MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Drejtoria për ardhura publike (DAP) shënon ulje të pagesës së tatimeve prej 6,7 për qind. Ulje ka pothuajse tek të gjitha tatimet, përveç tek tatimi i të ardhurave personale, tek i cili ka pagesë më të lartë se 1,8 për qind krahasuar me qershorin e vitit 2019. Drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska sot në konferencë për shtyp, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, informoi se të ardhurat e përgjithshme tatimore në qershor ishin 5.240.928.514 denarë.

15:00/ 1 korrik/ 2020

Shkup – Drejtoria për ardhura publike (DAP) shënon ulje të pagesës së tatimeve prej 6,7 për qind. Ulje ka pothuajse tek të gjitha tatimet, përveç tek tatimi i të ardhurave personale, tek i cili ka pagesë më të lartë se 1,8 për qind krahasuar me qershorin e vitit 2019. Drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska sot në konferencë për shtyp, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, informoi se të ardhurat e përgjithshme tatimore në qershor ishin 5.240.928.514 denarë.

Shkup –  Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, paraditen e sotme në sheshin Skënderbeu në Shkup pati fjalim para mediave lidhur me mbulimin e barabartë mediatik të të gjitha partive, përfshirë këtu edhe trajtimin e barabartë të të gjithë kandidatëve për kryeministër. Për herë të parë në histori, tha Osmani, qytetarëve të Maqedonisë së Veriut ju mundësohet të zgjedhin më shumë se dy opsione për Kryeministër të tyre. Për herë të parë, nuk janë vetëm dy kandidatë të dy partive maqedonase që kërkojnë këtë pozicion, por edhe një kandidat jo partiak dhe i pavarur shqiptar.

Shkup – Gjëja e vetme që është e rëndësishme për mua në punën time është ajo se a është bërë vepër penale dhe a kam unë mjaftueshëm prova që të ngre aktakuzë. Deri më tani jam nisur nga këto parime dhe sigurisht se deri në fund të karrierës do të vazhdoj kështu, deklaroi prokurorja Villma Ruskovska, pas seancës së sotme gjyqësore për lëndën “Aleanca Ndërkombëtare” në të cilën mbrojtja kërkoi përjashtimin e saj.

Shkup – Pas tre muaj e gjysmë pushim, periudhë në të cilën aeroportet në shtet ishin të mbyllura për fluturime të udhëtarëve për shkak të krizës me KOVID-19, sot në mëngjes aterimin e parë në aeroportin e Shkupit e pati aeroplani i Turkish erlajns i cili nga Stambolli në Shkup i solli 104 pasagjerë. Aeroplani u prit me përshëndetjen e aviacionit për “mirëseardhje” – urën e ujit në formë të ylberit. Menjëherë pas tij ateroi edhe aeroplani i Pegasus erlajns, gjithashtu nga Stambolli, i cili në Shkup i solli 125 pasagjerë.

Tetovë – Sekretari i përgjithshëm i PDSH-së dhe shef i Shtabit qendror zgjedhor, Sali Ajdini realizoi takim me përfaqësues të misionit të OSBE-ODIHR-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kumtuan nga partia. Misioni i ODIHR-së e ndjekë fushatën parazgjedhore.

Shkup – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot e përmbylli Listën e Votuesve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut. Të drejtë vote në zgjedhje do të kenë një milion e 814 mijë e 263 votues. Në Listën e Votuesve janë regjistruar një milionë e 729 mijë e 189 persona. Persona të cilët janë shpërngulur ose jetojnë jashtë vendit në listat e posaçme zgjedhore janë regjistruar 83.054 votues. Në listën e posaçme zgjedhore për personat në burg dhe në paraburgim janë regjistruar 1.657 votues, në shtëpitë e të moshuarve 357 dhe gjashtë persona konsiderohen si persona të shpërngulur brenda vendit.

Shkup – Profesoresha Gordana Siljanoska Davkova bartëse në Njësinë zgjedhore 1 nga VMRO-DPMJE-ja në qendër të Shkupit realizoi takim me të rinjtë dhe studentët me ç’rast theksoi se studentët e shkëlqyer do të lirohen nga pagesa e studimeve master, ndërsa ata me mesataren 8 do të lirohen nga studimet e doktoraturës. Ajo potencoi se qeveria të cilën do ta udhëheq VMRO-DPMNE-ja do të siguroj punë për 500 studentët më të mirë nga universitetet shtetërore, si dhe se do të ndajë 40 milionë euro për përmirësimin konvikteve dhe jetën e studentëve në to. Me këtë rast theksoi edhe se studentët duhet të ndihen si qytetarë të vërtetë akademikë dhe prandaj me mbi 10 milionë euro do të ndahen për bursa për studentët.

Ohër – Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot ishte për vizitë pune në Kampin për trajnim në ujë të ARM-së në Ohër, ku pjesëtarëve të njësitit për herë të parë iu drejtua si pjesë e ushtarëve që janë pjesë e kapaciteteve të NATO-s. “Mund të jeni të kënaqur dhe krenarë pasi është bërë një punë e madhe. Anëtarësimi në NATO dhe buxhetet e rritura çdo vit do të na japin mundësi shumë më shumë të investojmë në të gjitha njësitet dhe në pjesët e ndryshme specifike të armatës. Qëllimi do të jetë të investojmë në një trajnim më të mirë dhe pajisje pa të cilën nuk mund ta kryeni punën tuaj”, tha ajo.

Shkup – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot deklaroi se këto ditë do të diskutojnë me autoritetet shëndetësore të Kosovës dhe Serbisë për gjendjen me koronavirusin dhe rreziqet e mundshme për shtetin tonë. I pyetur në lidhje me numrin në rritje të njerëzve të infektuar me Kovid-19 në Kosovë dhe në Serbi, nëse diskutohet me qeverinë dhe me Komisionin e Sëmundjeve Infektive për mbylljen e mundshme të kufijve dhe fluksin e madh të njerëzve nga këto vende, Filipçe tha se deri më tani nuk ka pasur diskutim të tillë.

Shkup – Gjatë ditëve të kaluara po ulet numri i pacientëve të pranuar në krahasim me atë që ishte para dhjetë ditëve kur kishte numër të madh të pacientëve të cilët vinin në spital dhe atëherë nuk kishte pacientë të cilët dilnin nga spitali. Dje pas një kohe të gjatë për herë të parë numri i pacientëve që dolën nga spitali është më i madh se ata që u pranuan, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit me përfaqësues të shoqatave për sëmundje të rralla në Parkun e Qytetit.

Shkup – Nëse ka ndonjë nevojë ose arsyetim e cila do të dalë nga Komisioni për Sëmundje Infektive gjithsesi që do të sjellim vendime sepse  prioriteti ynë i madh është  të mbrohemi,  ta mbrojmë shtetin  dhe ta mbrojmë shëndetin e qytetarëve, theksoi sot kryeministri teknik Oliver Spasovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve rreth asaj nëse  është e  mundur  mbyllja e kufirit verior  duke pasur parasysh gjendjen  me koronavirusin. Ai potencoi se çdo ditë  i ndjekin dhe analizojnë gjendjet te ne dhe në rajon.

Ohër – Pas pothuajse katër muajve, sot në aeroportin e Ohrit “Shën Apostoli Pal” ateroi aeroplani i parë, me çka edhe zyrtarisht fillon sezoni kryesor veror turistik në brigjet e Liqenit të Ohrit. Me fluturimin e parë të realizuar nga aerokompania në Ohër “Chair Airliner” arritën udhëtarët e parë në linjën e rregullt nga Cyrihu. Është paraparë gjatë ditës së sotme të realizohet edhe fluturimi i parë nga Milanoja, i aerokompanisë “WizzAir”.

Athinë – Rreth 10 deri në 15 automjete të Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinës sot në mëngjes janë kthyer në vendkalimin kufitar Promahonas/Kullën e kufirit greko-bullgar, pasi kanë dashur përmes Bullgarisë të hyjnë në Greqi, publikuan televizionet greke “Skaj” dhe “Mega”.

Gjevgjeli – Para një ore, rojet kufitare greke mbyllën përsëri vendkalimin tokësor “Evzoni”. Nga vendkalimi kufitar “Bogorodicë”, kanë konfirmuar vendimin e kolegëve të tyre nga pala e kundërt dhe thanë vetëm se ky vendim do të zbatohet të paktën deri më 15 korrik.

Shkup – Ambasada e parë e fëmijëve në botë Megjashi sot u bëri thirrje partive politike, Prokurorisë themelore publike, Komisionit shtetëror zgjedhor dhe mediumeve se fëmijët duhet të trajtohen seriozisht, e jo të përdoren si instrument në fushata. “Jemi skajshmërisht të zhgënjyer dhe të revoltuar nga raporti i papërgjegjshëm i të gjithë faktorëve institucional dhe politik ndaj fëmijëve dhe të drejtave të tyre gjatë fushatës parazgjedhore. Për herë të tretë u bëjmë thirrje të gjitha partive politike, Komisionit shtetëror zgjedhor, Prokurorisë themelore publik dhe mediumeve ta ndryshojnë raportin e tyre dhe të tregojnë se fëmijët janë të rëndësishëm për ta, secili në kuadër të kompetencave të veta”, thuhet në kumtesën nga Megjashi.

Shkup – Tre vite LSDM-ja përmes Qeverisë që e udhëheq tregon se çka do të thotë kujdesi për bujqit. Me politika të përgjegjshme dhe të ndershme, e kemi kthyer dinjitetin e bujkut tonë, e çmojmë dhe vlerësojmë punën e tij. Për vetëm tre vite përkrahja financiare në bujqësi arriti vlerën rekorde prej 430 milionë euro dhe arrin deri te bujqit e vërtetë individuale, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Tetovë – Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Zoran Kitanov dhe kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, sot biseduan për rikonstruksionin e ardhshëm të rrugës rajonale r402 nga Tetova për në Grupçin, e njohur më mirë si rruga e vjetër Tetovë – Shkup. Kitanov theksoi se pas 30 vjetësh, për herë të parë po bëhet rikonstruktimi i plotë i kësaj pjese, e cila është planifikuar të fillojë për pesë ditë.

Stamboll – Anija që u përmbytë në Liqenin Van, në pjesën lindore të Turqisë, po transportonte mes 55 dhe 60 emigrantë, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Sulejman Sojlu, duke shtuar se gjashtë trupa ishin gjetur deri më tani dhe në vijim është hetimi.

Lubjanë – Opozita në Slloveni po kërkon dorëheqjen e qeverisë së Janez Janshës, pas dorëheqjes së ministrit të Punëve Brendshme, Alesh Hojs, pas arrestimit të kolegut të tij nga Ministria e Ekonomisë, Zdravko Poçivalshek. Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Lubjana, pas ngjarjeve të djeshme, ish kryeministri Marjan Sharec, deklaroi se qeveria po përpiqej të shpërqendronte publikun nga ngjarjet dhe aferat.

Athinë – Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias sot në Libi do të realizojë takim me kryetarin e Dhomës përfaqësuese, Agilla Saleh, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Vizita në Libi nuk ishte paralajmëruar, vetë Dendiasi informatën e kumtoi në profilin e tij zyrtar në Tuiter, përderisa burimet diplomatike, për mediumet greke thanë se bisedimet janë në “korniza të përpjekjeve të pandërprera të Greqisë që në mënyrë aktive të kontribuojë për ndërprerje të zjarrit dhe gjetje të zgjidhjes politike në Libi”.

Prishtinë – Kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti thotë se, pavarësisht zhvillimit të fundit të ngjarjeve, dialogu me Serbinë nuk ka alternativë dhe se Kosova është e gatshme për vazhdimin e atij procesi i cili, sipas tij, duhet të rezultojë me njohje reciproke të dy shteteve, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Në fillim të seancës së sotme të Qeverisë, Hoti theksoi se, në pajtim me Kushtetutën, ekipi negociues i Kosovës do të kryesohet nga ai si kryeministër.

Ankara – Turqia sot bëri të ditur se është e “dëshpëruar” për shkak të asaj që nuk është në listën e vendeve shtetasve të së cilës iu lejohet hyrje në Bashkimin Evropian dhe kërkoi “përmirësimin e gabimit”. “Jemi të dëshpëruar që nuk jemi në listë. Presim që sa më shpejtë të përmirësohet gabimi”, deklaroi shefi i diplomacisë turke Hami Aksoj.

Prishtinë – Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj i kumtoi masat e reja për mbrojtje nga përhapja e epidemisë së Kovid-19, të cilat u miratuan në seancën e sotme të Qeverisë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë– Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, vlerësoi se kryesimi gjerman me Këshillin e BE-së, që fillon sot, është lajm i mirë për qytetarët e Kosovës. “Gjermania ka mbështetur vazhdimisht pavarësinë dhe shtet-ndërtimin e Kosovës, kështu që kryesimi i aleatëve të BE-së, siç është Gjermania, është lajm i mirë për popullin e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Fejsbuk.

Tiranë – Mbyllja e ekonomisë dhe pasiviteti në sektorin e ndërtimtarisë, në fillim të marsit, për shkak të përhapjes së koronavirusit, vendosën rënie të ekonomisë shqiptare në tremujorin e parë të këtij viti, bëri të ditur Instituti i Statistikës INSTAT. Rënia në ekonomi arrin 2,52 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Berlin – Prodhuesi i automobilave gjermane Folksvagen ka hequr dorë nga planet për të ndërtuar një fabrikë të re në Turqi për shkak të kërkesës së zvogëluar për automjete gjatë pandemisë Kovid-19. Folksvagen planifikonte të hapte një fabrikë në Manisa, Turqia perëndimore, në vlerë prej 1.3 miliardë eurove.

Paris – Ekspertët për çështjet ekologjike nuk binden nga fjalimi i presidentit Emanuel Makron për tranzicionin ekologjik dhe energjetik të Francës, me çka ai njoftoi se do të zhbllokojë 15 miliardë euro. Sipas hulumtimit të kryer nga Instituti “Jugov” për “Hafington Post”, francezët gjithashtu nuk janë bindur nga sinqeriteti i tij për ekologjinë, njofton korrespondenti i MIA-s.

Moskë – Presidenti rus Vladimir Putini votoi sot në referendum për ndryshime kushtetuese në vendvotimin në godinën e Akademisë Ruse të Shkencave në pjesën veriore të Moskës, ku tradicionalisht e realizon të drejtën e tij të votës. Ai dje u bëri thirrje qytetarëve të Rusisë të dalin në votim, duke theksuar se amendamentet kushtetuese janë në pajtim me vlerat kyçe të popullit rus dhe mund të miratohen jashtëzakonisht me mbështetjen e qytetarëve.

Uashington – Komisioni Federal i Komunikimeve të SHBA-së (FCC), ka shpallur zyrtarisht kompanitë kineze Huavej dhe ZTE për “kërcënim për sigurinë kombëtare”. Kjo do të thotë që kompanitë nuk do të jenë në gjendje të përdorin programin e subvencionimit të qeverisë prej 8,3 miliardë dollarë, i njohur si Fondi i Shërbimit Universal, për të blerë, mirëmbajtur ose mbështetur ndonjë pajisje ose shërbim nga dy kompanitë kineze.

Uashington – Kandidati i Partisë Demokrate në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Xho Bajden, sot kumtoi se nuk do të organizojë mitingje parazgjedhore për shkak të epidemisë së koronavirusit. “Do t’i respektoj urdhrat e mjekëve, jo vetëm për mua, por edhe për vendin, ndërsa kjo do të thotë se nuk do të mbaj tubime”, ka thënë ish-nënpresidenti amerikan.

Hong Kong – Policia në Hong Kong sot përdori topa uji për t’i dëbuar grupet më të vogla të protestuesve ndërsa cak kanë qenë edhe gazetarët. Janë arrestuar 30 persona në protesta të cilat po mbahen një ditë pas miratimit të Ligjit për siguri nacionale nga Parlamenti kinez, publikoi DPA. Protestuesit janë tubuar në kuartin tregtar Hong Kong.

Pekin – Kina sot ka kërkuar informacione afariste nga katër kompani mediatike amerikane, përfshirë edhe Asoshiejtëd Pres (AP), si përgjigje të kërkesave të ngjashme nga Uashingtoni për mediat kineze. Zëdhënësi i Ministrisë të Punëve të Jashtme të Kinës, Zhao Lijan, bëri të ditur se AP, UPI, CBS dhe NPR kanë shtatë ditë të plotësojnë deklarata për të punësuarit, punën financiare, pronësinë e pronës dhe pyetje të tjera.

Shkup – Nën ndikimin e masës jostabile të ajrit, prej nesër pasdite parashikohet mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar. Sinoptikët presin edhe procese më intensive në formë të motit të ligë lokal.

Back to top button
Close
Close