MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

09:00/ 2 korrik/ 2020

09:00/ 2 korrik/ 2020

Shkup– Nga KOVID-19 janë konfirmuara 120 të reja nga 954 teste, nga të cilat mbi gjysma (64) janë nga Shkupi dhe 14 nga Tetova. Personat tjerë të infektuar nga virusi nga buletini i djeshëm i Ministrisë së Shëndetësisë janë nga 12 komuna të tjera, ku numri i rasteve të reja është më pak se 10. Katër pacientë të moshës 51, 56, 58 dhe 67 vdiqën. Buletini regjistron gjithashtu të shëruar, të cilët dje ishin tre më shumë sesa të infektuar të rinj, gjegjësisht 123. Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i pacientëve që nga fillimi i epidemisë në vend arriti në 6454 nga gjithsej 61.727 teste të kryera. Që nga viktima e parë në mars, 306 pacientë kanë vdekur. Janë 3.550 raste aktive, nga të cilat 2.049 janë në kryeqytet. Ka raste aktive treshifrore në Tetovë (394), Kumanovë (211), Shtip (160), Ohër (150) dhe Strugë (140). Po rritet edhe numri i të infektuarve në komunën e Dibrës, e cila ishte vatra e parë e sëmundjes. Katër raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e kaluara, duke sjellë numrin e përgjithshëm të personave të diagnostikuar me KOVID-19 në 96. Nga këto, 45 janë nga vala e dytë e pandemisë, e cila u kthye pas 50 ditësh më 5 qershor. Është karakteristike që pacientët tani janë të rinj.

Shkup– Gjithsej 1.814.263 qytetarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 15 korrik. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) dje e mbylli Listën zgjedhore. Në ndërkohë, fushata vazhdon me tempo edhe më të përforcuar. Gjithnjë e më të zëshme janë premtimet partiake dhe zënkat. Krahas prezantimit të programeve, dominojnë thirrjet për dalje masive, premtohen reforma dhe prosperitet ekonomik. “Koalicioni “Mundemi” i kryesuar nga LSDM-ja mbrëmë nga Struga edhe një herë porositi se vendi është në rrugën e vërtetë dhe se koha e regjimit ka përfunduar. Sipas VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, është koha për fitore historike dhe për ripërtëritje të shtetit. BDI-ja vazhdon me idenë – kryeministër shqiptar, përderisa koalicioni “Tash është koha” i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa paralajmëron ndryshime.

Bruksel – Komisioni Evropian (KE) dje i dorëzoi kornizat negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Këshillin e BE-së, përmbajtja e kornizave publikohet vetëm pasi do të miratohet nga ana e vendeve anëtare në Këshill, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Kornizat negociuese janë qëndrimi i Bashkimit Evropian në negociatat e anëtarësimit. Komisioni Evropian parashtron projekt korniza deri te vendet anëtare, të cilat duhet t’i miratojnë pas modifikimeve eventuale. “Sot shënohet edhe një hap tjetër i rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian,” qëndron në kumtesën me shkrim të eurokomisarit për Zgjerimin Oliver Varhei. Kornizat ndahen në tre pjesë: parimet udhëheqëse të negociatave inkuadruese, thelbi i negociatave dhe procedurat negociuese, me qëllim që të sigurohet zbatim i plotë i legjislacionit evropian dhe parimeve të tij në korniza ligjore të vendeve kandidate.

Shkup– Ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar sot do të takohet me kryetarin e komunës së Ohrit, Konstantin Georgievski, si pjesë e fushatës “BE me ju”, duke diskutuar statusin e zbatimit të rekomandimeve për ruajtjen e “Trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit”, të UNESKO-së, shkruar në vitin 1979-1980. Gjatë qëndrimit, ata do të vizitojnë Parkun Kombëtar Galiçicë, ku Bashkimi Evropian ka investuar 390.000 euro për mbrojtje, ruajtje dhe menaxhim më të mirë të zonës së mbrojtur.

Shkup – Zëvendëskryeministrja për çështje ekonomike, Mila Carovska sot do ta vizitojë objektin e prodhimit të kompanisë “Industri servis” në Shkup. Carovska do të shoqërohet nga drejtori i Fondin për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski. Pas vizitës janë paraparë deklarata për mediume.

Shkup– Dejan Sazdov, si përfaqësues i sindikatës, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, paralajmëroi sot se në konferencë për shtyp do të informojë për, siç thotë, gjendjen alarmante në Njësinë organizative NJPB GAZI BABË pranë MPB-së. “Do të prezantohen fakte konkrete dhe dëshmi për shkeljen e Kodit penal dhe Rregullave pozitive ligjore për kryerjen momentale të veprave penale kundër shëndetit të njerëzve dhe për rrezik të qëllimshëm të sigurisë shëndetësore, respektivisht shkaktimin dhe vënien në rrezik të të punësuarve në Minisitri”, thuhet në kumtesën e Dejan Sazdovit.

Shkup – Moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite do të ketë mot jostabil lokal, të ndjekur me të reshura të shiut, bubullimë dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri 23, ndërsa ajo maksimale do të jetë prej 30 deri 37 gradë Celsius. UV=9. Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në Luginën e Shkupit do të ketë kushte për të reshura të shkurta të shiut dhe bubullimë. Temperatura minimale do të ulet deri 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 35 gradë.Nën ndikimin e masës më jostabile ajrore, prej nesër vijojnë ditë, kur në orët e pasdites do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile, të ndjekura me të reshuar lokale të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa do të ketë kushte edhe për procese më intensive në formë të motit të keq lokal. Mot jostabil në disa vende do të jetë edhe gjatë fundjavës, kur do të ketë edhe zvogëlim të temperaturave të ditës.

Stokholm– Njerëzit të cilët janë negativë në testin për koronavirus ende mund kenë ndonjë imunitet, tregon hulumtimi më i ri i bërë në Suedi. Çdo person i cili është pozitiv në atitrupa vijnë dy të cilat kanë T-qeliza specifike të cilat i identifikojnë dhe i shkatërrojnë qelizat e infektuara, transmeton Bi-Bi-Si. Kjo është parë madje edhe tek njerëzit të cilët kanë pasur simptoma të lehta. Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për mbrojtje vetëm për individin ose mund t’i pengojë ta bartin virusin tek të tjerët. Shkencëtarët nga Instituti Karolinks në Suedi kanë testuar 200 persona edhe për antitrupa edhe për T-qeliza. Disa ishin dhurues të gjakut, ndërsa disa të tjerë ishin nga grupi i njerëzve të cilët ishin rastet e para në Suedi, kryesisht ata që janë kthyer nga zonat siç është Italia veriore.

Seul– Plazhet në Korenë e Jugut prej dje edhe zyrtarisht janë hapur, por nga vizitorët kërkohet që t’i respektojnë masat e rrepta për dezinfektim pa përjashtim, masat e përshkruara për distancë fizike, transmeton agjencia Jonhap. Turistët do të mund të relaksohen dhe të pushojnë në gjithsej 270 plazhe në Korenë e Jugut. Sivjet është anuluar edhe ceremonia tradicionale e hapjes së sezonit të notimit. Në vend të kësaj, autoritetet lokale të gjitha resurset e tyre i kanë orientuar ndaj zbatimit të masave higjienike për minimizimin e rrezikut nga përhapja e koronavirusit.

Uashington – Presidenti amerikan Donald Tramp, i cili ka refuzuar prej kohësh të mbanë maskë në opinion, ka ndryshuar mendim, duke thënë se ai mendon se maskat janë të mira. Ai deklaroi se mbanë maskë të zezë, përkundër faktit se kur e vendos atë, siç pretendon vetë ai, duket si personazhi nga libri komik dhe filmi “Ranxheri vetmitar”, por që kjo i pëlqen. “Gjithçka për maskat”, theksoi Tramp, duke shtuar se nëse do gjendej në mes të turmës, do të mbante maskë. Ranxheri vetmitar është personazh i imagjinar nga Perëndimi i Egër, që mban maskë të zezë rreth syve të tij.

Sao Paulo – Vaksina potenciale për koronavirusin e ri, që e zhvilloi ndërmarrja kineze “Sinovak”, do të testohet në 12 qendra hulumtuese në gjashtë shtete braziliane, deklaroi guvernatori i shtetit brazilian Sao Paulo, Zhoao Doria. Ai shtoi se testimi i vaksinimit duhet të aprovohet nga agjencia lokale shëndetësore. Përveçse në Sao Paulo, vaksina pritet të testohet në përgjithësi tek 9.000 vullnetarë në Brazili, Rio de Zhanejro, Minas Gjeraisu, Rio Grande do Sulu dhe Parana.

Nju-Jork– Guvernatori i Nju-Jorkut, Endru Kuomo e kritikoi presidentin amerikan Donald Tramp për “mohimin e fakteve shkencore” gjatë kohës së pandemisë së virusit korona dhe kërkoi nga ai që ta pranojë se virusi paraqet kërcënim. Kuomo tha se gjënë e parë që Trampi duhet ta bëjë është “ta thotë të vërtetën”, transmeton Si-En-En. “Pranojeni se nuk keni të drejtë. Kjo nuk është pranim. Të gjithë e dinë se nuk kishit të drejtë. Kjo nuk ju kushton asgjë. Të paktën keni guxim që ta pranoni atë që të gjithë tashmë e dinë. Ju nuk kishit të drejtë”, tha Kuomo.

Uashington – Koronavirusi ende vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjithë SHBA-në, dhe për këtë në vend ka shqetësime, bëri të ditur “Zëri i Amerikës”. Më shumë se 47.000 raste të reja me Kovid-19 janë regjistruar të martën, rritja më e madhe ditore e numrit të infeksioneve që nga shpërthimi i pandemisë dhe rritja më e madhe në spitalet që nga mesi i prillit. Në të paktën 19 nga 50 vendet, të gjitha planet për të hapur më tej ekonominë janë pezulluar, ndërsa  rritja e numrit të të infektuarve është raportuar në 37 vende.

Meksiko Siti– Persona të armatosur, mbrëmë sulmuan një klinikë të rehabilitimit nga droga në qytetin qendror meksikan Irapuato, duke vrarë të paktën 24 persona dhe duke plagosur rëndë tre të tjerë. Guvernatori i Guajanës, Diego Sinhua Rodrigez Vallejo, e quajti incidentin “sulm qyqar”. Ky është sulmi i dytë në më pak se një muaj në Irapuato. Më 6 qershor u sulmua një tjetër klinikë rehabilitimi, duke vrarë 10 njerëz. Ndërkohë, në dhjetor të vitit të kaluar, disa persona u rrëmbyen nga klinika e rehabilitimit në të njëjtin qytet. Në këtë rajon, vepron një nga kartelet më të rrezikshme të drogës “Halisko Nueva Generasion” dhe “Santa Rosa de Lima”.

Uashington– Dhoma përfaqësues e SHBA-së ka miratuar njëzëri një tekst që parashikon sanksione automatike kundër autoriteteve kineze që nuk i plotësojnë detyrimet ndërkombëtare të Kinës ndaj autonomisë së Hong Kongut. Për shkak se ky tekst është pak më ndryshe nga ai që u miratua gjithashtu unanimisht nga Senati më 25 qershor, ai do të dërgohet përsëri në Dhomën e Epërme këtë pasdite për votim. Për të hyrë në fuqi, ajo duhet të nënshkruhet nga presidenti i SHBA-së Donald Tramp. Ky projekt-ligji është mbështetur nga republikanët dhe demokratët në një përpjekje për të rritur presionin ndaj Pekinit pas masave të marra nga qeveria amerikane pasi Kina miratoi të martën një ligj mbi sigurinë kombëtare në ish-koloninë britanike.

Bogotë– Në një aksion të përbashkët të policisë së Kolumbisë dhe SHBA-së janë konfiskuar 7,5 tonë kokainë në vlerë prej 286 milionë dollarë amerikanë, bëri të ditur sot Qeveria kolumbiane. Droga ishte paketuar bashkë me materiale ndërtimi dhe ishte transportuar mes qytetit periferik Kartagjenë dhe Panama. Siç bëhet e ditur në kumtesë, ajo iu përket kontrabandisteve që kanë lidhje me Gjirin dhe duhej të dorëzohej deri te grupet tjera kriminale në Amerikën Qendrore dhe Evropë. Kolumbia mbetet një nga prodhueset më të mëdha të kokainës, edhe krahas përpjekjeve shumëvjeçare që të pengohet tregtia me drogë.

Barcelonë– Kryetari i Barcelonës, Zhosep Maria Bartomeu nuk është i kënaqur nga loja e sulmuesit Antoan Grizman. Sipas “AS”, shefi i klubit katalanas është i dëshpëruar nga performancat dhe problemet e francezit në përshtatjen në ekip, ndërsa do të jetë i gatshëm ta shqyrtojë edhe opsionin për shitje të futbollistit. Barcelona e bleu Grizmanin nga Atletiko para një viti. Këtë sezon, francezi 29 vjeçar luajti në 43 ndeshje në të gjitha garat, shënoi 14 gola dhe kishte katër asistime. 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close