MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Kryeministri, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk kumtoi se testi që i është bërë për koronavirus është negativ, por se mbetet në izolim shtëpiak derisa t’i marrë rekomandimet nga epidemiologët.

18:00/1 qershor/2020/

Shkup – Kryeministri, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk kumtoi se testi që i është bërë për koronavirus është negativ, por se mbetet në izolim shtëpiak derisa t’i marrë rekomandimet nga epidemiologët.

Shkup – Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 727 testime, janë regjistruar 89 raste të reja të infektuar me Kovid-19. Janë shëruar 17 pacientë, ndërsa numri i të vdekurve është shtatë, informoi në konferencën e sotme për media ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Shkup – Mbajtja e obligueshme e maskave mbrojtëse është vendim i mirë, për shkak të ekzistimit të numrit të madh të bartësve asimptomatikë të koronavirusit, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp.

Shkup – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për media tha se ende është herët të hapen kufijtë, duke potencuar se e ndjekin situatën dhe i analizojnë numrat, e pastaj do të sjellin vendim.

Shkup – Në pajtim me të gjitha analizat është konstatuar se nuk ka përhapje të pakontrolluar të virusit. Sot është biseduar për vendosjen eventuale të masave kufizuese, por qëndrimi i përbashkët ishte se do të priten të dhënat nga dy apo tre ditët e ardhshme dhe pastaj do të merret vendim. Në ndërkohë MPB të punojë intensivisht në kontrollin e terrenit për implementimin e masave që janë në fuqi, informoi në konferencën e sotme për media ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Shkup – Ajo që e mësuam nga virusi është se asnjë masë kolektive apo restriktive nuk është më e mirë se vetëdijësimi personal dhe mbrojtja personale e qytetarëve. Vetëm nëse secili kujdeset për shëndetin e vet dhe shëndetin e më të afërmëve, përmes masave shumë të lehta – mbajtja e maskës është masa më e lehtë që mund ta ndërmarrë secili, higjiena personale dhe sjellja, janë mënyra e vetme për t’u mbrojtur. Masat kolektive dukshëm nuk po japin rezultate. Këto raste, kjo valë sot, është rezultat i infektimit gjatë orës policore.

Shkup – Pikërisht tre vjet më parë unë dhe qeveria e drejtuar nga LSDM e morëm përgjegjësinë për ta udhëhequr vendin, për të punuar për të mirën e të gjithëve, për ta nxjerrë vendin nga balta dhe për ta çuar atë përpara. Sot qëndroj para jush me kokën të mbajtur lart, me një fytyrë të pastër dhe me krenari mund të them që kemi pasur sukses dhe se do të vazhdojmë ta justifikojmë besimin. Ne i kemi realizuar dy nga qëllimet më të rëndësishme strategjike. Ajo që nganjëherë dukej madje e pamundur, ne jemi vendi i 30-të anëtar i NATO-s dhe kemi një vendim për t’i filluar negociatat me BE-në. Kemi shkruar histori.

Shkup – Zëvendëskryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri në profilin e tij në Fjesbuk thotë se gjatë tërë kohëzgjatjes së orës policore, nuk ka pasur leje qarkullimi, e as nuk ka shkelur ndonjë prej masave për ndalimin e lëvizjes.

Kumanovë – Drejtori i qendrës për shëndet publik-Kumanovë, Arif Latifi, sot kumtoi se nga 12 rastet e reja të të infektuarve nga rajoni të cilin e mbulon Qendra, 11 persona janë nga Komuna e Likovës. Këta persona ndërlidhen me klasterë tashmë të njohur, kumtoi drejtori i entit publik shëndetësor. Njëri person i infektuar është nga Kumanova dhe është konstatuar në suaza të skriningut që po bëhet nëpër klube të futbollit.

Shkup – Komisioni shtetëror i zgjedhjeve (KSHZ), informon që në tërësi i demanton titujt në disa media në bazë të të cilëve thuhet se Komisioni shtetëror i zgjedhjeve i ka filluar përgatitjet për Zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup – VMRO-DPMNE vlerëson se në situatë kur në rritje të vazhdueshme është numri i personave pozitiv me Kovid-19, është papërgjegjësi të flitet për zgjedhje dhe datë.

Strumicë – Një kontrabandist i emigrantëve nga Kosova është pozitiv me Kovid-19, ndërsa jo qytetar i rajonit të Strumicës, informon për MIA-n drejtori i Qendrës për Shëndet Publik në Strumicë, Petre Vitanov.

Shkup – Prej sot  deri më 7 qershor  punëdhënësit  mund të dorëzojnë kërkesa për mbështetje financiare për pagesë të pagës  për muajin maj 2020, ndërsa deri më 5 qershor për  subvencionim 50 për qind kontribute nga sigurimi i obliguar social.

Shkup – Para jush është lideri i ardhshëm i këtij vendi,  sepse nuk marr pjesë në ngjarje juridike penale, por në ndjekje politike dhe 11 muaj  jam mbajtur në paraburgim, tha i akuzuari Bojan Jovanovski – Boki-13 në fjalën përfundimtare për rastin “Reket”.

Prilep – Me masa mbrojtëse, sipas rregulloreve dhe kontrollit të inspektimit, nga sot, gjashtë linja në trafik ndërurban janë në funksionim përmes stacionit të autobusëve në Prilep.

Athinë – Nëse paraqitet ndonjë rast pozitiv te turistët derisa qëndrojnë për pushime në Greqi,  do të akomodohen në hotel- karantinë, ndërsa shpenzimet do t’i mbulojë shteti, kumtoi zëdhënësi i Qeverisë greke Stelios Pecas në brifingun e rregullt të sotëm me gazetarët, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close