadolu”. Para zgjedhjeve të vitit të kaluar presidenti Rexhep Taip erdogan foli për mundësinë që “Aja Sofia” të konvertohet në xhami.

Athinë – Mbi 4.000 teste për Kovid-19 janë bërë në tetë nga 27 aeroportet greke, që janë hapur dje deri në ora 20, sipas informatave të televizionit grek “Skaj”, por me siguri do të jenë më tepër duke marrë parasysh atë se algoritmi special në pajtim me të dhënat e udhëtarëve ka parashikuar se duhet të bëhen mbi 5.600 teste, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Sipas informatave të njëjta, në një pjesë të aeroporteve janë bërë më shumë teste se sa janë planifikuar, respektivisht se ajo që është paraparë në pajtim me të dhënat e parashtruara përmes platformës speciale për turistët.

Athinë– Qëllimi im, që nga momenti i parë ishte që ta arrijmë mesataren evropiane për vende në Repartet për kujdes intensiv dhe do ta arrijmë, ndërsa ky është obligimi im deri në fund tëvitit do ta realizojmë dhe do të kemi rreth 11 deri në 12 krevate në kujdes intensiv për 100.000 banorë. Por, këtë nuk e kemi mundur ta arrijmë vetë, ka thënë kryeministri grek Kirijakos Micotakis gjatë ngjarjes në kuadër të iniciativën ndërkombëtare të Fondacionit “Stavros Niarhos” për Kovid-19, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Fondacioni ka dhuruar 15 milionë euro që do të shfrytëzohen për 174 krevate më bashkëkohore për kujdes intensiv në 15 spitale shtetërore nëpër tërë Greqinë, pjesa më e madhe e tyre në zonën Atika dhe në ishujt.

Budapest – Hungaria nuk do ta pranojë kërkesën e BE-së që në listën e shteteve “të sigurta” nga pandemia e koronavirusit t’i shtojë edhe vendet jashtë BE-së. Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se përjashtim i vetëm nga ky vendim do të jetë Serbia. “Tani për tani nuk do ta përkrahim kërkesën e BE-së, pasi kjo do të jetë në kundërshtim me interesat shëndetësore të popullit hungarez”, tha Orban në video porosinë në Fejsbuk, transmetuan mediat serbe.

Moskë – Pjesa më e madhe e qytetarëve rusë votuan në favor të ndryshimeve kushtetuese, të cilat do të lejojnë që presidenti Vladimir Putin të mbetet në pushtet deri në vitin 2036. Komisioni Qendror i Zgjedhor (KQZ), kumtoi sot se me 99,99 për qind të votave të përpunuara, reformat kushtetuese u mbështetën nga 77,92 për qind e rusëve, ndërsa kundër votuan 21,72 për qind. Pjesëmarrja në referendumin njëjavor i cili u shënua nga raporte të shumta për presion, ishte 65 për qind.

La Seiba– Një gazetar dhe një kameraman të rrjetit televiziv lokal në La Seiba u vranë dje me armë zjarri, derisa kryenin punën e tyre, njoftojnë burime të policisë. German Valesil, 41 vjeç, gazetar, dhe Horhe Posas, 27 vjeç, kameraman që ka punuar për televizionin Kanal 45, u qëlluan për vdekje nga sulmues të panjohur derisa po qarkullonin në La Seiba, qyteti i tretë më i madh në Honduras, 280 kilometra në veri të kryeqytetit, Tegusigalpe, kumtoi policia. Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e konsiderojnë Hondurasin si një nga vendet më të rrezikshme në botë dhe veçanërisht të rrezikshme për gazetarët.

Uashington – Kandidati demokratik për Shtëpinë e Bardhë Xho Bajden e kritikoi sjelljen e presidentit amerikan Donald Tramp lidhur me krizën në Hong Kong,  ku Pekini vendosin ligj për siguri kombëtare, duke premtuar se do ta ashpërsojë qëndrimin e SHBA-së lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut nëse fiton në zgjedhje. “Presidenti Tramp disa herë i ka mohuar vlerat tona dhe i siguron autokratët kinezë se kanë dikë në Shtëpinë e Bardhë i cili mendon si ta. Atje ku Tramp ishte frikacak, unë do të jem i vendosur, i qartë dhe konsistent në mbrojtjen e vlerave tona”, ka thënë Bajden. Presidenti kinez Si Xhimping të martën e nënshkroi ligjin për siguri kombëtare në Hong Kong.

Nju-Jork– Tuiter ka larguar një fotografi të postuar nga presidenti amerikan, Donald Tramp pasi “Nju-Jork Tajms” u ankua se ajo i shkel të drejtat e tyre autoriale mbi fotografinë. Në tuitin e tij më 30 qershor, Tramp postoi fotografi me komentin, “ata nuk po më kërkojnë mua, ata ty të kërkojnë, ndërsa unë jam në rrugën e tyre”. “Nju-Jork Tajms” u ankua për publikimin, sepse ishte fotografi e bërë nga fotografi i gazetës së tyre në vitin 2015, transmetojnë mediat britanike.

Londër– Numri i minatorëve të vdekur në rrëshqitjen e dheut për zhadë në veri të Mianmarit është rritur në 110, deklaroi një deputet, njofton DPA. BBC paraprakisht njoftoi për 50 minatorë të vdekur, duke supozuar se ka më shumë viktima, por se ata janë të bllokuar. Rrëshqitja e dheut është shkaktuar nga reshjet e rrëmbyeshme. Mianmari konsiderohet si një prej burimeve më të mëdha të zhadës në botë, por në minierat shpesh vjen deri në raste të fatkeqësive.

Nju-Jork– Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh e ka porositur komandantin e forcave lindore libiane, Kalifa Haftar, se nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake për konfliktin që filloi në prill të vitit të kaluar kundër qeverisë së mbështetur nga KB-ja në Tripoli, deklaroi sot zëdhënësi i KB-së, Stefan Dizharik. Dizharik tha që Haftar zhvilloi bisedë telefonike me Gutereshin dhe diskutoi situatën aktuale në vend. Me atë rast, Guteresh tha se zgjidhja mund të ishte vetëm politike dhe bëri thirrje për negociata në mes dy palëve brenda Komisionit të përbashkët ushtarak libian.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close