MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

– Kryeministri Zoran Zaev, i cili sot është për vizitë në Sofje, në mëngjes u takua me udhëheqësinë e partisë GERB dhe liderin e saj, Bojko Borisov. “Agjendën punuese në Sofje e filluam me udhëheqësinë e partisë GERB dhe mikun tim Bojko Borisov. Biseduam se është shumë me rëndësi të mundësojmë që gjeneratat e reja të kenë dialog dhe mirëkuptim. Nuk guxojmë të lejojmë që të rinjtë të urrehen”, ka shkruar Zaev në “Tuiter”. Kryeministri Zaev së bashku me zëvendës kryeministrin për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani qëndrojnë për vizitë pune në Sofje, me qëllim që të intensifikohen përpjekjet për gjetjen e zgjidhjeve për çështjet e hapura dhe për zhbllokimin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close