MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA FLESH

Shkup – Në disa mediume në rajon këto ditë ishte kumtuar se në vend po lëshohet kartela pagesore “Blej vendore”, si mbështetje financiare për të papunët dhe personat me të ardhura të ulëta, në suaza të përballjes me koronavirusit.

18:00/ 3 qershor/ 2020/

Shkup, 3 qershor 2020 (MIA) – Të vihet orë policore që nesër (4 qershor) në orën 21 deri të hënën (8 qershor) deri në orën 5 në mëngjes në Shkup – të gjitha komunat e Shkupit, në Komunën e Kumanovës, Komunën e Likovës, Komunën e Shtipit, Komunën e Tetovës si dhe në Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunocë. Në të gjitha qytetet e tjera ora policore të zgjasë që nesër (4 qershor) në orën 21 deri pasnesër (5 qershor) deri në orën 5 të mëngjesit, ndërsa ditëve të tjera të fillojë prej orës 16 dhe të zgjasë deri ditën tjetër deri në orën 5 në mëngjes.Këto janë propozim-masat të cilat Komisioni për sëmundje infektuese pas takimit të mbajtur sot do t’i dorëzojë në Qeveri, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Shkup – Një burrë 67-vjeçar nga Shkupi u gjet i vdekur në banesën e tij në bulevardin “Aradhet partizane”. Nuk është konstatuar vdekje e dhunshme, ndërsa pas marrjes së trupit intervenoi edhe Brigada zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit.

Shkup – Drejtoria e të Ardhurave Publike, ashpër i përgënjeshtron të pavërtetat dhe akuzat se gjoja 200 persona nga DAP janë në vetëizolim për shkak të kontaktit me drejtoreshën, Sanja Lukarevska.

Shkup – Qytetarët të cilët do të jenë shfrytëzues së kartelës pagesore vendore nuk ka nevojë të aplikojnë apo të paraqiten që të marrin. Në kumtesën e Qeverisë theksojnë se institucionet përkatëse (DAP, MASH, FSSH)  hartojnë listë të të gjithë qytetarëve dhe të punësuarve me të ardhura të ulëta, listë të të gjithë nxënësve dhe studentëve dhe listë të të gjithë punonjësve shëndetësorë, të cilët i përmbushin kushtet që të marrin kartelë pagesore.

Shtip – Një tjetër konfeksion i tekstilit u mbyll në Shtip ku shtesë u konfirmua një test pozitiv te një punëtor, publikoi sot Kryetari i Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski pas seancës së Shtabit Komunal të Krizave, ku morën pjesë Zëvendëskryeministri dhe koordinatori në nivel kombëtar, Bujar Osmani.

Shkup – Sindikata e pavarur akademike (SPAk), e cila reagoi ndaj procedurës për zgjedhje të rektorit të Universitetit të Shkupit, filluar nga rektori aktual Nikolla Jankullovski, sot në Qeveri parashtroi kërkesë për interpretim autentik të Dekretit për zbatim të ligjit për arsimin e lartë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Kërkesa e SPAk përmban shtatë çështje me të cilat Sindikata kërkon që Qeveria të japë përgjigje për ta sqaruar nenin 5 nga Dekreti i cili e rregullon çështjen për zgjedhje të organeve dhe trupave të institucioneve dhe për vazhdim të mandateve në kohë të gjendjes së jashtëzakonshme.

Athinë – Në Greqi nuk ekziston asnjë ndalesë e re apo shtesë për hyrjen e shtetasve të Maqedonisë përveç vendimeve aktuale, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Gjevgjeli – Pasi një polic i kontingjentit hungarez, i cili ishte pjesë e policisë kufitare në kufirin tonë jugor, ka marrë rezultat pozitiv të Kovid-19 kur është kthyer në shtëpi, më 26 maj, në marrëveshje me komisionin shtetëror për sëmundje infektive vendosëm të zbatojmë skrining për të gjithë 60 policët e kontingjentit ndërkombëtar, konfirmoi sot në konferencë për shtyp epidemiologu Sashko Ollumçev, udhëheqës i NJR të Qendrës për Shëndet Publik në Gjevgjeli.

Bruksel – Ministri gjerman i Çështjeve Evropiane Mihael Rot deklaroi se vendi i tij shpreson se Konferenca e parë ndërqeveritare (MVK) me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të mbahet këtë vjeshtë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli..

Shkup – Në periudhën prej 11 marsit e deri më 31 maj të këtij viti 11.904  persona kanë marrë statusin të personave të papunë, për të cilët paraprakisht është regjistruar aplikim në sigurimin e obligueshëm social, informojnë nga Agjencia për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kumanovë – Nga gjithsej 12 pacientë të regjistruar nga Qendra e Shëndetit Publik Kumanovë si të infektuar të rinj në 24 orët e fundit, 10 janë nga Komuna e Likovës, dy janë nga Komuna e Kumanovës, informoi drejtori i Institutit shëndetësor Arif Latifi. Ai tha se edhe pacienti i ndjerë, 71 vjeç, është nga Komuna e Likovës.

Prishtinë, – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e përshëndeti votimin e sotëm të qeverisë së re, të cilën do ta udhëheqë Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Londër – Mijëra njerëz sërish janë mbledhur sot në qendrën e Londrës në shenjë proteste kundër vdekjes së Xhorxh Flojd në Mineapolis, Minesota.

Gjenevë – Në botë më shumë se 600 infermierë kanë vdekur nga koronavirusi i ri, me të cilin, sipas vlerësimeve, janë infektuar rreth 450,000 punonjës shëndetësorë, kumtoi sot Këshilli Ndërkombëtar i infermierëve.

Londër – Kryeministri britanik Boris Xhonson sot deklaroi se vdekja e afroamerikanit Xhorxh Flojd, i cili vdiq gjatë intervenimit policorë është i tmerrshëm dhe i pafalshëm, ndërsa protestuesit i porositi t’i përmbahen ligjit dhe të jenë të matur.

 

 

Back to top button
Close
Close