MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Fshatrat Batincë dhe Ljubosh sot nuk do të kenë ujë për shkak të defektit në rrjetin e ujësjellësit. NP Ujësjellësi dhe kanalizimi informuan se ndërprerja e furnizimit me ujë do të zgjasë prej orës 9:00 deri në sanimin e defektit.

12:00/ 1 korrik/ 2020

Shkup – Fshatrat Batincë dhe Ljubosh sot nuk do të kenë ujë për shkak të defektit në rrjetin e ujësjellësit. NP Ujësjellësi dhe kanalizimi informuan se ndërprerja e furnizimit me ujë do të zgjasë prej orës 9:00 deri në sanimin e defektit.

Sofje– Politikanët të cilët dëshirojnë të përfitojnë nga provokimet e vazhdueshme mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ndoshta do të kenë përfitim afatshkurtër, por në afat të gjatë nuk kanë vizion dhe e dëmtojnë fqinjësinë e mirë dhe miqësinë mes të dyja vendeve, konsideron Cvetan Cvetanov, kryetar i Qendrës Euro-Atlantike të Sigurisë.

Athinë – Greqia sot i hap aeroportet rajonale, një pjesë të vendkalimeve tokësore kufitare dhe një pjesë të porteve për turistë nga Bashkimi Evropian, nga Shengen Zona, si dhe për shtetasit e vendeve të treta, të cilët u gjetën në listën që dje e kumtoi BE-ja, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina,

Shkup – TVSH-ja ime #Shpërblimi im po i adaptohet gjendjes me COVID-19. Do të ketë numër më të madh të shpërblimeve ditore prej 1.000 denarëve për të gjithë ata të cilët skanojnë fatura dhe kontribuojnë në luftën kundër ekonomisë gri, shuma të ndryshuara të shpërblimeve për tërheqjet mujore dhe atë kryesore, kumtoi ministrja e Financave, Nina Angellovska në profilin e saj në Fejsbuk.

Shkup – Të gjitha vaksinat e shfrytëzuara në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin, janë nga prodhues të njohur nga vendet e Bashkimit Evropian (Francë, Belgjikë, Bullgari), të aprovuara nga OBSH-ja dhe i plotësojnë të gjitha standardet e nevojshme, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Shkup – Policia ka regjistruar 412 shkelje për mosmbajtje të maskës në 24 orët e kaluara në territorin e gjithë shtetit. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB, përsëri u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të ballafaqimit me Kovid-19.

Shkup – Fillon regjistrimi në Komisionet Komunale Zgjedhore i personave me Kovid-19 dhe në vetizolim, i të sëmurëve dhe të sëmurëve kronikë për votimin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik. Ata të cilët dëshirojnë të votojnë këtë duhet ta bëjnë më së voni deri më 8 korrik në mesnatë.

Kërçovë – Në Kërçovë deri dje, 30 persona janë infektuar me koronavirus, prej të cilëve aktivë janë 25, ndërsa në mesin e tyre është edhe imami i një xhamie të qytetit në Kërçovë.

Shkup – NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”-Shkup i njofton qytetarët se aksioni për pagesën e borxheve në këste dhe pa interes është në vijim. Aksioni për pagesën e borxheve në këste pa interes për personat fizikë dhe juridikë, i cili filloi më 17 qershor të vitit 2020, përfundon më 31 korrik të vitit 2020.

Shkup – Dje kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi zhvilloi takime në disa fshatra të Komunës së Zhelinës dhe një nëndegë të Tetovës. Menduh Thaçi në Çiflik – Komuna e Zhelinës “Në parlament PDSH do të propozojë sjelljen e një ligji që obligon firmat të respektojnë proporcionalitetin e grupeve etnike.”

Shkup – Që të eliminohet mundësia për helmim me ushqim për shkak të temperaturave të larta është e domosdoshme të bëhet zgjedhje, furnizim dhe transport i duhur i produkteve, këshillon Agjencia për ushqim dhe veterinari dhe paralajmëron që mbi 30 gradë rritet rreziku nga helmimi me ushqim, ndërkaq mund të reflektohet edhe në shëndetin e kafshëve.

Shkup – Ish deputetja Frosina Remenski e cila është e akuzuara e tretë në rastin për “Lidhja Ndërkombëtare” të Bojan Jovanovskit deri te prokurori publik shtetëror Lubomir Joveski parashtroi kërkesë për përjashtim të prokurores Villma Ruskovska nga ky rast për të cilin sot filloi gjykimi.

Likovë –  Tek BDI-ja shoh vlera që janë ndërtuar, vlera që dinë të menaxhojnë dhe drejtojnë prandaj kërkohet mbështetja e plotë e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe e komuniteteve të tjera edhe pse nuk është thënë më herët duke mos e mohuar se në krah të luftës çlirimtare që e bëmë i fituan të drejtat e tyre edhe ata, nënvizoi mbrëmë në Likovë në promovimin e kandidatit për kryeministër të Republikës së Maqedonisë së Veriut që mban numrin 9, kryetari i partisë, Ali Ahmeti duke potencuar se Likova dhe Kumanova në rrethana të jashtëzakonshme kanë qenë gjithmonë bashkë.

Shkup – Filloi ndërtimi i qendrës së re moderne logjistike të kompanisë “Deni Internacional”, investim prej 4,5 milionë eurove i cili duhet të sigurojë 80 deri në 90 vende të punës. Me lokacion në udhëkryqin kryesor në shtet dhe në hyrje në kryeqytet, objekti do të ndërtohet në sipërfaqe prej 70.000 metrave katrorë tokë, prej 12.800 metra katrorë hapësirë për depom njëmijë metra katrorë pjesë administrative dhe zyra dhe kapacitet akomodimi për rreth 400 automjete transportuese ose automjete tjera komerciale.

Uashington – Shtëpia e Bardhë ka dhënë “dritë e gjelbër” për të pritur delegacionet e Kosovës dhe Serbisë në një takim të ri, pas dështimit të takimit më 27 qershor në Uashington.

Zagreb – Në pajtim me vendimin e Shtabit kombëtar kroat për mbrojtje civile që sot pezullohet karantina e detyrueshme 14-ditore për qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi të cilët do të hyjnë në Kroaci.

Berlin – Në gjashtë muajt e ardhshëm të kryesimit të Gjermanisë me Bashkimin Evropian fillimisht përkushtim do t’i jepet luftës kundër pandemisë me Kovid-19 dhe pasojave të saj. Si prioritet i dytë theksohen bisedimet për Bregzitin, të cilat duhet të përfundojnë deri në fund të vitit.

Romë – Policia financiare në Napoli në portin Salerno zbuloi dhe konfiskoi drogë në vlerë prej një miliardë eurosh. Policia i zbuloi 14 tonë amfetaminë, 84 milionë tableta me logon “kaptagon” që prodhohet në Siri nga Shteti Islamik për financimin e terrorizmit.

Uashington – SHBA-ja do të varet nga prodhimi turk i pjesëve për aeroplanët luftarakë F-35 deri në vitin 2022, njoftoi Blumberg. Edhe pse Turqisë i është ndaluar blerja e F-35 pas vendimit të Ankarasë për të blerë sistemin anti-raketor rus S-400, zëdhënësi i Pentagonit, Majk Endrjus theksoi se vendimi ishte marrë në fund të vitit të kaluar për të “ruajtur marrëveshjet ekzistuese me Turqinë për të dorëzuar pjesë”.v

Berlin – Gjendja në Hong Kong do të ndikojë në marrëdhëniet kineze-evropiane, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Hajko Mas pasi Kina miratoi dhe shpalli ligjin e sigurisë kombëtare për Hong Kongun.

Seul – Presidenti i Koresë së Jugut, Mun Xhae-in sot deklaroi se është i nevojshëm edhe një takim mes presidentit amerikan Donald Tramp dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Xhong-un para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Jerusalem – Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Gabi Ashkenazi deklaroi se ka pak gjasa  sot të fillojë aneksimi i propozuar i pjesëve të okupuara të Bregut Perëndimor, siç ishte paralajmëruar paraprakisht nga Qeveria e koalicionit e kryeministrit Benjamin Netanjahu.

Uashington – Administrata amerikane e presidentit Donald Tramp ka blerë pothuajse të gjithë sasinë e ilaçit “Remdesivir” në botë, për tre muajt e ardhshëm, i cili është treguar të jetë efektiv në trajtimin e koronavirusit të ri.

Melburn – Autoritetet australiane që nga mesnata e sotme, vendosin masën karantinë për rreth 300.000 persona në periferitë të pjesës veriore të Melburnit. Masa vendoset pas rritjes dyshifrore, dy javore, në numrin e të infektuarve të rinj me Kovid-19 dhe do të hyjë në fuqi deri në fund të këtij muaji.

Back to top button
Close
Close