MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Në 24 orët e fundit  janë bërë 954 testime, ndërsa janë regjistruar 120  raste të reja me Kovid-19 në: Shkup-64, Kumanovë-4, Dibër-4, Shtip-2, Prilep-2, Tetovë-14, Strugë-5, Veles-2, Manastir-3, Ohër-7, Gostivar-2, Makedonski Brod-1, Sveti Nikollë-5, Resnjë-5.

18:00/1 korrik/2020

Shkup – Në 24 orët e fundit  janë bërë 954 testime, ndërsa janë regjistruar 120  raste të reja me Kovid-19 në: Shkup-64, Kumanovë-4, Dibër-4, Shtip-2, Prilep-2, Tetovë-14, Strugë-5, Veles-2, Manastir-3, Ohër-7, Gostivar-2, Makedonski Brod-1, Sveti Nikollë-5, Resnjë-5.

Kumanovë – Qendra për Shëndet Publik Kumanovë në 24 orët e fundit ka evidentuar katër persona të sëmurë me Kovid-19 në këtë komunë, bënë të ditur sot kompetentët.

Shkup – Zëvendëskryeministrja për çështje ekonomike, Mila Carovska sot pati paraqitje në “Zoom” konferencën e Platformës kundër varfërisë, me rastin e 10 viteve ekzistencë të organizatës.

Kërçovë – Në orët e hershshme të mëngjesit, diku rreth orës 1:40 pas mesnate, në stacionin policor Kërçovë është denoncuar zjarr në automobilin, i tipit “jaguar”, pronë e A.M. (41) nga Kërçova, i cili ka qenë i parkuar në rrugën “Vele Zmejkovski”.

Shkup – Oda mjekësore e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes një komunikate e dënoi me forcë incidentin e fundit në ISHP SPQ “8 Shtatori” – Shkup në të cilën, mbrëmjen e djeshme, të afërmit e pacientes së ndjerë 60-vjeçare nga Kovid-19 u përpoqën të merrnin trupin e të ndjeres dhe e kanë kërcënuar mjeken.

Shkup – Kandidati për deputet dhe bartës i listës së LSDM-së në Njësinë zgjedhore 1, Nikolla Dimitrov, sot në profilin e tij në Fejsbuk ka reaguar ndaj ndërhyrjes së djeshme të zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovskit në konferencën e tij për shtyp.

Shkup – Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulevi sot e vizitoi Stacionin Policor pranë vendkalimit kufitar Aeroport “Shkup”, i cili pas ngecjes disamujore për shkak të gjendjes me epideminë e Kovid-19 prej sot sërish ka filluar me punë.

Shkup – Çmimet për thirrjet hyrëse në roaming në rajon prej sot  plotësisht zvogëlohen prej  2,9 denarë në 1,5 denarë, ndërsa sipas Marrëveshjes midis vendeve të Ballkanit Perëndimor  hyri në fuqi  para  një viti,  në korrik të vitit të ardhshëm  çmimet në roaming  për biseda dhe shfrytëzim të të dhënave  tërësisht do të hiqen.

Shkup – Zbatimi i tërësishëm i Ligjit për përmbarim vazhdon më 24.07.2020, 30 ditë pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme, informojnë nga Oda e përmbaruesve.

Shkup – Kryeministri Oliver Spasovski dhe zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli, sot inspektuan punimet në shkollën “Vëllezërit Ramiz dhe Hamid” në Komunën e Shuto Orizares.

Shkup –  Ambasadorja e Kanadasë për Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Malin e Zi, Kati Çaba, sot e uroi Ditën e Kanadasë në këto vende, duke porositur se gjatë vitit të kaluar këto shtete e kanë përkrahur Ambasadën, në përpjekjet për përforcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe zgjerimin e lidhjeve tregtare dhe investuese.

Dibër – Rritet numri i të infektuarve me Kovid-19 në komunën e Dibrës, e cila ishte vatra e parë e sëmundjes.

Shkup – Zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike, Milla Carovska zhvilloi sot takim të rregullt koordinues, ku morën pjesë ministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale, Sanella Shkrijelj, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile “Tekstilpunues me zë të lartë”, “Komiteti i Helsinkit”, kryetari i LSM-së, Darko Dimovski, si dhe kryetarja e Këshillit inspektues dhe drejtorët e disa inspektorateve.

Shkup – Zëvendësministrja teknike e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Nevenka Stamenkovska Stojkovski sot e akuzoi LSDM-në se po punëson njerëz partiak. Ajo thekon se shteti ynë ka rritje të dyfishtë të punësimeve për kohë të caktuar.

Beograd – Në Serbi në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 272 raste të koronavirusit, prej 8.626 mostrave të testuara.

Tiranë – Zëvendësministrja shqiptare e Punëve të Brendshme, Rovena Voda, paralajmëroi forcimin e kapaciteteve kufitare me vendosjen e kampeve pranuese të përkohshme për emigrantët që kërkojnë azil.

Athinë – Në ditën e parë të hapjes së të gjitha aeroporteve greke, janë planifikuar 235 fluturime ndërkombëtare me turistë që vijnë nga Gjermania, Zvicra, Polonia, Lituania, Serbia, Republika Çeke, Rumania, Franca, Danimarka dhe vendet e tjera të Evropës, ndërsa shumica prej tyre, gjithsej 70, sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, do të aterojnë në dy qytete të ishullit të Kretës.

Berlin – Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se BE duhet të përgatitet për një dështim të mundshëm në negociatat me Britaninë e Madhe për marrëdhëniet e reja tregtare.

Londër – Kryeministri britanik, Boris Xhonson deklaroi sot se miratimi i ligjit të sigurisë në Hong Kong nga ana e Kinës e ka shkelur nivelin e lartë të autonomisë së Hong Kongut dhe paraqet kërcënim për liritë dhe të drejtat e mbrojtura nga Deklarata e Përbashkët e vitit 1984.

Vjenë – Në 24 orët e fundit në Austri është shënuar rritje dramatike të numrit të të infektuarve të rinj me koronavirus, i cili sërish është treshifror për herë të nga mesi i prillit.

Paris – Franca tërhiqet nga operacioni i Mesdheut të NATO-s në momentin e rritjes së tensioneve me Turqinë.

Moskë – Presidenti rus Vlladimir Putin u ofroi sot homologëve të tij nga Irani dhe Turqia, Hasan Rohani dhe Rexhep Taip Erdogan  të bisedojnë për masa shtesë në luftën kundër terroristëve në Siri.

Londër – Sindikata Britanike e Pilotëve të Rajanerit sot bëri të ditur se anëtarët e saj  me shumicë të madhe të votave, 96 për qind, kanë pranuar ulje të përkohshme të pagave me qëllim që të shmangin uljen e vendeve të punës.

Uashington – Presidenti amerikan Donald Tramp tani është tërësisht i njohur me raportin  për përpjekjet e Rusisë  t’u paguajë talebanëve të vrasin  ushtarë amerikan në Afganistan, deklaroi sot këshilltari për siguri kombëtare në Shtëpinë e bardhë, Robert O’Brajan.

Kabul – Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan kumtoi se rezultatet e hetimit tregojnë që ushtria  e atij vendi gabimisht  ka hedhur projektilë  në tregun në provincën jugore Helmand,  me ç’rast  humbën jetët 23 persona.

Mançester – Menaxheri i Mançester Sitit, Pep Guardiola zbuloi për çka kanë biseduar me Leroj Sanen, i cili së shpejti do të shpërngulet në Bajernin e Munihut.

Back to top button
Close
Close