MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

12:00/ 3 qershor/ 2020

12:00/ 3 qershor/ 2020

Shkup – Rreth 100 raste të reja me virusin korona janë konfirmuar gjatë 24 orëve të kaluara, por ende po punohen edhe strisho të tjera, informuan për MIA-n nga Instituti i Shëndetit Publik. Burimet e njëjta theksuan se nga rastet e reja të diagnostikuara me Kovid-19, numri më i madh janë nga Shkupi. Për shkak të numrit të rritur të të infektuarve, pritet që Komisioni për Sëmundje Ngjitëse të mbajë mbledhje në përbërje të zgjeruar. 

Shkup – Kujdesi për shëndetin tonë psikik gjithashtu është po aq i rëndësishëm si dhe kujdesi për shëndetin fizik.  Klinika Universitare e Psikiatrisë aktivisht është e përfshirë në përballjen me luftën me koronavirusin. Janë hapur disa linja telefonike për mbështetje psikologjike, ndërsa në periudhën e ardhshme do të organizohen edhe shumë aktivitete dhe parandalim për shëndetin mental, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Nga Klinika informojnë se në vijim është hulumtimi ndërkombëtar  për shëndetin mental të popullatës gjatë masave për kontroll të pandemisë me këtë virus. Koordinator i hulumtimit është shoqata italiane  për psikiatri sociale „Societa Italiana di Psichiatria Sociale“ (ueb psichiatriasociale.org), ndërsa hulumtimi zbatohet në shumë vende evropiane. Koordinator për shtetin është pikërisht Klinika e Psikiatrisë.

Shkup – Gjithsej 27.100 aplikime janë parashtruar për përdorimin e masave të ndihmës financiare për muajin maj. Këto kërkesa, sipas Drejtorisë së të Ardhurave Publike, janë parashtruar nga punëdhënësit dhe vetë të punësuarit përfundimisht me ditën e dytë të qershorit. “Për masën – Mbështetje financiare e personave fizik që kryejnë veprimtari të pavarur nga BFS-SVD kanë paraqitur 4.733 persona të vetëpunësuar nga të cilët 4.064 kërkesa u pranuan. Për masën – Mbështetje financiare për pagimin e pagesën për muajin maj të vitit 2020, formular BFP-IP, kanë parashtruar 20.127 kompani dorëzuan, nga të cilat u pranuan 16.610 aplikime. Për masën – Subvencionim i pagesës së kontributeve nga forma e sigurimit të detyrueshëm BS-PZSO kanë parashtruar 2.240 ndërmarrje, nga të cilat 1.909 kërkesa u pranuan”, theksojnë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.

Shkup– Fondi për Sigurim Shëndetësor bëri të ditur se për shkak të një problemi teknik të rrymës, gjegjësisht mosfunksionimit të një kabllo elektrike sot të siguruarit, mjekët amë dhe farmacistët ishin përballur me vështirësi dhe kishin problem gjatë dhënies së ilaçeve me recetë në kuadër të Fondit. Problemi, siç theksuan nga Fondi, është tejkaluar dhe sistemi funksionon normal. Nga Fondi u kërkojnë falje të siguruarve për vështirësitë me të cilat ishin përballur sot.

Shkup– Në 24 orët e kaluara (2-3 qershor), në territorin e vendit 392 personave u janë dhënë vendime për izolim dhe 150 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim. Nga ana e efektivëve të policisë janë kryer inspektime të personave në izolim dhe vetizolim dhe nuk janë regjistruar persona që nuk e respektojnë masën për izolim dhe vetizolim. Gjithashtu, në lidhje me masën e mosmbajtjes së mbrojtjes personale në fytyrë janë regjistruar 475 shkelje.

Shkup – Sot nga ora 10:30, pa ujë janë shfrytëzuesit nga rruga “Xhon Kenedi” dhe me presion të zvogëluar shfrytëzuesit në rrugën “Samoillova” në Komunën e Çairit. Siç kumtoi Qendra rajonale për menaxhimin me kriza – Shkup, ndërprerja është për shkak të defektit rrugor të rrjetit ujësjellës f 400m.m. në rrugën “Xhon Kenedi” nr. 2. Shfrytëzuesit do të jenë pa ujë derisa të rregullohen defektet.

Prishtinë– Kuvendi i Kosovës sot në ora 11 do të zhvillojë seancë të jashtëzakonshme, në të cilën duhet të votohet propozimi i kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti për përbërjen e qeverisë së re dhe nëse i merr 61 votat e kërkuara do ta marrë vendin e Ushtruesit të detyrës së kryeministrit Albin Kurti, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Megjithatë, siç publikoi Zyra për marrëdhënie me publikun e Qeverisë në dorëheqje, Kurti për në ora 10 konvokoi mbledhje të rregullt të kabinetit, e cila duhet të mbahet në ndërtesën e qeverisë. Më 25 mars, me iniciativën e LDK-së, Kuvendi votoi mosbesim të Qeverisë Kurti, pas së cilës më 30 prill, presidenti Hashim Thaçi ia dorëzoi mandatin Hotit si kandidat i partisë të renditur e dyta në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura në tetor të vitit të kaluar.

Lubjanë – Sllovenia ka sistemuar në mënyrë shtesë më shumë se 1.000 policë në kufirin me Kroacinë, për shkak të frekuentimit të rritur të emigrantëve nëpër të ashtuquajturën ruta ballkanike, deklaroi zëvendës drejtori i policisë, Jozhe Senica. “Rritja e numrit të emigrantëve ilegalë në rutën ballkanike është vërejtur në dy javët e fundit”, tha Senica. Policia do ta intensifikojë kontrollin në disa pjesë të kufirit, të cilat janë në kompetencë të drejtorive të policisë në Lubjanë, Novo Mesto dhe Koper.

Paris  – Xhandarmeria franceze përdori gaz lotsjellës që t’i dëbojë protestuesit nga rrugët e Parisit, të cilët dje digjnin dhe thyenin në shenjë proteste kundër padrejtësisë racore, brutalitetit policor dhe vrasjes së dhunshme të afroamerikanit Xhorxh  Fllojd në Mineapolis. Siç transmetojnë agjencitë e huaja, këto protesta përkujtojnë demonstratat masive, të dhunshme të cilat ndodhën në Paris, ndërsa pastaj edhe në qytete të tjera franceze, me rastin e vdekjes së Adam Traore në arrest shtëpiak në periferinë parisiene Bomo si Uaz në vitin 2016.

Moskë– Ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shojgu e ka ftuar homologun e tij amerikan Mark Esper që të marrë pjesë në një sfilatë ushtarake në Moskë më 24 qershor për nder të fitores mbi Gjermaninë naziste, njoftoi TASS. Presidenti rus Vladimir Putin më 26 maj në një bisedë me ministrin Shojgu tha se parada ushtarake do të zhvillohet më 24 qershor dhe sqaroi se ai e kishte zgjedhur atë datë sepse më 24 qershor të vitit 1945 në Sheshin e Kuq u mbajt “parada legjendare ushtarake për nder të atyre që e kanë mbrojtur Moskën, Leningradin dhe Stalingradin, e kanë çliruar Evropën dhe e kanë pushtuar Berlinin nazist.”

Romë– Italia sot do t’i hapë kufijtë rajonalë pas bllokadës tremujore për shkak të pandemisë së koronavirusit, me çka mundësohet liri më e madhe e lëvizjes për më shumë se 60 milionë banorë në vend, ndërsa prej sot lejohen edhe arritjet nga Zona e Shengenit pa karantinë. Kufijtë rajonalë janë hapur nga mesnata, edhe krahas qëndrimeve të kundërshtuara të pushtetit italian për hapjen e kufijve të Lombardisë, rajon që më së shumti është goditur nga virusi në Itali. Krahas hapjes së kufijve rajonalë, disa rajone të Italisë megjithatë, i përforcojnë kontrollet dhe masat që të pengohet përhapja e virusit përmes “Ndjekjes së turistëve” me aplikacione digjitale, matjen e temperaturës me skenerë termikë, rezervime të domosdoshme në hotele dhe plotësimin e pyetësorëve pas arritjes.

Gjenevë – Të paktën 127 gazetarë nga 31 vende kanë vdekur si pasojë e virusit Kovid-19, thuhet në raportin e organizatës joqeveritare ndërkombëtare Pres emblem kampanj – PEC (Press Emblem Campaign). “Punëtorët mediatikë kanë rol të rëndësishëm në luftën kundër Kovid-19. Këta janë ata që e informojnë opinionin për përhapjen e infektimit. Shumë prej këtyre punëtorëve kanë vdekjur për shkak të mungesës së mbrojtjes adekuate derisa kanë punuar në terren”, tha Blez Lempen, shef i PEC, selia e së cilës është në Gjenevë. Nga PEC pohojnë se prej 1 marsit deri më 31 maj të paktën 127 gazetarë nga 31 vende kanë vdekur si pasojë e virusit, prej të cilëve dy të tretat kanë qenë aktivë në terren.

Londër – Incizime nga mbledhja onlajn e OBSH-së, treguan se kjo organizatë shumë vështirë i ka marrë informatat e nevojshme nga Kina në fillim të pandemisë së koronavirusit të ri, që është në kundërshtim me lëvdatat në fillim, të cilat OBSH-ja ia dërgonte Pekinit. Incizimet, në të cilat qasje ka pasur agjencia AP, tregojnë se si përfaqësues zyrtarë në video-takim më 6 janar ankohen se Pekini nuk i ndan me botën informatat e nevojshme për vlerësimin e rrezikut nga virusi. Kina më 20 janar pranoi se koronavirusi është infektiv, ndërsa më 30 janar OBSH-ja shpalli pandemi.

Uashington – Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë e përforcoi presionin ndaj guvernatorëve që ta ngulfasin dhunën në protesta që shpërtheu për shkak të vdekjes së afroamerikanit Xhorxh Fllojd, duke kërkuar nga Nju-Jorku që ta mobilizojë Gardën Kombëtare që t’i ndalojë “endacakët dhe humbësit”, informojnë mediat amerikane. Përderisa në qytetet përgjatë SHBA-së shtatë net me radhë u mbajtën protesta dhe trazira, të shoqëruara me grabitje, vandalizëm dhe sulme ndaj policisë, presidenti Tramp i përforcoi thirrjet për përgjigje më të rreptë, siç bëri edhe një ditë më parë, kur u kërcënua se do të dërgojë ushtri që të vendosë rend nëse guvernatorët nuk e bëjnë këtë.

Uashington – Ish presidenti i SHBA-së, Xhorxh Bush i riu ka thënë se vrasja e Flojdit pasqyron “dështimin tronditës” të luftës së vendit kundër racizmit dhe u bëri thirrje autoriteteve që t’i dëgjojnë kërkesat e protestuesve. Bush, deklarata e të cilit tregon se pozicioni i tij ndryshon nga ai i presidentit Donald Tramp, megjithëse nuk e përmendi emrin e tij, konsideron se dalja nga vlerat amerikane i nxiti protestuesit në tërë vendin. “Mënyra e vetme për të parë veten në dritën e duhur është të dëgjojmë zërat e shumë të lënduarve dhe atyre që pikëllohen”, porositi ish presidenti republikan Bush, transmeton Hina.

Vuhan – Qyteti kinez Vuhan e përfundoi testimin masiv pothuajse të të gjithëve 11 milionë banorëve për prani eventuale të koronavirusit në trupat e tyre. Në testim janë zbuluar 300 vektorë asimptomatikë dhe nuk ka raste aktive të Kovid-19. Këto 300 persona, të cilët nuk kanë simptoma të infektimit, janë dërguar në izolim. Pandemia e koronavirusit besohet se e ka origjinën nga Vuhani, qytet që pastaj ishte në karantinë 76 ditë dhe në të cilin ishin regjistruar rreth 50.000 të infektuar. Testimi ishte zbatuar në gjysmën e dytë të majit dhe e përfshiu çdo banor të qytetit i cili nuk ishte testuar. Nuk janë testuar vetëm fëmijë nën moshën gjashtëvjeçare, transmetojnë mediat britanike.

Alepo – Mjekët në qytetin sirian Alepo pohojnë se ata gjithnjë e më shumë po hasin në pacientë që kanë plagë nga snajperët. “Kur filloi armëpushimi, ne menduam se do të mund të marrim frymë dhe se do të ketë më pak të plagosur ose se nuk do të ketë fare. Por, nuk është ky rasti. Tani gjithnjë e më shumë njerëz pranohen në spital, gjatë armëpushimit morëm gati 80 persona të plagosur rëndë, 25 prej të cilëve vdiqën”, deklaroi mjeku Abdurhamid al-Aga. Ai shtoi se shumica e të plagosurve ishin nga gjuajtja me snajperë.

Uashington – Policët, të cilët hapin zjarr mbi njerëz që paraqesin rrezik, duhet të qëllojnë në këmbë, e jo në zemër, deklaroi ish nënpresidenti i SHBA-së, Xho Bajden. Sipas tij, policët duhet të mësojnë të qëllojnë “në këmbë, e jo në zemër”, nëse u afrohet ndonjë njeri “me thikë apo me diçka të ngjashme”. Kandidati demokrat për presidentin amerikan këtë e deklaroi gjatë takimit me liderët e bashkive të krishtera në shtetin Delaver. Paraprakisht Bajdeni deklaronte se urgjentisht duhet të miratohet ligj për ndalim të policëve të përdorin metoda për mbytje.

Minesota– Shumë personalitete të njohura të SHBA-së u përfshinë në protestat kundër brutalitetit të policisë dhe kundër racizmit në vend. Në mesin e yjeve të cilët dolën në rrugë, janë edhe: aktorët e Hollivudit Xhejmi Foks, Tesa Tompson, Nik Kenon, këngëtarja Kamilla Kabello. “Ne nuk frikohemi që të qëndrojmë para rezistencës. Nuk frikohemi nga çasti!” deklaroi fituesi i Oskarit Xhejmi Foks në fjalimin e tij në Mineapolis. Nik Kenon në protestat në kryeqytetin Minesota, doli me bluzë me mbishkrim “Ju lutem, nuk mund të marr frymë” – fjalët e fundit të zezakut Xhorxh Fllojd që para një jave ishte vrarë nga një polic dhe me fotografi të viktimës. Kamila Kabelo dhe Shon Mendes marshuan në Majami.

Uashington– Hollësirat për projektin për vazhdimin e sezonit në ligën NBA, janë bërë të njohura. Sipas ESPN, sezoni do të vazhdojë më 31 korrik, ndërsa ndeshja eventuale e shtatë e serisë finale të plej of-it do të zhvillohet më së voni deri më 12 tetor. Këshilli i NBA-së, do të takohet nesër për të aprovuar planin përfundimtar për vazhdimin e sezonit.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close