MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA FLESH

Shkup – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me  Misionin e OSBE-së në Shkup siguroi 658 pako me ushqim  si përgjigje urgjente dhe mbështetje për ato të cilët më së shumti janë prekur  nga kriza e shkaktuar   KOVID-19. Mbështetja është destinuar për 329 viktima të regjistruar  të dhunës familjare. Për to në maj dhe qershor  janë siguruar pako me ushqim.

12:00/29 maj/2020/ 

Shkup – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me  Misionin e OSBE-së në Shkup siguroi 658 pako me ushqim  si përgjigje urgjente dhe mbështetje për ato të cilët më së shumti janë prekur  nga kriza e shkaktuar   KOVID-19. Mbështetja është destinuar për 329 viktima të regjistruar  të dhunës familjare. Për to në maj dhe qershor  janë siguruar pako me ushqim.

Shkup– Vendime për izolim u janë dhënë 368 personave, ndërsa 47 persona kanë nënshkruar deklarata për vetëizolim gjatë 24 orëve të fundit (28/29 maj) në territorin e vendit, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Shkup– Kjo krizë Kovid-19 ka sjellë sfida të mëdha, por në të njëjtën kohë mundësi për teknologjinë dhe gratë sipërmarrëse dhe duhet të shfrytëzohet për t’i bërë gjërat më të mira në të ardhmen, tha ministrja e Financave Nina Angelovska në konferencën virtuale ndërkombëtare të organizuar nga “Women in Tech” në panelin me temë “Vizionin diplomatik për të inkurajuar gratë në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë”.

Shkup – LSDM në pothuajse tre vitet e kaluara, tregoi se si punohet në mënyrë ekonomike dhe me përgjegjësi dhe si ndërtohet me plan.

Shkup- Për shkak të paaftësisë së LSDM-së në pushtet në këto tre vite nuk ka investime kapitale.

Shkup – Konferencë për shtyp e drejtorit të Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik, Jovan Despotovski për konkurs të ri publik për grante të bashkëfinancuara për zhvillim teknologjik për tejkalimin e pasojave nga KOVID-19.

Shkup– Agjencia për shërbime mediatike, audio dhe audiovizuele (AShMAA) i dënon kërcënimet e bëra dje kundër ekipit gazetar të TV Klan në rajonin e Kumanovës dhe kujton se ngjarje të tilla paraqesin rrezikim për lirinë e informacionit.

Kërçova – Kur edhe zyrtarisht erdhi informacioni për hapjen e objekteve të hotelerisë të cilat i plotësojnë kushtet sipas rekomandimeve të Qeverisë, gjegjësisht protokollin e punës, shumica e pronarëve të lokaleve tashmë i kanë përgatitur objektet e tyre dhe të gatshëm e pritën momentin për vazhdimin me punë.

Shkup– Lidhja e shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë (LSHPM) i përshëndet masat e Qeverisë për lëvizjen e lirë të qytetarëve përfshirë edhe transportin falas me autobusë për shfrytëzuesit e pensionit.

Prishtinë – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje të gjitha partive që të respektojnë vendimin e mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha presidentit Hashim Thaçi të drejtën për të ndarë mandatin kandidatit për kryeministër të Lidhjes Demokratik të Kosovës, si partia e dytë e kualifikuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë – Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese me të cilin u shpall kushtetues dekreti i presidentit, Hashim Thaçi për dhënien e mandatit për kryeministër të kandidatit të LDK-së Avdullah Hoti, është i saktë dhe i pritur, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë– Presidenti kosovar Hashim Thaçi e mirëpriti  vendimin e mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me të cilin i’u pranua e drejta ta  dekretojë   mandatin kryeministror te partia tjetër, përderisa partia që ka fituar në zgjedhje  nuk mund ta sigurojë  shumicën e nevojshme parlamentare për të formuar qeveri, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Athinë, – Ekonomia për 4-19 për qind të grekëve është problemi më i rëndësishëm për vendin,  para epidemisë; 84 për qind e qytetarëve janë kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare; Qeveria merr  vlerësim negativ  për çështjen maqedonase;  64 për qind mendojnë se vendi  shkon në drejtim të duhur; Demokracia e Re qeveritare  është në epërsi  për 20 për qind para SYRIZËS tregojnë rezultatet e hulumtimit të mendimit  publik të zbatuar nga agjencia  “Metron Analysi” për televizionin grek “Mega”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Uashington, – SHBA-ja mbrëmë miratoi shitjen e 84 raketave Patriot në Kuvajt, me vlerë rreth 1.4 miliardë dollarë.

Nju-Delhi – India sipas numrit të rasteve të vdekjes nga pasojat e koronavirusit të ri e tejkaloi Kinën.

Nju Jork – Pronari i hapësirës afariste “Avenyja e pestë” në Nju Jork,e paditi NBA-në për shumë prej 1.25 milion dollarëve.

Nion – Asociacioni evropian i futbollit dëshiron ta vazhdojë Ligën e kampionëve më 7 dhe 8 gusht me ndeshjet e paluajtura nga raundi i çerekfinales.

Back to top button
Close
Close