MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA FLESH

Shkup – Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e Koordinatorit kryesor të Shtabit të Krizave të njësive të vetëqeverisjes lokale për mbrojtje nga Kovid-19, do qëndrojë për vizitë në Shtip. Në orën 11:00, ai do të takohet me përfaqësuesit e Shtabit të krizës të vetëqeverisjes lokale në përbërje të zgjeruar.

9:00/3 qershor/2020

Shkup – Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e Koordinatorit kryesor të Shtabit të Krizave të njësive të vetëqeverisjes lokale për mbrojtje nga Kovid-19, do qëndrojë për vizitë në Shtip. Në orën 11:00, ai do të takohet me përfaqësuesit e Shtabit të krizës të vetëqeverisjes lokale në përbërje të zgjeruar.

Shkup – Që të përmbushen afatet duhet të mbahen zgjedhje parlamentare më 5 korrik, përsëriti mbrëmë kryeministri teknik Oliver Spasovski, ndërsa qëndrim të njëjtë ka edhe zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. Kreu i opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, nga ana tjetër, beson se zgjedhjet duhet të zhvillohen vetëm pas përfundimit të epidemisë së koronavirusit.

Shkup –Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse më së voni deri nesër do të vendosë se a do të propozojë kthimin e masave restriktive gjatë fundjavës së vazhduar, para festes krishtere Dita e Shpirtrave.

Shkup – Kanë filluar aktivitetet për përcaktimin e sistemit të duhur për llogaritjen e posaçme dhe alokimin e kostove të operatorit kombëtar Posta e RMV-së. Ky aktivitet duhet të përmirësojë funksionalitetin e zyrës postare, si bartës të shërbimit universal postar në vend dhe të ndihmojë liberalizimin e plotë të tregut postar, proces i planifikuar për fillimin e vitit të ardhshëm dhe deri më tani i shtyrë pesë herë.

Londër – Britania e Madhe do t’i ndryshojë rregullat për migrim nëse Kina e zbaton ligjin për siguri në Hong Kong, tha kryeministri briotanik, Boris Xhonson. “Që nga pranim-dorëzimi në vitin 1997, ka ekzistuar koncept me vlerë sipas çelësit ‘një vend, dy sisteme’, të garantuar në Kushtetutën e Hong Kongut dhe në të cilin bazohet deklarata e përbashkët e nënshkruar nga Britania e Madhe dhe Kina”, tha Xhonson për “Sauth Çajna Morning post”.

Nju-Jork – Guvernatori i shtetit federal amerikan Nju-Jork, Endrju Kuomo deklaroi se policia e Nju-Jorkut “nuk e ka bërë punën e saj” sepse nuk arriti t’i parandalojnë grabitjet dhe aktivitetet e tjera kriminale gjatë protestës për vrasjen e afro-amerikanit Xhorxh Flojd.

Uashington – Prokurori publik i SHBA-së, Uiliam Barr ka urdhëruar policinë të largojë protestuesit e tubuar rreth Shtëpisë së Bardhë pak para paraqitjes televizive të presidentit amerikan, Donald Tramp nga parku i rezidencës presidenciale, transmetoi Si-En-En.

Nju-Jork – Shumica e qytetarëve amerikanë i mbështesin protestat në të gjithë vendin për vrasjen e afro-amerikanit Xhorxh Flojd dhe e kundërshtojnë përgjigjen e presidentit amerikan Donald Tramp ndaj protestave, theksohet në një studim të zbatuar nga Rojters dhe Ipsos.

Back to top button
Close
Close