MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Edhe pse paksa është zvogëluar numri i pacientëve të sapoinfektuar me Kovid-19 në ditët e fundit, Komisioni për Sëmundjet Infektive në takimin e djeshëm e miratoi propozimin për të ruajtur masat ekzistuese kufizuese. Gjatë ditës së djeshme, janë regjistruar 27 raste të reja me Kovid, nga 1.314 teste. Pikat e vaksinimit në Strumicë dhe Shtip filluan punën dhe imunizimi vazhdoi në pikat e tjera rajonale. Gjithashtu, në vendkalimin kufitar Stanke Lisiçkovo – Dellçevë, dje filloi vaksinimi i qytetarëve të regjistruar nga rajoni kufitar.

Back to top button
Close
Close